Fernando Alonso është duke u përgatitur në maksimum për garën e fundjavëz në Malajsi. Piloti spanjoll i Ferrarit është shprehur se ndjen disa dhimbje në gjurin e majtë, por kjo, jo si pasojë e ndonjë dëmtimi apo incidenti të mundshëm, por, siç thotë ai, “tashmë jam 30 vjeç”. Alonso është shprehur i shqetësuar për provat e deritanishme, por edhe për garën, për shkak të shirave dhe lagështirës. Ndërkohë, duke folur për deklaratën e Hemilton, i cili u shpreh pak ditë më parë se Alonso është rivali i tij sportiv i jetës, ka thënë se për të nuk ka asnjë rival të përjetshëm.
Ekziston ndonjë shpikje teknike që u ke kërkuar teknikëve të Ferrarit?
Ekziston një problem në aerodinamikë. Teknikët e Ferrarit janë duke punuar 24 orë në 24 për ta zgjidhur këtë problem. Jemi duke kërkuar që ta zgjidhim sa më parë këtë problem.
Masa ka deklaruar se pret një Ferrari tjetër në krahësim me atë të Melburnit…
Kemi bërë modifikime të vogla dhe shpresojmë që ta kapitalizojmë sa më mirë këtë gjë. Këtu duhen duhen marrë parasysh dy faktorë: moti dhe klima. Për këtë, besoj se është një rast i mirë për të arritur një rezultat të mirë.
Ndershmërisht, ju prisni një sezon në zbritje, si sezoni i kaluar?
Në fakt, dua të them se sezonin e kaluar, në garën e parë në Bahrein, arritëm që të fitonim vendin e parë dhe të dytë, pra, nuk është e njëjta gjë.
Luis Hemilton ka thënë se rivali i tij është Fernando Alonso dhe jo Sebastian Vetel. Madje, ka thënë se çifti Hemilton-Alonso mund të krahësohet me atë Sena-Prost…
Për mua nuk është kështu. Kam pasur Hemiltonin kundërshtar, pastaj kam pasur Vetelin dhe Veberin, për të mos folur pastaj për luftën që kam zhvilluar me Shumakerin. Në mendjen time nuk ekziston një betejë e përqëndruar tek vetëm një pilot.
Meqë jemi tek Shumakeri, çfarë mendoni për faktin se ai është shprehur që vazhdon ta ketë në mendje Ferrarin dhe stafin e kësaj skuderie?
Asgjë. Mendoj se është normale që pas shumë ditësh dhe vitesh të lumtura, të jetë i lidhur me këtë skuderi.