Të flasësh me telefon në fushë gjatë ndeshjes (VIDEO)

8 Prill 2011, 11:53Sport TEMA

Kur bie telefoni duhet të përgjigjeni gjithmonë: ndoshta është ndonjë gjë e rëndësishme. Në Gjermani, në një ndeshje të futbollit amator, mes SV Sem Jemgum dhe Fortuna Veenhusen,  Matthias Hilbrands, nuk ka përtuar që të shkojë tek mesi i fushës dhe të flasë në telefon. Megjithatë, pavarësisht se ka qenë duke folur në telefon, lojtari është treguar “perfekt”, pasi me telefon në dorë, ka hyrë në fushë dhe ka ndaluar një kundërsulm të rrezikshëm të kundërshtarëve, me një ndërhyrje të vendosur. Gjyqtari e ka ndëshkuar me karton të verdhë më pas: jo për telefonin, por për shkak të ndërhyrjes së rëndë.

http://youtu.be/f8w6oyJvJDI

Lini një Përgjigje