Protestojnë ndaj qeverisë, pezullohen katër futbollistë të kombëtares së Bahreinit

8 Prill 2011, 11:36Sport TEMA

Katër futbollistë të kombëtares së Bahrenit janë pezulluar nga ekipi kombëtar. Shkak për këtë gjë është bërë pjesëmarrja e tyre në protestat kundër qeverisë. Përveçse nga kombëtarja, ata janë pezulluar edhe nga klubet e tyre respektive.  Lajmi për pezullimin e tyre është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i Federatës së Futbollit të Bahreinit, i cili nuk ka dashur që të identifikohet. Një nga aktivistët e të drejtave të njeriut në Bahrein, Mohammed al-Maskati, ka thënë se tre prej futbollistëve ndodhen në ambientet et e paraburgimit që prej së martës. Për shkak të protestave, në Bahrein u anulua edhe gara e Formula 1. Mijëra qytetarë të Bahreinit janë duke protestuar prej javësh kundër qeverisë.

Lini një Përgjigje