Goditja e anësorit në Gjermani, dënim historik për St. Pauli

8 Prill 2011, 10:32Sport TEMA

Organet e drejtësisë së Federatës Gjermane të Futbollit kanë dhënë një dënim historik për ekipin e St.Pauli, tifozët e së cilës goditën me një shishe birre anësorin në ndeshjen me Shalken. Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë dënim shumë të rëndë, nëse do të marrim parasysh aktin. St.Pauli është dënuar që ndeshjen e ardhshme në shtëpi, ta luajë pa tifozë. Një dënim i lehtë, por, historik, për faktin se në të gjithë historinë e kampionatit gjerman, asnjë ekip nuk ka luajtur një ndeshje pa tifozë. Kjo tregon kulturën e tyre, pasi rastet e dhunës në stadiumet gjermane nga ana e tifozëve pothuajse nuk ekzsitojnë dhe janë shumë të rralla.

Lini një Përgjigje