Çezena barazon me 8 lojtarë, hije dyshimi për trukim(VIDEO)

11 Prill 2011, 08:57Sport TEMA

Ndeshja mes Palermos dhe Çezenës në Serinë A ka shënuar një precedent të pabesueshëm. Ekipi i Palermos ka qenë në avantazh të dy golave. Për më tepër, në minutën e 74, Çezenës i del një lojtar me karton të kuq dhe dy minuta më pas edhe një tjetër, ndërsa jepet edhe një karton tjetër i kuq në minutën e 90. Por, kur të gjithë menduan se ndeshja kishte përfunduar, për shkak se Palermo ishte në avantazh të dy golave dhe Çezena ishte me tre lojtarë më pak, ndodh çudia. Çezena arrin që të shënojë dy herë, në minutën e 92 dhe 96, në një kohë që arbitri i katërt kishte dhënë 5 minuta shtesë. Tashmë mbi këtë ndeshja janë hedhur hije të forta trukimi, duke qenë se edhe barazimi kishte një koefiçent shumë të ulët.

http://youtu.be/czBHcGGZR0Y

Lini një Përgjigje