Mançester Junaited ka arritur që të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Fulhem, duke përforcuar kështu kryesimin në Premier Ligë. Golat për Junaited u shënuan nga sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov dhe mesfushori Valencia. Junaited aktualisht ndodhet tetë pikë larg Arsenalit, që ka dy ndeshje më pak. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Çelsi ka fituar me vështirësi në shtëpi 1-0 ndaj Uigan, ndërsa sulmuesi spanjoll, Fernando Tores, sërish nuk arriti që të shënonte dot. Totenhemi nga ana tjetër fitoi 3-2 ndaj Stokes, duke qendruar në garën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.