Një akronim i ri: OSBE – Organizata e Shërbimeve për Berishën Elektoral

19 Prill 2011, 15:48Politika TEMA

Lidhur me heqjen e frazës kritike ndaj përurimeve të kryeministrit për efekte elektorale nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, analisti për median i misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve të kësaj organizate, Giuseppe Milazzo, tha dje se “të gjitha raportet e misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve të ODIHR-it kalojnë përmes një procesi rishikimi brenda kuadrit të ODIHR-it. Fraza në fjalë ishte e përfshirë në një projekt të hershëm të raportit, por nuk ishte konsideruar mjaftueshmërisht e përshtatshme për procesin zgjedhor. Ndaj, kjo sentencë është hequr si pjesë e një procesi normal redaktimi të ODIHR-it dhe gabimisht është përfshirë në përkthimin shqip. Gabimi u korrigjua menjëherë, pasi u vu re nga ne”.

Lind pyetja: “Dakord, ju e hoqët, ju besojmë, por pse e konsideruar gabim? Pse e hoqët një frazë të tillë? Është normale që qytetarët e një vendi të shohin ditë për ditë kryeministrin që shpik vepra të realizuara me synimin për të prerë shirita nën vëzhgimin e kamerave televizive?”

*respublica.al. Rubrika nanonews

5 komente në “Një akronim i ri: OSBE – Organizata e Shërbimeve për Berishën Elektoral”

  1. LORA says:

    Ky akronim i OSBE/ODIHIR-it nuk eshte i ri bile shkon ne proporcion te drejte me sasine e parase publike shqiptare qe rrjedh ne xhepin e tyre dhe me masen e tjetersimit te vullnetit te shqiptareve. E kemi vete ne dore ta mbyllim njehere e mire rubinetin.Edhe 19 dite!.

  2. kris says:

    te gjithe jane te korruptuar nga kryemafiozi Berisha

  3. brace1 says:

    A bre ky sekretari i byrose eshte bere i neveritshem me ate gershere ne dore,mos do kerkoje te prese edhe leshin e bythes te ndokujte per inagurim,je i pa vlere,kote e lodhe veten me marinat e 1 komunisti matufe i dalur bojet,je bere objekt bisede,me qe te kane frige ata servilte e partise komunist tende te thojne qe ti leshe kto marrina te turpshme,si ste thojne ata qe mendon se te duan,e per ata ti po vjedhe mashtron e vrete.Bindju realitetit qe ste done kushe te degjoje e te shohi pervec hajdutve qe favorizohen nga ti.

  4. 21Janari says:

    Ky është një TURP!
    Kush i monitorin OSBE-në dhe monitoruesit e ODHIR?
    Askush.
    E pra, mos u çudisni kur dëgjoni të tilla justifikime skandaloze si ky i Giuseppe Milazzo.
    Ose siç shkruhet ne raport ne lidhje me manipulimin e listave zgjedhore: asnjë parti nuk na ka sjellë prova për këtë !!??
    A mos vallë këta zotërinj nuk janë monitorues, por shtojca të shtabeve zgjedhore të partive në pritje të provave ?? Edhe ky është një TURP! tjetër!

  5. Fitil Ferrnella says:

    Po akronimin e fundit e moret vesh??
    Gazeta Tema = Gazeta e Partise Socialiste Shqipetare.
    E di qe nuk do ta nxirrni se nuk ju pelqen mendimi ndryshe.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje