Sondazhi i OKB dhe KE: Ja pse korrupsioni në Shqipëri është kaq i frikshëm

20 Maj 2011, 11:20Politika TEMA

Ka dy ditë që qarkullon në media, kryesisht në ato të huajat, një sondazh i realizuar nga Zyra për Krimet dhe Drogërat pranë Kombeve të Bashkuara, për llogari të Komisionit Europian. Është një sondazh shumë i rëndësishëm dhe ka në qendër çështjen e korrupsionit dhe ryshfetit që paguhet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë klimë të ngarkuar politike, një sondazh i tillë nuk bie në sy e mbi të gjitha të rralla janë sondazhet që përbëjnë lajm në Shqipëri, kur të gjithë e dimë sa problem është ryshfeti. Sondazhi do përbënte lajm nëse vendi ynë nuk do paguante ryshfete. Por në të gjithë Ballkanin Perëndimor ryshfeti është shumë i përhapur dhe Kosova, Bosnja e Shqipëria, dmth tre vendet më të varfra, kryesojnë.

Mirëpo të bëjnë përshtypje disa detaje nga ky sondazh që të bëjnë të mendohesh mirë sa i frikshëm dhe sa i përhapur është ky fenomen në vendin tonë.

Për shembull, ndryshe nga vendet e tjera të Balkanit, sondazhi thotë se ryshfeti në Shqipëri është më i përhapur në zonat rurale, çka shpjegon se përse këto zona janë nën thundrën e pushtetit. Ndërsa në vendet e Ballkanit, ryshfeti paguhet më shumë në zonat urbane.

Po ashtu, krejt çuditshëm dhe kjo duhet theksuar pasi ka qenë kryelajm në disa media të huaja, ryshfeti nuk është një fenomen mashkullor.

“Në një kontrast unik me prirjen rajonale, prevalenca e ryshfetit në Shqipëri është më e lartë ndër gra,” thuhet në sondazh. Dmth sipas sondazhit, gratë paguajnë më shumë ryshfet, çka ndodh shumë rrallë në vendet e tjera, e paguajnë më shumë se burrat, çka bën që jeta e grave të jetë e prekur rëndë nga ky fenomen.

Po ashtu, në sondazh thuhet se në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, të gjitha ryshfetet paguhen në cash.

Ne ndryshojmë nga vendet e rajonit edhe nga diçka tjetër: këtu ryshfetin në shumicën e rasteve e kërkojnë zyrtarët në mënyrë të qartë ose indirekte.

Një tjetër fakt i rëndë është se ndryshe nga vendet e rajonit që paguajnë ryshfet për të shmangur taksat, për të marrë ndonjë dokument ose për të fshirë një gjobë, në Shqipëri ryshfeti paguhet për trajtim më të mirë.

Në Shqipëri, sipas sondazhit, ryshfeti quhet një praktikë e zakontë.

Korrupsioni në Shqipëri është çështja e dytë më e rëndësishme për qytetarët. Papunësia është në vend të parë.

7 komente në “Sondazhi i OKB dhe KE: Ja pse korrupsioni në Shqipëri është kaq i frikshëm”

  1. Mira says:

    O moj Shqypni e mjera Shqypni
    Edhe mua me ka ndodh qe kam pare me syte e mi kur isha ne Shqiperi qe per te marre nje dokument ne gjendjen civile (nje njeriu im) punonjeset e sorollaten mgjs nuk kish njerez fare ne radhe dhe ai e mori te nesermen dokumentin por vetem me para-cash.Une u cudita dhe u nervozova shume te them te drejten,por i afermi im me tha qe nqs nuk paguaj,nuk marr dokumentin ,?????
    Ryshfeti,korrupsioni eshte nje nga plaget me te renda dhe te peshtira te shoqerise Shqiptare
    Te gjithe te shikojne nga duart atje.Ju falte zoti ju dhe qeveritareve qe ju komandojne

  2. weee says:

    Ore jeni ne terezi Ju gazetaret!!? Korrupsioni eshte ne krye te problemeve tona, Korrupsioni e shkakton papunesine. Ky raport eshte me tone te zbutura sepse ne Shqiperi korrupsioni ka permasa te paimagjinueshme, Korrupsioni nuk eshte nje fenomen shoqeror sepse ne e kemi ate ne shoqeri. Cikli i korrupsionit prek nga me fukarai deri tek palo kryeminister Shqipetar. Sepse dhe ky kryeminister blen ushqime nga kompani qe kane monopolet ne treg, po ky kryeminister vuan nga trafiku, ndotja, mungesa e gjelberimit, ky eshte ai kryeminister qe ka perdhunuar te ardhmen e femijve dhe niperve te tij.

  3. enofieraku. says:

    opo ca shkruani ore , jeni ne terezi apo jo? ne e pame live ilir floririn dhe shum e shume te tjere me pare dhe te jemi te sigurt se do kete me shume ne ditet ne vazhdim derisa te jemi ne duart e ketyre politikaneve dhe kesaj qeverie, na informoni ju lutem per zgjedjet per ato interesohemi , ju lutem .

  4. e verteta do te thuhet says:

    Cfar thuhet keshtu more,po ish presidenti qe sot eshte kryeminister eshte provuar dhe faktuar qe ka bere kontrabande,nafte dhe armesh,pa harruar kondrabanden shumengjyreshe,dhe skemat piramidale,apo ish zvendeskryeministrin Ilir Meta me shoke pushtetare te vete denoncuar e faktuar me prova kokeforte e te pa mohueshme per korrupsion e krim,e ky birbo komisjon na e quna me paturpesi rrulal korrupsonin ne Shqiperi.Jo zoterinj korrupsioni dhe krimi tashe jane bere istitucion ne Shqiperi qe diligjohet e i behet avokatija nga nje presidet,kryeminister,parlament,gjyqesor,pa harruar dhe prokurorine kete istiucion qe pushteti politik e ka kthyer ne nje shami qyrrash per te fshire hundet sa here qe i duhet.Boll me me rreklama bajate qe si hyjne ne pune me as djallit vete.

  5. leone-53 says:

    Eshte politika ne Shqiperi qe ka “mbjelle” gjerat me negative keto 20 vjet dhe ne te njejten kohe ka “çfarosur” virtutet me te mira te kohes ish komuniste. Kurre ajo(politika) nuk ka menduar per ndertimin e shtetit ligjor ne Shqiperi,sepse nuk do ti “fuste” asnje qindarke ne xhep. Ketu dua te them te dy krahet e politikes,majtas e djathtas.Nje “shembull” i rendomt. Para 1 viti i lindi gruaja nje njeriut tim ne spitalin e Fierit. N.q.s. do te bente lindje normale doktori do te merte pak. Por duke “zgjedhur” lindjen me operacion doktori (qe n.q.s. nuk eshte e nevojeshme do te thosha qe eshte nje krim i bere nga doktori) “fitimi” i tij shumfishohet. Pagova 250000 lek (te vjetra) me tha personi ne fjale, pa permendur infermjeren qe nuk ti “shqyente” syt pa paguar une. Ate dite jane bere 4 a 5 lindje me operacion. Beni llogari ju vellezer sa lek ka fituar “doktori”. Ky shtet (prokuroria) çfar bene!?…

  6. aqif kopertoni says:

    po te gjendesh ne nevoje te gerryejne ne spitale ne shkolla ne cdo lloj pune te futesh do paguash nje dore te mire se ndryeshe ngrohu ne diell…

  7. trendelina says:

    Eshte shume i sakte konkluzioni se fenomeni i ryshfetit ne Shqiperi eshte me i perhapur tek grate; dhe ne menyre te vecante tek ato qe punojne ne administraten shteterore ne te gjitha nivelet e sherbimeve. Marrin ryshfet, kerkojne ryshfet, sepse u eshte kerkuar ryshfet dhe mbi te gjitha, pjesa me e madhe e tyre jane viktima te ngacmimeve seksuale te eproreve te tyre, duke filluar nga shefi i burimeve njerezore, shefat e sektoreve, drejtoret e deri te ministrat. Une kam qene punonjese civile ne nje nga ministrite e Tiranes dhe i di mire keto qe po them. Nuk u pershtata dot dhe sot laj enet ne nje restorant ne New York, por ndergjegjen e kam me te paster se drita e diellit dhe e ndjej se kam lindur per se dyti. E gjithe bota po e sheh se ku u katandis, ne nje shtet ligjor si SHBA-ja ish-drejtori i FMN-se. Pse ne Shqiperi nuk konsiderohet veper penale ngacmimi seksual? Sepse ligjevenesit duan te perfitojne per vete ose duan ta shkaterrojne me keq shoqerine shqiptare, me urdher te agjenturave armiqesore fqinje sigurisht.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje