Djali i Faik Myrtaj: Vëllai më tha që do të merrte një jetë... Nuk mendova se do të merrte të tijën

28 Maj 2011, 11:53Politika TEMA

Nga Kristaq Thana

Familja e të ndjerit Faik Myrto, një nga 4 viktimat e 21 janarit, po përjeton momente të vështira. Dhimbjes së madhe pas humbjes edhe të djalit të vogël Bardhoshit, i cili u vetëvra, rreth një muaj më parë, i janë mbivendosur edhe probleme shëndetësore dhe financiare.

Në kushtet e krijuara, pas ngjarjes së dhimbshme me Bardhoshin, – familja e përbërë tashmë vetëm nga nëna, djali tjetër Renato dhe bashkëshortja e tij, janë shpërngulur nga fshati Kreshpan dhe kanë ardhur në Fier. “Shekulli” ka biseduar dje nga afër me djalin e të ndjerit Faik Myrto, Renato Myrto.

Renato, u bënë më shumë se 40 ditë nga vdekja e vëllait tuaj dhe rreth 5 muaj nga vrasja e babait më 21 janar. Si e keni ndërtuar tashmë jetën pas këtyre dy humbjeve të tmerrshme për këdo?

Tani kam nënën. Ajo duhet mbajtur afër. Është shumë e tronditur dhe unë e di që duhet të jem vetë shumë i qetë për ta mbajtur edhe atë me kurajë. Duhet të jem me mamanë. Atë kam vetëm nga familja dhe për të bëj gjithçka. Ajo vuan nga zemra, tensioni dhe për këtë e ruaj çdo moment që të mos pësojë ndonjë tronditje.

Si jetoni tani, dua të them, a keni probleme, të ardhura të mjaftueshme?

Jo, aspak nuk janë të mjaftueshme. Nuk dalin paratë për asgjë, as për të jetuar nuk dalin. E kemi shumë, shumë të vështirë. Falënderoj ata që na kanë qëndruar pranë në këto kohë, kryetarin e bashkisë së Fierit, z. Baftjar Zeqaj, dhe veçanërisht Edi Ramën. Ata i kanë qëndruar shumë afër familjes sime edhe pse ata kanë hallet e tyre sot për sot.

Ju mungon vëllai? Cilat kanë qenë kontaktet e fundit me të?

Dëgjo, është një pyetje që unë e kam të vështirë të përgjigjem dhe nuk duhet ta kujtoj, pasi më ngjall një dëshpërim të madh. Por diçka po them. Vëllai ishte person i mbyllur në shoqëri. I vetmi person, me të cilin hapej ishte babai, por ai nuk ishte më. Pas asaj që i ndodhi babit, u bë më i mbyllur. Vdekja e babit atij nuk i hiqej nga mendja. E mbyste dhimbjen me pije dhe cigare.

Pas vdekjes së babit e dendësoi shumë, sidomos pirjen e cigares. Atë ditë kur ndodhi ngjarja isha në Fier. U ndamë në mëngjes herët. I thashë – “do të vish në Fier”, – jo, – më tha, – se kam një punë. Ishte mirë, nuk m’u duk i mërzitur atë ditë. Vij në Fier me një shok. Më mori në telefon pak më vonë më tha që çelësin e valixhes (kishim një valixhe ku mbanim sendet tona personale) e ke te xhepi valixhes. Kishte marrë dhe dajën në telefon. Më pas më mori daja dhe më thotë – “ku je?”. U takuam dhe ikëm lart. Dhe pamë atë që e dinë të gjithë. Kishte vrarë veten… (kapërcehet me zë të dridhur).

Renato, a mendoni se ka një fajtor për vdekjen e vëllait?

Padyshim që ka një fajtor. I njëjti fajtor. Një ditë vëllai më kishte thënë se do të merrte një jetë, por nuk më vinte mendja që do të merrte jetën e tij. E dija se do të hakmerrej me shtetin dhe jo se do të merrte jetën e tij. Pikërisht… Ka një fajtor. Dhe ai është shteti i degjeneruar që ne kemi sot me këtë kryeministër. I kisha thënë që më shtetin nuk hakmerresh dot, sidomos me këtë shtet, i cili të vret…

Mendoni si një ditë do të vihet drejtësi për gjetjen e autorëve të vrasjes së babait tuaj?

Mendoj se një ditë drejtësia do të vihet, por kjo do të ndodhë kur të ikë ky kryeministër që është sot. Jo se nuk kam besim te drejtësia, por atë e drejton ai, institucionet komplet, i drejton ai. Aty ku nuk i drejton dot, i frikëson dhe ata frikësohen, nuk bëjnë punën. Prandaj s’kam besim. Jo vetëm unë, por asnjëri nuk ka besim.

74 komente në “Djali i Faik Myrtaj: Vëllai më tha që do të merrte një jetë… Nuk mendova se do të merrte të tijën”

  1. Search38 says:

    Keta njerez jane shembull i gjalle se cfare po i ben ketij kombi, krimineli Shqiperise Sali Berisha, ai qe vrau veten duhet ta kishte drejtuar armen diku tjeter, po ja qe fatkeqesisht dhimbja ja mbyti kurajon, ndihem shume keq per keta njerez me dhemb shpirti, UROJ QE NJE DITE KRIMINELI SHQIPERISE SALI GERDECEI DHE FAMILJA E TIJ MAFIOZE TE PESOJNE TE NJEJTIN FAT ME KETA, SE E MERITOJNE 100%. LE TE UROJME QE FAMILJA DO TA KALOJE DHIMBJEN DHE DO BEHEN TE FORTE, PERSHENDETJE TE GJITHEVE.

  2. andi angli says:

    me vjen shume keq per kete familje qe per 5 muaj humbi 2 njerzit me te afert te familjes nuk ka me meshir per kete kryeminister vrases per kete kryeminister idjot nuk jam dakord me serch 38qe thote familja e berishes past te njejtin fat se vdes e shpeton po do doja te thoja mbetshin te sakatepsur pa folur e pa levizur si kercunj gjith familja e tij dhe te dashurit e tij o zot bene kete meshire se jam i bindur se gjithe shqiptaret kushdo qofshin demokrat apo socialist do ju behet zemra mal mallkuar qofte kryeministeri mallkuar

  3. tourkofagos says:

    Si turk ngjaka ky tipi domosdo cfare mund te presesh nga ai vend me gjak arabi dhe turku njesoj si ai qe me imiton mua nga ata vehabistet kokepalare te LSI-s se Hasan Metes.

    1. lumturia says:

      Ti nuk ka si te jesh Shqiptar dukesh nga emri i shpifur qe ke vene….Mos bej ate qe nuk do doje ta benin te tjeret ty, e mos thuaj ate qe nuk do doje ta thonin te tjeret per ty……
      Me mire hesht kur nuk di te flasesh… se ndryshe dhe fjala te qelb ere kerme….

      1. shifena te vollga says:

        Dear Lumturia,mesa duket nuk e paske lexuar Analizen time te Detajuar ne lidhje me kete karakterin ketu siper,ky ka nje orientim sexual ndryshem(per arsye etikete nuk mund te perdor fjale tjeter) te lidhur me kohen e femijerise,si pasoje e nje Traume te shkaktuar nga nje Abuzim Sexual.Pikerisht dje duke i analizuar fjale per fjale komentet qe ai ben ia hodha idene,qe1) pervec qe eshte Homosexual,(u kuptua shum qarte nga reaction)nje arsye tjeter(nuk jam 100% i sigurte) gjithashtu eshte qe2),ai eshte rritur Jetim, si pasoje Abandonimi nga e ema(me fal se nuk mund te shpalos detaje me te hollesishme).nuk ndjen asnje lloj Dashurie.rrjeshtat e komentit tij jane nje approvim i paster i kesaj te fundit.Ne asnje menyre nuk jam ketu qe te replikoj (ofend)njeri por me sinqeritetin me te madh do tju keshilloja te gjitheve te avoid(me fal sgjej dot fjalen shqip)replikat me kete individ,nje vater te trurit possibly nga krahu i majte e ka te pa balancuar(pa dashur tju citoj shume hollesira).Pershendetje nga Dublin

      2. Frige says:

        Turfagos ne greqisht do te thote turkngrenes.

      3. Frige says:

        Turkofagos ne greqishte do te thote turkengrenes.

        1. Gazep Dajaku says:

          Le ta kruajne me Turkun kta toret Greke se e shofin pastaj si perfundojne.

    2. Arberor says:

      Shume injorant je! Nuk i ke pare greket qe kane se sa vetvrasje jane kryer vetem ne kete periudhe qe po kalojne, e mos te flasim per vrasjet qe u kane bere gazetareve dhe zjarret qe i vene Athines. Ju “greket” e shqiperise beni si ajo thenia, “Jam me gomar ne xhami mase s’me shohin ne shtepi”, juve u ka dal prapanica ne gjithe boten per bemat tuaja, vjen e na shet dengla ketu.

      1. Gazep Dajaku says:

        Ishullin Lezbosd keta e kane. Kane qe ne kohet e lashta qe i praktikojne disa gjera.

  4. melisa says:

    me te vertet shume e dhimbshme,sinqerisht me vjen shum keq dhe teksa po e lexoja materjalin dicka me pershkroi trupin nje ndjenje keqardhjeje dhemshuri….nuk ke cte thuash,fjalet tona jan te teperta por gjithsesi Renato,ju keni dhimbje per babain vellain,por sala ka mallkimet e gjith popullit ne kurris dhe prite ndonje dit te degjos qe plasi,dhe ateher ka per te shpetuar ky vend nga kthetrat e bishes,sa per drejtesi sigurisht(mendimi im)qe vajet do ja len viktimes,sic ndodhi dhe me rastin e emmy-it kengetares qe e nxoren ate qe e vrau te pa fajshem dhe vdekja ish aksidentale,hajde beso kti vendi,ksaj drejtesie,ku mbi ndjenjat dhimbjen vujtjen te familjarve apo dhe ne raste te tjera shiten apo blihen,a thua se paraja esht jgithcka???ndosht……

  5. Gazep Dajaku says:

    Eshte me te vertete e dhimbshme historia e kesaj familje por mua me vjen per te vjelle kur gazeta shekulli ben nje artikull te tille gjoja per dhimbjen e kesaj familje po me mesazhe subliminale te fshehura ne te,. Haqet e kesaj familje do ti laje vete Edi Rama qe i nxorri keta njerez ne prite te pabese dhe vete bente sehir nga pallati i Fidelit. Ti vije turp.

    1. melisa says:

      kush te tha se ishte te fideli,,salaaaa?????????ruaj shendetin,ju e dini qe shekulli sesht i sales poi popullit pse i lexoni sa prishni terezin,keni 55 dhe rd qe tju shtoj oreksin,,,,,

      1. Gazep Dajaku says:

        Jo ma kane thene njerez te anes suaj. Gjths meso njehere te shkruash se nuk mund te me kthesh pergjigje ti mua me ate lloj te shkruari.

        1. melisa says:

          ou avash more dajak se me trembe,un nuk te ketheva prgj thjesht nje pyetje te bera,,,,,un thash tju ndihmoja se ku mund te informoheshe me drejt dhe sakte…..gjithsesi nuk e kuptova se pse nuk ditkam te shkruaj?mirnjohese nese me thoni,per tu korigjuar qe her tjeter tju pyes ose tju prgj si duhet,,,,,,,,,,,

          1. tourkofagos says:

            Sa e edukuar qe qenke me Melisa po keta turqit nuk e vlersojne edukaten si ne greket keshtu e dashur nema nr e cl e te bejme llogje kavaje bashke ne tel.

          2. Gazep Dajaku says:

            Po ik o Melke bej ndonje kurs intensiv gjuhe. Nuk te ndihmoj dot une.

          3. Arberor says:

            Ju greket, te jesh grek eshte jo vetem turpi i Europes sic po u vene ne loje te gjithe, por jeni bere gazi i botes! Edhe nje gje, shko shiko ADN, te garantoj qe greket jane me te afert me turqit gjenetiksisht, kjo tregon edhe zgjuarsine tuaj qe nuk vlen as per leter higjenike se u pame kur erdhem ne Greqi sa te “zgjuar” ishit!

  6. arsen says:

    Historia eshte vertet e dhimbshme.
    Po cfare ti besh asaj pjese injorantesh qe i shkojne nga pas Sali Berishe dhe Lul Bashes?
    Cfare ti besh atyre te varferve qe votuan per LSI-ne me Kryetar nje te PANDEHUR te drejtesise ???
    Si ka mundesi qe ne Roskovec ku u vra xhindi, te fitoje PD-ja???
    Kjo tregon se MORALI eshet THYER NE MES!
    Shqipetaret jane ndar ne dysh….gabova. KESHTU KANE QENE QYSH NE KOHE TE KONICES !
    Pis milet!
    Fukarallek-maskarallek!

    1. lumturia says:

      Sepse pjesa me e madhe e shqiptareve jane te atij kallepi qe kurdohere thote: larg nga b…a ime e keqja… dhe kur vjen puna tek parja e shesin po kete b… e.. aq lire sa nuk arrijne te blejne dot as edhe nje sapun per te lare mekatin e joshjes.nga qindarkat shitjes se votave…

      1. Gazep Dajaku says:

        Injorante jane ata qe i shkojne nga pas nje te droguari e nje psikopati si Edi Rama i cili eshte nje fashist me baba komunist. Nuk ka perzjerje me te keqe idealesh ne kete bote. NJe njeri i cili i trajton njerezit si pece kembesh ne moementet kur nuk ua ka nevojen.

        1. arsen says:

          O shoku!
          Mos ke ngataru ilacet?
          Permen si Saliu baba e nona!
          Po ku e gjete mer burre? Fashist?!! Me babe komunist?!!
          Po ti ke Sali Berishen kominist ne detyre, more njeri!
          Po bab i Saliut ka qene coban me dhi more njeri! Kurse bab i Edit ka qene qytetar dhe i shkolluar me se miri…o njeri!
          Mos bej te ketill krahesime se nuk ja mbush dot mendjen njeriu me tru hua!

          1. melisa says:

            me ke meresh o arsen,,,harxhon frym kot….respk

          2. Gazep Dajaku says:

            Babai i Edit kafirmosur per denim me vdekje ne kohen e xhaxhit, por kete nuk e di ti. Sa per Edin, eshte fashist e kaluar fashistit. Lexo pak cfare ka thene Gjinushio tek panorama. Lexo pak edhe se cfare thone Harasani dhe Islami. Ju nuk e keni idene se per cfare bishe luftoni.

        2. lumturia says:

          Ore Gazepi, mire Edin na e akuzon si fashist duke i veshur gjoja bemat e ta atit, po Sale Bishen tend me ca do na e perkufizosh????????Keshtu thjesht per kuriozitet se qenke madheshtor ne etiketime…..

          1. Gazep Dajaku says:

            Ju e dini me mire se une kete gje: i vetmi politikan i mirfillte qe kemi ne, pas ikjes nga skena te Fatos Nanos eshte Sali Berisha. Nguliteni mnire kete gje. Shikoni sjelljen e Saliut vitet e fundit dhe atio te Edvin kafgshers e do i nxirrni vete konkluzionet.

          2. tourkofagos says:

            lumturia!
            disa karagjoze,si ky gazep dajaku,stalinsali,etj,komentojne ne nick tim,mos bini preh e ketyre plehrave vehabiste,qe komentojne ne disa nick,duke krijuar kete situate.ata kujtojne se kushedi se cpo bejne,se te tille ishin dhe gjysherit e tyre balliste,te vrisnin naten ne bashkpunim me turqit apo gjermanet me vone e te qanin diten.ky eshte komenti i pare qe bej ne kete faqe.thx[ai qe do te reagoj,eshte njeri nga vehabistet karagjoz,,,,]

  7. lumturia says:

    A si nuk kam nje grusht te forte tjua ngjishja turinjve te gjithe ketyre paloshqiptareve te pashpirt qe akuzojne pa mendt e tyre ne koke e pa syte e tyre ne balle…. Mos ju mbette me kokerr mendje e mos pafshi me nje dite te bardhe me syte tuaj,ju qe jeni kaq te padhimbsur edhe ne nje rast si ky me fatkeqi qe nuk ja do as hasmit.Po per Salen qe dekoronte e ju dhuronte pare atyre qe qelluan mbi njerez ne bulevard si mbi pulat, cfare do i jepni,Dekoraten e heroit Sllobodanovic????…Uf sa turp ndjej per kete rrace Shqiptaresh qe fatkeqesisht jane dhe rraca ime….
    Ju mohoj qe kemi gen te njejte ndyresira pa shpirt…
    Djalit te Faikut te ndjere, dua vetem ti jap Kuraje e i Lutem Zotit tju rrije prane… Kaluan aq dhimbje makabre ne shpirtin e tyre e do ju ngelet perjete aty, por te Lutem o ZOtT qe ketej e tutje jepu forca e Ndricoju jeten ketyre fatkeqeve me nje ngjarje qe te mund tju jap pak shprese… Zoti te Bekofte o djale, se qenke i martuar, e te dhente nje engjell ne perehrin e gjirin e familjes suaj….uroj te beheni me femije sa me shpejt se do jete nje melhelm per plaget tuaja…

  8. deni says:

    Ah mor Sal te q**te dreqi se je djalli vete, nuk doli ndonje komando te te zhduke me gjithe pinjollet e tu, do te vije edhe ty si Mladic dhe diktatoret e tjere. Po vjedh e vret me kriminelet e tu e populli si ky djale ose ata ne Gerdec mbajne zi. Te dalte te femijet e femijet e tyre o djall.

  9. Rrenci says:

    Dhimja e ksaj famije asht shum e madhe e paimagjinushme.mendoj se atje ku ska shtet,ligj,drejtsi.duhet t’ket FIS-KANU- GJAKMARRJE. qe gjithçka t’shkoj ne vend t’vet. Met nana pa djal por smet gjak pa marr

  10. raimondi says:

    Ku jane ata depudetet biznesmene te PS-se — Ata jane bisenesmenet me temedhenj te Shqiperise

    Ata per te folur nuk dijne se jane hunj–Te pakten te krijojne nje fond ku te ndihmojne familjet e v arfera –qe kane dhene edhe kontribut per PS-ne

    -Le t’u thote Edi atyre bizensmenve depudete te mbledhin para dhe tja dhurojne familjes se te ndjerit Myrtaj
    ———-Se Myrtaj u vra per keta depudete –se vete Myrtaj nuk behej depudet — –Ndaj keta tja shperblejne sakrificen

    1. Gazep Dajaku says:

      Po ku kane shpirt keta o Rajmond. Nuk me harrohet hipokrizia e peshtire e gruas se Edi Rames kur ishin per vizite ne shtepine e te ndjerit nga Lezha. U thoshte atyre tekstualisht: Ju nuk e keniu idene se sa qajme ne shtepi ne per te vraret e 21 janarit. Me thuaj a ka gje me te ulet se kjo??

      1. arsen says:

        o shoku!
        Shko pi ilacet!
        Nuk ishte nga Lezha , ay i ndjeri i Perenise, per te cilin po shkruajne njerzit ketu!
        bashke me ata qe u vrane me 21 janar kane qene edhe 100 mije te tjere!
        Isha edhe une! E kam per nder qe ngrita zerin kunder atyre qe vodhen votat ne qershor dhe tentuan qe ti vjedhin perseri DUKE LENE NAME!
        Pis milet!
        Maskarallek-fukarallek

    2. plaku says:

      i dashur raimondi,
      Me jep pergjigje te lutem po pate kohe:
      Ne fund te shkrimit tim te mesiperm une te shkrova :
      “Per te verifikuar ne se shifrat e mija jane te sakta ose jo te lutem te shofesh ne linkun e meposhtem ( ne anglisht ):
      http://www.moreorless.au.com/killers/hoxha.html
      Ne pritje te pergjigjeve te pyetjeve te mesiperme ( te lutem jo bomba tymuese por fakte”
      Ti nuk desha te jepje pergjigje pike per pike te pyetjeve te mija, por i bie shkurt duke perdorur perseri bomba tymuese dhe ofendime.
      M.gj.ate une po i pergjigjem pike per pike shkrimit tend :
      – Ti thua : “Ato qe thua ti nje pjese jane gjera cic mice dhe qe nuk kane lidhje fare me Historine”
      Mor mik, ne sitin qe te dhashe, flitet per Historine e Shqiperise dhe te Enver Hoxhes. Ato fakte nuk jane cic mic por fakte historike.
      – Ti thua :
      “Po ca thua ti qe Hekuri qe prodhonte kombinati i metalurgjikut dilte me kosto te larte ???? hahahahahahaahhahahahahhahahaah
      –O Cam po genjen camce –”
      Pse atehere punon vetem cereku i kombinatit. Pra tre cereku eshte mbi kapacitet, pra investim alla Enver Hoxha.Sic duket turqit prodhojne celiqe te tjera dhe jo hekur betoni.Turqit nuk jane budallenj. Hekuri i betonit imoportohet.
      – Ti thua :
      “———Por mos haro nje gje ———— TE GJITHA ato qe them une jane sipas Enciklopedise Britanike ,
      Enciklopedise amerikane”
      C’fare TE GJIHA ato qe them une …..Ti ke thene vetem dy rrjeshta dhe konkretisht :
      “————dhe kete e thote ENCIKLOPEDIA BRITANIKE ,—– e cila kur flet per regjimin e Enverit thote textualisht :
      “……..Enver Hoxha e mori Shqiperine nga nje GJYSEM RELIKE (vini re si thote !!!!! Gjysem relike ) e Feudalizmit Otoman dhe e beri nje vend Industrialo -Agrar …..”
      Mendoj mor mik, se ty duhet TE TE VIJE TURP te genjesh jo vetem veten tende edhe anetaret e forumit. TI GENJEN. Ne sitin e meposhtem te enciclopedise britanike eshte shkruajtur fjale per fjale :
      http://www.britannica.com/EBchecked/topic/273593/Enver-Hoxha
      “he forced its transformation from a semifeudal relic of the Ottoman Empire into an industrialized economy with the most tightly controlled society in Europe.”
      Perkthimi eshte :
      ai beri trensformimin e saj nga nje relike gjysem feudale te perandorise otomane ne shoqerine me te kontrolluar dhe MBYTESE ( deri ne mbytje, marrje fryme ) ne Europe.
      Anetare te forumit, krahasojini ju lutem keto dy perkthime, the kini kujdes ne te ardhmen nga ky njeri pa taban, ofendues dhe GENJESHTAR.
      Ka dy dite qe i bije trumpetave me enciklopedine angleze, kur ne fakt enciklopedia thote e bardha ne te zeze : “ai beri trensformimin e saj nga nje relike gjysem feudale te perandorise otomane ne shoqerine me te kontrolluar dhe MBYTESE ( deri ne mbytje, marrje fryme ) ne Europe, ndersa GENJESHTARI YNE e perkthen :”nga nje GJYSEM RELIKE (vini re si thote !!!!! Gjysem relike ) e Feudalizmit Otoman dhe e beri nje vend Industrialo -Agrar …..”
      – Ti thua me poshte :———Por mos haro nje gje ———— TE GJITHA ato qe them une jane sipas Enciklopedise Britanike ,
      Enciklopedise amerikane”
      Ti ke thene VETEM frazen e mesiperme, e cila doli nje GENJESHTER ME BISHT, dhe asgje tjeter.
      Ne anetaret e forumit nuk jami aq budallenj si mendon ti. Ne i verifikojme gjerat dhe nuk themi GENJESHTRA.
      – A je i sigurte se egziston ky Edvin Jacque dhe libri i tij.
      Na jep nje prove ose pjese te ndonje siti. Apo genjen perseri?
      – Pse genjen perseri mor mik ( apo e ke semundje ). Ti thua:
      “Kjo ishte lufta e lavdishme e Shqiperise kunder Greqise”
      Cfare lufte mor mik , keto ishin provokacjone ne kufi, dhe per ta vertetur kete ja siti i meposhtem i propagandes se Enver Hoxhes, ku vertetohet se nuk ishte lufte, vetem provokacjone :
      “Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë.”
      http://engjujtshqiptare.forumotion.com/t6055-provokacionet-e-gushtit-1949
      – Ti thua :
      “–Tanke Enveri mori me vone dhe sipas buletinit te CIA ,Shqiperia kishte 1200 tanke ,ndersa Jugosllavia kishte vetem 800 tanke”
      Une nuk besoj qe CIA ka thene keshtu. Jep sitin, dhe jo bla bla. Edhe ne se ishte keshtu desha te te them se gjithe bota qeshi, kur ne kohen e krizes me jugosllavine per Kosoven, dolen tanket tona ne kufi. Ato nuk ishin tanke, ato ishin karroca me zinxhire metalike.
      – Ti thua :
      “–Forcat shqiptare poo drejtoheshin drejt Janines pasi Mehmet Shehu ishte betuar”
      No comment, shif sitin :
      http://engjujtshqiptare.forumotion.com/t6055-provokacionet-e-gushtit-1949
      – Ti thua :
      “–Ato ligesite qe thua ti jo pse e vrau Mehmetin dhe pse nderuan emrat –apo pse paguante aq pak fshatarin etj etj ”
      Jep argumenta pse pyetjet e mija jane ligesi. Faktet flasin me ze me te larte se fjalet, mor genjeshtari im i vogel.
      – Ti thua :
      Por sa per taxat du ate sqaroj lexuesit se ti hiqesh sikur merr vesh por ti je nje hu Gardhi qe s’e ke shokun ne planet..”
      Ne lidhje me kete pike dua t’ju tregoj se, shpesh turistet na thonin se, si ka mundesi qe nje shtet te egzistoje pa taksa. Ne mbledhjet, qe na benin neve shoqeruesve te turistave, kur i pyesnim per kete pike, udhezimi ishte qe, ti shmangeshim kesaj pyetje. Tani te pyes une ty, genjeshtari im i vogel, ku i gjen leket shteti per shkollat, rruget, ushtrine, policine,per te paguar administrate etj.etj. Shko pi pak qumusht mor buzequmusht dhe pastaj hajde ketu dhe trego budallalleqe.
      – Ti thua :
      “–Ndersa ato vilat qe vente Enveri per pushime –Ato ishin modeste fare , ”
      1- A i ke pare ti vete apo e ke me te degjuar.
      2.-Pse duhet te kishte ai dhe familja e tij gjithe ato vila, kur fashataret per martese duhet te hanin vetem buke misri 15cm te gjate, kur mishi, qumushti, kafeja, groshet, ishin me lista. Pse 11 familjet e udheheqjes kishin nje dyqan specila vetem per ta. Kete dyqan e kam pare vete dhe u cmenda , kur shoqeroja merksiste leninistat gjermane.
      – Ti thua :
      “-Fabriakt dhe uzinat qe kishte Shqiperia ishinte gjitha rentabel ”
      More mik, kete problem nuk e pati vetem Shqiperi, por e patem edhe DDR, Bullgaria, Rumania, etj. Sepse fabrikat e ketyre vendeve dhe Shqiperia prodhonin mallra me cilesi te dobet. Keto mallra shiteshin sepse ishte tregu i kleringut, ne kuptimin qe me keto vende beheshin shkembimet mall me mall dhe jo me cmime tregu te devizes. Kur sistemi socjalist ra, u prish dhe tregu i klreingut, pra per mallrat tona nuk kishte treg me ( ishin me cilesi te dobet ), magazinat u mbushen plot ( mallrat nuk shiteshin ), njerezit u pushuan nga puna dhe fabrikat u mbyllen. Ti thua se fabrikat ishin rentabel. Tregu ka ligjet e veta mor mik.- Ti thua :
      “———- O Cam ti mundohesh te besh pershtypje duke perdorur rastet sporadike si sensacion,duke zene ne goje jo vrasjet apo shtepite e pushimti ku vente Enveri etj si keto hajvanlleqe te cilat s’kane lidhje fare me zhvillimine e ekonomise– ”
      No comment.Niveli se si shkruan flet vete.
      – Ti thua :
      “–Kjo tregon qe ti je si nje leter bixhozi qe ne njeren pjese gjendet Injoranca jote primitive
      dhe ne pjesen tjeter gjendet Ligesia jote prej Akrepi
      Edhe per kete pike no comment.
      Tani genjeshtari im i vogel kisha disa pyetje :
      – Kur Enveri ishte kaq burre i mire, pse populli ( rinia ) i rrezoi monumentin dhe ne vendin ku ishte monumenti njerezit mbanin radhe per ti bere shuren?
      – Pse, ne se njerezit ishin kaq te lumtur, hyne neper ambasada dhe anije per tu larguar sa me pare nga parajsa enverjane qe ne servir ti.
      – Pse tenton te genjesh pa pike turpi ne lidhje me enciklopedine angeze. Mos mendo se anetaret e ketij forumi jane ne nivelin tend. Deri tani ti je GJENJESHTERI I VETEM i ketij forumi. Te keshilloj te shkosh te pish qumeshte mor qumushtor.
      Te uroj nje dite te mire. Pershendetje.

      1. plaku says:

        raimondi,
        O genjeshteri im i vogel. Jepi pergjigje me fakte shkrimit tim te mesiperm
        Pershendetje

  11. tg usa says:

    Me vjen shume,shume keq per kete familje te pa fajshme qe jeta e tyre iku vetem se ishin njerz te ndershem dhe besuan tek kriminelat komunist qe shtyne njerzit per karriket e tyre te bejne gjera qe nuk duhet te benin dhe nuk dihet nga kush u vrane por nje gje u tha para demostrates te 21 janarit “qe po u vra ndonje demostrus sali berisha bje menjhere nga pushteti”e pra keta jane kobrat komuniste qe te vrasin naten dhe te qajne diten.Mallkuar qofte fare e tyre.Dhe njehere e perseris qe ndjej nje keqardhje te jashtezakonshme per keta njerez qe u vrane vetem se edvin kristaq rama po shef endrra me sy hapur qe mund te behet kryeminister dhe ben aventura ne kete vend shqipesh te ndershem qe beson shume.Lavdi you my lord dhe bekurar qofte shpirti i atyre njerzve te pa fajshem

    tg usa

  12. goni says:

    Ore njerez nuk po e kuptoni qe ky Gazep Dajaku eshte Sala ose vete vrasesi me urdher te Sales i atyre te pafajshmeve.Mos vazhdoni me debatin me te se duket sikur ai eshte ne parlament dhe mer fjalen per replike se i kane permendur emrin.Nje fjale e urte thote drejtesia vonon por nuk harron, atehere po je burre ti Gazep psikopati dili perpara popullit. Besoj se e kam folur mire shqipen sa ta mesoj dhe ty besoj?!

    1. Gazep Dajaku says:

      Populli e dha verdiktin e tij. I ka dhene Sales 140 mije vota me shume dhe Edushit 140 mije shpulla qe t’i vijne mendte verdalle e ti vije me vjelle kur ti mendoje. Populli nuk jane ata 100 vete qe dfalin tek KQZ te paguar ose nga frika se i heqin nga bashkija ku punojne. Edhe ti o Goni ndonje fshesaxhi bashkie duhet te jesh besoj.

  13. england says:

    Ne kete planet ku nuk mungojne dhe gomeret!
    disa nga njerzit qe bejne hije siper tokes,qe imban
    megjithese veshet si kane te ekzagjiruar,ne mendime nuk ndryshojne!
    thone se dajaku del nga xhehneti!
    dhe kur ky gazepi ben ndonje koment me ngjan me veshgjatet,me dallimin
    e vetem se qendron mbi dy kembe dhe jo mbi ….

    1. arsen says:

      Mos mer burre! Mos e ia bone qejfin…
      Prite tani kur te shkruj nai qyfyr tjeter!
      Ne knej ka Tirona i thona: “Shloi per balones”
      Tung

      1. Gazep Dajaku says:

        NUk e di se cfare ka ketu per tew debatuar me ju. Nese doni ta kalojme ne planin personal meqe nuk iu mbetet gje tjeter mund tiu fyej edhe une. Por nuk mund te bie ne nivelin tuaj. Une flas me argumente dhe disa gjera te verteta qe edhe ju i dini q

      2. Gazep Dajaku says:

        Nuk e di se cfare ka ketu per te debatuar me ju. Nese doni ta kalojme ne planin personal meqe nuk iu mbetet gje tjeter mund tiu fyej edhe une. Por nuk mund te bie ne nivelin tuaj. Une flas me argumente dhe disa gjera te verteta qe edhe ju i dini qe jane te tilla. Edhe ju e dini se kush eshte ne te vertete Edi, por idealizmat nuk ju lene te thoni nje mendim ashtu si eshte. Kur ke qene Tosi ju zinit be per koken e tij kurse tani e shani. Po sa te behet president ai ustai do ta shikoni ju se si do perfundoje xhaxhi Edi bashke me ata kalamejte qe e rrethojne.

        1. lumturia says:

          Ne fakt ti permend fjalen argumenta por me sa shikoj nuk ja di fare kuptimin…..me permend nje argument te vetem, dhe jo recitimet inatcore e pasionante te Bishes tend…mbi “gjynahet” e Edit. Sa per argumenta per Bishen tend ka aq shume, sa po te dish te lexosh qofte edhe ne keto komentet qe behen neper artikujt e kesaj gazete, mbase do te rikthehet truri dhe shikimi yt personal…Kot flas tani per tani se ti je thjesht nje klloun qe ke mesuar permendesh instiktivisht gjithe rolin tend….

          1. Gazep Dajaku says:

            Nje argument mbi te cilin mund te flasim eshte fakti qe vete EdUshi Ramushi i ftoi dere me dere ata njerezit e shkrete ne 21 janar. Apo nuk e mban mend ti Lumto?? Jo se e keni memorien e shkurter ju komunistet.

    2. tg usa says:

      Do te pranoja te isha veshgjat apo mut por komunist i partis socialiste si ty nuk dua te jem o engeland.
      Gjithe bota mbane e di qe komunistat jane krijesa me e peshtire qe egziston mbi kete toke.
      Prandaj ti “england” ben mire qe te mos dalesh dhe te besh komente se je njeriu me i urruer nga shumica e popullit shqipetar duke te akuzuar dhe te vene nje pikpyetje pse ky englandi i shkon nga mbrapa nje drogaxhiu dhe pederasti dhe lere pastaj gjerat e tjera qe ka ai si person.Gjithemon e kam llafin per kryetarin tend Edvin Kristaq Rama.
      E po tani nuk na mbeti gje tjeter o “engeland”vetem te urojme te na rroje partia jote dhe te na leri mbrapa.Edhe nje gode per shokun rama

      tg usa

  14. kosovarja- says:

    e more gazep dajaku mamir esht te jesh fshisagji sesa vrases, e 140mij votat e Sales jan ata 8%i Sales qe nuk jan tu e pare ket pushtet vrastar e diktatorial .

    1. Gazep Dajaku says:

      Ky pushtet qe shan ti dhe qer ne fakt duhet ti jesh mirnjohese ka bere lobimin me te fuqishem per njohjen e shtetit tuaj. Dhe ato votat jane 8% me shume se Edushi sa per informacion. Do te thote qeveri sepse jane nja 4 a 5 Deputete me shume.

  15. Val Sema says:

    Megjithe dhimbjen qe ke ne shpirt une mendoj se drejtesine duhet ta kerkosh pikesepari tek ATA qe te nisen babain tend perballe godines se kryeministrise ne Tirane diten e 21 Janarit 2011 dhe vete rrinin duke dhene udhezimet me celulare nga kolltuqet e zyrave te tyre. Shko tek SHKAKU mor djale njehere dhe pastaj merru me PASOJEN. Me kete nuk dua te them qe ATA qe goditen babain tend apo dhane urdherin duhet te shpetojne nga burgu. Jo, ne asnje menyre qe jo. Por a e merr me mend se sa jetime te tjere do te kishim sot nese turma e deshperuar ate dite do te kishte avancuar brenda territorit te kryeministrise ???

    1. arsen says:

      Po e nis ketej nga fundi!
      Turma nuk kishte qellim te hynte brenda, prandaj Saliu dhe Luli yt, qelluan kur turma nisi te shperndahej! Gjakpiresit donin gjak me cdo kusht.
      100 mije njerez dolen vertete. Dolen me thirjen e OPOZITES! E cafre nenkuptoni ti me kete?
      Po ku ta gjesh ate demokraci qe nje grup njerzish, te beje per vehte qindra e mijra?
      Vetem egersirat nuk kane drejtues!
      Kjo ceshtje eshte ne hetim dhe ti e di fort mire qe nje gardist “trim dhe i besuar” i Saliut tend, qelloi dhe vrau. Besoj se zotrote e di cfare e pret?!! Burgu perjete dhe kallepi sapunit ne dore.
      Ndersa qe te te ulet pak inati qe ke, ben mire te lexosh edhe pergjigjen e vellait ne interviste.
      ..” U nis per te mare nje jete, por mori te tijen”.
      Pra edhe ay fakir nuk u be HAKMARES, sic kerkon Saliu .
      Gjithe keta shembuj jane e kunderta e 1998 te Saliut tend me arkivolin e Heroit Azem Hajdar ne krahe qe theu dyert e Kryeministrise sa detyroi Fatos Nanon ti veje gardh per ta ruajtur nga “kafshet e antidemokracise”
      Pis milet!
      Fukarallek maskarallek!

    2. Gazep Dajaku says:

      Te lumte dora o Val Sema. Ke tmerrsisht shume te drejte. Po kta nuk kane sy per te pare e prandaj u besojne vetem vesheve te cilet i kane te sintonizuar tek radio Edvin Rama.

      1. tourkofagos says:

        Hajde Gazep Kopacja hajde si mi qendis fjalite a te lumte docka o kurveleshas Sala te ka len me 3,677 dollare dollare per fryme ne vite(aq sac merr nje italian brenda nje muaj) qe i bie rroga me e ulet ne ballkan ti akoma thua rrofte Sali Baba me 40 jenicere imagjino dhe nje malazez qe eshte nje vend i vogel merr sa dyfish yt si rroge a mos me shume imagjino dhe maqedonia na i ka kaluar tani prisni tja u kaloi dhe moldavia.Nuk me beson mua per shifrat shiko FMN dhe WIKI Shqiperia renditet e 101 per te ardhurat per fryme bashke me vendet e Afrikes
        http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_by_GDP_(nominal)_per_capita
        mos te flasim pastaj per ceshtjet kombetare.

        1. tg usa says:

          Mali i zi eshte nje vend i ish jugosllavis qe udhehiqesh nga renegati Tito qe jugosllavia isht me mirqenje po thuaj se njesoj si vendet perdimore.Kurse shqiperia e udhehequr nga babai juaj psikopat i enver hoxha kur erdhi demokracia kishte vetem tre dite buke e para dhe e dyta kur e mori perseri demokracia ne 2005-n nga partia socialiste ish komuniste qe sundoi 8 vjet Sali berisha e mori me 1500 dollare per fryme dhe kjo qe thuaj ti tregon qe per kater vjete e ka trefishuar te ardhurat per fryme
          dhe keshtu duke ecur ne kete menyre Sali berisha shpejt ose shume shpejte do ta coje shqiperine njesoj si vendet e tjera te europes.
          Mire qe e pranoni vete pa dashjen tuaj suksest e demokracise se nuk kini se cfar tu beni fakteve se ato jane koke forta sado qe ju shpifni

          tg usa

          1. tourkofagos says:

            ore idiot si qenka trefishuar rroga morr buf kur 1500 X3=4500 ah mor mjeran i hasan metes as te shumzosh nuk di as per malin e zi o buf ka GDP me pak se ty dhe prape ta ka futur nga rrogat bashke me maqedonoine qe me 2005 ja kalonim tani na i kaloi ajo je akoma me vendet e afrikes pastaj meqe na thua per qeverine te bej nje pyteje perse cdo shkolle ne Shqiperi fillore ose 9 vjecare eshte me dy turne dhe me mbi 40 nxenes ne klase cfare ben ministria e arsimit per kete gje po turizmin qe mbahet vetem me emigrantet kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise plazhet jane zhul e le me infratruktura po sporti ggjithstu qe ata te nritjkes se peshave i keishte len pa drita fare ne palester qeveria jot o derdimen.pataj kur kjo shqiperi qenka kaq e mire perse nuk jeton ketu po ja ke mbathur ne USA.Dhe mos me fol mua qe mali I zi paska standart jetese te krahasueshem me ato te perendimoreve se me 600 dollare rroga ne vit nuk krasohesh kurr me 20 apo 30 apo 40 mije dollare rroge te perendimit ty te rrofte Sali Baba me 40 jenicere nga Skrapari I hasan metes se dhe ti qenke kokpalar si ai qe me imiton mua.

      2. toni.l. says:

        G D HARM GJAKU SHQIPTARE MERCENAR I QELBUR NUK RESPEKTON AS TE VDEKURIT.

        1. Gazep Dajaku says:

          Une i respektoj dhe respektoj edhe dhimbjen e tyre duke mos i permendur. Ju jeni njerez te ulet e hipokrite qe gjasme ndjeni dhembshuri per ata por ne te vertete e instrumentalizoni vdekjen e tyre.

    3. Rani says:

      Po ti nuk mendon edhe kete tjetren qe turma po te kishte avancuar do ti kishte sharruar edhe ata qe do ti dilnin para siç e pame ne televizor qe vetem u detyruan te qellonin me arme legenet se s’kishin bythe te mbanin njerezit. Ti nuk e mendon edhe kete tjetren qe sikur ne ate turme do te kishin qene tipa si puna ime nuk do te kishte pase bythe polici te dilte perpara se ata me arme dhe ne me arme dhe pastaj e kishe pa ti shkakun dhe pasojen, dhe besoj e merr me mend se ça do ta kishte gjetur Sali Berishen ne fund te kesaj. Ik ore pisanjos do te japesh mendime ti.

  16. kosovarja- says:

    Qfare po thu more Val Sema si nuk te vjen turp ashtu te shprehesh ,po ska gje se edhe ti qenke nga ata te verber qe spo e dike qfare te detyron te dalesh ne nje protest ,po ska gje se edhe ty duhet ta falim se nje dit do te bindeni se Sala eshte nje diktator edhe maj zi sesa Enveri dashte zoti qe ti dhe shum te tjere te mos bini pre e ktyre vraseve ,hajnave dhe kriminelve .

  17. england says:

    Ju ka njel sahati o “demokrate” kur u vra ne greqi para nja dy vjetesh nje i ri
    greqia nuk gjen paqe nga ajo dite!
    perdite protestojne,thyjne xhama,djegin cfare te mundin po askush nuk jep
    urdhra te qellohet mbi protestuesit!
    ndersa idhulli juaj komunist vret,pret,vjedh,kercenon,gllaberon dhe se fundi
    fallcifikon dhe perseri mbreteron ne kete mbreterin e pa shpallur

    1. Gazep Dajaku says:

      Po ik shko e informohu njehere mire e pastaj fol or ti njeri i mencur. Greqia eshte ne kolaps ekonomik e prandaj dalin njerezit e shkrete.

      1. tourkofagos says:

        po cthua mor mjeran,une dola ne dritare te shikoj per kolaps ekonomik,sic thua ti myfti efendi,por ate qe shikoj ,,,,,,,perpalle shtepise ku jetoj eshte se nja 10 greke ne kafenio po pine birre e po lozin tavell!!!!!!!!!!!!!

        1. Votues PS says:

          A sikur te kishim edhe ne kete kolapsin e Greqise sa mire do ishte

        2. vinny says:

          Po bejne ate qe kan bere prej dhjetra vjeçaresh, ndaj dhe jane sot ne krizen me te madhe ekonoùmike qe kaluan. Do jesh vogelush se ne vitet 1970, po mos i kishte dhene Shqiperia grure, sot do kishe me pak greke ne jete, se vdisnin per buke.

          1. tourkofagos says:

            hahaha,,,,,po ne e morrem grurin per gomaret dhe minjte,se na dilte me kosto me te ulet ta merrnim nga albanistani,m0,04 qindarka kilon,madje cilesia e tij ishte shume e keqe ,sa shume gomare dhe minje ngelen pa dhembe,jo me kote kjo spjegon se, pse ju shqiptaret i keni dhembet si shkolle nate!!!!!!,Nje gje e keqe,qe u ngeli gomareve qe hengren grurin shqiptar,eshte se nuk moren zhvillim dhe ngelen te shkurter!!!!!!

  18. kosovarja- says:

    Po ku ke pati more Gazep Dajaku qe nena mos ta mbroje femin e vet po spo ta nxa per te madhe se je nga ata te verbrit dhe shuredherit se pa SHQIPRI SKA KOSOVE E PA KOSOV SKA SHQIPRI ; E per ata vota qe thuni ju se jon mashum se te Edushit u pan mir shum nga gjith shqiptaria me prijashtimin e ju 8% E qato 375 qe dulen ma shum se zgjedhes ne Tiran qonjani Berluskonit

    1. Search38 says:

      Urime per ty Kosovare, gezohem shume qe dhe ju te Kosoves e keni kuptuar se me cfare Regjimi kemi te bejme ne ketu ne Shqiperi, fatkeqesisht jemi ne Diktature, une isha vete ate dite ne proteste, dhe u them te gjitheve se provokimi pare filloi nga policia, me pas na goditen me lende helmuese qe une thashe se vdiqa, dhe ne fund me plumba te vertete, kjo eshte Shqiperia e Sali kriminelit, fatkeqesi e madhe na zuri me kete njeri, ata njerez qe mbrojne kete njeri bejne gabim fatal, se ky po shkaterron vendin totalisht. ZOTI NA SHPETOFTE NGA KY I SEMURE PSIQIK.

  19. kosovarja- says:

    E/I nderuar Search3 te perkrahesh sote te drejten te ne shqiptaret je antidemokrat ,puqist ,komunist ,sipas 8%(kete epitet jau dha vet Sala i tyre)E une dhe mbare shqiptaret sduhet kurre ´t´ju japim te drejten tna detyrojm te jemi pro diktatures .E dashte zoti qe SHqipria jone njeher e pergjithmon te lirohet nga diktatoret ,vrasesit dhe hajnat .e dua SHqiprin ashtu si e ka kriju zoti te lir te bukur dhe te pasur ,poshte Satrapi dhe zagaret e tij.

  20. Frederik says:

    Perse te mos gjykojme ndryshe pa i marre gjerat te mireqena. Sa e sa fakte kemi qe prokuroria dhe hetuesia shqiptare i kane mbyllur dosjet me perfundimin “vetvrasje” , ashtu si veprohej ne kohen e diktatures pa vazhduar me tej hetimin . Valle Sali Berisha qe po shton masat e sigurise per te mbrojtur lekuren e tij , thua po i ben se po i lindin halucinacione ? Une vete nuk e besoj kete . Ai eshte i mireinformuar per gjithçka luhet rreth tij.Frika e tij me e madhe jane te afermit e viktimave qe ka shkaktuar, te cilet jane mundesia me e madhe per te kryer hakmarrje dhe ata mund te jene ne vezhgim te plote 24 oresh nga agjentet me pagese te Sali Berishes. Informatore nga SHISH apo burime te tjera informacionesh te dyshimta me teper kryejne punen per marrjen e informacioneve lidhur me sigurine e Sali tradhtarit se sa kryejne punen e tyre mbi bazat ligjore ne interes te Atdheut.
    Perderisa i ndjeri, Bardhoshi vellai i madh i Renatos i ka thene atij se do te marr nje jete , nuk ka asnje lloj mundesie kur ne zemer vlon urrejtja te krijosh vetvrasje. Nuk eshte shprehur se do jap nje jete , por do marr nje jete , pra e kunderta e vetvrasjes. Pra ekziston mundesia qe dikush pa gjurme , vrases me pagese ta kete kryer kete masaker vrasjeje . Mos harrojme se per hetuesine dhe prokurorine e Sali Berishes sa e sa ngjarje te rendesishme kane perfunduar gjoja me aksidente dhe vetvrasje. Une bie dakord me Renaton se Shqiperia do te filloje te marre fryme lirshem kur shqiptaret ta zhdukin nga skena politike Sali Berishen.

  21. Zamira says:

    E dhimbeshùme deri ne palce historia e Renatos ,tashme krye/familjar ; Nuk eshte momenti te komentojme si idjote,si njeres te pa kulturuar dhe pa shpirt.Me vjen shume keq qe disa njeres tallen me fatkeqesine e dikujt . Por harojne qe neser mund te jete ai ne vendin e Reanatos. Eshte nji tragjedi e tmerreshme. Jemi vendi i çudirave. Lulezim Basha duhet te ishte para drejtesise po ikonza jone Ina Rama nuk eshte e zonja ta beje kete. Mos u habisni neser kur te gjithe te pesojme si Renato. Ne vend qe ta ngushelloni e poshteroni me komente te dale boje . Komente Saliste dhe fashiste. Turp se jemi shqiptare. Edi Rama nuk vret njeri, Ata i vrau Saliu dhe Lulezim basha me pinjollet e tyre . Heret apo vone drejtesia do ta shpjeri ne vend kete masaker. Pse votuan per PD aty ku u vra Xhindi ?!!! Sepse ajo dore qe vrau deputetin e Ps ajo dore trembi banoret e atij vendi. Per deri sa edhje ne Gerdec fitoi Pd ,mos shkonoi me tutje . Pse a mos valle gjaku i gerdecareve kushtonte sa ato para qe u dha Berisha. Turp. Nuk ka me turp me te madh . I mbulufte turpi dhe kurre qetesi mos gjeçin nga shpirterat e perveluar. Ngushullime Renato..Qendro i forte ; Populli eshte me ty. Zagaret janeme Saliun. .

    1. Gazep Dajaku says:

      Ke shume te drejte. Edi nuk vret njeri por i fton njerezit te vdesin per te. Ai lloj frikacaku i peshtire nuk i ka dale asnjehere ne balle ceshtjes se tij. Ne greven e urise nuk mori pjese vete por coi zarat e tij qe donin te na shiteshin per heronj. Ne 21 janar dergoi njerezit e pafajshem ndersa vete vrojtonte nga kulla dhe luste zotin te vritej ndonje qe te krijonte kapital. Dhe e fundit para kqz, per votat e tij dergoi deputetet shumeperdorimesh te PS qe kercenin si karkaleceduke na ofruar nje shfaqje te shemtuar dhe injorante. Edhe ti Zamira me sa lexova une qenke nje komuniste e rrenjosur dhe injorante deri ne palce.

  22. goni says:

    A ta thashe une qe je sala ti gazep se ti e dike qe do u beka tosi president dhe mos harroni te veni dhe enverin ne mes dhe pastaj merrjani kenges te na rroje partia dhe te na rroje saliu se edi desh na q…Nuk ja u vura emrat e pervetcem me germe te madhe se nuk e meeritoni se jeni kalimtare dhe askushi Persa i perket te folmes me fakte e pashe se the 100 veta parpara kqz ku isha vete dhe i pashe me syte e mi dhe i numerova ishin 101 .Meqenese flet me fakte thuaji te tera ashtu sic jane dhe mos u tall me te vdekurit se neser do te te kthehet ty ne kurriz.

  23. tironci says:

    ngushellime familjes ; sa per sale e compani do e paguaj nje dite .. DREJTESIA VONON POR NUK HARRON …mallkimi atyre familjeve do ti ndjeki nga pas deri ne shate breza familjen e berishes ..

  24. nela says:

    Bashkohem me dhimbjen e familjes Myrtaj. Dita kur saliu dhe horrat qe e rrethojne do te paguajne do te vije se shpejti. Ajo pjese e popullit pa memorie dhe bythshitur me parate e gerdecit, te rruges se kombit, te bllokut te ilir-kokelopes, do te rrudhet, dhe nuk do vendose me ajo per fatin e shqiperise.

    ps. edhe here te tjera ju kam bere thirrje qe te injoroni hajvanet qe futen ne forum gjoja per te dhene ndonje mendim por qellimin e kane si saliu ( jane te futur prej tij ) qe te largojne vemendjen nga shkrimi per te cilin komentohet, dhe te merren me ata lapangjoze te paguar.Ju lutem ti injoroni fare dhe ashtu do ta ndjejne veten me te dhj…

  25. kam shprese says:

    Njarjet e 21 Janarit jane skandaloze, mos u perpiqni te mbuloni diellin me shoshe.Vrasjet u bene ne mes te dites, ne nje kohe qe mund te evitoheshin me lehtesine me te madhe.Kjo eshte e pafalshme per kryeministrin dhe ministrin e rendit.Dhe turpi me i madh eshte qe keta dy persona vazhdojne akoma te jene ne detyre. Me thoni ne cilin vend te zhvilluar te botes do te ndodhte kjo gje.
    Prandaj na kane lene fukarenj se e dinin qe do beheshim shume maskarenj.
    Zot i madh jepu kurajo ketyre njerezve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje