Z. Prifti, në Tiranë qytetarët akoma nuk e dinë se cili është kryetari i ri i bashkisë. Çfarë komenti keni?
Zgjedhjet për bashkinë e Tiranës prishen përfundimisht standardin e këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ndërhyrja e politikës, pas përfundimit të numërimit, ishte fatale për këto zgjedhje. Tashmë askush nuk beson se në Shqipëri mund të kemi ndonjëherë zgjedhje të lira, të paktën sa të jetë në pushtet kjo klasë politike. Tragjikomedia që luajti KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kanë fundosur çdo shpresë për një Shqipëri normale, për një vend me pavarësi dhe drejtësi. Të gjitha institucionet e pavarura të këtij vendi, pas maskaradës së këtyre zgjedhjeve, janë të paragjykuara. Në fakt, askush që është i sinqertë nuk beson tek institucionet e pavarura në Shqipëri. KQZ, me një vendim të njëanshëm, prishi precedentët 20-vjeçarë, që votat në kutitë e gabuara ishin të pavlefshme. KQZ kishte trajnuar numëruesit para zgjedhjeve që këto vota t’i trajtonin të pavlefshme. Kjo trajtohet dhe në raportin e ODIHR për zgjedhjet e 2007. Pas kësaj gafe të KQZ, Kolegji Zgjedhor legalizon këtë vendim, duke treguar se drejtësia e pavarur në këtë vend nuk ekziston.
Ju nuk mendoni se Kolegji sot mund të japë shanse për ribërje të zgjedhjeve?
Nuk kam asnjë shpresë që Kolegji mund të “zbulojë” drejtësinë, pasi ka dhënë kaq shumë padrejtësi. Në atë Kolegj kemi disa kamikazë politikë, të cilët veprojnë me urdhra politike. Forca e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në këtë Kolegj është në minorancë. Të gjithë gjyqtarët e Kolegjit gjatë këtyre zgjedhjeve kanë dhënë vendime për pavlefshmëri, në raste identike apo më pak të bazuara sesa Tirana. Pavarësisht kësaj, kam bindjen se Kolegji Zgjedhor do të votojë në favor të interesave te mazhorancës, duke injoruar faktet e mëdha për pavlefshmëri të zgjedhje. Kolegji është politik, s’ka asnjë dyshim për këtë.
Pse ka ndodhur kjo ndrydhje e institucioneve të pavarura? Pse kaq pak optimizëm?
Më 21 prill të vitit 2008, parlamenti shqiptar me votat e PD dhe PS votoi për disa ndryshime kushtetuese, për të cilat ne sot paguajmë kostot. U asgjësua atëherë pavarësia e institucionit të Presidentit të Republikës dhe Gjyqësorit shqiptar. Presidenti nga konsensual dhe i pavarur, u kthye në partiak. Gjyqësori u kthye në varësi të partisë që kontrollon Presidentin, dhe kështu u kthyem në kohën e partisë shtet, që kontrollon çdo institucion të pavarur në vend. Këto fakte i dinë gjyqtarët, dhe ata në vend t’i shërbejnë drejtësisë, të vërtetës dhe pavarësisë së tyre, i shërbejnë partisë që ka në dorë bukën e fëmijëve të tyre. Partia shtet ata i shkarkon në çdo kohë, ashtu siç mund dhe t’i gradojë në çdo kohë, duke i bërë kryetar gjykatash, duke i transferuar në rrethe më të mira dhe duke i emëruar edhe në Gjykatën e Lartë. Partia shtet sot ka në dorë dhe kulaçin edhe kërbaçin.
Ju po jepni një tablo të zymtë…
Unë po them të vërtetën. Pasi kam parë se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje me Tiranën, unë besoj plotësisht se jemi në diktaturë. Pas kësaj askush nuk ka shans të gjejë të drejtën e tij në këtë vend, nëse nuk ka fuqinë e mazhorancës qeverisëse. Kryetarit të opozitës iu vodhën zgjedhjet në mes të Tiranës, në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës. Kush beson se mund të mbrojë ndonjë të drejtë në Shqipëri pas kësaj?! Jemi në diktaturë. Frika sundon çdo institucion të pavarur në këtë vend. Frika sundon drejtësinë. Frika dhe pasuria sundon mendjet e njerëzve.
Çfarë shprese ka që kjo situatë të ndryshojë?
Unë mendoj se opozita duhet të luajë me fort rolin e saj. Duhet filluar menjëherë me një kërkesë për një Referendum popullor për të ndryshuar Kushtetutën, për sa i përket zgjedhjes së Presidentit nga populli, dhe njëkohësisht për zgjedhjen e gjyqtarëve nga populli. Kjo reformë kushtetuese duhet propozuar urgjent nga opozita dhe bërë nga populli me referendum. Nëse do të çlirojmë Presidentin e Republikës nga varësia partiake dhe do të bëjmë që gjyqtarët të përgjigjen para popullit dhe jo pushtetit që i emëron, atëherë them se do të kemi bërë një hap optimist dhe kuptimplotë për të ardhmen tonë. Duhet të vendosë populli, dhe jo shumicat e përkohshme parlamentare. Amerika ka këtë sistem dhe prandaj është sot vendi me drejtësinë më të fortë në botë. Berluskoni mori së fundi një mësim nga populli italian për sa i përket “barazisë para ligjit të të gjithëve” dhe “energjisë bërthamore”.
Opozita ka për detyrë të luftoje pa pushim. Referendumi është një mjet, të cilin populli mund ta përdorë për të korrigjuar gabimet e politikës. Opozita duhet të kërkojë çdo mjet për të rikthyer demokracinë dhe normalitetin në vend, ndryshe nuk është opozitë demokratike. Opozita i ka rreth votat në Kuvend që duhen për të kërkuar Referendum për çështje kushtetuese. Sigurisht që mazhoranca mund të japë konsensus për këto ndryshime kushtetuese, ashtu siç mund të bllokojë me çdo mjet dhënien e konsensusit dhe referendumin. Ligji ka disa pengesa administrative, që mund ta zgjasin procesin e referendumit, por nuk mund ta ndalojë atë. Unë mendoj se kjo është një rrugë që duhet provuar urgjentisht.
Dje ka pasur dy zhvillime të lidhura me ju. Hajri Elezi, që ju keni akuzuar për kontrabandën me naftën “Virxhinia” ka kaluar në arrest shtëpie, duke lënë burgun, për arsye shëndetësore. Kurse Ilir Meta, ka kërkuar që gjyqi ndaj tij të mos shpallet i pavlefshëm për procedurë. Ç’koment keni?
Për kontrabandën e naftës “Virxhinia” unë nuk kam akuzuar Hajri Elezin, dhe as ndonjë emër tjetër. Nuk kam pas dijeni për emra konkretë. Unë kam akuzuar Tatimet, Doganat dhe Policinë e Shtetit që kanë lejuar dhe favorizuar këtë kontrabandë. Siç e keni parë deri më sot, asnjë zyrtar nuk është prekur, por janë arrestuar njerëz që kanë punuar për rrogë. Dhe asnjë zyrtar nuk do të preket derisa mbrojtësit e kontrabandës të kenë pushtet politik. Kontrabanda që kam denoncuar unë është vërtetuar, dhe këtu mbaron detyra ime.
Ndërsa për çështjen e gjyqit të Metës, unë mendoj se i takon atij dhe avokatëve të tij të zgjedhin strategjitë e tyre. Unë s’kam asnjë dëshirë të fus në burg Ilir Metën. Kisha dëshirë t’u tregoja njerëzve se cili ishte ai, dhe besoj këtë e arrita. S’besoj se ka shqiptar që e sheh atë sot në fytyrë dhe nuk mendon për bllokun e tij të zi, me kërkesa të pafundme për përfitime të pamerituara. E kam mbyll historinë me Metën, për aq kohë sa s’më duhet të veproj për t’u mbrojtur prej tij.
Meta ju ka akuzuar se keni regjistruar atë në mënyrë të jashtëligjshme. Si mendoni?
Unë s’merrem me ligjshmërinë e atyre që deklaron Meta. Do të presim çfarë do të thotë gjykata. Nëse Meta këtë gjyq e sheh si betejë me mua, unë e deklaroj se do ta fitoj. Asgjë nuk më ndalon mua të jap prova në gjykatë për çdo aspekt të videos në fjalë. Dy ekspertë të huaj kanë vërtetuar që video është e paprekur dhe origjinale. Mbase Zoti ka rezervuar ndonjë mënyrë që zëri i videos të dalë i pastër, dhe të bjerë dhe pretendimi se pjesë të videos nuk dëgjohen. Unë do të luaj rolin tim për të sqaruar çdo gjë. Mbase gjendet ndonjë kopje e pastër e zërit të kësaj videoje.
Por ka njerëz ju fajësojnë ju për nxjerrjen e videos dhe thonë që miqtë dhe kolegët nuk trajtohen si trajtuat ju Metën…
Ilir Metën kam menduar se e kisha shok kur isha në opozitë, kur luftonin bashkë, pa kursyer asgjë, për ta sjellë LSI-në në pushtet. Kur erdhëm në pushtet, Meta më ka sulmuar dhe luftuar çdo moment. Dy muaj pasi filloi qeveria PD-LSI, ai kërkoi fshehurazi tek Sali Berisha shkarkimin tim, pa më thënë mua asnjë fjalë të vetme. Kërkoi rregullisht pas kësaj, për 1 vit rresht, shkarkimin tim deri sa e arriti, pa më thënë asnjë fjalë mua. Më shkarkoi në parti pa më dëgjuar fare, pa më dhënë mundësinë të varrosja gjyshen që vdiq atë ditë dhe pastaj të bënte mbledhjen e kryesisë së LSI. Për rreth 1 vit sajoi intriga për të më kompromentuar mua, për të më futur në korrupsion dhe pastaj në burg. Më arrestoi padrejtësisht këshilltarin tim për të më kërcënuar mua, pastaj i ngriti kurth një drejtori tjetër që ishte miku im dhe e burgosi. Çoi në prokurori, nëpërmjet të tjerëve, disa dosje për të përdhosur punën time si Ministër. Punoi kundër meje në bashkëpunim me opozitën dhe median për të më goditur me përmbytjet e Shkodrës apo deklarimin e pasurisë. Një shok apo mik nuk i bën këto intriga kundër një shoku apo miku. Pasi bëri gjithë këto gjëra, më shkarkoi nga detyra, zuri vendin tim, më vuri dhe nja 250 milionë lekë gjobë me tatimet për shitjen e aksioneve të fabrikës së Fierit. Nxori njerëz nëpër TV të thoshin se unë isha i çmendur, më kërcënoi me jetën e fëmijëve të mi. Njerëzit kanë dëgjuar vetëm historinë e tij për marrëdhëniet tona. Unë përsëri s’mund t’i them të gjitha. Zotin kam dëshmitar. Ai më ka nxirë jetën, si askush tjetër në jetën time, dhe nxjerrja e videos ishte më e pakta që unë mund të bëja. Kaq sa po them janë pak. Unë e godita atë publikisht, vetëm pasi u mbush dhe derdh kupa. Nuk kisha asnjë mundësi ta duroja akoma.
Shekulli
a more dritan ti i thua shum mire gjerat,po kush te degjon.po atij fshatarit te skraparit,atij kokqenit mire ja bere.drejtesia nuk vepron.por zoti vonon por nuk harron ate byth… kokpalare dhe fshatar te skraparit.me dhit ne tomorr do perfundoje
Tarasi,
Per fjale te bukra i ke te gjithe keta, ta mbushin mendjen, te ven ne gjume…
Problemi eshte se kete kokerr legeni, e nof qe ne shkolle, femij komunisti, me pas oportunist me PS-ne, drejtor kabineti te Meta, me pas Drejtor i KESH-it ku ne sy tim bisedonte me Meten per pazare tenderash, ku ju propozua te behej deputet ngaqe dilte çdo tre dite ne televizor si drejtor i Kesh-it e pasi kishte mbushur xhepat plote, kishte 50 mije euro qe te pagonte fushaten e tij, te blinte miell per Fshateret e te blinte votat….me pas iku si tradhetar nga PS-ja per te hapur LSI me Meten qe sot e ben per hajdut (duke e ditur perpara se ka qen bashkehajdut) ..me pas brenda nje viti hap e shet nje “ndermarje” me tre veta brenda per 1.8 milion €, ndermarje pas asnje lloj xhiroje vjetore..e me pas denoncon shefin e tij per hajdut e ribashkohet me Ramen.
Ah Dritan Prifti, te jan pas var qurret te gjuhet e huaja, sor rri jep dhe mend se si duhet te zhvillohet shteti!!!!!!
Rrofte fshat e fshateret se vetem nga ata ke afer, se te tjeret ste qaset njeri se mban era fshat.
Sje i vetmi qe vjedh ne ate vend, se gjysma jane hajduta, e deri ketu skam gje, po mos dil me shit moral se aty e qelb fare, mbylle halen se mban shume ere goja jote.
te gjithe legena jane keta ,jane bere si prostitua ikin me ke ti paguje me shume
ti je nje burracak,dhe asgje tjeter.
ti hapesh lufte te keqes eshte burreri jo burracak.pak kush e ka guximin
ja ku po flet edhe prifti,hajduti,zgjepsi,plena
Ti mor mik bashke me Meten duhet te ishe ne burg sot,sa per te tjerat ke te drejte. Mgjth une dua ta ruaj dhe nje fije shprese. I pata humbur shpresat kur zoti na fali ato 10 vota ne tiran,sot sdua te bej te njejtin gabim. Per mua ato 10 vota te marre ne kete tiranen time te bukur ishin nje fitore e madhe kunder te gjithe maskarenjve te ketij vendi qe po na fundosin cdo dite e me shume. Ato vota ishin nje shprese se do mposhtej kjo diktatur qe ka 70 vjet qe po i merr frymen ketij vendi. Nuk tradhtohen miqte thone disa,kurse une them nuk duhet te tradhtohet ky vend se i eshte lare me gjak cdo pellembe toke. Ku jane keta shqitar qe i dolen per zot ketyre trojeve nder shekuj,vertet u shua gjaku i tyre? Ku jemi qe nuk i thyejme hundet ketyre pusht_ etareve?
Ta kisha para kete Priftin,ne vend te pergjigjes,do ti jepja nje grusht te fuqishem si kontributor te shemtimit e trafikimit te votes se majte qe ky e mori me te tjera premtime dhe e katandisi ne shtyllen e mbajtjes ne kembe te nje pushteti kriminal.Mide te madhe kane keta gazetaret qe merren me kete qelbesire.
ke te dreje o Lora. keta jane plera. kur u prishet interesi i tyre bejne si paimor. bashke me ate koklopen e skraparit njeriun me negativ t se majtes shqiptare keta jane ata qe duhet te mos flene kurre nga PS-ja per mbajtjene ne pushtete te mallikimit te hqipeky duhet te perfundoj bashke me metne ne burg, nese ka drejtesi qe nuk ka me te drejte sipas tij. edi rama larg duart nga keta plehra.
Po ti e Meta e sollet Saliun perseri ne pushtet,ne 2009 ti Meta e Saliu manipuluat zgjedhjet qe ne fakt i fitoje PS ,ti kete duhet te thuash, qe me votat e majta fitoje Saliu.
Ne vitn 2009. Ishte Drita Prifti qe vendosi te bej kualicion kusaresh me Berishen, prandaj shkaktari eshte Dritan Prifti qe, sot Berisha eshte ne pushtet. Ideja e Dritan Priftit per te bere kualicion me Sali Berishen ka shkatrruar endrrat e Shqiptareve per nje Shqiperi demokratike dhe Eouropiane.
Ti mo Dritan Prifti po qe se je burre dhe i besueshem duhet te nxjeresh videon tjeter qe ke,mgjt xhesti yt me videon e pare eshte shume per tu pershendetur.
Ky eshte si puna e nuses qe shkonte me mullixhiun per inate te vjerres,ky vidhte per te kapur Ilir Meten kush i han keto hajdut lekesh dhe hajdut filmimesh,.
PO E NIS ME FJALEN E MADHE [DEMOKRACI] QE SHQIPTARET MUND TA SHPERDOROJNE DHE TI JAPIN KUPTIME TE NDRYSHME. VETEM NGA PYTJA QE I DREJTOHET Z. PRIFTI QE SI TRAJTUAT JU METEN , NGA KJO PYETJE DALIN SHUME KUPTIME QE NJEREZIT DUHET TE THELLOHEN NE MENDIM PRA TE THUASH QE E PRANOJME PADREJTESINE, KORUPSJONIN MOS ZBATIMIN E LIGJIT VRASJET KERCENIMET, VJEDHJET, DERI KE MOS ZBATIMI I LIGJIT DHE POLITIZIMIN E GJYKATAVE , NE PYTJEN QE I BEHET PER KOLEGJIN U SHPREH SHUME BUKUR QE NE KOLEGJ KA DISA ”KAMIKAZE” POLITIK DHE CFAR MUND TE PRESESH, LEXOJ QE SHKRUAJN KOMENTE LEXUESIT TE ARTIKUJVE TE NDRYSHEM QE TE SHPORET SALIU ME KASEN E TIJE POR SI MUND TE LARGOHET KUR E MBROJNE KETA ”KAMIKAZE” PRA DUHET TE SHPOREN KAMIKAZET DHE TE DENOHEN ME LIGJ , SA PER METEN QE THOTE QE E KA BERE NE MENYRE TE PA LIGJESHME REGJISTRIMIN NE VIDJO , AJO ESHTE NJE PROVE QE I GJITH POPULLI E PA, DHE SKA GJYKATE NE BOTE TA MBROJE ILIRIN,
Bravo dritan per expozimin e ilir metes duke vjedhur. Ai mi i pabes ate meriton me shume se burgu. Te expozohen me video qe ta shohin me sy sot edhe per shume vite hajduterine dhe pabesine e qelbur me thike ne brez.
Mbase Zoti kshu…mbase Zoti ashtu. Po prito ore tani se zoti duhet te degjoj hallexhinjete njehere pastaj ju milionerave. Pastaj le ti themi gjerat sic jane – Meta deshte shkarkimin tend ne momentin qe shkarkove brenda dites nga drejtoria energjitike nje rrugac tjeter te LSI zotin Gjergji Thomai, drejtorin aktual te AKBN …qe ta kishte diktuar partia ne ate post. Ti deshe dore te lire ne postet e energjise se kishe zanatin e vjeter te keshit. apo se mban mend kujtohu njehere. Nuk shkarkohen drejtorat qofshin keta rrugac se fundja partia juaj ishte.
pas pyetjeve te gazetari,,z. Prifti kam edhe un nje pyetje per ty…..
a mund te na thuash si do te ishte gjendja politike dhe ekonomike sot ne shqiperi, sikur ti te mos kishe kurveruar me Berishem?????????????
Vlora, a mendon se pyetja e juaj shkon tek Dritan Prifti??
Pytja eshte pikerisht per Dritan Priftin….
Nese te kujtohet fill pas zgjedhjeve te 2009 kur, te gjith prisnim rezultatin final,ky del i pari dhe i thot Berishes se vota ime eshte per ty.
Ne ate koh te gjith jemi skandalizuar…. me von ju bashkua dhe kurva tjeter Meta,,,,dhe jemi ketu ku jemi sot.
Vlora, ke shume te drejte dhe te rrespektoje. por shpresoje qe pyetja e juaj te shkoje tek Dritan Prifti.
Ore Dritan, po perse luan rolin e viktimes njehere! I permend ato milionat si pa gje te keqe, por kur i bere ato more bir? Ato aksione qe ti ke shitur (dmth gruaja jote me shkolle te mesme), u vleresuan kaq ekstremisht (si asnje aksion tjeter ne Shqiperi, ku edhe bursa eshte formale, inekzistente), ne nje fabrike qe ende s’ka nisur pune dhe nuk ka shans te vleje ndonjehere aq, prandaj per kete po te kishte shtet ligjor ne Shqiperi, ti duhet te ishe tek shtate penxheret tashme! Problemi ne Shqiperi eshte qe karten e te ndershmit e marrin si flamur, here pas here viktimat e se njejtes pjelle,pjella e te molepsurve ne moral e ne gjithcka! Ti Dritan (ish milioner i K.E.SH.-it, me fal ish drejtor) ishe ai qe u qurravite tek Berisha ne 2009 se po te villnin votat dhe ai qe ka ne dore gjithcka te dhuroi mandatin e deputetit. Per te kthyer shperblimin ti vure veton ne partine tende (jo se kjo nuk i pelqente Metes) dhe the o me baben o s’ka, pra ti Haxhi Qamil modern vertet i nxorre pislliqet Metes (qe ne fakt i dinim te gjithe qe nga viti 2000, por keshtu “dal vivo” sikur eshte me e prekshme), por nuk je vecse nje kalbesire brenda kalbesires!
Ne perfundim dua te them se Partia Socialiste (ne fakt une nuk jam socialist, por jam antiberishian dhe shqiptar) po ben nje gabim te madh duke perfshire perseri brenda saj njerez si ty, Nard Ndoka (qe ishte dhe ky minister i Berishes dhe la pa ilace gjithe spitalet), apo se fundi si Anastas Angjeli, duke u mbytur shpresen njerezve per nje ndryshim cilesor ne kohen postberishe. Duke shpresuar qe te jem i gabuar per kete pjese te fundit, nje gje me ben pershtypje (ne te vertete jo) si ka mundesi qe keta politikanet tane edhe pasi kane dhene gjithcka nga aftesite e tyre, pasi kane marre gjithcka nga pasurite e popullit (kane siguruar brezat familjare) dhe pasi jane diskretituar politikisht dhe moralisht (per kete kemi shembuj sa te duash), nuk terhiqen nga jeta politike, si pjesa me e vogel e moralit qe duhet te permbushin (pasi ne fakt duhet t’i nxirrte jashte politike dhe brenda mureve drejtesia, por kete e kemi thene qe nuk ekziston……)!
Po te deklasifikohen faktet del se ne kohen qe ishte minister ky ne ate ministri drejtoret punonin gjate dites, pastaj mbas dite, part-time jepnin shpjegime ne prokurori per car kishin bere. I lane prokuroret me goje hapur. Turp! Tregoi Z. Dritan gjith historite e tua ne ate institucion, shqiptaret e meritojne te verteten se si vidhet prona publike ne METE!! pastaj mos fol me dhe mbyllu ne ndonje manastir.
Fajet i ka e gjithe LSI, ajo ministri u kap nga lloji me i keq i krimit, nga ish hetusi Zamir Stefani qe vazhdon te jete drejtori juridik, nga Spartak Brahoe Muharrem Kushe, nga kryepelivani i papermbajtur Durim Kraja, nga trafikanti armve beqiri. Nuk ka liber qe i mbledh historite e ketyre shtetasve, se cfar kane bere.
O trimi i Libofshes. Filmi yt ishte me shume seri. Ti bere publik vetem njeren. Prokuroria beri publike serine e dyte edhe per shkak te arsimit tend filo-qyls, qe nuk merr vesh nga “veglat’ komjuterike. Tani o Tan kur do i besh publike serite e tjera? Aman te keqen kur do besh publike videon me TY dhe Moniken, ate videon ku Monika shan Giten e Doktorrit.O Tan nuk ka lezet t’i shohi videot e tua sekrete nje cope Tom Doshi e ne vdektaret e zakonshem te mos t’i shohim. Hajde Libofsha beju myzeqar trim e beji publike videot.
më kujtohet një emision në ’91shin,kohë ku filluan të bëheshin diskutime të hapura në tv!
në një të tillë ishte i ftuar hekuran isai!
u fol e u fol…..!gomarllëqe me okë!në një moment një djalë i ri merr fjalën dhe i drejtohet hekuranit!
“ju jeni udhëheqësit që na drejtoni??????”
kur lexon këtë intervistë të priftit të vjen vetëm një dhprehje në mëndje!
“o amerikë të dhjefsha harvardin”
po si ka mundësi që një njeri që ka mbaruar universitet dhe ne e votojmë si përfaqsuesin tonë,të jetë KAQ PRIMITIV!?të jetë i një niveli kaq të ulët?!
kjo injorancë dhe ky primitivitet shpjegon mos vendosmërinë e tij!
kjo injorancë dhe ky primitivitet shpjegon hajdutllëkun e tij!
kjo injorancë dhe ky primitivitet shpjegon shitjen e këtij hadutllëku si ndershmëri!
kjo injorancë dhe ky primitivitet shpjegon mospasjen e ndërgjegjes dhe shitjen e korrupsionit të tij si një vyrtyt!si një shënjtor!
i njëjtë dhe buzkuq basha!mbaruar shkollë në hollandë!në perëndim!
shëmbuj të mirë po marrim nga shkollat perëndimore,nga vëndet demokratike!
korrupsion vrasje dhe mungesë ndërgjegje!