Berisha: U përmbush profecia për Shqipërinë si e para e turizmit në botë. Duhet ta zhvendosim kombin drejt detit

10 Gusht 2011, 11:31Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ia ka kushtuar mbledhjen e sotme të qeverisë turizmit në vend. Berisha tha se ai që parashikoi se Shqipëria do jetë Miss Turizmi sivjet, ishte një profet. Sipas tij, në vend kanë hyrë mbi 411 mijë turistë të huaj më shumë se një vit më përpara.

“Ata që parashikuan Shqipërinë si të parën e turizmit në botë ishin profetikë. Kam kënaqësinë të informoj shqiptarët se nga 1 janari deri më 8 gusht kanë hyrë 411.972 shtetas të huaj më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra kjo përbën një rritje të madhe dhe në shumë aspekte dëshmoi se Shqipëria gjithnjë e më shumë po bëhet magjia e turizmit. Nuk ndodh në ndonjë vend që të shënohet një rritje kaq  e madhe e turizmit siç po ndodh në Shqipëri. Vetëm më 5 gusht në Shqipëri u futën 57 mijë turistë e vizitorë. Pra, në Shqipëri hynë në një ditë më pak se një e gjashta e të gjithë turistëve që hynë gjatë vitit 2004. Shkoni ku të doni, unë ju garantoj se brigjet shqiptare dhe malet e këtij vendi nuk do i gjeni askund. Miq të mi shkuan në Monte Karlo për pushime, unë u thashë brigjet e Jonit janë absolutisht unikë në tërë Europën,” tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha përsëriti se në asnjë vend tjetër nuk pushohet si në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria është vendi për ata njerëz që duan pushime të vërteta.

Berisha tha se është investuar shumë në turizëm. “Vetëm në Vlorë janë investuar për turizmin mbi 600 milion euro,” tha Berisha.

Kryeministri foli për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos hedhur plehrat vend e pa vend. Sipas tij, investimet nuk kanë kuptim nëse qytetarët i hedhin plehrat në çdo vend. “Natyrisht kjo është një kulturë që duhet krijuar. Arsyet e këtij qëndrimi janë të kuptueshme, por mundësia e ndryshimit është shumë e madhe,” tha Berisha.

Kryeministri tha se Rinasi është aeroporti i tretë me rritjen më të madhe në Europë këtë vit. “Ky trend e shndërron turizmin në një nga degët kryesore të ekonomisë në vend. Dhe të mos harrojmë se jemi vetëm në fillim. Kemi për të ndërtuar e zhvilluar edhe 90 përqind të bregut,” tha Berisha.

Për çudi, dy javë më përpara, Berisha iu kërkoi shqiptarëve tu qepen maleve e kodrave dhe t’i bëjnë ato të begata. Kurse sot ai u kërkoi shqiptarëve që të lëshohen drejt detit.

“Ne duhet të realizojmë qëllimin që ta çojmë kombin drejt detit. Ne duhet të bëjmë që kombi të kthejë sytë nga deti. Ca zotërinj nuk mund ta besojnë se i tërë bregu ynë ka pasur vetëm tre fshatra peshkatarësh. Edhe ata që jetonin në bregdet i prisnin njerëzit me qingj. Pushtimet bënë që ne të gjenim strehë në mal. Por deti është ushqim, pasuri, mundësi shumë e madhe. Duke mos braktisur malin, por kombi sytë duhet t’i ketë nga deti,” tha Berisha.

40 komente në “Berisha: U përmbush profecia për Shqipërinë si e para e turizmit në botë. Duhet ta zhvendosim kombin drejt detit”

  1. mondi says:

    Ky as hi syve nuk di të hedhë…
    Po ne mirë të na bëhet që e lejmë sojin e ktij të na zhvasë.

    1. Vlora says:

      o mortja qe ste ha,,,sa trashanike qe i ke genjeshtrat….po kujt i thua ti mo ne qe i shohim per dite???ke fut te turistet e huaj ti,,, emigrantet qe vine ne vendin e tyre???? behu njehere serjoz o mortje, qe te mos jesh ne antenen e humorit per dite.

    2. Tirona says:

      Dhis is a mirekell

      1. Gjergji says:

        Ha Ha Ha Haaaaaa Sa bukur e the! Jam dhi duke qesh!
        Dhis is MIRAKELL!

  2. Adrian says:

    Pa dyshim,ketu le te fusim edhe mercenaret e tij qe erdhen nga Kosova Maqedonia apo Mali i Zi,shtoi Tropojen e rrethinat e saj (kam parasysh vetem debilet e tij qe nuk jane pak),per te votuar ne Tirane.
    Vetem edhe nje gje: shifren e tij pjestohe me sa te kesh qejf se po aq e shumezon ai.

    Kryeminister debil,ti dhe ata qe te vune.
    Vehten tuaj do te hani.

  3. arti says:

    ku te shkojne te shkretet njerez o sali rrypi. te gjithe detin e ke zene ti ,iliri dhe familjet tuaja

  4. Dule Bisha says:

    ky perfundimisht ka marre fund nga kaplloqja ” shyqyr qe ka zemren e forte…”

  5. sidoreli says:

    Mire na e bene Saliu neve . Ne londer per humbjen e 1 personi e shihni se c’behet, kurse ketu te ne, te vritemi te gjithe, Saliu se ruan K…. fare, perkunderazi mblell ca roko congo perpara e ju thote mire ja bete, se ne jemi shteti!

  6. PERMETARI says:

    vetem ne shqiperi qeveris nje i cmendur i lig dhe nuk i hyn asnje gje ne kembe. JU LUTEM SHQIPTARVE , RUANI BREGDETIN DHE MOS LINI TROPOJANOKUKSJANET , MYSLOT E KOSOVES DHE TE MAQEDONISE TA KTHEJNE BREGDETIN SHQIPTAR NE DURRSIN E DYTE. JU LUTEM RUAJENI SHQIPERINE NGA SHPELLARET SE SPO LENE PARQE NATYROR DHE KULTUROR PA SHKATERUAR .

    1. APOKALYPSIS says:

      Bashkohem me shqetesimin tend i nderuar, kjo qe deklaron ky i MONSTER i CMENDUR urojme te mos jete e vertete po vetem nje halucinacion i radhes i tij!!

      Por une besoj se ne fakt ky kete ka ndermend te beje, te dynde gjithe malokerine dhe gjithe turrmat e egra shpellare me ftyra te shqyera e koka me cepa, ne bregdetin tone te bukur, e vetmja pasuri natyrore qe po i ngelet atij vendi me mish e me thonj, dhe ta ktheje ate ne nje vend te mallkuar ashtu sic kthyen dhe zonat ku i hodhi turku,ne te quajtura jo pa kuptim Te Namuna!

      Qytetare shqiptare, nese nuk zgjoheni as tani, dijeni se keni nenshkruar me duart tuaja traktatin e vetezhdukjes!

  7. lori says:

    Pse ore mburresh, ti e bere qiellin detin dhe token e bregdetit? ca je keshtu more. car rritje turizmi thote ky more, e shumta ne jug grupe te rinjsh hipi, me cadra qe i vendosin kuturu, nga ata qe harxhojne 1 euro ne dite e ngrene gishtin ti marre ndonje makine.
    Car merite ke ti ketu. Ky ka humbur kontaktin me realitetin, ka dhe disa vjet qe sdel jasht shqiprie as per pushime dhe sdi te beje krahasimin me vendet e tjera. Po pse sta dha voten asnje qytet bregdetar? car do besh ti ne bregdet kur nuk qeveris atje? do nderhysh ne pushtetin lokal sic bere me piramiden, me ligje?

    1. Besa,Edmonton says:

      Lori,Nga Saliu qe eshte izoluar plotesisht sepse ka frike nga ndonje koqe plumbi,do te presim dhe ca qyfyre te tjera.Ai eshte mbajtur si burim humori kur ka qene i ri,jo me sot qe eshte pj… plotesisht nga trute. Edhe se sa kohe????? Kjo mbetet per tu vendosur andej nga shtatori.

  8. Kalciani. says:

    Une kame rrjedhur,
    Ti ke rrjedhur
    Ai ,Ajo ka rrjedhur!

    Ne kemi rrjedhur
    Ju keni pjerdhur
    Ata,ato kane vdekur!

  9. fshatari pa toke thote says:

    Kryeministri qun turista dhe ato qe shkoin ne maqedoni kosov dhe ne serbi sa duron dhe dhjet dite pastai

  10. bledi says:

    ky duhet te marri droge te skaduar se ska mundesi tjeter, kete edhe te 5 se pranojne kurse ne e kemi vene kryminister

  11. Argita Malltezi says:

    Ky im ate ka rrjedhur fare.Ka 10 vjet qe mer ilace dhe nuk di c`fare flet.

  12. Search38 says:

    Ju lutem te gjitha Psiqjaterive ne Vend te marrin sa me shpejt ne dorezim Kryeministrin, merreni aman se do shpetojme te gjithe, do shpetoje dhe ai vete, eeeeeeeeeeeeeehhhhhhhhhhhhhhhhhh cna gjeti.!!!!!!!

  13. labi says:

    Ku nuk po sosen pordhet e tij. Te zbresesh nga Vucidoli ne det, eshte vertet “parajse”. Aq din, aq thote ku zvaranik.

  14. shqiptar says:

    i cmendur apo jo sala ky na udheheq dhe ne jemi te detyruar te degjojme perallat me mirja turiste te sales.njerzit po vdesin per buke ne shqiperi plus bne edhe nje vape skane as uje per te pire ky flet per mrekullira.

  15. bledi says:

    popull me pa gjak se ne shqiptaret sbesoj te kete, qe nje gomar tall bythen me ne e ne fleme gjume akoma …..ah Shqiperi e mjera Shqiperi

  16. edmond leka says:

    HAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHA KUR SKE CTE BESH PARA KETYRE POHIMEVE ESHTE ME MIRE TE QESHESH SI BUDALLAI ,,,, ATEHERE TE QESHIM BASHKE O POPULL I ZGJUAR SHQIP-AVATAR

  17. miku says:

    I nderuar Adrian dhe Permetari ju lutem qe shqiptaret e Maqedonise te mos i fusni ne thesin e grindjeve tuaja sepse ne nuk perzihemi ne ceshtjet tuaja e vecanerisht ne krah te Berishes sepse ne jemi te ngopur me politikuajt tone, e lere me Berishen me deklaratat e tija te perhershme te stilit bulevardesk-holivudian.Pa te keq, popullit dhe vendit te shqipes i deshiroj te gjitha te mirat

  18. altini007 says:

    ai me quan mua turist sepse hyra ne shqiperi.
    po une erdha, ndenja 5 dite aty e ja futa ika ne nje ishull grek per pushime.
    dmth hyrjen ne shqiperi dhe prap hyrjen nga greqia kur u ktheva ne e ka numeruar dy here si turista.
    me gjithe gruan e femijet u bene 8 turiste qe hyne ne shqiperi…
    nderkohe qe une as qe vajta fare te lahem ne detin shqiptar…

  19. gazi says:

    -kur bota e sotme rrotullohet rreth LEKUT–kush ka kohe te merret me salen
    emigrantet per LEKE jan ketej–ata qe i ven mbrapa berishes per LEKE..kush hiqet si patriot–per LEK
    camet–per LEK…LSI–per LEK…ballistet–per LEK…komunistet–per LUG FLORIRI.

  20. haskoduka says:

    Nuk janë turistë, por të gjithëve u intereson t’i quaj të tillë. Ata vijnë tek prindërit e tyre, tek gruaja dhe tek fëmijët e tyre. Kryeministri jonë të japë shifra për shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë dhe jo të mburret me shtetasit e tij që vijnë për pushime në shtëpitë e tyre.

  21. Berisha largohu says:

    Berisha thot ta hedhim kombin ne dete, Eh mor Berishe sa hajvan qe je.

  22. Nightmare! says:

    This is madness!!!

  23. Claus says:

    Shihni te nderuar vizitore te “Tema-s” viziten 5 ditore te Wolfgang Grossruck ne Shqiperi transmetuar nga nje TV-lokal ne Austri.
    Pjesa e pare perbehet nga vizita e tij dhe e komandantit te nje trupe zjarrfikseje na zona e Grossruckut ne Shkoder dhe viziten e tyre ne Kruje dhe muzeumin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
    Por pjesa e dyte e ketij doku ishte ajo qe te binte me shume ne sy, dhe a e dini perse?
    Grossruck me grupin e tij takohet dhe me zonjen Xhozefine e cila gjate intrevistes per TV-HT1 thote si me poshte:
    “Ne jemi si nje Zvicer e vogel me det dhe se malet tona jane me te bukura se ato te Austrise!”
    Kush e di sa kane qeshur telespektatoret e zones se Grossruckut kur kane degjuar kete “xhevahir” nga goja e Xhosefines, megjithate diplomacia e korrespondentit e kaloi bute ate “xhevahir” duke i thene telespektatoreve te tij:
    “…le ta leme kete diskutim se kush i ka malet me te bukura….”
    Vizita tek kryeministri “Prof,Dr. Sali Berisha” ishte pika me kulminante e vizites se Grossruckut ne Shqiperi ku komandanti i zjarrefikseve me nje aparat digital kishte qejf si duket te merrte ne foto zedhenesen Erla Mehilli. Ndoshta ky komandant mund te sherbente ne te ardhmen si “keshilltar” i Berishes per sektorin e zjarrefiskeve, po sipas ketij korrespondenti.
    Ja linku ta shihni te gjithe kete dokomentar:
    http://www.ht1.at/ht1_einsatzorganisationen/Staatsbesuch_in_Albanien___Teil_3-1756.html

    1. net says:

      claus, shum komike ishte video se e pashe, katastrofe

    2. Ne says:

      E pashe vidion.Faleminderit. Me erdhen ne mendje; O Enver ku je! dhe si shume e prishur ishte ishte ne fytyre kjo Zhozi .

  24. Rani says:

    Jepi Sale kur te durojme ne pse jo……….

  25. baro çorrogjafi says:

    SI ME VAPE E SI PA VAPE ,I LAJTHITUR NA DEL PRAPE. O PO ,KY K A LAJTHITUR FARE.
    JU FLET SHQIPTAREVE SIKUR KETA NUK JETOJNE NE SHQIPERI DHE NUK SHIKOJNE RRETH E QARK . NJE HERE HEDH PARRULLEN E ENVERIT :”T’u qepemi kodrave e maleve e t’i bejme pjellore si dhe fushat ” , TANI THOTE;- TA DREJTOJME KOMBIN DREJT DETIT . DHE E QUN PROFECI ATE QE KANE THENE SE “SHQIPERIA ESHTE E BUKURA E DHEUT ” AJO VERTET ESHTE,POR NE DUART E HAJDUTEVE NUK BEHET KURRE ” E BUKURA E DHEHUT. THEM SE TE LAJTHITUR JANE EDHE ATA QE DEGJOJNE MBROCKULLAT E KETIJ TE LAJTHITURI , Z O T I
    I S J E L L T E M E N D J E N !

  26. vlora 1 says:

    O Birish! Shijo edhe ca pushime ne Jug sa te jesh krm se po ike aha me hu ne vend te lig do te te presin.Dhe leri thirrjet per kombin se ato toka kane zot. A nive????

  27. alban says:

    Une nuk po lexoj te gjitha komentet,por ajo qe dua te them une eshte kjo: Z. Berisha ka filluar te behet i sinqert, ai thote: “Duhet ta zhvendosim kombin drejt detit”, pra me kuptimin qe kombin dhe popullin t’i shtyjme drejt detit, te mbyten ne det, madje edhe kaq e kane pak! Jam kjo eshte profecia e profetit Sahli Al-Akshir Berh-isha, vjedhesit, djalllit dhe vrasesit te shqiptareve, antikombetarit dhe antikrishtit. Duroni o njerez! Zoti po pergatit nje fund te tmerrshem per kete njeri dhe per pjesetaret e tjere te familjes se tij. Zoti e ka vene ne prove kete njeri, dhe tani e di se ky nuk eshte sipas zemres dhe vullnetit te Zotit dhe Zoti keta njerez i ndeshkon rende, teper rende.

  28. tg usa says:

    v Vjen nje familje nga fyrom vete i 4.qe jeton dhe punon ne Itali ta zeme .4 veta shenohen ne portin e Durresit.keta te 4 kalojne kufirin ne Qaf Thane per te vajtur ne shtepi.pas disa ditesh keta kthehen ne Qaf Thane dhe nga Durresi ikin ne Itali. Per saliun jane 16 turiste te huaj

  29. emil zajmi says:

    Po qe eshte nje Rote K–I kete e dine te gjithe.
    Mjerre ju qe jetoni nen pordhet e tij dhe hordhive qe udhehiqen prej tij.
    HAPNI SYTE rezoheni sa seshte vone.

  30. heremec says:

    u be si enveri ky enverin e genjenin por ky genjen vete une kame nje hyrje ne sarande 100m2 dhe e jap me 3000leke dhe spo gjej njeri ky thote qe na mbyten turistat nga i meson keto genjeshtra ky maloku ky doli i terbuar por si nuk i mbarojn genjeshtrat ketij burri nuk do jete nga malsia ska mundesi rren gjith diten si o su lodhka ore.

  31. anton says:

    dihet qe shqiperia duhet te ishte vendi i pare per turizem por e prishen bregdetin dhe hodhen gjithe plehrat e EU ne te qe i blene ku shqiptaret vete rrine mes plehut dhe bejne turizem plus emigrantet dhe kosovaret,maqedonasit etj, por zhvendosja e gjithe vendit ne bregdet do ta bente dhe me shume si bunker bregdetin se sa eshte bere tani qe dhe fushat u prishen goxha nga serbet qe u futen ne shqiperi si shqiptare te regjistruar si maloket e veriut fale korrupsionit ne pushtet dhe turizem,bile dhe gjermanet,austriaket dhe greket kane hyre goxha duke i lene shqiptaret pa toka dhe bregdet sot

  32. bullshit says:

    Sala eshte shum parashikues, kam degjuar se sala ka parashikuar se nje dite do te vdesi,

    por ate dite e tere shqiperia do te mbaj zi edhe me shume se per enverin.
    kam degjuar se mbi varr do ti vendosin nje shishe me konjak skenderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje