Shqiptarët myslimanë e të krishterë, por edhe shqiptarët ateistë, duhet ta kuptojnë që u ka ardhur radha edhe atyre. Hashim Thaçi e ka ndërmend t’i përçajë. Në masën në të cilin atij i dobësohet pushteti e i përçahet partia, ai synon ta dobësojë e ta përçajë edhe popullin, në mënyrë që të vazhdojë të sundojë mbi të.
Thaçi është i gatshëm dhe i aftë që të krijojë edhe incidente fetare ndërmjet shqiptarëve, vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet. E vetmja mënyrë se si kjo qeveri e tij mund t’ua zgjidhë problemet e shumta qytetarëve të Kosovës, është duke iu krijuar atyre probleme edhe më të mëdha. Njëri problem mbulon tjetrin; cilido problem madhor mund të harrohet kur pasohet prej një problemi edhe më të madh.
Në ditët e javët në vijim televizionet dhe gazetat që kundërmojnë meqë Thaçi i mban nën sqetull gjithnjë e më shumë do t’iu fryjnë temave fetare. Klerikë, politikanë e analistë të ndryshëm do të inkurajohen që ta shfryjnë publikisht dufin dhe frustrimin e tyre për çështjet e religjionit. Sa më të papërmbajtur që të jenë, aq më shumë do t’i ftojnë e do t’na i shfaqin në publik.
Dogmatikët do të përballen me kritikues që do t’u kundërvihen atyre në mënyrë dogmatike; fetarët do të sulmohen prej jofetarëve në mënyrë fetare.
Përderisa merret vesh me Serbinë për veriun e Kosovës, përderisa i shet PTK-në, KEK-un e Trepçën, përderisa kontraktohet autostrada tjetër qindramilionëshe, përderisa lulëzon vjedhja e buxhetit të Kosovës, kryeministri Thaçi do që vëmendja e qytetarëve të mbetet e ngujuar te diferencat e polarizimet fetare. Me diskutimet shteruese për mbulesat fetare Thaçi mëton t’i mbulojë të këqijat qeveritare.
Islami e krishterimi nuk janë rrezik për kombin shqiptar. Territori kombëtar dhe pasuritë kombëtare janë në rrezik dhe jo identiteti kombëtar. Pra, trupi i kombit, më parë se shpirti i kombit, po rrëmohet. Aq i fuqishëm e i qëndrueshëm është identiteti ynë kombëtar shqiptar saqë islami e krishterimi përfundojnë të integruara në kulturën dhe traditën tonë ashtu siç ka ndodhur tashmë përgjatë shekujve.
Reagimet histerike se mos po hyjmë në krizë të identitetit kombëtar janë transferim. Psikanaliza na mëson që histeria lind aty ku dështon identifikimi. Në këtë rast, krizë identiteti mund të ketë vetëm tek ata që e shohin atë gjetiu.
Islamin e krishterimin i bën të rrezikshëm, si asgjë tjetër pikërisht paniku për rrezikun e tyre. Pushteti i Hashim Thaçit është në rrezik, jo kombi shqiptar a identiteti i tij. Sa herë që Thaçit i rrezikohet pushteti, ai përmes medieve të tij sajon rrëfime për rreziqet që i kanosen kombit (sic.). Ai i ngjet dhelprës që teksa i digjej bishti thoshte se po kallet dynjaja.
Në po të njëjtën anë, kemi SHIK-un me po të njëjtin interes. Meqë agjentët e tij po dekonspirohen masivisht dhe kanë nisur t’iu dalin të palarat në shesh, SHIK-u është kredhur në panik.
Në dëshminë e tij para prokurorit të EULEX-it, “ish”-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, sipas gazetës Koha Ditore, të datës 1 shtator 2011, ka deklaruar se ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me bashkëpunëtorë të Serbisë.
Njeriu i ngarkuar për këtë bashkëpunim kishte qenë hiç më pak se drejtori i përgjithshëm i SHIK-ut, Ferat Shala, i cili, aktualisht, rastis të jetë drejtor i përgjithshëm i Trepçës! Duke ngjallur debate për religjionin dhe ekstremizmin fetar përmes agjentëve të vet që i ka rekrutuar edhe në mesin e gazetarëve dhe moderatorëve të emisioneve televizive, SHIK-u dëshiron të paraqitet i rëndësishëm para amerikanëve në luftën kundër fondamentalizmit islamik. SHIK-u beson që vetëm nëse i bind amerikanët që në Kosovë ka (potencialisht) çerdhe të terroristëve islamikë do të mund të fitonte amnisti të re, buxhet shtesë dhe leje për funksionim të mëtutjeshëm.
Shqetësimi për islamin e krishterimin ndër shqiptarë është kryesisht artificial. Ka vend për shqetësim, mirëpo më shumë për shqetësim lidhur me këtë shqetësim. Pra, vetë shqetësimi është shqetësues. Tamam si te psikologjia metakognitive që na këshillon të brengosemi më parë për brengën tonë sesa për atë që po brengosemi.
Zemërimin shqiptarët duhet t’ia kushtojnë Serbisë e Greqisë, privatizimit neoliberal, varfërisë e papunësisë, korrupsionit qeveritar, e kurrsesi shqiptarit të religjionit a sektit fetar tjetër.
“Ka vend për shqetësim, mirëpo më shumë për shqetësim lidhur me këtë shqetësim. Pra, vetë shqetësimi është shqetësues. ”
Ka qene nje komedi ku nje personazh ballist thoshte: Gjermanet ishin veshur si gjermane qe ne t’i merrnim per partizane!
Si perfundim Albin cfare mendimi ke per shqetesimin shqetesues te te shqetesuarve komentshkrues te ketyre diteve plot shqetesim lidhur me mbulesat dhe edukimin fetar ne shkolla?
Inshallah argumentimi nuk lidhet me shqetesimin qe na krijoi humbja e Shqiperise ne Luksemburg.
Mr. Kurti kam 3 pyetje per ju::—- 1- V V , votoi per futjen e mesimit fetar ne shkolla, sepse nga shkrimi juaj kjo nuk del qarte. 2—Eshte e vertete qe I ke quajtur prezencen Amerikane si fuqi koloniale dhe shfrytezuese per Kosoven????? 3—– Do vazhdosh me politiken e rruges( me domate dhe boje), pra me politiken e mohimit te gjithshkaje te arritur ne Kosove????. Pershendetje nga nje shqiptar SHqiperie.
Albin megjithe se kam respekt per sa kam lexuar prej teje ,ketu me dukesh i dyzuar,ose si i themi ne ne Shqiperi dridhe LIKE.Mos u mundo te mbulosh djellin me shoshe,pershendetje…
Ne po humbim pak e nga pak jugun e Shqiperise, nderkohe qe rrime e diskutojme egersisht per turkun qe dashka te na marre Skenderbeun. Kjo eshte tredhja mendore qe po synohet tu behet shqiptareve.
Dalan, mos u shqetso per jugun, se Greku se mori kur ishim te dobet, dhe ska per ta mare kurre, po shiko Kosoven qe po e ktheni ne nje vrime te zeze islamike ne mes te Europes. Jugun e Shqiperise ka kush e mbron.
Ky link na ka befasuar kur e lexova.
http://bit.ly/jAL5ep.
o alpino mos e ke gje mbiemrin spahiu nga jot eme? nuk na the gje per ate deklaraten e tuqve shume shkarazi i shkove atij “muhabeti”. Po pse ben keshtu ore apo ti je trim per te luftuat thaqin edhe per tu lehur ne distance serbise edhe gerqise. Ke te drejte fundi i fundit dora qe te ushqen nuk kafshohet. Te befte mire!
si reagon cakallesha pa dhembe ne goje kur ja shan vatatin Serbine papapapa
…e megjithate je nje shqiptar i madh!
……IK E PIRDHU O ALBIN LESHI KE GOJE E FLET PER THACIN……THACI LUFTOI ME SHQIPTARET TRIMA DHE E FOQI SERBIN NGA KOSOVA…..KURSE TI SI NE KOHEN E SERBIT DHE TANI VETEM BEN LLAP-LLAP……KURRE NUK DO TA DREJTOSH KOSOVEN….JAM I ZHGENYER TMERRSISHT NGA TI…..TI BEN SIKUR SHEF DREJT PERENDIMIT POR ZEMERA JOTE ESHTE NE LINDJEN E LARGET……IK PIRRDHU E MOS NA TREGO SI BEHET KOSOVA DHE SHQIPERIA…….
Albin je shum perpara nuk te merr vesh kush.
I cuditshem qendrimi i Albin Kurtit per mesimin e fese ne shkolla.
Pikpyetje e madhe per kete njeri.
Kujdes!!!