Prokuroria heton policët: Nuk i dhanë ndihmë gjykatësit Konomi

14 Shtator 2011, 09:07Politika TEMA

Mësohet se prokuroria e krimeve të rënda po heton edhe policët që mbërritën në vendngjarje, tek makina e gjykatësit Skerdilajd Konomi. Ata rrezikojnë padi për shkak se nuk e kanë ndihmuar Konomin. Trupi i tij ishte nxjerrë nga makina nga disa kalimtarë, por më pas askush nga policët nuk u afrua në pritje të ambulancës. Trupi i tij u la në asfalt për rreth 20 minuta, derisa mbërriti zjarrfikësja. Siç kanë treguar pamjet filmike, policët bënin sehir. Ambulanca u vonua për shkak se qyteti ka vetëm një të tillë. Po ashtu, prokuroria thotë se zjarrfikësja ka fshirë gjurmët nga makina pasi ka përdorur ujë për zjarrin dhe jo shkumë.

23 komente në “Prokuroria heton policët: Nuk i dhanë ndihmë gjykatësit Konomi”

  1. hakmarja e popullit mbi ty says:

    kjo eshte mafja ala sali qeni o zot avni rustem ku je

    1. Malo says:

      Po beju ti njeher Avni Rrustem ,pa se paske edhe nje emer te rrezikashem!!!

      1. tarasi says:

        malo mos je malok ti?se ashtu me duket

        1. LOLA says:

          hahaahhahahahahahahahahahha

    2. I zhgenjyeri says:

      Avni Rustemi nuk ka qene trim, por vrases me pagese… mos i ngaterroni gjerat. Kur deshi te behej trim dhe e kruajti me Zogun…… e mori ne lule te ballit ……..atu ky e marrin trimat….

  2. tarasi says:

    Prokuroria????? pse ka ne vendin tone prokurori

    1. Tirona says:

      Ka prokurori o zoti taras ka, ka dhe gjykata, por jane sa per te mbushur xhepat e tyre dhe per te marre rrogen jo per te gjetur fajtoret dhe per te vendosur drejtesi. por prokuroria jone nuk ka c’ti beje gomarit dhe i bie somarit ne rastin e mesiperm. Nuk gjen dot kriminelet qe i moren jeten ketij djalit te ri ne nje menyre makabre, por merren me policet qe kane dale atje per nje rroge 250-300 mije leke ne muaj dhe duhet te pervelohen ne flaket e makines,

      1. sorge says:

        Nuk jana aq GJYNAHQARE KETA POLICET,o Tirona,se me police te tille Berisha SHQYEN KUTITE E VOTIMIT DHE I MBUSH ME FLETE TE TJERA,ME KETA NXJERR KRIMINELET NGA BURGJET PER TE TERRORIZUAR POPULLIN KUR VOTON,ME KETA BASHKEPUNON SI AI KULICI,QE ESHTE VENE ZV.DREJTOR POLICIE DHE BEN KONTABANDEN E KROMIT E TE NAFTES!!!Ata police duhet te ruanin PROVAT NE VEND NGJARJE,NDRYSHE DUHET T’U VIHEN PRANGAT NE MOMENT!!!Mos te duket gje e vogel “TE ZHDUKESH PROVAT NE VENDIN E KRIMIT”????Mos je gje GARDIST i 21 janarit zotrote???!!!

  3. Drejtesia says:

    Duhet hakmarrje e forte me keta qen qe perdit po na tregojne se cnuk jane ne gjendje te bejne me ne si popull.

  4. hugo says:

    ne vendin tone ka vetem SAL dhe ase nje lloj drejtesie tjeter

  5. anticensurë says:

    pasi të hetohen policët,çdo të ndodhë?
    e njëjta gjë si me LLUPON?
    si me vidjon e metës?
    o popull shqiptar,o popull i nënshtruar,o popull kafenesh e popull bixhozi,o popull që vetëm barsaleta di të bësh e të tregosh!o popull që që nuk ngrihesh për askënd e të vjen keq kur askush nuk ngrihet për ty!
    o popull i mjerë,si ke mundur të mbijetosh në mes të europës?

  6. Altin Ketro says:

    Shënim / Altin Ketro

    Mënyra e dhënies së ndihmës së shpejtë në Shqipëri, ka nje organizim të ç’organizuar, kaotik dhe medioker. Një ekip zjarrëfikësish, që nuk janë trajnuar për të bërë dallimin midis një zjarri të rëndomtë dhe një skene krimi. Nje dallim thëlbësor që në fund ndihmon organet hetimore me provat e ngjarjes ose i fshin përgjithmonë ato. Një makinë zjarrfikëseje që, sapo zorra nxjerr pikat e para të ujit, bllokohet. Një qytet, nga më kryesorët, vetëm me një autoambulancë. Policë që nuk dinë së kush është detyra e tyre e jo më solidariteti, por që të paktën nuk u mungoi qytetarëve të thjeshtë që mund të rrezikonin edhe jeteën nese do kishte edhe ndonjë sasi tritoli ende të pashpërthyer.

    Qytetarë që u futën mes tymit mbytës dhe flakëve qe rriteshin, por që një ndjenjë njerëzore i bënin të kalonin çdo cak rreziku dhe t’i bënte të vetëdijshëm se dikush, pa e ditur se kush, është duke luftuar në çastet e fundit, mes jetës dhe vdekjes. Nuk dihet nëse gjyqtar Konomi do kishte shpëtuar gjallë nese ajo autoambulnacë do kishte mbërritur në kohë, nëse policët aty rrotull, që kanë ndopak eksperiencë nga skena të tilla, do kishin ndërhyrë më shpejt për të bërë një nxjerrje më profesionionale tq gjyqtarit nga makina etj., etj.

    Mbase gjyqtar Konomi mund edhe t’i kishte rezistuar vdekjes (truri dhe zemra ende funksiononin), ashtu i gjymtuar e sakatosur, por të paktën do kishte një mundësi t’i ishte sërish pranë familjes së tij, si dhe një tjetër mundësi, që të dëshmonte të vërtetën e madhe se cilët ishin ata qe ia donin vdekjen atij.

    Ky pesim duhet te kthehet në një mësim shumë te madh për shtetin, strukturat e tij përgjegjëse, që te marrin masat dhe të fillojnë një mënyrë të re organizimi, midis organeve te rendit, zjarrëfikëseve dhe shërbimit të urgjencës mjekësore, ku në plan të parë të jetë shpëtimi i jetes së njeriut, me aq sa të jetë e mundur, dhe së dyti, mos prishjen e provave të ngjarjes, me qëllim zbulimin e autorëve.

    Nëse nuk e bën këtë lloj koordinimi, duke marrë edhe shembujt më të mirë nga vendet me traditë në këtë drejtim (rasti i mobilizimit pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, etj.), atëherë, ky shtet do e ketë përfudimisht të humbur betejën me krimin, qëllimi i të cilit eshte të marre jetë, kurse e shtetit, ta mbrojë atë.

    1. anticensurë says:

      “që nuk janë trajnuar për të bërë dallimin midis një zjarri të rëndomtë dhe një skene krimi.”
      kjo është një hipotezë që mund të merret në rastin e “injorancës” së tyre,por nuk mund të thuhet nqs ata janë nisur me urdhër për të pastruar gjurmët e mundëshme të krimit!
      gjë që përkon me qëndrimin e policisë!
      nuk bëjnë asnjë lloj veprimi,ashtu siç e thua dhe ti!të paktën si njerëz!
      në këtë ngjarje gjëja që është më e pastër është makina e hedhur në erë,pjesa tjetër,zjarrfikës dhe polici janë të ndyra kokë e këmbë!
      për mua ky krim është një paralajmërim që i është dhënë vlorës për problemin e pronave!aty po bëhet vjedhja më e madhe dhe rezistenca më e madhe!po ashtu është dhe një paralajmërim i fshehtë politik!është egzekutuar një person jo politik në mënyrë egzemplare nga shteti!është bërë mbi të për të mos nxitur një ngritje politke të popullit,është paraqitur sinjë çështje personale,por në të njëjtën kohë iu është bërë e ditur kundërshtarëve politik se ky atentat i mirë organizuar mund të përdoret ndaj tyre!ky është një atentat,për nga mënyra e organizimit,i organizuar nga njerëz të shkolluar në shëbimet e fshehta!
      bëni një krahasim me atentatin që i është bërë isuf gërvallës në gjermani në vitet ’80!aty do të kuptoni se kush janë ata që kanë planifikuar dhe egzekutuar këtë atentat!

    2. APOKALYPSIS says:

      Honestly jam dakort me te dy ( edhe pse me anticensuren na ndan atdhedashuria e papare per allvanistanin … )
      Por po shkruaj pak vetem per nallbanerine me te cilen e vdiqen me zor djalin e shkrete:
      Te pakten ato qe pashe nga filmimet step by step sic i pashe:
      – Menyra e nxjerrjes nga makina ishte makabre, qytetare nallbane (kasape me zemer te mire) e shkulen nga kembet e ngelura ne sedile…!!!
      – Pasi nuk u gjend uje erdhi me ne fund nje kove nga ato qe perdorin per te lare dyshemete, nga ndonje dyqan, dhe po ata nallbane apo te tjere ia hodhen te mjerit … gje e cila i pershpejtoi vdekjen …

      Si duhej:
      duhej te kishte menjehere nje zjarrfikese JO ME UJE po me SPRAY qe te shuante menjehere zjarrin ne te gjithe makinen, me shpejtesi dhe kohe rekord!!
      Asnje qytetar nuk duhej ta prekte te plagosurin nga sedilja, duhej pritur ambulanca me mjeke ( e cila duhej te arrinte ne minimumin e mundshem te voneses) dhe vetem mjeket do te kujdeseshin per ta nxjerre nga sedilja etc.etc.

      Nese do te ishin zbatuar keto dy me siper, mundesite e shpetimit te jetes se te ndjerit do te ishin rritur shume (ndoshta pa kembe apo me kembe shume te demtuara).
      Megjithese ngelet akoma versioni, qe vala goditese e gjithe atij dinamiti mund t’i kishte demtuar shume organe te brendshme … por kjo ngelet nje hipoteze … pse doli ndonje ekspertize dhe nga kjo??

      Une kam bindjen qe ne shqiperi, edhe kur duan te te ndihmojne, ne fakt nga injoranca te bejne dem edhe me teper ….
      Eh dije & kulture sikur te te kisha shoqe .. eshte nje shprehje …
      Shqiptaret kane zgjedhur per shoqe/shok vetem injorancen/avdallesine/syleshesine/egersine/barbarine .. dhe te mos harrojme atdhedashurine mbi te gjitha .. pa se si kjo e fundit vari leshte !

  7. hakmarja e popullit mbi ty says:

    malo, behem edhe avni rustem , se e dua vendin tim dhe nuk jam pa kulture e arsim qe te mos kuptoj se ne cfare duarsh ka rene shqiperia dhe populli im . di te analizoj se cfare i beri sistemi enver hoxhes shqiperise, por mbi te gjitha e di me mire se shume e shume shqipetar po e po por dhe politikan e deputet se cfare po ben saliu e kompani me ne . me dhimbset cdo gje e jona , kam pozicion komod per vete e familjen time , por kur shoh shqiperine si zvarritet,kur shoh rinine si kalon kohen, kur shoh shume te ardhur nga rrethet e sidomos nga zonat veriore, se si jetojne ( ketu nuk futen ata qe jane te lidhur me pushtetih hajdut e mafjoz ),me vjen keq prandaj perdora ate shprehje e jo se dua vrasje e rrenuje ne shqiperi. keto ja kemi lene sales qe ne etapa te ndryshme i ben per te mbuluar vjedhjen e madhe qe po ben. ore malo, shqiperia ne 92, u mor nga sala te lilen e vodhi i futi drogen e pislliqet e tjera ka me shume por nuk kam kohe te merem me ty si dhe nuk ma lejon etike te them ca gjera…..

  8. vandami says:

    ky malo nuk osht malok se ene maloket e kan kthy tashi jan bo me ps,nuk duhet avni rustemi po duhet naj budall ti dali me naj granat tja hudhi nparlament.ti zhduki te gjidh me ps e pd

  9. shpatar says:

    Me duket u gjend kush do ta haje.Per cudi tani kerkohet tek policet qi ishin ne detyre afer vend ngjarjes .Me pas do shkoje pak me larte dhe me larte me disa shkarkime dhe shpirti i Konomit do prehet i qete.

  10. nga deti kuq e zi says:

    policet eshte arritja e prokurorise?

  11. Durim Shumi says:

    Harrove Sali se jemi vendi i pare nga fundi per numurin e ambulancave ne qytete!
    Shikoje vete: vetem nje per gjithe qytetin e Vlores.
    Durimi

  12. nor says:

    Prokuroria po kerkon gjurmen kur para syve ka ujkun! Saliun prokuroria, saliun duhet te hetoni, se ai i di te gjitha! Pyeteni se a mos eshte taku e bija e tij me ndonje nga mali i zi keto dy-tri javet e fundit!!

  13. labi says:

    po te ishin te trajnuar zjarrefikesit nuk do te perdornin ujin per te fikur zjarrin,por bombolat me pluhur qe duhet te perdoren ne kesi rastesh,pasi ata me fikjen e zjarrit zhduken dhe na nje gjurme te mundeshme.Per te vrare protestuesit neper manifestime qeveria ka blere dy mjete te reja nga 1000000euro,per te fikur pyjet merr me qira avjone dhe helikoptere nga mali i zi dhe te tjeret.Kush e di per ke punojne keta politikanet tane te djathte apo te majte qofshin le te na i thone.
    Ngushellime per familjen Konomi qe humben djalin e vetem,ngushellim dhe Vlores qe ka qe nga ’95 qe behet shembulli i se keqes nga Sali berisha dhe politikanet e tjere,ne fund ngushellime dhe DREJTESISE SHQIPETARE,per mua bashke me ate djale percolli per ne banesen e fundit dhe Lirine e Pamvarsine e Saj per te mbrojtur SHQIPERINE.

  14. komi says:

    shume te poshter u treguan ruajtsit e rendit,e rrethuan vendngjarjen dhe rri te presim,njerzit qe i dhane ndihmen e pare u larguan,dhe ata te ndhmes se 2te te shume pritur vendosnin shirita rreth e rrotull,sa turp…………………..sot po shohim nje ngjarje ne amerike ku nje makine e perplasur me nje motorr ka marre flake,motorrisi gjendet poshte makines,njerzit dhe zjarrfiksit qe arriten shpejt e ngriten me duar dhe e nxorren nga rreziku….

  15. gjethi i thate says:

    Kur ske ci ben gomarit,shkon i bie samarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje