Ministri ynë i Financave, i përjetshmi në atë post, është shfaqur në një nga ato mbrëmjet gala, ku shkon aristokracia e re e Shqipërisë. Si lajm është përcjellë fakti se ai është në një lidhje të re. Por ajo që na intereson më shumë është se me kë ulet në tavolinë ministri ynë i Financave. Bashkë me të është edhe një biznesmen i njohur me emrin Gimja e RedBullit, pak më tutje është Sandri i Klanit. Janë dy njerëz që kanë kapur shtetin, e sigurisht edhe Ridvanin, dhe po i çojnë financat shqiptare në pikatë. Mijëra njerëz që qëndrojnë në radhë për të paguar gjobat arbitrare të policisë janë tregues i një shteti të falimentuar, që mbledh edhe grimcat për të mbijetuar. Pasi la në detyrë Kunatin e Gimes, për të mbledhur tatimet e bizneseve të mëdha, Ridvani u detyrua ta largonte pasi e çoi atë drejtori në pikiatë. Biznesmenët rrinë me duar në xhepa e sodisin një shtet që nuk bën më tendera, që nuk ka para në arkë, që ka shkurtuar buxhetin kushedi sa herë e që nuk ka ndërmend të çojë buxhet në Kuvend siç bënte më parë Berisha kur mburrej që në qershor se kishte përgatitur draftin. Por kjo nuk i bën më përshtypje ministrit, që duket se ngopet më fjalimet e Berishës se ekonomia jonë është si ajo e Gjermanisë. Së fundmi një shuplakë e FMN mbërriti për qeverinë shqiptare. Ajo thotë se Shqipëria po përkeqëson financat publike, në një kohë që mbarë Europa po merr masa. Borxhi do i marrë frymën Shqipërisë dhe kjo për dy arsye.
Së pari Shqipëria është vendi i dytë me borxhin më të lartë në ekonomitë në zhvillim të Europës, pas Hungarisë, me diferencë të theksuar nga vendet e tjera që vijnë më pas. Së dyti, një tjetër rrezik, sipas FMN, është pesha e madhe e borxhit afatshkurtër, që ka qeveria shqiptare. Rreth 37 për qind e totalit të borxhit publik të vendit është me afat deri në 1 vit. Kjo shifër, që është mbi 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit e vendos qeverinë në një pozicion të vështirë dhe në nevojë të vazhdueshme për para, për të shlyer detyrimet ose për rinovimin e tyre.
Këto janë fjalë në ajër për një kryeministër të çmendur, e për një ministër të djersitur. E kanë çuar ekonominë shqiptare në fije të perit, kanë tre vjet që marrin një rritje prej 2-2.5 përqind, shumë më të vogël se ajo që u sillte shqiptarëve qeveria socialiste para vitit 2005, dhe zgërdhihen nëpër tribuna, tavolina e kafene. Kanë vite që nuk përmendin kurrë asnjë fjalë për papunësinë. Kanë kohë që nuk thonë asnjë çerek fjale për cilësinë në arsim e mjekësi. Grabisin si të babëzitur edhe atë skrap që ka mbetur derisa ta çojnë gjithçka në kolaps total. Pastaj mund tua dorëzojnë të tjerëve pushtetin qetësisht. Siç bënë në vitin 1997. Ndërsa ne do arratisemi sërish në dyert e Europës, e cila nuk do na pranojë më.
Pasi shpiku PIRAMIDAT e fajdeve dhe cudite qe u premtoi shqiptareve para 97-s famozi Bode ka shpikur edhe DASHURINE. Si nje mjet per te hequr stresin. Se vetem me PIRAMIDA dhe DASHURI mund te numerosh gishtat dhe te enderosh qe ekonomia po zhvillohet si askund te Bote. dhe LEKAT te bien nga qielli. Sepse jashte PIRAMIDAVE dhe DASHURISE realiteti shqiptar eshte mjaft i zi, sic e paralajmeron edhe FMN. Qe mesa duket nuk ka hequr dore nga vendi yne. Sic do te desheronin Berisha me Boden.
Fshati digjet kurva krihet.
Greqia po dridhet, por Shqiperia do te shpertheje…
Me duket absurde qe parashikoni te tilla gjema nga ky popull qe eshte ne gjume letragjik
Ke shume te drejte. Jemi nje popull qe di vetem te haj fare dhe te shikoj telenovela. Dhe me vjen per te qeshur kur disa shkruajne tere trimeri se ne grekut i pijme gjakun (jo se e kam qejf Greqine). Jemi nje popull kot qe mund te na krahasosh fare lehte me nje tufe dele qe nga ta kthej bariu (Saliu) andej shkojme ne.
Biznesi ka 2-3 vjet qe po falimenton, nga monopolet e saliut dhe nga fjobat e taksat e kota qe i vendosen perdite… normale qe s´do kete me ku te mbledhi taksa per buxhetin qeveria,,, gjithashtu konsumi ka rene dhe keshtu ka rene TVSH-ja… tani ka mbetur te mbledhi leke vetem qytetareve me gjoba te paqena…
Ne “97 na i mori leket me piramida ky idioti,,, tani po na i merr me cmime 3-fish te larta, me monopole e me gjoba e taksa kot….
Borxhi eshte kryesisht i marre ne tregun e brendshem pra nuk ka asnje problem per kthimin e tij, mos ja fusni kot. Problemi qendron me borxhin e huaj, dhe ky eshte edhe rasti i Greqise. Ne rast se qeveria nuk ka lek per te kthyer borxhin vendas pret para dhe kaq. Por kjo s’do te thote se situata ekonomike po lulezon, vetem se keni analizuar anen e gabuar te saj.
Denis,
Desha te thosha keto gjera :
– Ke shume te drejte kur thua se qeveria ka borxh te brendeshem dhe te jashtem.
– Ti thua : “qeveria nuk ka lek per te kthyer borxhin vendas pret para dhe kaq. ”
Ne vendet e verteta demokratike Banka qendrore ( ne rastin tone Banka e Shtetit Shqiptar BShSh ) eshte nje institucjon i pamvarur nga qeveria dhe i jep llogari vetem parlamentit.
Shtypja e parave eshte e drejta e BShSh dhe jo e qeverise. Ne se BShSh e shef te nevojeshme ajo shtyp parate si per borxhet e brendeshme edhe per ato te jashteme. Futja e parave te tjera ne treg eshte shume e rezikeshme se mund te shkaktoje inflacjon. Pra ulja e vleres se lekut, pra ngritje cmimesh dhe sidomos ulje artificjale te pensioneve, lekeve qe njerezit kane ne banke etj.
– Jam shume dakord me ty se problem eshte borxhi i jashtem i cili ka arritur mbi 60% te prodhimit bruto industrial per nje vit te Shqiperise. Kaq e ka aktaualishte borxhin e jashtem edhe Portugalia.
Problemi i Sales eshte se, ne se bonot tona te shesarit shiten ne tregun e kapitalit te jashtem, m.q.s Shqiperi ka nje rating grade me te keqe se Italia, Spanja, Portugalia,Irlanda etj. ( vetem nje shkalla me larte se Greqia ):
a.- Shume banka, fonde pensioni, fonde sigurimi jete, Hedgefonds ejt. nuk kane siguri se Shqiperia do ktheje leket e marre se bashku me interesat, dhe prandaj nuk i blejne buonot tona te thesarit.
b.-Sic e tha edhe Sala vete kur ishte ne Amerike ( shif linkun poshte ) ne se na i blen njeri buonot tona atehere norma e interesit do jete shume e larte dhe konkretisht 9,6 %. Bonot e para dhe te vetmet te thesarit shqiptar u shiten ne tregun e kapitalit nderkombetar ne 28tetor 2010 me vleren 300miljon Euro dhe me nje norme interesi prej 7,5 %. Pra sic e shifni norma e interesit u rrit brenda nje viti nga 7,5 % ne 9,6%.
– Prandaj mendoj une Sala po kthehet nga Kina sepse sic duket USA, BE dhe vendet arabe ja kane mbyllur rubinetin e dhenjes se kredive.
http://www.gazetatema.net/web/2011/09/20/berisha-%e2%80%9cs%e2%80%99do-shesim-bono%e2%80%9d-interesi-i-atyre-qe-shitem-ka-shkuar-ne-qiell-kinezet-shfaqen-ne-sfond/
Me vjen keq, une nuk dua te bej KASANDREN ( qe paralajmeroi fundin e Trojes ) por faktet jane kokeforta. Pershendetje.
Denis,
Me fal te lutem se harrova te te jepja te drejte ne lidhje me rastin kur shteti ka borxhe te brendeshme, BShSh shtyp leke shqiptare dhe basta ( pervec rezikut te inflacjonit).
Persa i perket borxhit te jashtem ti ke te drejte se Euro ka te drejte te shtypi vetem Banga Qendrore Europiane BQE. Pra BShSh ka te drejte te shtypi VETEM leke shqiptare. Pershendetje.
Ky Gimja i Red Bullit me duket se qenka si Elton John—–i bika bythes…………..
Zoterojne miliona thone, por nuk kane gjetur nje restorant pak me te volitshem, te pakten sa per te respektuar ato gra te cilave u ka dale huq ajo paraqitje kur kane hyre ne ato lloj mejhanesh ku hyjne burrat e tyre.
Duket hapur qe ka filluar “fushata e kursimeve” kur kane urdheruar kamarierin tu bashkoje tre tavolina per tu rehatuar sadopak ne ato karrige metalike.
Nuk e di c`fare sikleti ka patur ajo grua “aristokrate” prane Bodes ku i ka rene per hise te rrije prane atyre dy rratheve ku distanca behet gjithnje dhe me e madhe deri ne piken e bashkimit te tyre?
Ndersa burrat kane vendosur berrylat mbi tavoline, grate e tyre duhet ti mbajne ato ne “ajer.”
“Aristokraci shqiptare” hesapi.
Nuk e di kush e ka patur radhen e fatures, sigurisht qe Bode jo.
Ore Bodja me Gimen dhe Sandrin, parä mund qe kane bere e bejne, por fshatare mbeten. Edhe grate nuk zemerohen se e dine kete.
Marco Bocari,
Nuk e di se ku kam lexuar ose degjuar se : “Gomarin po ta degosh ne Harward, gomar do kthehet.”
Dakort, por respekt per gomarin si kafshe se hera-heres ka me shume mend, durim e deshire per pune se keta “kafshet” ne pushtet.
o sa i madh …ata qe te tre jane aq aq primitive-aq fshatarake dhe kete e dine mire
Jane ne tavolina te ndara, per te mos ngaterruar faturat: secili te paguaje “tavolinen” e tij… ehhhh… kriza ?
Inati me Saliun, kryeminister apo me cdo nga ministrat apo nenpunesit e tij, nuk mund te ngaterohet me njerez te tjere qe ushtrojne aktivitet privat (biznes). Une nuk di qe ky Gimja i Red Bull-it qe pergojohet here-pas- here pa te drejte nga Gazeta Tema, te kete hyre ne ndonje sipermarrje/privatizim nga fondet apo pasuria publike. Ai eshte nje tregtar qe ushtron nje aktivitet te ligjshem si cdo qenie tjeter njerezore:shet dhe ble produktet qe tregeton, nje veprim qe kryhet normalisht pa mik nga mijera njerez ne Shqiperi e miliona njerez te tjere ne bote. Mesa di dua te informoj keta te TemA se Gimi biznesin e ka te vetin qe prej vitit 1994 dhe eshte pronar i sipermarrjes se tij, ndaj eshte e pavend te thuhet se administron Biznesin e Aleksander Frangajt. Nuk eshte herezi te mendosh se nje dreke apo kafe me nje minister apo politikan qenka fundi i botes, kjo eshte normale e ndodh kudo, edhe vete zoti Baze pronar i kesaj gazete ka qene pjese e ketyre miqesive, ndaj nuk ka vend te themi beni si dini vete, por mos beni si bej une…?!!
Plaku jam dakord me induksionin qe ben ti per inflacionin dhe me kete duhet te merren gazetaret dhe me rishikimin qe i ben inflacionit INSTAT dhe jo me cektesira si puna e borxhit te brendshem. Duhet tu futen gjerave pak me thelle dhe jo te merren me siperfaqen.
Sa per te te korigjuar 60% eshte borxhi total dhe jo borxhi i huaj por ai i brendshem + i huaj. Pra risku i ponderuar eshte me i ulet. Shqiperia nuk mund te shese bono thesari ne tregjet nderkombetare por vetem obligacione dhe ndryshimi eshte ne afatet e te dyve, bonot jane deri ne 1 vit, obligacionet mbi 2 vjet. Por serish tregjet jane shume te paqendrueshme dhe askush sot nuk do te shfaqte interes per obligacionet shqiptare prandaj Berisha edhe sikur te donte te emetonte obligacione nuk do t’ja dilte dot.
a – ketu ke hamendesuar sepse qeveria ka marre hua vetem nga bankat vendase dhe huamarrja e brendshme ne monedhen kombetare eshte 100% e sigurt edhe sipas standardeve nderkombetare te kontabilitetit. Huane e jashtme 300 milione euro e ka marre nga banka nderkombetare dhe me aq sa di une nuk eshte tregtuar ne asnje fond pensioni e aq me pak hedgefund. Sot e gjithe bota po i largohet investimeve riskoze dhe Shqiperia eshte nje investim shume riskoz. Rating e Moody’s apo S&P jane per te fshire prapanicen. Po te kujtoj qe keto kompani i dhane AAA Lehman Brothers 2 jave para falimentit ne 2008.
b – ti dhe berisha beni gabimin qe ngaterroni normen e kuponit me yield e obligacionit i cili kur tregtohet ne treg sekondar nuk tregtohet me “par value”… 7.5 eshte kuponi dhe 9.6% eshte yield me te cilin skontohet obligacioni per jeten e tij. Nuk kane lidhje. Nuk di te ta them ne keto momente sa ka qene yield ne momentin e emetimit por nuk ka qene 7.5 por diku afersisht 9%.
c – analizen per Kinen e lexova edhe une por serish iste nje shkrim teper amator dhe siperfaqesor. Mos mendo se cdo gje qe fluturon hahet. Kina ka premtuar edhe ndihme per krizen e borxhit ne Greqi dhe Portugali por deri tani nuk ka bere asgje vec premtimeve. Pastaj ne finale, cfare problemi ka sikur ketu te investoje edhe Kina? Per sa kohe qe perfitojme te gjithe ne nga investimet e huaja, mua s’me intereson nese ato i ben nje kinez, malazez, serb, grek, italian, gjerman apo amerikan.
E njoh mire historine e lashtesise por ceshtja nuk eshte aq e zeze sa e paraqet njeri krah dhe aq e bardhe sa e paraqet krahu tjeter. Kemi njerez qe jetojne mire, per arsye te ndryshme, dhe njerez qe jetojne keq, per arsye te ndryshme. Situata makroekonomike nuk eshte dhe aq pozitive sa na thuhet ndersa ajo mikroekonomike eshte ne situate shume te veshtire. Kemi tregje te bllokuara per shkak te mungeses se rregullave dhe/apo zbatimit te tyre por kjo s’do te thote se per 2 vjet do te vdesim per buke dhe as qe per 2 vjet do te arrijme t’ja kalojme Kroacise per te ardhurat per fryme. Si nje njeri qe merr vesh nga ekonomia di te them se si Sala edhe Edvini jane dy ane te te njejtit shkop qe quhet “DEMAGOGJI”.
Kalofsh mire
Denis,
Shume faliminderit per shkrimin shume informativ. Denis, une dua te te sqaroj qysh ne fillim se une nuk jam ekonomist dhe se mesoj dicka nga ekonomia vetem me te lexuar. Keshtu qe njoftimet e mija, te lutem ti marresh me rezerve. Per sa i perket shkrimit tend und desha te them :
– Ti thua : “Sa per te te korigjuar 60% eshte borxhi total dhe jo borxhi i huaj por ai i brendshem + i huaj.”
Une di qe borxhi publik i Shqiperise eshte 60% te GDP. Tani nga ty mesova se ky borch perfshin borxhin e jashtem dhe te brendeshem dhe per kete te falenderoj.
– Ti thua : “Pra risku i ponderuar eshte me i ulet. Shqiperia nuk mund te shese bono thesari ne tregjet nderkombetare por vetem obligacione dhe ndryshimi eshte ne afatet e te dyve, bonot jane deri ne 1 vit, obligacionet mbi 2 vjet. Por serish tregjet jane shume te paqendrueshme dhe askush sot nuk do te shfaqte interes per obligacionet shqiptare prandaj Berisha edhe sikur te donte te emetonte obligacione nuk do t’ja dilte dot.
Ti thua gjithashtu : ” Huane e jashtme 300 milione euro e ka marre nga banka nderkombetare”
Me fal por ne linkun e meposhtem :
http://www.gazetatema.net/web/2011/09/20/berisha-%e2%80%9cs%e2%80%99do-shesim-bono%e2%80%9d-interesi-i-atyre-qe-shitem-ka-shkuar-ne-qiell-kinezet-shfaqen-ne-sfond/
Eshte shkruar : Siç raporton Bloomberg, Shqipëria i shiti bonot e saj 300 milion euro me një interes 7.5 përqind deri në vitin 2015. Por vetëm muajin e fundit, raporton Bloomberg, interesi kërceu me 0.69 përqind. Në total interesi që duhet të shlyejë Shqipëria ka shkuar në 9.6 përqind. Bonot u shitën nga qeveria më 28 tetor 2010.
Gje qe konfirmohet edhe nga linku :
http://www.minfin.gov.al/minfin/Deklarate_e_Ministrise_se_Financave_me_rastin_e_e_emetimit_te_Eurobondit_te_pare_te_vendit_1282_1.php
– Do te ta dija per nder, qe ne se ke kohe te me thuash se ku mund te gjej ne internet ose te me sqarosh ti ndryshmin midis :
Normes se kuponit dhe Yield.
Situates makreoekonomike dhe mikroekonomike.
Sepse sic thashe edhe me siper une nuk marr vesh nga ekonomia dhe mesoj vetem duke lexuar ( kuptohet qe nuk i kuptoj te gjitha ato qe lexoj ). Duke te falenderuar paraprakisht per sqarimet, Pershendetje.
Plaku,
Nese deshiron ate artikull ne bloomberg lexoje ne origjinal, ja ku e ke link origjinal te Bloomberg http://www.bloomberg.com/news/2011-09-19/albania-unlikely-to-sell-bonds-abroad-this-year-berisha-says.html, ne artikull thuhet se yield eshte rritur me 69 bps duke vajtur ne 9.6. Nuk eshte ndonje qamet i madh nje rritje me 0.69% per 300mln euro. Sidoqofte eurobondin e Shqiperise nuk e njoh shume mire dhe momentalisht nuk mund te lexoj te dhena te detajuara per te por nuk eshte ndonje hata aq e madhe. Problemi eshte se ketu disa pseudogazetare ekonomie merren me gjera aq te vogla dhe te parendesishme dhe i fryjne kot kur ka plot me cfare te merren dhe te analizojne. Nuk i vjen e keqja ketij vendi nga rritja e yield te 300mln eurove. Eshte shume e lehte te flasesh per borxhin e brendshem e te thuash qe te marresh borxh pertej 60% nuk eshte mire por pakkush di ta thote persene. Ne fund te fundit borxhi eshte i nevojshem ne kete kohe renieje ekonomike sepse rritja e investimeve qeveritare duhet te kompensoje sadopak renien e investimeve private, por lexo qe une shkruajta investime qeveritare dhe jo shpenzime. Dhe me shpenzime nuk fus dietat apo qejfet e qeveritareve sepse nuk jane asgje, por fus rritjen e rrogave dhe te pensioneve! Jemi i vetmi vend qe mburremi se rrisim rrogat e pensionet me leke te marra borxh! Kete nuk e analizon asnje gazetar. Asnje gazetar nuk ka informacion per nje studim te FMN per ndikimin e borxhit ne llogarine korrente dhe sipas studimit sa me e vogel dhe me e pahapur te jete nje ekonomi, aq me i larte eshte ndikimi i borxhit ne llogarine korrente, ne efekt negativ kuptohet. Perse merreni me borxhin dhe asnje gazetar nuk flet per zhvleresimin e lekut? Asnje nuk guxon te pyese se si ka mundesi qe inflacioni ne kete vend te jete 2.8%???????? A nuk jetojme ne kete vend? A ka njeri qe mund te me pohoje sot se nga vjet ne cmimet e shportes te jene rritur vertete vetem me 2.8%??? Per te mos folur per te tjera e te tjera. Dhe ne vend qe te merren me keto, edhe keta gazetaret ekonomike opozitare te qeverise vetem marrin shifrat qe publikojne 1 here ne muaj banka e shqiperise dhe instat, dhe i fusin nje koment sa per te justifikuar rrogen. Shkojne e merren me 60% e borxhit pa ditur perberjen e keti borxhi, dhe aq me pak ndikimet makroekonomike qe ka ky nivel borxhi per nje vend si Shqiperia.
Nese deshiron te dish me shume per termat, te rekomandoj investopedia. com.
Shendet,
Denis,
Shume shume shume te faleminderit per informacjonin. Mesova shume gjera te reja nga ty. Ta paca borxh si i thone. Te uroj nje dite te djele te kendeshme. Pershendetje.
Bode, kryetar i shoqatës “Enveri”
nuk mund te quhen borgjezi katalet hajdute te Sali Malokut..keta jane ordinere qe do kalben burgjeve …shume shpejt
Ridvani i Rakickes do ta beje Shqiperine si fshatin e tij. Se fundi pa pare po nderton nje vile edhe ne Rakicke me me teper se 160,000 mije EURO. Eshte e cuditeshme se si nje minister financash vjedh ne mes te dites. Kush paguan per kete vile ne Rakicke? Ata qe mban rreth e rrotull ne tavoline si ne fotografine tuaj qe jane shume dhe qe vjedhin taksapaguesit shqiptare.
Fundi me i turpshem do vije shume shpejt per kete race qenash kobure te Sales!
Si qenkan sistemuar, per tu keputur ndonje te q…..
Zoti Bode, me sa miljon letra me vlerë e privatizove ”Leshpuesen e Fierit” se ishte me mijra metra katror me duket se e pate mare për një copë bukë.
ne kete foto shikojme nje foto te ngopur me ngjyra te pasura,po te dalesh jashte shikon nje bote bardhezi te zhytur ne skamje dhe mjerim,shikoni ate palacon e klanit qe ma mbajn veten te papolitizuar
ske ca te thuash me per ta i kemi thene dhe sterthene me kohe por kur vjen dita e votimit te gjithe votojne per keto palaco eshte e vertete ajo qe thote gentivlora me siper ne paskemi qene nje popull koti qe dime vetem te mburremi qe ne jemi popull i forte ne jemi patriote ne keshtu e ne ashtu por ne nuk paskemi pike gjaku ,se ne po na marrin neper kembe po na cnderojne po na copetojne kurse ne nuk themi as edhe nje fjale ja keshtu jemi ne
po gimja i redbullit spo del ta mbroje.