Ish-Miss Islanda çoi në burg super gangsterin

12 Tetor 2011, 11:05Lifestyle TEMA

James “Whitey” Bulger, i lindur në vitin 1929, është një nga personazhet më të njohur në botë. Ai ka qenë kreu i bandës irlandezo-amerikane Winter Hill Gang, e cila në vitet ’70-’80 bënte ligjin. Për Bulger Hollivudi ka bërë edhe film, ‘The Departed’, që është interpretuar nga Jack Nicholson. Bulger ishte numri dy më i kërkuar në botë, pas Bin Ladenit, për shkak se mbi të rëndojnë të paktën 19 vrasje. Por, ai kishte mundur që t’i shpëtonte drejtësisë për dekada me radhë, deri kur u përball pak kohë më përpara me ish- Miss Islandën, Anna Bjornsdottir, tashmë 57-vjeç. Kjo e fundit e kishte parë Bulger në Kaliforni dhe e kishte njohur nga fotot e shpërndara nga policia. Menjëherë telefonoi policinë dhe më pas u krye arrestimi i tij. Kjo është bërë e ditur nga Boston Globe, por FBI nuk e ka konfirmuar, për mos të vënë në rrezik jetën e 57-vjeçares.

2 komente në “Ish-Miss Islanda çoi në burg super gangsterin”

  1. xha Kasua says:

    Fat keq. Sot eshte 82 vjec dhe do vdesi ne burg. E paska marr me qaf kurva plak. Kesaj i thone, s’te lene as te vdesesh rehat.

  2. DJ Achmed I kil you says:

    Kjo e paska pas dashnor me duket hahahhahaahahha i ka fut i tel. me maj $

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje