Nxënësit pyesin Berishën: Si do bëhet Shqipëria vend shumë i zhvilluar?

5 Nëntor 2011, 12:00Sociale TEMA
Nxënësit pyesin Berishën: Si do bëhet Shqipëria vend

Ambasadori i OSBE, Eugen Volfart, këto tre ditë është parë rrugëve të Tiranës me një grumbull fëmijësh nga pas. Janë nxënës të dalluar të shkollave 9-vjeçare, që shkojnë për të takuar krerët e shtetit. Ishin tek kryetarja e Kuvendit, më pas shkuan tek presidenti Bamir Topi. Këtu e pyetën Topin me të drejtë për ligjin e plehrave. Nuk duhet të jetë ndjerë komod ambasadori Volfart, i cili mbrojti ligjin e plehrave, kur Topi tha se me votimin e ligjit humbën qytetarët dhe fitoi babëzia e interesat. Pas takimit me Topin, Volfart i çoi fëmijët tek kryeministri. Të kuriozuar nga deklaratat e Berishës se Shqipëria në vendin 2017 do jetë një vend shumë i zhvilluar, fëmijët e pyetën si do e realizonte një gjë të tillë. Njësoj si tek ajo barsoleta e komunizmit, ku një fëmijë nis e qan kur dëgjon sa e mirë është Shqipëria e thotë ‘dua të shkoj në Shqipëri’. Nuk e dimë nëse ndonjë nga fëmijët ka thënë dua të shkoj në Shqipëri pasi ka dëgjuar ato që ka thënë Berisha si përgjigje, por do jenë çuditur se sa shumë u foli Berisha për Shqipërinë e pastër në ditën kur vendosi të importojë plehra.

Ja përgjigja e Berishës për fëmijët:

“Shqipëria vend i zhvilluar nënkupton një zhvillim të gjithanshëm të vendit, por edhe një zhvillim që ka për rezultante vendosjen e Shqipërisë në grupin e vendeve me të ardhura të larta në botë. Do të thotë se Shqipëria ka qenë në grupin e vendeve me të ardhura më të ulëta, ndërsa sot është në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, duhet të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të larta. Objektivi  i përcaktuar për vitin 2017 është objektivi më ambicioz i jetës sime dhe më frymëzuesi. Është kompleks si nocion, vetëkupton një zhvillim cilësor të sistemit të arsimit dhe disa hapa pozitivë të qartë ne i kemi bërë. Çfarë kemi arritur ne? Kemi shtrirë internetin në çdo shkollë, do ta shtrijmë në çdo klasë. Çfarë kemi arritur tjetër?  91 përqind  e atyre që mbarojnë klasën e nëntë hyjnë në shkollat e mesme dhe kjo është nga shifrat më të larta, mbi bazë vullnetare. Ka vende që e kanë të detyrueshëm arsimin e mesëm. Ne nuk e kemi dhe nuk do ta bëjmë të detyrueshëm, sepse kjo shifër 91 përqind është e shkëlqyer si shifër. Kemi  arritjen tjetër që 70 përqind  e  atyre që mbarojnë shkollat e mesme ndjekin universitetet. Tani, ne më të gjithë potencialin tonë duhet të angazhohemi në cilësinë e mësimit. Në arsimin parauniversitar ne duhet të bëjmë gjithçka të forcojmë leximin dhe matematikën, si baza e të gjitha bazave. Në arsimin universitar ne duhet të bëjmë gjithçka që të përshtatemi me kushtet e tregut, kërkesat e tij.  Po kështu në fushën e shëndetit dhe ruajtjes së tij. Ne do të kapim brenda vitit 2017 dhe kemi kapur disa nga treguesit e vendeve të zhvilluara, siç është jetëgjatësia. Ka një të dhënë të fundit që ne kemi një jetëgjatësi prej 79.4 vjet. Ne kemi një vdekshmëri foshnjorë përsëri më të lartë se ç’duhet ta kemi, por këtë vit e kemi një shifrore, e kemi pasur dy shifrore dhe është shumë e papranueshme. Vendet e zhvilluara e kanë një shifrore. Ne kemi një vdekshmëri amtare shumë të ulët. Ne kemi një nivel kujdesi për fëmijët dhe vaksinimi  shumë të lartë.

Unë u ndala në disa tregues, por janë një seri treguesish në rrugën e zhvillimit. Ne synojmë që jo vetëm të bëhemi një vend i zhvilluar, por një vend i zhvilluar i qëndrueshme, në rrugë jeshile. Ne nuk duhet të përsërisim gabimet që kanë bërë vendet e zhvilluara. Shumë vite më parë, në vendin e ambasadorit të OSBE-së, që është vendi më i zhvilluar i Evropës industria kimike krijonte shira acide apo në  vendet  tjera dhe për të gjitha këto janë marrë masa dhe janë eliminuar. Kancelarja  Merkel vendosi të mbyllë të gjitha centralet nukleare, ndonëse ato janë një burim shumë i fuqishëm energjie. Pra, synohet që zhvillimi të ecë, por asgjë të mos komprometojë  të ardhmen e atyre që vijnë pas. Ky është thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm. Çfarë po bëjmë ne? Po bëjmë një përpjekje shumë të madhe për të zhvilluar të gjitha burimet tona energjetike. Ne jemi vend shumë i pasur me ujëra. Kukësi është një nga vendet më të pasura me ujëra. Unë sot po vij nga Librazhdi dhe isha në Stëblevë, një vend shumë i bukur në Fushë-Studen, në lartësi 1100 metra, por ndër të tjera një seri hidrocentralesh janë për tu ndërtuar në atë zonë. Ne nuk kemi lumenj të mëdhenj, por i kemi të shumtë dhe në tërësi bëjnë ujërat e të Danubit. Ne po bëjmë gjithçka që t’i shndërrojmë ato në energji elektrike, më  e pastra. Nuk ka emetim të dioksidit të karbonit. Po në këtë kontekst po bëjmë shumë dhe do të bëjmë shumë për të shtuar sipërfaqet e pyllëzuara, por tashmë me dru frutorë, sepse për to ka shumë nevojë.  Ne duhet të bëjmë gjithçka  të shtojmë sipërfaqen e tokës prodhuese. Dhe rruga më e sigurt është që të shtojmë edhe gjelbërimin dhe të jenë dru frutorë. Çdo industri që do të zhvillojmë, ne do ta zhvillojmë në standardet më të mira Evropiane. Bashkimi Evropian ka standarde të shkëlqyera të ruajtjes së mjedisit. Këtu ka nxënës nga Vlora dhe ju e patë zhurmën që u bë për termocentralin. Grupe mjedisore protestonin. Kur u ndërtua termocentrali rezultoi se ai e kishte ndotjen dy herë më të vogël sesa  lejonte ligji dhe kjo e monitoruar nga shoqëria civile. Ne i kemi këto cilësi dhe do të bëjmë gjithçka që të mos bëjmë hapa para, siç kanë bërë vendet e zhvilluara. Ne nuk jemi vend i zhvilluar, por duhet të zhvillohemi në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, i cili nënkupton jo hapa të gabuar, jo veprime që errësojnë të ardhmen e gjeneratës që vjen.”

 

"Do bej rruge si kjo pas meje"

18 komente në “Nxënësit pyesin Berishën: Si do bëhet Shqipëria vend shumë i zhvilluar?”

  1. geno says:

    fytyre qen eshte ky njeri, kur te ngordh do qelb gjithe vendin dhe rreziku qendron se kjo specie nuk ricikolohet dot nga asnje lloj impjanti

    1. Argita_B says:

      U perpoqa te kuptoj pergjigjen e Sali sallomit qe u dha nxenesve te shkollave 9 vjeçare se si do ta beje Shqiperine vend te zhvilluar po me thene te drejten, nuk kuptova dot asgje!!
      Kur nje sallom, qe pretendon te jete kryeminister, nuk eshte ne gjendje as tu pergjigjet femijeve te nje shkolle 9 vjeçare, si mund te ^presim nga ai qe te drejtoj vendin !!

      1. Vlora says:

        volfart punen shoqeruesit do te bente me mire…………
        qeveria le te tregohet pak me dorleshuar dhe ti hapi nje vend pune se gjynah………….

  2. Pelasgian says:

    PO EDHE FEMIJET QESHIN ME BUDALLIQET QE THOT KY GOMARI TROPOJES !!!

  3. Rrogtari says:

    Ambasador kernacka nuk eshte ambasador por rrogetar i Berishiqit. Edhe organizata qe e dergon ate ne Shqiperi per ti sherbyer Berishes kunder vullnetit te popullit te tij eshte nje organizate qe mbahet nga pagesat e diktatoreve te tipit Berisha. Nje organizate e deshtuar ne qellimet e saj, e manipuluar nga gangstere politike dhe nga mafia qe suport keta politikane kukulla dhe hajdute. Ambasador kernacka duhet te denohet nga gjykatat shqiptare per devijim te votes popullore, per mashtrim, per suport krininal dhene nje diktatori ne ikje. Kjo fytyre e shemtuare mafias europiane duhet te shkaterohet qe ne themel. Larg nga Shqiperia ju macoke plehrash e hajdute mashtrues votash. Pak eshte per Shqiperine qe mban mbi supe nje rregjim kriminal si ky i Berishes po te mbaje mbi to dhe ju dekorin e diktaturave. Fu*c you ambasador Kernacka, Fu*k Sali qen Berishen…

  4. kermilli i vucidolit says:

    Zot ,,sa qesharak dhe i peshtire duket maloku me kete podium qe e merr me vete kudo qe shkon si kermilli shtepine e vet….ky duhet te futet ne dhe bashke me kete drrase..

  5. lezha says:

    po mire ky legeni plak,, po ato koqet aty prapa
    e jepi sali trimi,, kshu te ta ka msu xhaxhi ty

  6. albaniac says:

    klasiku i krimit dhe qe eshte 100% i ndergjegjshem per ate qe ben dhe pa asnje ndjenje faji apo keqardhje dhe me nje cinizem te trasheguar nga epoka e sekretarit te PPSH takohet me femije dhe ma paturpesi flet per shendetin dhe vdekjen foshnjore etj etj
    po si mor malok gdhe kur dole ne interviste tek Hard Talk pse nuk e permende kete fakt po fillove te shurroheshe kur te pyeti se sa vete vdiqen ne Gerdec…Po si mor i pafytyre u the femijeve se kemi rritur sherbimin shendetsor….dhe pse nuk ja the familjeve te atyre te shkreeteve qe i vrave me figure dhe me ze publikisht se femijet e tyre nuk e kane kete “fat| te sherbimit qe ti po derrdellit
    Po si mor malok i pabese flet per lumenj dhe drure frutore….mor neveri kombetare qe sa hektare dogje kete vere dhe ja hodhe fajin perendise mor bukshkale…sa hektare permbyt vit per vit dhe ja hedh fajin perendise….dhe ata femije qe ti i tregon dhembet e palare e dine shume mire qe ti po i genjen dhe ate qe ti nuk mund ta konceptosh dot eshte se do te jene keta femije qe neser do te djegin varrin mor gjindje…

  7. genti says:

    se ce ka kap me librazhdin kete palle(foto eshte ne ato zona)…ja bene per inat taulant balles.apo do kete vajt per geshtenja? bo bo te pakten kendej sja kishin pare fytyren per 20 vjet tani qe erdhi me siguri vetem fatkeqesira do e kapin kete zone….natyra ketu te pakten kishte ngelur pa kafshe te egra…bobo…merreni mbaheni ne tirane na lini te qete neve knej..

  8. syri kalter says:

    “Xhaxhi” harroi tu thoshte nxënësve kureshtarë, se ku shkojnë ata që mbarojnë arsimin e lartë. Për të kërkuar diçka në ndonjë kazan plerash, se vende pune nuk ka. Apo nuk ju tha “xhaxhi” se, për të siguruar ndonjë punë të përkohëshme duhet që të paguash së pari nja dhjetë mijë € (se për ti fituar ato nuk bëhet fjalë, se kur vjen shefi tjetër të nxjerr, për të fituar edhe ai pjesën e vet).

    Apo kanë harruar nxënësit ta pyesin se si janë pasuruar një grusht njerëzish në një kohë të shkurtër, aq sa firma që ekzistojnë me mbi 50 vjetë në vendet më të zhvilluara të europes nuk kanë as dhjetë për qind të kapitaleve të firmave shqipëtare që kanë bërë tregëti me çadrat dhe legenët kinezë.

    Ndoshta “xhaxhi” mund tju kishte thënë:-“Tregëtarët tanë janë të shkathët. Ata e bëjnë një lek dy”, se kështu e ka bërë ehe ai me suitën e vetë, jo dy por….

    Dhe këta nxënës do ta kishin kuptuar njeriun e madh…..

  9. Elinor Bahiti says:

    – Shqiperia eshte sot ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta (si kafja e xhemalit, te mesme me pak)?? Haha, po, po, ne endrra!
    – “Është kompleks si nocion, vetëkupton një zhvillim…. “ – vetekupton apo nenkupton??!!
    – “Kemi shtrirë internetin në çdo shkollë, do ta shtrijmë në çdo klasë….” – po mberriti internet ne shkolle vetem nja 100-200 meter kabell shtese duhet dhe disa routera dhe eshte kollaj te mberrije ne cdo klase; por nuk e besoj se ka mberrite as ne 10% te shkollave!! Saliu mendon se duhet te paguhet AlbTelekomi edhe per network te brendshem!
    – “91 përqind e atyre që mbarojnë klasën e nëntë hyjnë në shkollat e mesme….” – kete shifer e pati arrite dhe kalu Enveri! Ka me shume mundesi qe shifra e saliut te jete mbrapsht, 19%, ose diku aty rrotull!
    – Flet per shendetsine dhe permend “jetegjatesine” – vetem ata qe jane tashme pleq po vdesin vete se te rinjte po vriten dita-dites jo ne aksidente e jo vrasin veten e jo vritem me arme te ndryshme! Minatoret e plagosur u desh te transferoheshin ne spitale private ngaqe spitalet e saliut e kishin tejkalu standartin!
    – Flet per energjine elektrike duke u largu nga energjia berthamore por harron se ishte pikerisht ky qe bertiste si hajvan per ate lloj energjie jo shume muaj me perpara!
    – Dhe vazhdon me drunjte e tij arrore….

    Si gjithmone, inkompentent ne kulm, mashtrues dhe hipokrit…. Se epitetin vrases ka kohe qe e ka meritu! Ky eshte Sali Plehu Tradhetari Druvari Fytyreshemtari Berishavici!!

  10. zefi says:

    SI NUK KANE TURP KETA NDERKOMBETARET QE JANE BERE LOLO TE BERISHES!!!DUKET SE PAGUHEN NEN DORE NGA AI,SE NUK KA MUNDESI TE VEPROJNE KAQ HAPUR!!!MASHTRON ME SHIFRA KY BARBAR,POR KA FRIKE TE BEJE NJE REFERENDUM POPULLOR ME DISA PYETJE ,DHE DO TA SHOHE KY DHE KETA TE PUNESUARIT EURO ATLANTIKE TE TIJ,SE SI MENDON POPULLI SHQIPTAR PER TE!!!Ne 6 vjetet e sundimit kriminal te Berishes 2005-2011,mua me eshte rritur pensioni vetem 600 leke,gjithsejt per 6 vjet,ndersa cmimet e energjise elektrike dhe ushqimeve jane shtuar 5000 leke per cdo muaj!!!KESAJ I THOTE MIREQENIE KY BANDIT????

  11. tironci says:

    kur do i vije dita te shkulet kjo vemje qe ka zene vend ne qeverine e SHQIPERISE ..kur do vije ajo dite te perfundoje dhe ky njeri si kadafi

  12. syri kalter says:

    Kur të ngrihet populli, ai do ta bëjë!

  13. Korcari1 says:

    Kur hapa dje facebookun,shikoj nje ftese te behesh mik me Sali Berishen,dhe gjeja qe me ardhi ndermend ishte kushedi sa ka punesuar ky te punojne per te te ftoje cdo shqiptar qe shtoje radhet e miqve ne Facebook.Nuk e di a i ndodh ndonje tjetri kjo gje,nejse thashe mua ky mut me jep sindromin e zorres te irrituar dhe fytyra e tij e peshtire nje alergji te papare,do te shtoje rradhet,dhe dita kur te degjoj se u qerua nga kjo bote kjo hale do te jete nje dite shume speciale per mua.Kjo eshte vetem pergjigja e fteses,asgje me shume.

  14. ajdin says:

    ky njeri eshte impotent dhe vetem neper mitingje kalonte ne orgazem

  15. Vasil Gjika says:

    Kur do zhduket kjo fytyre e qelbur qe po shkaterron te ardhshmen e vendit tone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje