Kryeministrja në largim e Kroacisë, Jadranka Kosor ka mbajtur një fjalim sfidues duke u shqetësuar për të ardhmen e partisë që ishte në pushtet deri më tani. Balkan Insight thotë se ajo e mbajti fjalimin në 10 vjetorin e vdekjes së liderit të pavarësisë, Franjo Tuxhman. Ajo tha se duhet mbrojtur trashëgimia e tij.
Partia e Kosor, HDZ, humbi zgjedhjet në dhjetor pas një fushate të dominuar nga çështjet korruptive. Zyra e Luftës kundër Korrupsionit, USKOK, ka ngritur padi ndaj partisë për korrupsion, në një dosje prej qindra faqesh.
“Në këtë moment historik, detyra jonë është të ruajmë unitetin e HDZ,” tha Kosor. “Pa një HDZ të qëndrueshme nuk ka as Kroaci të qëndrueshme,” tha ajo.
Ceremonia në 10 vjetorin e vdekjes së Tuxhman u zhvillua sivjet pasi më parë ishte ndaluar nga Ivo Sanader. Ceremonia erdhi vetëm një ditë pasi Kroacia nënshkroi Traktatin e Anëtarësimit për në BE.
Kosor u shfaq krenare në Bruksel, por në vendin e saj e presin halle të mëdha. USKOK ka paditur partinë HDZ për financime ilegale duke marrë para nga firmat e sipërmarrjet publike për të mbështetur fondet e partisë.
Mediat thonë se padia është 500 faqe dhe është bazuar në 60 mijë faqe dokumente e prova, çka e bën atë çështjen më të madhe që ka mbërritur ndonjëherë në një gjykatë kroate.
Presidenti i kësaj partie dhe ish- kryeministri Ivo Sanader, është në burg nën akuzën për korrupsion. Ai akuzohet se ka marrë 10.5 milion euro ryshfet nga austriakja Hypo Bank dhe nga kompania hungareze e naftës MOL.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Sanader mund të lirohet me kusht duke ofruar 1.4 milion euro garanci. Sanader pritet të lirohet këtë javë, por pasaporta do i merret dhe ai duhet të regjistrohet në gjykatë njëherë në muaj.
Analistët besojnë se shumë shpejt skifterët politikë do nisin një betejë për pushtet brenda HDZ.
si duket ne Kroaci ka ndopak drejtesi
kurse ne shqiperi e ka blere pushteti
A e shihni si e Tallin b…n ngado, e akuzojne per corruption dhe e nxjerrin kur pagun nje cope vjedhje; ha ha ha gaz-maras, flutro Demokraci flutro!!!!…KUSh tall b…n?, me lejoni te ngre pyetjen, flm . per pergjigjet, pershendetje e te mira, sa do pak Miq!