Mediat italiane: De Biasi, trajneri i ri i kombëtares shqiptare

12 Dhjetor 2011, 18:16Sport TEMA

Mediat italiane raportojnë se ish trajneri i Modenas, Breshias, Torinos dhe Udinezes Gianni De Biasi, është gati të nënshkruajë me Federatën Shqiptare të Futbollit, për tu bërë trajneri i ri i ekipit kombëtar.

Lajmi raportohet nga Sportmediaset, e cila thotë se ish tekniku mes të tjerash pritet të jetë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, të cilën do ta drejtojë gjatë kualifikimit për në botërorin 2014. Nëse lajmi konfirmohet, për De Biasi, do të ishte hera e parë që zgjidhet trajner i një ekipi kombëtar.

Trajneri italian u takua me Armando Duken ne Milano diten e diel dhe mesohet se palet kane qene afer njera tjetres persa i perket rroges. Kjo eshte sigurisht nje nga pikat kryesore qe ka vonuar zgjedhjen e trajnerit te ri te kombetares. De Biasi so te afrohet me nje kontrate dy-vjecare, me opsion per ta zgjatur edhe me tej nese palet jane te kenaqura me bashkepunimin e tyre.

2 komente në “Mediat italiane: De Biasi, trajneri i ri i kombëtares shqiptare”

  1. maks says:

    une do te isha per nje trainer shqiptar

  2. salqiri says:

    jo!vetem ky jo..
    rruga mbare sales meqe mu dha rasti te shkruaj..i qofte per hajer kesaj rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje