Ish trajneri i Modenas, Breshias, Torinos dhe Udinezes, Gianni De Biasi, do të jetë trajneri i kombëtares së Shqipërisë.
De Biasi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me presidentin e FSHF-së, Armando Duka, me opsion per ta zgjatur edhe me tej nese palet jane te kenaqura me bashkepunimin e tyre. Prezantimi i tij pritet që të bëhet ditën e hënë.
Ende nuk dihet se sa do të përfitojë De Biasi, ndërkohë që kombëtarja shqiptare ndodhet prej rreth dy muajsh pa trajner.
55-vjeçari ka fituar garën me bashkëkombasit e tij, Mario Beretta dhe Benito Carbone, të cilët vlerësoheshin si kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e Shqipërisë. De Biasi do të jetë trajneri i dytë italian që merr drejtimin e kombëtares shqiptare pasi i pari ishte Dosena, qe deshtoi turpshem nen drejtimin e kombetares.
Po nuk vuri mend me keta italianet Duka.Keta jane hileqare e mashtrues. Dosena te coi neper gjyqe per 2 muaj pune qe beri.
Ah te dhefsha ne krye o Armand Duka!!!! A ka popull ma fatkeq ne bote se shqiptaret! Edhe i queni bastarda ata futbollista te lindur jashte dhe qe nuk pranuan te luajne me kombtaren… Duka e ka ba kombin shqiptar si nje lecke te veten qe tallet sa here ti dalin interesat!!!