Ana Veizi
Nga Lindita Çela
Kolë Rrethi të pret me krahë hapur. Për Anën dhe Kejdin, dy jetimët e Ziver Veizit, pamjet e vrasjes së të cilit përballë kryeministrisë tronditën Shqipërinë një vit më parë, plaku tashmë duhet të jetë jo vetëm gjysh po edhe baba. Jetojnë me pensionin e tij (80 mijë lekë të vjetra në muaj) dhe rrogën që Alma, nëna e dy fëmijëve merr në ndërmarrjen e gjelbërimit. Gjyshërit, Kola dhe Violeta janë të shqetësuar. “Fëmijët po rriten, duan të shkollohen e më dhëmb shpirti se të dy janë fort të mbarë por këtu… Që Kejdi të vazhdojë shkollën e mesme, vetëm për autobusin duhen 60 mijë lekë në muaj, pa përmendur të tjerat. Por dhe Ana u rrit. Është vajzë dhe ka kërkesa të tjera. Të kishin babain gjallë ishte ndryshe. Unë jam plak, s’di nëse do mundem…”- thotë Kolë Rethi. Kejdi shkruan dhe pikturon bukur. Ndërsa Ana, dëshiron të studiojë për drejtësi. Ndoshta një ditë do të mund të vërë drejtësi edhe për babanë e vrarë. Por Alma, nëna e tyre ngre supet. “Këtu në fshat nuk ka as shkollë të mesme ndërkohë që për në Fier duhen para që Kejdi të shkojë në shkollë, nuk di, nuk di çtë them”- thotë gruaja rreth të 30-tave. Ana të sheh grua e pjekur dhe Kejdi ngjan si një burrë i heshtur. Kejdi shkruan bukur poezi dhe njëra prej tyre ngjan si një peng. Ndoshta për herë të fundit është ndarë i zemëruar me babanë pa e ditur se vdekja do hynte mes tyre..
Kurse sytë e Anës, – të bërë të famshëm nga një foto e Juta Benzenberg në kopertinën e Shekullit, – përloten sapo nis e flet për të atin. Familjarët thonë se Ana ka qenë pika e dobët e Ziverit të ndjerë. Ana është 13 vjeç. Nga ajo që na thotë, vetëm vogëlushe nuk të duket më Ana.
Ana, mund të më thuash si i kalon ditët?
Po ja, shkoj në shkollë. Tani kam filluar të përmirësoj sërish notat se për disa kohë rashë në mësime. Nuk mund të mësoja. Mendoja vetëm për babin. Babi ishte gjithçka për mua, ndaj ato ditët unë nuk do ti harroj dot kurrë. Por tani të paktën po mësoj, jam serisht tek 9-ta. Rri ndonjëherë me shoqet por rrallë, ata kanë gjera të tjera në mendje, dhe unë të tjera. Unë duhet të mësoj. Babi donte që unë të bëhesha aktore.
Do bëhesh aktore..
Sa ishte babi gjallë dhe unë doja të bëhesha aktore, por tani gjërat janë ndryshe. Besoj se do të studioj për juriste. E mendoj si të vetmen rrugë për të vënë drejtësi për babin tim. Megjithatë s’e kam vendosur akoma. Ndoshta edhe babi do donte të studioj për drejtësi . Nuk e di. Kur shkojmë në varreza, më vjen ta pyes edhe njëherë babin. Do doja shumë ta dëgjoja dhe një herë zërin e babit …
E ndjek televizionin?
Para se të më vrisnin babin shikoja vetëm filma ndërsa tani ndjek të gjitha lajmet. Dhe të gjitha çfarë thuhet për 21 janarin.
Çfarë mendon kur ndjek lajmet për 21 janarin?
I dëgjoj. Ndonjëherë qaj dhe kam urrejtje të madhe
Për kë?
Për ata që më vranë babin. Ndjej si neveri të madhe, më vjen të qaj kur shoh çfarë flasin ashtu. Do të doja ta kisha përballë atë Berishën dhe ta pyesja përse ma vrau babin tim? Çfarë i bëri babi im? Cfarë u bëri babi im atyre? E patë ju babin tim të qëllonte dikë? Babi nuk kishte as gurë, as armë nuk kishte, asgjë nuk kishte. E patë babin tim si ishte në këmbë, ai po rrinte si gjithë të tjerët… Pse e vrau babin tim? Këtë dua tja them. Sa të jem gjallë këtë pyetje e kam…
Poezi e Kejdit për 9 mujorin e vrasjes së babait
9 muaj kaluan…
Babi, zemra shumë më është copëtuar,
dhe krahët më janë mpirë.
Kishim zënkën tonë të mallkuar
Por unë babi të gjitha i kam harruar
Veç mos të shihja ty,
në mes të dhomës shtrirë
9 muaj kaluan
Syri u tha për të t’shikuar
9 muaj kaluan
Zemra më loton si pa kuptuar
9 muaj kaluan
Krahët mu mpinë për të t’përqafuar
Shekulli
Syte e perlotur te kesaj vajze nuk kam per ti harruar kurre! Ate ndjenje urrejtje e kam edhe une cdo dite qe kalon mes kesaj padrejtesie te felliqur mes te ciles jetojme. Por jam i bindur Ana e vogel se nje dite, sado larg, drejtesia do te vendoset ne vend. Per kete jam i bindur.
zoti marte hak per keta vogelushe…………..
mor po na cmendet ju me kete zoti i vrafte zoti marrte hak.O njerez po nuk beme gje zoti do mare hak sa mori per Enver hoxhen.
gjunah..fjalet e vajzes na ben te lotojme..zoti e ndeshkofte sali berishen..ndyresiren..la engjej pa prinder
shiko fotografine e meso per demokracine qe na solli iliri e saliu
A MOJ( SHQIPNI E MJERA SHQIPNI)ne dor te kujt kemi ngelur (o popull zjohuni sa nuk esht von ,,,se 1shprehje e popullit thot kur te vin ment nuk ti ajne as qent,,…
Kurajo shume te madhe ka ky Berisha kur mbron ata qe urdheruan te vrasin ne emer te tij varfanjake te pafajshem.
Nje fotografi te kesaj vajzes duhet tja vene te dera e shtepise, qe ta shikoje sa here qe hyn e del nga shtepia e tij.
Është detyrë patriotike dhe historike e gjithë popullit opozitar, të largojë nga qeverisja pushtetin e vrasësve dhe kriminelëve!
Duhet të solidarizohemi me shpirtin e copëtuar dhe dhembjen e pashoq që po perjeton Ana e vogël dhe familja e saj. Duhet njëherë e përgjithmonë, të zhdukim nga faqja e dheut terrorizmin shtetëror dhe kanibalizmin berishian për të shpëtuar Shqipërinë nga vrasësit dhe Bajlozët qeveritarë. Sali hitleri duhet shporrur dhe gjykuar për fatkeqësitë e panumërta që i ka sjellë këtij kombi!
sa te behet juriste kjo sala ka shku per lesh
te gjithe vrasesit dhe kriminelet kane paguar ..dhe keta nuk do ikin lehte ,,vecanerisht maloku i Ram Pederit
I nderuar Gjergj Elez Alia!
Si guxoni ta krahasoni saliun me Hitltrin?
I nderuar mik, Hitleri nuk vrau poopullin e vet, por te tjeret…., ndersa i ndyri sali vret te tijet, pra shqiptaret e pa fajshem, ata qe nuk kane as buke ne magje, e jo me stilolapsa pistolete…..(ky eshte ndryshimi)…………..
ANA eshte nje vogelushe e maturuar parakohe prej barbarive te ketij shteti, dhe qe i ka rene per pjese te dale ne dyluftim me MOSTRUOZIN, ashtu si Gjergj Elez Alia me Balozin…., por une jame e bindur; ANA do te fitoje, sepse ka me vete gjithe shqiptaret e ndershem kudo qe jane, ne shqiperi e ne diaspore.
KURAJO VOGLUSHJA JONE,NE JEMI ME TY, FITORJA ESHTE E JOTJA….
Kur te mbarosh shkollen e larte Ana-Saliu do ket nja dy pellembe bar siper,se i ka ardhur ngordhja
Vogelushe Ana une ju uroj suksese ne shkolle dhe tu realizofshin te gjitha deshirat,na preke me kete poezi kaq te dhimbeshme,zemer jeta eshte e gjate po nje dite do vihet ne vende e drejta e babait tuaj dhe 3 heronjeve qe rane ate dite per nje jete me te mire ju dhe per gjithe femijte e tjere,vetem kuraja zemer ,edhe nje here ju uroj sukses ty dhe vellait ne shkolle.
MOS E PROVOFTE ASNJE FEMIJE FATIN E DHIMBSHUR TE KETYRE DY VAJZAVE JETIME.MALLKIMI I TYRE RENTE MBI FEMIJET E ATYRE QE URDHERUAN KETE KRIM BARBAR ! kESHILLA IME : E DI QE VAJZA E VOGEL ANA ESHTE E VRARE SHPIRTERISHT,POR AJO DUHET TE STUDIOJE,TE BEHET NJE JURISTE E MIRE ,TE BEHET MBI TE GJITHA NJERI I DENJE DHE SHPIRTI I BABAIT TE SAJ DO TE PREHET ME I QETE NE PERJETESI.
Me lot ne sy po shkrual per kete vogelushe ,i lutem zotit te vazhdoje shkollen per drejtesi dhe te marre drejtesin per babin e saj