PD i kërkon Nanos 20 vota majtas për ta bërë president

16 Janar 2012, 10:57Politika TEMA

Nëse kjo histori rezulton e vërtetë, kjo do jetë një tjetër tentativë e Berishës për të përçarë më shumë të majtën

Afrimi i garës për postin e Presidentit të Republikës ka shtuar negociatat e ndërmjet kandidatëve të vetëshpallur, por edhe forcave politike. Fatos Nano, i cili e ka shprehur hapur ambicien e tij për tu vendosur në postin e lartë të Presidentit, ka filluar negociatat e fshehta me drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike. Burime brenda së djathtës bëjnë të ditur se këto ditë, ky i fundit ka dërguar negociatorë për të marrë mbështetjen e mazhorancës për zgjedhjen në krye të institucionit të Presidencës. Frrok Çupi, Emin Barci dhe Zef Preçi kanë takuar nënkryetarin e Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe kanë diskutuar enkas par këtë çështje. Teksa zyrtarisht Patozi ka deklaruar se Nano nuk do të jetë kandidati i PD-së për President, burime nga ky takim kanë bërë të ditur se ai i ka lënë një dritare hapur ish-kryeministrit.

Në takimin mes nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi dhe negociatorëve të Nanos ka qenë i pranishëm edhe Oerd Bylykbashi, drejtori i kabinetit të kryeministrit Berisha dhe një nga njerëzit e tij më të besuar. Gjatë takimit demokratët e kanë kushtëzuar mbështetjen e tyre me votat që Fatos Nano do të arrijë të marrë nga partitë e tjera. Ish-kryeministrit Nano i është vendosur si kusht marrja e 20 votave nga LSI, PDIU dhe më kryesorja nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Duke njohur marrëdhëniet e Nanos me dy partitë që janë në koalicion me PD-në dhe të “pavarurin” Kastriot Islami, duket se shtatë vota mund të merren pa shumë lodhje. Nëse PS hyn në sallën e parlamentit dhe votimi bëhet i fshehtë, Nano siguron të paktën edhe dy ose tre vota të tjera nga deputetët e PS-së. Pas kësaj Nanos i duhen edhe më shumë se 10 vota të tjera që duhet të vijnë nga socialistët./shekulli

6 komente në “PD i kërkon Nanos 20 vota majtas për ta bërë president”

  1. xha Braho (plaku) says:

    U be presidenti si puna e asaj fjales “Hiqja Lenes e futja Prenes”, apo “nje hyn e nje del, nje spiro, nje Vangjel”
    Po zhdukuni neper shpella o lukuni ujqish te pangopur!

  2. luani says:

    …………ore do ti fusni ndonje hu ne byth ketij Fastos Nanos apo jo !?

  3. Neorealizmi says:

    Kjo eshte menyra per ta hequr qafe Berisha Nanon. Nqs sjell 20 vota qe nuk ka ku ti gjej, se perndryshe shko si te tjeret. Nuk eshte i vetmi qe u perdor dhe u flak si shami hundesh e piset dhe e pavleshme nga njeriu me njeqind fytyra.

  4. katundari says:

    Tre neocifligaret e allbanistanit.
    katundari

  5. jon says:

    Nese Nano arrin te behet president i Shqiptareve ate here me te vertete ai dote realizoje thenien qe i ka thene Nikolle Lesit ne Rogner pikerisht keshtu o Nikoll keti populli duhet tju qish nenat qe te thone babe pra Fatos Nano do te jete baba i gjithe Shqiptareve te na rroje baba.

  6. Demokrati says:

    Ja edhe tre te pa turpshmit,jane share nga Nenat Grate e Motrat dhe sju ben pershtypje puthen e qeshin,por une ne kete foto shikoj fundin e tyre dhe mendoj qe keta Felliqesira na udheheqinduke na Vrare e Vjedhur dhe ne nuk jemi ne si Popull nuk jemi ne gjendje ti shpiem perpara Drejtesise,edhe shteti po Friksohet nga Ky Pushtet nga kjo Bande qe edhe Drejtesia eshte nje vegel ne duart e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje