Kapiteni i ‘Costa Concordia’ iu afrua bregut për të... përshëndetur një shok (FOTOT)

16 Janar 2012, 11:43Politika TEMA
Kapiteni i ‘Costa Concordia’ iu afrua bregut për të...

Historia e anijes ‘Costa Concordia’ vazhdon të jetë lajm kryesor në mediat evropiane. Së fundmi ato i referohen arrestimit të kapitenit të anijes, 52 vjeçarit Francesco Schettino, i cili është nën akuzë për vrasje dhe për braktisje të anijes. Deri më tani gjashtë persona kanë vdekur dhe 14 rezultojnë të humbur.

Por historia që po hetojnë prokurorët italianë është shumë e çuditshme. Një pistë është se kapiteni i ishte afruar ishullit Giglio për të përshëndetur një oficer të flotës tregtare italiane, që ishte i afërt me ata që ishin në Concordia.

Raportimet që vijnë nga Italia flasin se prokurorët kanë identifikuar njeriun në breg dhe po e marrin në pyetje.

Gushtin e shkuar, anija gjigante kaloi shumë pranë ishullit duke i rënë borive. Kryebashkiaku i dërgoi një email kapitenit ku e falënderonte që ofroi një spektakël të tillë për turistët dhe një argëtim fantastik.

Prokurorët thonë se kapiteni po ashtu u largua nga anija duke e braktisur atë përpara se të largoheshin gjithë personat në bord. Ai u largua me një barkë shpëtimi, i mbuluar me batanije.

4 komente në “Kapiteni i ‘Costa Concordia’ iu afrua bregut për të… përshëndetur një shok (FOTOT)”

  1. fule says:

    Te kishte ndodh te ne dhe kapiten i anijes te ishte Ilir Meta, Policia do e kishte shoqeruar per ne vile jo qeli. Sali Berisha do thoshte se gabimi erdhi si pasoje e montimeve dhe nderhyrjeve ne drejtim nga njerez te futur nga Edi Rama. Gjykata do i vente kapakun , si fatkeqsi natyrore.

    1. brazili says:

      HA ha ha,ashtu do ishte.

  2. Treviso says:

    Per te adhur keq.
    Papjekuri e kapitenit dhe gabimi teknik çoi
    ne tragjedi te madhe.
    Ngushullime familjarve te viktimave.

  3. aleksandri i madh says:

    Ky kapiteni ka qene shqiptar sepse nuk eshte e mundur qe nuk ka qene kaq i papergjegjshem qe kishte ne dore jeten e mijra njerezve ne kryqezor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje