Forcat e sigurisë në Siri kanë tentuar të largojnë familjen e presidentit Bashar Assad nga vendi, por kanë dështuar. Forcat rebele pretendojnë se Asma Assad, gruaja e presidentit, e lindur dhe e diplomuar në Londër, po tentonte të shkonte drejt aeroportit për tu larguar nga vendi me fëmijët. Së bashku në karvanin e makinave ishin edhe nëna e presidentit, një kushëri dhe një bankier.
Karvani është pikasur nga brigadat e dezertorëve, të cilët e kanë sulmuar atë, duke bërë që të rikthehen sërish në pallatin presidencial.
Po ashtu rebelët kanë hedhur në erë një gazsjellës që furnizonte qytetin Homs.
Vetëm ditën e djeshme numërohen 61 të vdekur nga përplasja mes ushtrisë dhe forcave rebele.
Më shumë se 2 mijë forca të ushtrisë, 50 tanke dhe mjete të tjera të blinduara kanë sulmuar rrethinat e Damaskut, ku ndodhen disa njësite rebele. Sulmi ishte aq i ashpër sa janë parë banorë duke u larguar këmbëzbathur nga shtëpitë e tyre.
Kjo ofensivë tregon se regjimi i Assad druhet sepse dezertorët i janë afruar shumë kryeqytetit. Damasku ka qenë i qetë përgjithësisht, kurse qytete të tjera janë zhytur në kaos.
Një disident sirian që jeton në SHBA tha se tani po bie edhe iluzioni i krijuar se kryeqyteti nuk mund të merret.
OKB po tenton, por pa ndonjë rezultat, që të kalojë një rezolutë për Sirinë. Kundërshtimi i Rusisë dhe Kinës ka bërë që të dështojë një tentativë, ndërkohë që të mërkurën mund të hidhet në votim sërish një tjetër rezolutë.
Mendohet se mbi 5 mijë persona janë vrarë që kur kanë nisur trazirat në Siri dhjetë muaj më parë.
ZEMERIMIT TE POPULLIT NUK I SHPETON ASKUSH!MJERE KUJT DO TI VIJE RRADHA.
kur ti vije radha ketij assadit shqiptar do jete me thjeshte
vetem garda dhe ata police qe jane nga tropoja do ta mbrojne
ushtria eshte pothuajse inegzistente dhe nuk do luftojne kunder popullit
me veshtire do jete me paramilitare te paguar qe jane nga jashte kufijve te shqiperise
Kjo do ndodhe edhe ne Shqiperi nese Sala im do bej numura ne zgjedhjet e ardheshme. Do jete me keq se 1997. Se njerezit jane te armatosur. I kam fo, qe i vogel por ai s’ve mend.
problemi eshte se kush do e marri ne dore kur te iki asadi, nai myslim brotherhood si ne egjypt….
Populli ka te drejte te vendos te arrdhmen, prandaj nuk eshte problem koli.
Ne demokraci protestat e dhunshme eshte arma qe mund te perdoret kur diktatoret e mbushin kupen, kur Berisha nuk pranon te leje pushtetin me protesta paqsore. Ne zgjedhjet e arrdhshme Berisha mund te kete fatin Gadafit nqs i vjedhe votat. Por, nvaret tek shqiptaret mbrojtja e votes ose vazhdimi i Berishes ne qeverisje.
Ne te gjithe themi se populli do ta rrexoje Berishen por nuk ndalemi dhe ta analizojme se si. Cdo diktator qofte dhe keta te fundit te lindjes se mesme jane rrexuar nga populli por me ndihmen ne forma te ndryshme nga Usa dhe Europa. Pra edhe kryediktatorin tone ne do e rexojme vetem kure Europa te mos e ndihmoje ate ekonomikisht dhe te mbeshtese popullin ne heqjen e ketij kryekrimineli. Atehere ai do te bjere, pa me perrallat tona ,persa kohe qe USA dhe Europa si ka dale kundra harrojeni se ai jep dorheqje apo derezon pastin me vota.
bravo .tamam
Assadit po i vjen fundi.Berishes do ti vije fundi kur te vendosi vete te largohet.Kete e di edhe Rama.Ju ndoshta mund ta rrezoni me te shara.
Vete popujt ne mbare boten ne faza te ndryshme te zhvillimit te shoqerise, qysh nga rendet me te vjetra,si ne feudalizem vete mileti e perbysi per nje jete me te mire dhe kaloi ne rendin me te perparuar qe u quajt skllavopronar,dhe me radhe deri sa erdhem ne ditet e sotme ku ka akoma ne pika te ndryshme te globit vende qe syndon nje person apo nje familje per interesat e veta.por dhe ketyre po ju vjen fundi po nga populli i tyre.
Ndersa gjith popujt po luftoin per nje jete me te mire dhe po i mbain syte nga perendimi qe eshte me i avancuar dhe i ka kaluar me perpara keto faza zhvillimi,kryeministri jone thote qe europa duhet te mari shmbull nga ne.
A do te vij nje dite qe edhe ketu te permbyset ky rend feudal?