Kreu i PS-së, Edi Rama, duke folur para grupit parlamentar të socialistëve, ka deklaruar se PS do të votojë të enjten për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të saj, për t’u hetuar nga prokuroria. Sipas Ramës, kjo tregon angazhimin e opozitës për zbardhjen e 21 janarit, ndryshe nga Berisha, që ka nisur shantazhet ndaj kryeprokurores Ina Rama.
“Programi ynë i ri ka një kapitull që i referohet bashkimit të gjithë shqiptarëve në Europë. Ky kapitull do të kthehet në një angazhim detyrues për PS-në. Por, nuk ka kohë dhe ne duhet të vihemi në lëvizje për të ndihmuar Luginën e Preshevës, duke filluar që nga një maternitet dhe dy shkolla shqip. Administrata shqiptare e asaj zone nuk ka buxhet për t’i plotësuar këto kushte, ndaj duhet që qeveria shqiptare të ndihmojë.
Nuk kemi asgjë kundër nismës së qeverisë për financimin e restaurimit të një kishe serbe në Kosovë, por përse nuk investon për shqiptarët e Luginës së Preshevës?
Të enjten ne do të votojmë pro kërkesës së prokurorisë për mandatet e tre deputetëve tanë. I falenderoj deputetët për vullnetin e tyre të qartë për t’u vënë në dispozicion të prokurorisë. Ne e mbështesim pas asnjë kusht hetimin dhe vetë kryeprokuroren, e cila gjendet përballë një presioni barbar të qeverisë.
Teksa nga ana e kryeministrit ka vazhduar përditë sulmi vulgar ndaj kryeprokurores, ne do ta vazhdojmë përpjekjet tona për ndërtimin e një shteti ligjor, për të bërë ndarjen e pushteteve, për të ruajtur etikën.
Ina Rama nuk është për ne Silvia Konti kur na intereson dhe “lavirja e Bulevardit” kur nuk na intereson. Ajo është kryeprokurorja e vendit, që duhet mbështetur.
Përpjekjen e zbardhjes së 21 janarit ne nuk mund ta çojmë përpara pa miqtë e Shqipërisë dhe përpjekjet e Berishës dëmtojnë imazhin tonë para miqve.
Saliu e ka bërë të qartë tashmë se po kërkon të marrë presidentin, kryeprokuroren, SHISHI-in dhe madje ka deklaruar se do të hetojë më pas presidentin aktual, kryeprokuroren, kreun e SHISH dhe opozitën e sotme.
Këto janë shantazhe të hapura të Berishës, të cilat nuk janë të reja. BE-ja nuk mund ta lejojë këtë gjë.
Dua të falenderoj edhe njëherë SHBA-në, që na ka ndihmuar me FBI-në. Zbardhjet e 21 janarit, falë FBI-së po zbardhejn një nga një. Fati i këtij hetimi, është vetë fati i këtij vendi dhe të ardhmes së tij.
Kushtetuta nuk mund të shkelet duke vrarë njerëz dhe nuk mund të ketë justifikime për vrasjen e qytetarëve. Ajo tragjedi duhet zbardhur dhe ndëshkuar pa humbur kohë. Duhet të ndëshkohen jo vetëm vrasësit, por edhe kjo qeveri, e cila është përpjekur dhe po përpiqet që të mbulojë vrasjet.
Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, duke marrë krahun e krimit dhe korrupsionit dhe duke braktisur rrugën e integrimit në BE. Rrugë për të cilën ne do të përpiqemi pa fund, në mënyrë që Shqipëria mos të dështojë për të tretën herë për të marrë statusin e vendit kandidat. Për këtë arsye, të enjten ne do të votojmë për heqjen e imunitetit për tre deputetët tanë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Ky trapi mendon se do e hani pilafin me 3 deputet , jo more e ke kot ore i semure, se nuk e organizuan protesten vetem keta tre deputet por je ti ai qe duhet te dalesh para drejtesis
Trapi juaj eshte destinuar te mbytet,puna eshte sa do te mare me vete.Urojme qe ti mare me vete te gjithe besniket qorra.
Po keta bene mega-puc ate dite. Vetem qorrat nga Perendimi nuk e shohin ose jane pale. Me stilolapsat, gurat e cadrat desh i nxorren syte gardisteve. I kemi te dokumentuara me fakte audo-video ne komision. Edhe tritolin te banjot e Kullave edhe armet qe kishin poshte ures se Lanes.
Po nuk kam besim se Doktori da ta nxjere para drejtesise Edvinin. Ashtu sic nuk noxrri para drejtesise vrasesin e Azemit, shokun Fatos apo mafiozin e mafiozve Ilrin. Jam pesimist ketu, o nuk jam une ne rregull ose me duket se Doktori na mashtroka.
O moj e shkreta Elenë sa keq qenke. Më vjen shumë,shumë keq për ty.Po dëgjo, ka sgjidhje edhe kjo punë. Unë kam disa miq psikiatër që nga koha e Arqidukës Ferdinand. Janë ata që më kanë vizituar para se të shkoja në luftë. Edhe unë në atë kohë s’dija çfarë flisnja. Ja fusnja kot sa herë më bënin pyetje doktorët. Ja njësoj si ty. Po mos u bëj merak se ata të sjellin në vete. Kjo është e sigurtë se e kam provuar unë vetë. Po deshe lëmë një takim tek pijetorja e Palivecit këtu në Tiranë dhe të shpie unë tek ata. Duhet t’a kesh dëgjuar, “TEK LANA” quhet. Pijetoren, “TEK GOTA”, e ka transferuar në Tiranë që kur Saliu i dha strehim politik në Shqipëri.
Urt ramy urt, mos lef shum se kët rradh e ka hongër Berisha i jot sa krahu. Vre ko! Tina mçifu mas gaxhoit mos t’haj pluni. Hajt tyrqeta Ramy,Rami…
Ky ramy duhet te jete me shume se 8-orarsh ne mision ndaj brekedhjerit te historise,shefit te adhuruar te nahijes se primitiveve.
Heqja e imunitetit te tre deputeteve opozitare,me duket shenje serioziteti ne angazhimin e Opozites per zbardhjen e plote e funksionimin e drejtesise per 21 janarin, si kushti fundamental per nisjen e demokracise per njerzit ne Shqiperi.
Ti Elena , si duket ty pernjemend ti paskan nxjere syte, por dyshoj shume se Kane qene protestuesit e 21 janarit. Ty mi goce te ka qorruar dicka tjeter si per shembull INJORANCA. Ato Video per te cilat ti flet Mund ti fusesh ku te duash(se Video kemi pare mjaft dhe e dime shume mire kush ishte sulmuesi e kush viktima ). Por ti moj Zonje po te ra nder duar( pasi edhe paske mundesine te jeshe ne njefar komisioni) kopja e CD-se ne kryeministri, qe e fshijte , besoj per te mbrojtu kta te shkrete protestues ? , dergoje ne prokurori e le te gjykojne ata te cilet marrin rroge nga taksat tona per te bere drejtesine ne kete vend. E le te denohen te gjith ata fajtore te 21 janarit. Dhe ta them une ty dicka , ti kerkon fajtorin ne anen e gabuar dhe te siguroj se SDO e gjesh , me ose pa ato videot te cilat ti vetem ne ender do i keshe pare , ose i ke me te degjuar.
Ramy englezi dhe Dronja Elene, jane simboli i 80-lekshave te famshem te xhaxhit enver.
Sot me rritjen ekonomike dhe me rritjen qe ka pesuar leku shqiptar, 80-lekshat jane shumzuar.
Per kete duke mos ju mohuar punen e shkelqyer qe bejne ne te miren e partise, ata kane dhene dhe japin nje kontribut te vyer ne zbulimin dhe eliminimin e armikut te kllases.
Jane te brymosur me idete e partise dhe keto i diskutojne ne format politike te lagjes.
Mungesa e presionit popullor kunder Berishes tregon pafajsine e Berishes, shqiptaret nuk kane opozite.
Z. Rama!
Me keto deklarata eshte ‘fo dynjaja’. A kendonje gje te re qe ne shqiptaret nuk e dime, ndonje veprim qe te con ne zgjidhje. Ju mire beni qe flini si opozite, se rolin tuaj e kryen TemA dhe artikujshkfrues te tjere. Edhe ti, kujdes kur te flasesh per Saliun, se mos thua ndonje gje qe nuk i pelqenatij, dhe kjonuk eshte e mire, as per ty dhe as per ate.