Rumani, ish-kryeministri dënohet me 2 vjet burg për korrupsion: “Dënimi, i motivuar politikisht”

31 Janar 2012, 11:22Politika TEMA

Gjykata Supreme në Rumani ka dënuar me 2 vjet burg ish-kryeministrin Adrian Nastase, i cili akuzohej për korrupsion. Nastase, që ka udhëhequr qeverinë e social-demokratëve në mes të vitit 2000 dhe 2004 është akuzuar se për të financuar fushatën elektorale të 2004-ës ka marrë nga buxheti i shtetit 1.7 milionë euro.

Ish kryeministri, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u dha verdikti, i ka thënë televizionit Realitatea se do ta apelojë vendimin.

Ky verdikt “është qartazi rezultat i presionit që u bë mbi gjykatësit”, ka thënë Nastase.

Ai ka thënë se nga provat që ka ofruar në gjykatë është parë se ai është i pafajshëm dhe se rasti i tij është i “motivuar politikisht”.

Ai po përballet me një proces të tretë gjyqësor në lidhje me një marrëveshje për shtëpinë e tij luksoze, e cila thuhet se u ndërtua në këmbim të emërimit të kreut të firmës ndërtuese si minister, ndërsa një muaj më parë u shpall i pafajshëm për një rast tjetër korrupsioni.

Procesi gjyqësor ndaj tij është monitoruar nga afër nga ana e Bashkimit Europian.

3 komente në “Rumani, ish-kryeministri dënohet me 2 vjet burg për korrupsion: “Dënimi, i motivuar politikisht””

  1. hajriu says:

    Jane specie te peshtira keta politikanet e sotem ne te gjithe boten por sidomos ne vendet ish komuniste . E filloi Ukraina , pastaj Kroacia e tani Rumania…………shpresoj qe keta te tjeret ku perfshihet edhe ky i jone te zene ment ose te pakten te friksohen se ju duket vetja si zoter ne toke(zoti te me fale)………… politikane dhe politike lavire

  2. Emir says:

    Kur është i majtë thuhet “i motovuar politikisht”.

  3. Drini says:

    Gjithe bota i denon shkelsit e ligjit, vetem talibani jone salush vicidolin se denon njeri. Sa te jene neper gjykata te tilla si Shpresa breckaj ska denim per hajdutet me te medhenje.
    Jam plotesisht i bindur qe Spahiu i aleances kuq e zi eshte nje derivat i berishes. Plaku i poshter berisha ka menduar per popullaritetin ne renie, dhe loz karten e fundit Spahiun qe te qendroje edhe me pampers ne pushtet. Trembet maskarai kur te lere benzin blindato se hakmarrja e popullit do te bjere mbi te dhe loz karten e fundit Spahiun. Mos u genjeni te nderuar bashkatdhetar nga sharjet apo akuzat qe i bejne njeri tjetrit. jane politikane te paftyre, mos harroni Ilirin e skraparit sa shume thoshte sali-gerdeci, po cberi me ne fund? Esh spahiu eshte nje vegel ne duart e maskarait sali, e keni ven re si zihet ngusht kur pyetet per financimin? sepse prapa tij qendron salushi. Sa te marre ca vota menjhere dot i bashkoje me salushin, per tju bere perseri paterice ketij qeni te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje