facebook.com/bledi.mane
Përshëndetje e nderuar eprore!
Po të shkruaj prej nëntokës së vlagët të dimrit. Kam rreth 3 javë që dergjem këtu mes një errësire mbytëse dhe ajrit që sa vjen dhe më than brazdat e mushkërive të mia. Ende nuk më besohet që tashmë i përkas një tjetër bote dhe pagjumësia e gjatë duket sikur do të më kaplojë nga çasti në çast për tu mos u zgjuar më.
Më zbritën poshtë tokës së ngrirë ditën e shtatë të këtij janari të ftohtë. Kapaku i rëndë i arkivolit më pati puthitur edhe qepallat rëndë pas syve por unë ende dëgjoja rënkimet dhe qarjet e të dashurve të mi. Zhurma e dheut që hidhnin mbi mua më buçiti jehonshëm e më drodhi gjithë trupin. Ky kontakt i fundit me ju të gjallët ishte tmerrues. U bëra pishman pse po ikja kaq shpejt nga kjo jetë dhe pse ia lashë veten në dorë vetëm fatit të momenteve të fundit. Ndjeva se jeta paska vlerë dhe kur je ende i ri kërkon të bësh maksimumin… por tani është vonë.
Ju ikët nga varreza, ndërsa unë ndjeja hapat tuaj të rëndë tek largoheshin. Doja tu kapja prej këmbësh të qëndronit, mos iknit, të mos më linit vetëm por nuk kisha as fuqi, as zë tu thërrisja.
Ndenja ashtu si i balsamosur pa lëvizur në atë arkivol që vinte era lis i freskët derisa mëngjesin tjetër të dëgjoja zhurmat e para. I frikësuar dyfish prej errësirës dhe ankthit ndjeva se dikush hapi vërtik kapakun e arkivolit. Aromë trëndeline e ndenjur më shpoi mukozat e hundës dhe poshtë qepallave të syve të mi shfaqej mjegullt hija e dikujt. U mpiva, nuk flisja, qëndroja i ngjethur si ngrica. Dora e ftohtë e një njeriu po prekte fytyrën dhe ballin tim poshtë nën dhe.
-Qenke i ri, psherëtiste zëri i mekur i robit që qëndronte sipër arkivolit dhe fytyrës time.
-Pse erdhe këtu kaq shpejt, pyeste ai zë ndërsa unë nuk mundesha të duroja dot më. Hapa sytë rrëmbimthi dhe shtanga. Fytyra e zbehtë me mustaqe e një mesoburri më qeshi dhimbshëm.
-Mirësevjen në vendin e gabuar!- kështu më uroi dhe uli kokën mes pëllëmbëve të duarve e qante me dënesë.
-Kush je, kush je, kush je ti?- e pyeta dhe u ngrita vërtik nga arkivoli.
Lulet e freskëta që më kishit hedhur mbi trup një ditë më parë u shpërndanë mes atij kuadrati të errët ku ndodhesha unë dhe njeriu i mistershëm, i cili reagoi furishëm.
-Lule, lule, aromë jete. Lule të gjalla nga njerëzit e gjallë aty lart që na shkelin çdo ditë me këmbë neve këtu poshtë. Lule…
-Kush je?-i bërtita sërish. Ky njeri po më trembte jashtë mase, dukej sikur po priste enkas për mua….
– Kush je???
Ai filloi të fliste dhe pashë nga afër se zgavrat e syrit i kishte të zjarrta.
-Mos u tremb o njeri i gjallë i vdekur. Unë kam qenë si ty plot gjak ndër vena, plot jetë në inde, plot oksigjen në mushkëritë e mia, plot me miq, familjarë,plot jetë.
Edhe unë qeshja e qaja si ty, druhesha e kisha frikë porsi ty tani por vdekja e pa të udhës të mos më linte më gjatë atje sipër. Edhe unë ashtu si ty tani i druhem mynxyrës për të kuptuar më mirë sa vlerë ka drita, dielli, ajri.
-Ik largohu, largohu-i bërtita. Më lër të iki, dua të iki, kam ftohtë këtu,jam vetëm, dua të iki!
-Ti tani je si mua, i vdekur i pakallur.
-Kush je ti që më ndjell mua vdekjen, jam i gjallë, do iki!-ngulmoja unë i terrorizuar
-Mirësevjen në vendin e gabuar, në kohën e gabuar,- fliste qetësisht njeriu i ftohtë.
-Qetësohu i dashur mik- më tha. Unë do të jem tani e tutje Virgjili yt. Eja me mua në ferrparajsë, unë jam Teodor Keko.
Kurrë nuk isha takuar dhe folur me Teodor Kekon. E mbaj mend kur shkruante në gazetën e parë opozitare apo kur fliste bukur në parlamentin e parë pluralist. Ironia dhe zgjuarsia e tij më pëlqente, edhe mënyra si shkruante ishte e lirshme. Nuk e mendoja kurrë se do takohesha e do të më priste në pragun e dy botëve. Madje edhe kur isha i gjallë e fantazoja për ditën e parë të vdekjes nuk imagjinoja dot se brenga e lamtumirës nga ndarja prej njerëzve të mi do të më ëmbëlsohej nga buzëqeshja e ftohtë dhe prania e Dorit të vogël.
Teodor Kekon e kam vërtetë Virgjilin e vizitës time sa në ferr sa në parajsë dhe anasjelltas. I vetmi njeri me të cilin flas dhe shkoj i rrëfehem për dhimbjet e mia. Më tha që e kishte marrë vesh për vdekjen time dhe po më priste. Më kishte ndjekur përsëvdekuri, jetoka me hallet dhe gëzimet tona,më njihte… na njeh të gjithëve.
Ina, ky njeri di gjithçka për ne, jeton si një i gjallë, njeh jetën dhe katranin e pasvdekjes.
Jam i ri në këtë teatër absurd real dhe zyrtarisht më kanë vendosur të pres pranë Qiellit të Shpirtrave Soditës. Çdo ditë vërdallosem duke parë nga afër nëntë rrathët e Ferrit, malin e Purgatorit. Beatriçen e hijshme dhe furfuritëse kam shumë dëshirë ta shikoj kur vjen e merr Shpirtrat e i çon drejt qiejve të Parajsës, por Dori më thotë që Ajo shfaqet rrallë, shumë rrallë. Po pres dhe unë me padurim të vendosem ku e meritoj, por e shoh që këtej qenka një burokraci strikte dhe rigoroze.
Dori tashmë i njeh dhe flet me të gjithë shpirtrat. Dikë e ngacmon, dikë e ndihmon. Dikujt i qëndron afër sa t’i shërohen plagët e Llavave të Ferrit, një tjetër e bekon kur niset drejt Venerës, Jupiterit, Saturnit…
Jam ende i shokuar nga çfarë shikoj e prek këtu dhe perfeksioni mes vuajtjes dhe shpagimeve më shqetëson porsi një i gjallë.
Një pragmuzgu teksa sodisja i terrorizuar rrethin e Shtatë të Mëkatarëve Dhunues e Barbarë pyes Dorin nëse Enver Hoxha ende dergjej ndënë Ferr?
Vetë Dori i vogël qeshi dhe më tregoi:
-Raca jonë është e çuditshme, e paimagjinueshme. Enver Hoxha u tregua i zgjuar se zbriti nën tokë i kompletuar. I kishin vendosur në arkivol një letër reference dhe një raport mjeko-hyjnor ata të gjallët. Me dokumenta fallco, gjithë klerikëve sunitë, katolikë, bektashinj, ortodoksë u kishte marrë firmat e ku shkruhej se ishte i vetmi mbi tokën tonë që prishi kisha e xhamija sepse bashkoi fetarë e ateistë, ndërsa në raportin mjekësor shkruhej se puna dhe mundi për njerëzinë e diabetosën deri në Xhehenem.
-Ne shqiptarët e kemi korruptuar edhe ferrparajsën, edhe filozofinë e Shën Thoma Akuinit- qeshi Dori dhe të dy shkuam të sodisnim nga afër Lëndinën e Rënkimeve.
Lëndinë e quajnë shpirtrat e këtushëm sepse është një rrip nëntoke i sheshtë e mbushur me gurë që shërbejnë si stola çlodhjeje. Nuk ka as lule as bar të gjelbërt, por në një orë të caktuar vinë takohen e flasin me njëri-tjetrit shpirtrat e këtushëm. Dikush vjen prej zjarreve a torturave, një tjetër prej blusë së paqtë të parajsës. Dikush turfullon e qan prej dhimbjesh, dikush pranon me zë a me heshtje mëkatet e atyshme.
Qysh nga nëntori i vjetshëm kjo lëndinë është populluar aq shumë sa nuk gjen dot vende për të ulur. Herë-herë duket sikur shkollat e Aristotelit ku nxënësit (shpirtrat) dëgjojnë rrëfimet e çdokujt. Debatet e Ramiz Alisë me Sabri Godon janë të zjarrta aq sa edhe këtu shpirtrat porsi të gjallët ndahen e pajtohen. Thonë që Enver Hoxha nuk e priti Ramizin kur u shfaq në portën hyrëse të kësaj bote dhe inati me të nuk i del qysh nga korriku i 1990-s.
Më bën përshtypje hermetizmi i Azem Hajdarit dhe Dritan Hoxhës së Top Channel-it të cilët nuk ngatërrohen me askënd, por vetëm turfullojnë pse ikën kaq shpejt nga ajo bota juaj e trazuar sepse e ndjejnë që mund të sakrifikonin ende.
Ahmet Zogu ngeli duke qortuar të birin çdo ditë duke e vënë në sedër e duke i thënë pse zbriti kaq shpejt këtu poshtë pa ia realizuar ëndrrën e lenë përgjysmë 7 prillin e 1939.
-Më duhej një djalë kokëgdhë si Berisha, klith Zogu i madh- se ti mor Zog i vogël nuk më ngjave as mua as paraardhësve të mi malësorë burgajetas.
E dashur eprore,
Sa më shumë ditë kalojnë, më tepër e ndjej mungesën për fëmijët dhe familjen time. Druhem dhe ndjehem fajtor se i lashë mesrruge. Mungesa ime dhe e rrogës sime në atë familje do t’ua vështirësojë më shumë jetesën. Trishtohem kur vinë e qajnë çdo ditë mbi varrin tim e më thonë se s’kanë aq para sa të më gdhendin një pllakë mermeri mbi krye.
Ne vuajmë dyfish këtu në skëterrën e harresës. Mendjen e kemi atje lart tek ju dhe pavarësisht se nuk flasim dhe as reagojmë, shpirtrat tanë të pakallur plagosen sa herë punët e ju të gjallëve nuk shkojnë mirë.
E dashur kryeprokurore.
Mendoja se herët a vonë këtu mes të vdekurish do të takoja edhe shpirtin e Remzi Hoxhës, shqiptari kosovar i cili u zhduk qysh më 1995 e që unë hetoja për ta gjetur. Kam pyetur të vdekur të rinj a të vjetër edhe në ferr e parajsë e më thonë se nuk shfaqet gjëkundi. E tregojnë kokëfortë, qëndron diku pezull sepse kërkon që kockat t’ia gjejnë njerëzia e sipas respektit dhe zakonit ta varrosin diku. Nuk kërkon hakmarrje, por vetëm pak burrëri prej atyre që ia morën shpirtin të gjallë. Pastaj Remziu me dëshirë do t’i përulet fatit për të shpaguar a gëzuar atë çka bëri për vendin dhe njerëzit e tij.
Dua të të tregoj e nderuar eprore se javën që shkoi u çudita pa masë. Mes hapave të rëndë e të lehtë që shkelin mbitokën tonë, mes dhjetëra e qindra vajtocave, familjarëve e të dashurve që qajnë, mallkojnë, qeshin, vendosin e vjedhin lule mbi varret tona dëgjoja mes ngashërimit edhe emrin tënd të përflitej. U shtanga e u mpiva nga dyshimet dhe dyzimet qe përçonin mendjen time të gjallë në këtë trup të vdekur pse emri yt po lakohej në atë botë e në këtë tonën kaq shumë?
Mes amullisë së zërave që përçon toka nga ju tek ne u qetësova vetëm kur në Lëndinën e Rënkimeve ia behën Ata të katërt. Merrnin frymë thellë, me krahët hapur gjuanin me grushta gjokset e gjakosur. Më pas nxirrnin prej trupave të tyre plumba që kullonin gjak e klithnin mes humbëtirave të këtushme:
-Tani jemi zyrtarisht të vdekur, tani e mësuam kush na vrau jetën.
Këta që klithnin të gëzuar prej kobit ishin Ata, katër burrat e 21 janarit e të përulen ty dhe miqve të tu amerikanë.
Mos u shqetëso e nderuar kolege për çka të shkruaj. Kjo është jeta jonë e këtushme. E kam të vështirë të mësohem por Virgjili im, Dori i vogël po ma bën më të ëmbël vdekjen.
Shëëët, një moment të lutem, me fal…
Këtu më duhet ta ndërpres këtë letrën time, më duhet të largohem. Po ndjej qarjen lebetitëse të një fëmije tek i përgjërohet nënës së tij:
-Mami eja më merr, mos më lër këtu. Më fal mami që ika pa leje nga shtëpia, unë nuk e dija që do të vdisja!
Ky fëmijë qan çdo ditë. Djali i vogël i Zamirës plagëhapur. Quhet Edison Durda, vdiq në Gërdec. Ishte vetëm 7 vjeç.
Bled, me kete shkrim, i ke tejkaluar te gjithe…bravo per fantazine dhe llirshmerine e te shkruarit….me ngjethe mishte kkur e lexova…..sikur isha dhe une atje……brrrrr
Lexoja shkrimin tend dhe lotet me pengonin shikimin.Ma trazove kete nate i dashur Bled.Mi zgjove kujtimet qi i mbaj thell ne shpirtin tim.Lexoja dhe mendoja se kjo eshte endrra qe shikojne te gjithe shqiptaret keto nete te ftohta dimri…..Dikur un studenti i vitit te pare ne 1991 shkruaja poezi dhe ua recitoja miqve te mij ne krah te shkalleve te Presidences, me pamje nga Korpusi.Po rikujtoj aq sa mbaj mend tani.
“Kush je ti ne kete bote te trazuar?
Kur dielli ndrin me rreze te arta,qe s’ngrohin”
Keshtu pyesja veten une athere mor Bledi.Isha i ri dhe kisha shume plane,doja te jetoja i lumur ne atdheun tim,mes shokve dhe te afermeve.
Ather kur Sali Berisha qe u zgjodh President dhe shkonte ne kembe gjate Bulevardit”Deshmoret e Kombit” me ate hapin e tij te gjate dhe ju pergjigj miqesisht pershendetjes time.Gati 20 vjet me pas ai vrau ne ate Bulevard,ai vrau ne Gerdec.Ne e dim shume mire se FANTAZIA jote eshte vetem nje ilac per te qetsuar shpirtrat tone te plagosur.Berisha eshte nje i cmendur,nje i semur i rrezikshem qe po perhar virusin e tmerrshem te vdekjes morale ne shoqerine shqiptare,qe ka vrare burrat trima,por nuk vret dot gazetar si ty dhe Mero Baze.Shpresa jone e vetme eshte nje grua e brishte,plot kultur,me fjale qe i burojne nga nje mendje e kthjellet dhe ndergjegje profesionale.Ina Rama ka nevoj per ndihmen tone mor Bled,ajo e vetme nuk e mund dot Balozin e terbuar.Ina Rama foli dhe tregoi qarte,tani e kemi ne rradhen, populli qe po bejme sehir,duke pritur te ndodhe mrekullia.Jo te vdekurit nuk ngjallen me,por ne te gjallet jetojne me dhimbje per te vdekurit.Kalojme cdo dite nga Bulevardi”Deshmoret e Kombit” dhe pertej xhamave te Kryeministrise nje i CMENDUR kercet dhembet se nuk eshte ngopur akomamke gjakun e shqiptarve.
Shume koment i bukur. Bashkohem me ju ne pjesen: “Shpresa jone e vetme eshte nje grua e brishte,plot kultur,me fjale qe i burojne nga nje mendje e kthjellet dhe ndergjegje profesionale.Ina Rama ka nevoj per ndihmen tone mor Bled,ajo e vetme nuk e mund dot Balozin e terbuar.Ina Rama foli dhe tregoi qarte,tani e kemi ne rradhen, populli qe po bejme sehir,duke pritur te ndodhe mrekullia”.
Erdhi radha e popullit, prokuroria dhe FBI (“te jashtimt”) me ne fund mbajten anen e duhur.
ERDHI DITA PER PUPULLIN SHQIPTAR (ketu i bej thirrje dhe vellezerve tane ne Kosove ti hapin syte mire se kush eshte Berisha)
bravo bledi mane ,,,dhe faleminderit temes,, qe na jep mundesine qe mund te shpresojme se nje dite edhe per shqiptaret do te mari fund makthi 20 vjecar.
nje fantazi domethenese.
I nderuar Fred! Ishte nje plotesim domethenes nga ju i shkrimit te Blendi Manes. U bene dy pena, qe plotesuan njera tjetren. AI foli ne menyre alegorike, qe nga nentoka shqiptare, ndersa ju drejt perdrejt, duke vene gishtin tek GOGOLI, qe po torturon shqiptaret, duke trenbur kalamajte.
Ky gogol ne vitet e para nentedhjete, kishte nje arme te forte: DEMAGOGJINE. Te shumte ishin shqiptaret qe u hipnotizuan atekohe, nga ky doktor qe “do ta sheronte Shqiperine”. Drejt e thua qe ikte ne kembe, ne mes te bulevardit pa patur droje prej askujt, bile i mirepritur nga shumekush. Doktori kishte ngutje. Donte te mbreteronte si mbret e hyjni. Populli e zhbiroi shume shpejt. Ne vetem dy vjet ju çorr maska e demokratit dhe i doli sheshit fytyra e marrezise dhe mafjozit grabites dhe vrases.
Mori ate qe meritonte, nje JO TE MADHE TE KUSHTETUTES SE 94.
Kane kaluar shume vite. Tek ne eshte bere gjema. Qoftelargu ka perlare çdo gje per familjen dhe kurris perkulurit neverites. Pjesen tjeter ja u ka shitur Fazlliçeve te Serbise. Nuk i esshte dridhur dora kur firmosi dhurimin i vete e detit tone te bukur bashke me pasurite prrallore ne gjirin e tije.
Tani nuk e kemi me “DOKTORIN QE DO TA SHERONTE SHQIPERINE”.
Ne vend te tije kemi qoftelargun, i urryer nga te gjithe. Ai shetit si fantazem mitingjeve i blinduar ne makine super te shtrenjte, ne helikopter special. Sikur te mos mjaftonin keto edhe me xhup antiplumb. Ne jemi torturuar nga ai, por edhe ai ben gjumin Makbethian, duke pare thika me helm, stilolapsa pistolete e çadra kalloshnikov e kushedi çfare tjeter i pjell mendja e çoroditur.
“Doktori”, qe shkonte me kembe ne bulevard, tani e shikon ate bulevard nga dritarja e forteses ku thur djallezite. Ai sheh skuqjen e gjakut te ketij bulevardi. Nuk guxon me te shkele atje.
Karshillek te forte po i ben zonja prokurore, duke i vene ligjin perballe. Kjo e terbon por frika i ka hyre ne palce. Ne ndihme te tije po turren Fevzot e lakenjte debutete te tije qe rrinin degjojnin si mumje leksionin, qe kishte pergatitur per ne Davos, ku nuk e fton me njeri. Kete leksion per sukseset e jashtezakoneshme
I nderuar Fred! Ishte nje plotesim domethenes nga ju i shkrimit te Blendi Manes. U bene dy pena, qe plotesuan njera tjetren. AI foli ne menyre alegorike, qe nga nentoka shqiptare, ndersa ju drejt perdrejt, duke vene gishtin tek GOGOLI, qe po torturon shqiptaret, duke trenbur kalamajte.
Ky gogol ne vitet e para nentedhjete, kishte nje arme te forte: DEMAGOGJINE. Te shumte ishin shqiptaret qe u hipnotizuan atekohe, nga ky doktor qe “do ta sheronte Shqiperine”. Drejt e thua qe ikte ne kembe, ne mes te bulevardit pa patur droje prej askujt, bile i mirepritur nga shumekush. Doktori kishte ngutje. Donte te mbreteronte si mbret e hyjni. Populli e zhbiroi shume shpejt. Ne vetem dy vjet ju çorr maska e demokratit dhe i doli sheshit fytyra e marrezise dhe mafjozit grabites dhe vrases.
Mori ate qe meritonte, nje JO TE MADHE TE KUSHTETUTES SE 94.
Kane kaluar shume vite. Tek ne eshte bere gjema. Qoftelargu ka perlare çdo gje per familjen dhe kurris perkulurit neverites. Pjesen tjeter ja u ka shitur Fazlliçeve te Serbise. Nuk i eshte dridhur dora kur firmosi dhurimin e detit tone te bukur bashke me pasurite prrallore ne gjirin e tije.
Tani nuk e kemi me “DOKTORIN QE DO TA SHERONTE SHQIPERINE”.
Ne vend te tije kemi QOFTELARGUN, i urryer nga te gjithe. Ai shetit si fantazem mitingjeve i blinduar ne makine super te shtrenjte, ne helikopter special. Sikur te mos mjaftonin keto edhe me xhup antiplumb. Ne jemi torturuar nga ai, por edhe ai ben gjumin Makbethian, duke pare thika me helm, stilolapsa pistolete e çadra kalloshnikov e kushedi çfare tjeter i pjell mendja e çoroditur.
“Doktori”, qe shkonte me kembe ne bulevard, tani e shikon ate bulevard nga dritarja e forteses ku thur djallezite. Ai sheh skuqjen e gjakut te ketij bulevardi. Nuk guxon me te shkele atje.
Karshillek te forte po i ben zonja prokurore, duke i vene ligjin perballe. Kjo e terbon por frika i ka hyre ne palce. Ne ndihme te tije po turren Fevzot e lakenjte debutete te tije qe rrinin degjojnin si mumje leksionin, qe kishte pergatitur per ne Davos, ku nuk e fton me njeri. Kete leksion per sukseset e jashtezakoneshme qe ka arritur ekonomija shqiptare ja u lexoi edhe kalamajve demokrate ballkanike nje dite perpara debuteteve. Nuk denjoi as tu flase ne gjuhen e nenes se vet, por ne nje Anglisshte te bastarduar si ai vete.
Bashkoj edhe une mendimin tuaj qe TE MOS E LEME VETEM ZONJEN KRYEPROKURORE NE LUFTEN KUNDER SE KEQES. TE GJITHE ME TE!
z.Ina! A do gjesh ndonje tjeter si Xhevatin,
qe ta marrim vesh se ku jane kockat e Remziut?
…Jane bere shume,ne harresen e alibise.
Kush do flase me shpirtrat e tyre?
kur do ta mesojme te verteten?
Bledi ju kujtoj,se Ata nuk jane te qehte.
Por edhe Ju e shikoni se midis tyre dhe Drejtesise
nuk kemi asnje Ure!
Keto tek ne,nuk i kemi pare kurre.
Ngriheni ju lutemi qofte edhe nje te vetme,
sepse Ju jeni Arkitektet e tyre.
Ja per kete therret edhe Bledi:-
Te kemi nje Ure ku Drejtesia te shkoje
drejte njerezimit…
dhe atehere,Ne do te jemi te lumtur dhe te qete.
dhe te sigurojme se emrin do tja vendosim:-
Ura e Arkitektes Ina…
bravo vellai !!! cdo dite dhe me shume me ben krenar!!!!!
Une perpiqem per te drejtat tona , dhe … une jam prind…
nuk arrij ta kuptoj se si pergjegjesit mund te mbajne kaq
zezone mbi shpine… i ka mallkuar me zemer nje popull…
Bledi te lumte, drita eshte me ty!
O Bledi,ishe mire me ato shkrime qe beje me pare,lere Dante Aligherin deri sa t’i shkoje Sala atje.
Te qofte e bekuar pena ,Bledi Mane.
Shume shume i forte si shkrim.Rrenqethes! Me le pa goje Bledi,pa mundesi per te komentuar! 10+
Bledi te lutem nuk mund te duroj me , duke lexuar dhe duke qare ,nuk kam fjale per artikullin shume prekes.
E ke qare o qerrata. 2 paragrafet e fundit jane tronditese
Shume bukur Bledi! Me rrenqethe mishin, Nje kendveshtrim i vecante i problematikes ne drejtesi, mbyllja fantastike….
“Ky fëmijë qan çdo ditë. Djali i vogël i Zamirës plagëhapur. Quhet Edison Durda, vdiq në Gërdec. Ishte vetëm 7 vjeç”.
Super artikull..bravo Bledi !!!
Edhe Daily Mail I londres do te kishte zili te kishte nje editorialist si ti.
Shkrim brilant.
Rrenqethes deri ne palce! Respekte Bled Mane!
Bravo. Me kete shkrim ke vertetuar qe…..e meriton totalisht emrin Klluf i shpuar.
O Qero Qerimi, ben mire te shporresh…
Ik or pirdhu. Zhgarravine. Po thuaj ka gjet tenxherja kapakun. Ne rastin konkret tenxherja jeni ju. Nje trume injorantesh qe degjoni fantazi me te vdekurit. Kapaku eshte ky kokrra drogaxhiut. Po ky e ka ne terezi se i fut i vize dhe deliron. Po ju te tjeret ca pini. Brekselep.
hajde qef qe po beni hajde, gjithe ky shkrim i bukur dhe keto probleme qe ka ky vend ju e keni mendjen per tu zire me njeri tjetrin, kjo qe po beni eshte tamam: fshati digjet, e “ndershmja” krihet
Po c’pate o derezi e punezi…! Pse qenke pizmosur kaq shume! Une te thashe vetem te shporresh me edukat ore vulhumbur, por shof me kenaqesi se ty te shkoka per shtat nje “zhubravitje” shembullore njeminuteshe, qe kur ta maresh vete te pyesesh nga erdhi… Hajd mos u hazdis kaq shume se ste ka ngrene akoma zegali.. Kur te te haje, e mer vesh…
Te jap vetem nje Urim o Qirim.. Mos qofte e larget dita kur nje kuje nga keto qe ka permendur Blendi gjefte strehe ne Shpirtin Tend ne ate qoshken ku te dhemb e ku te djeg me shume!!! Jo mos ik nga Forumi, te pergjerohemi, sepse prania jote na kujton llumin ku shkelim cdo dite e ikja jote na ve ne gjum te rrezikshem letargjik….
Ti mor Qerim muti do jesh ai qerose iPD,Strazimiri,plere e shkuar plerave qe nxjerr fetem mut kur flet.
Ej Bled duku me shpesh ketej nga Tema!
me kete shkrim do xhelozohen te gjithe,edhe devolliu Dritero qe pi
rakine e permetit,qytetit tend.Kam bindjen se keto rreshta kane
mbushur me lot shume sy nenash shqiptare(perfshire dhe familjaret
e viktimave qe ti permend)nga ana tjeter i shton Saliut dozen e ilaceve
qe si bejn me efekt,dhe jo vone do i perkase nentokes,por me ndryshimin e madh,i perbuzur nga te gjithe edhe nga Sabriu…
England, per pjesen e njerezve me shpirt e me zemer nuk te kundershtoj, por me vjen keq te dal kunder ne pjesen ku na Barazon me Kafshet, si ata nga Vucidoli edhe ata qe i mjaullijne nga pas.. he te keqen mos hy ne boten qe eshte diametralisht larg tones…
Ah more Mane c’na bere…na mbushe sytë me lot ore djal Laberie…! Epo te lumte ajo penë e artë dhe zemër e fortë.
bledi mane nuk la lidhje me laberine. eshte permetar 100%. madje madje i lindur ne frasher te permetit. e ka pranuar vete ne televizor. edhe tani atje jeton ne permet se punon drejtor ne bashki
kete shkrim duhet ta lexojne gjithe shqiptaret.rrenqethese……Te lumte Bledi
Zoti Bledi nuk ka nevojè pèr koment. Po shkruaj qè tè njoftoj qè e lexova.
Tè gjitha janè tè vèrteta, vetèm postieri mbetet pa emèr. Thuhet se duhet tè jetè AI qè solli dikur Doruntinèn. God bless You.
ja paske fut nja 2 viza mar shok…nejse c’mu desh mua qe te lexova se po na len pa gjume,imagjino ata vrasesit sec ke me i ba!!qofshin mallku te gjithe ata qe kane prish dhe vra kombin shqiptar
Hahaha more nje here (arben dhe nje here arber)Sala te paguane te llamatitesh dhe te shashe komentuset….Sala do ti presi (leket)dhe pastaj do te hashe nje mute do te lashe nevajtoret e zezakve dhe te spanjollve aty ku je….
Rrenqethes,i mrekullueshem,shkrimtar i lindur,te lumte Bledi Mane…
BRILANTE .NO COMENT……………..
Nuk kam fjale…Bravo.
Ngeli djalli vicidolit pa gjume sot.
I papam per zotin
me ne fund dikush e ka care akullin duke shkruar hapur, trimerisht, shpenguar dhe plot talent.Rrenqethshem po ashtu.
ky shkrim meriton nje meditim nga pas, meriton qe seicili te mendoet vertet qe milionat sna japin lumturi po kamje, sna japin dinjitet e nuk arrijne te nuk sherojne plage si ajo e nenes se cunit te vogel 7 vjecar.
Une se njoh fare kete bledin po di qe ky ka bere nje lloj revolucioni ne gazetari.ashtu duke shkruar nga nje cep gazetet po duke thithur nderkohe ethshem tere auditencen e nje publikur qe kerkon drejtesi dhe realitet. Ai ka lene prapa gjithe panelin eatyre gazetareve pushtetare qe ne si popull e dime sh sh mire se cdo thone perpara se te hapin gojen.
sh komplimenta !!!!!
e drejte
Bravo Bledi kjo eshte nje krye veper ,menyre fantastike e te pershkruari kesaj katastrofe shqiptare nqse vellai jot eshte krenare per Ty me beso se edhe ne qe nuk nijehmi , jemi krenar per ty ,dhe besojm se shqiperia
Do te behet per deri sa ka njerze si Ju , Mero , Ulsi dhe mijra te tjere qe u lexojme
Per dite ,pershendetje me lot nen sy ,sokoli England
“Dori i vogël po ma bën më të ëmbël vdekjen…..- Prit sa tvi njoni, se do ju baj lesh-e-li te gjithve,si ju te parajses , ashtu dhe ato te ferrit,perfshi dhe Danten!
hahahha e bukur (per te qeshur e per te qare)
CHAPEAU!!!
I mrekullueshem shkrimi.
O Blendi, po Kosta Trebicka akoma per gjah endet i patreturi…?!
Perseritini cdo dite keto shkrime,se ndoshta kto kufomat e gjalla,qe mendojne vetem per pushtet dhe para ,do fillojne te kuptojne qe sja vlen jeta mbas vdekjes,por e jetuara para vdekjes.KOMPLIMENTA !
Nok kam koment! por dua vetem te them se kur lexova shkrimin tuaj i nderuar Blendi! nuk e di se ku isha, u permenda nga zeri i brishte i femijes 7 vjec qe i kerkon falje nenes. Nuk ka dhimbje me te madhe.
Te lutem botoje ne te gjitha gazetat, edhe ne shtypin e huaj per ne qe gjendemi kaq larg Shqiperise,ne distance, por shume afer me realitetin e vendit tone. Botoje ne gjuhe te huaja, Shqiptaret dhe gjithe njerezit e ndrshem duhet ta lexojne.
TU BEFTE PENA TOP. GOD BLES YOU. THANK YOU.
Zoteri artikullshkrues, ne gjithe kete rrefenje qe ska te paguar, nxorre nje sekret qe ne do te na deshperoje, vertet Enveri arriti ne bashkepunim me fallsifikatore te mashtroje dhe te korruptoje vete Ferrin, por te pakten ai ishte nji dhe gati e harruam, por tani vete ai i madhi i sotem prof, dr, dc, skenderbe, Sali Berisha, do te mendoje qe tja hedhi edhe ai si mesuesi i tij shpirteror, Ferrit te zjarrte.
Per kete gje qe ke nxjerre nje sekret ke bere nje faj, por ky faj sdo te quhet ne qofte se vete udheheqesit do ti jete mbushur mendja se do te rroje sa malet dhe sdo ta veje ujtin ne zjarr, per te bere falsifikatorin.
Nje shkrim ne formen e dialogut, i persosur.
Bledi je i madh, Respekt!!
ne fillim kur fillova te lexoj..thash me vete ..Zot i Madh aty ne Qiell ..cte ben canabis i Lazaratit..mir bledi po Merua ku shkon qe boton kete shkrim? ne fund me erdhi turp nga vetja qe mendova keshtu…pergezimetdhe duartrokitjet e mija Bledi….tragjedite qe shkaktoi Shqiperise maloku i Sheqeres jane vertet Shekspirjane …dhe fundi i tij do jete i tille ,,dhe bastardi i shpellave e di kete
zotni me pseudonimin “Manhattan”
nuk jeni shume i sakte se tragjedite i ka shkaktuar “bastardi i shpellave” .Ky ka pjesen e vet te krimit ne vrasjen e cdo gjeja qe ka lidhje me shqiperine.Jo shume larg nga shtepia ime ndodhet njeriu
qe i ka shkaktuar dem shqiperise me shume se sulltan mehmeti dhe sulltan murati bashke dhe emri i tij eshte william rajerson qe per te vene ne pushtet sali berishen dogji nje vend te tere.Imagjinoni qe kryetari i opozites nen dirigjimin e dyshes rajrson – berishe u fut ne burg vetem per “favorizim te te treteve” me nje vlere qesharake demi.
Kurse kolegu i tij arvizu lulzim bashen qe ka vjedhur hapur mbi 300
miljon dollare dhe ka vrare 4 veta mbeshteti ne menyre te hapur
dhe te fshehur.Mendoj se faji kryesor eshte strategjia shume gabuar
e Amerikes ne shqiperi qe ne vend t’i vinte vetullat i ka nxjerre syte
demokracise.Shikoj se shtresa te tera te shoqerise shqiptare jane shume
te deiluzionuar nga kjo prerje ne bese.E pabesueshme eshte tolerimi qe i ben amerika nje njeriu me sjellje te dukshme paranojake.Berisha eshte
vetem nje i semure psiqik qe mbahet ne kembe nga recetat e arvizuese.
Nuk mund te fajsohet nje pacient si berisha kur terapia e dipllomacise amerikane nuk eshte e sinqerte.
hahahaah manhatan…nuk eshte mekat te besh nje prove me ate te Lazaratit nese qenka e vertet qe te con ne nje bot krej tjeter e te ben te komunikosh kaq bukur me kete boten tone… fundja nese po , ky nuk eshte efeket vdekje prures per veten apo te tjeret.. Gojet e liga thone qe dhe Ajnshtajni ka tymos ndonjeher kur llapurosej per ate teorine e Relativitetit… thone …
hahaha…nuk mund te mos qesh me komentin me siper edhe pse shkrimi eshte shume prekes
thjesht paster bukur ndjeshem si gjithmone
Bravo Bledi. Ti je Naimi i prozes. I kesaj proze te realitetit vrases Shqiptar.
Saliu do te shkoje ne paradise se e ka raportin mjeko ligjor si skizofren.
Kufijtë e mallëngjimit janë të justifikueshëme, përballë këtij shkrimi tronditës, por real të Bledi Manes. Ai po ju bën thirrje të “gjallëve” realisht të vdekur, në emër të të “Vdekurve” realishtë të gjallë, të ngrihemi dhe të na vijë ndot nga vetja që jetojmë kot në nënështrimin tonë neveritës ndën thundrën e një vampiri. Më mirë i vdekur krenar se sa të gjalëë dhe të ç,nderuar si ne.Të bashkohemi rreth Ina Ramës në se jemi vërtet komb i qytetëruar.
Te lumte…
Faleminderit Bledi vella…!
Gjaku im (gjaku jone)perseri jeton…
Ti dhe shqipetar vllazen, si JU duhen sot…
Te detyrohem, vella, gjak i imi, shpirt,zemer e gjak i yni, gjak SHQIPTARI i vertete.
Ruaju te lutem…
Atdheut si TY i duhen shume…..
Fantastike! Kur lexon te duket vetja se je aty brenda se bashku me ata te shkrete, me Dorin e vogel e te tjeret. Kam dicka per te sqaruar per frazen e meposhteme:
“Më duhej një djalë kokëgdhë si Berisha, klith Zogu i madh- se ti mor Zog i vogël nuk më ngjave as mua as paraardhësve të mi malësorë burgajetas.”
Ahmet Zogu nuk lindete femije. Ai ka qene steril,pasi ka kaluar semundjen e sifilizit kur ishte ne shkolle ne Turqi. Keshtu Geraldinen e ka mbarsur dikush tjeter i autorizuar nga Zogu. Kjo eshte arsyeja qe ai nuk beri femije te tjere dhe arsyeja pse i biri nuk ka ngjare fare atij.
Shkrim shume I bukur dhe sidomos prekes.
Uroj qe te shkruash se shpejti nje liber, Bledi. Po pati te njejtin stil me kete shkrim, jam e sigurt qe njerezit do ta perpijne brenda nates. Nga vete jeta e veshtire qe ke bere ke mundesi te tregosh peripecite e shqiptarit keto 20 vjet te mbushura plot absurditete e cmenduri dhe sigurisht plot vuajtje e dhimbje. Te inkurajoj te shkruash sepse kam besim se po shkrove do besh kryevepra!!
bledi je i math te lumt mbase do ishte mire sikur kete shkrim tja jepje ndonje deputeti dhe ta lexonte ne parlament;; kshu qe ndonje nga keta te mazhorances zgjohet dhe del tradhtar i berishes ; shkrimi juaj ishte brilant bravo
Bravo
te qofte e lehte ajo pene… o njeri
me Respekt
Hallall Ela, sikur Alban Dega apo Gerry Kokalari te benin te mundur te bohej ky shkrim ne New York Times do te jepja kontributim tim modest.
O Zot merre sa me pare kete fashist te terbuar qe nuk ka te nginjur me gjak. Bravo Bledi!
Kris Boston
Thjesht, te lumte dora.
Shqiperi,me djem te tille do rilindesh.Mposhte friken,me fjalet e ketyre rilindasve te rinj,lufto per jeten.
Te lumte pena vella. Shkrim qe i ka te gjitha. Realen, dhimbjen, endrren, thirrjen per shpresen dhe jeten. Ky shkrim kerkon vertet meditim per gjithsecilin nga ne. Duke heshtur shprea venitet dhe endrrat kurre nuk kane per tu realizuar. Ky artikull kerkon qe ne te kthjellohemi dhe bashkohemi. Vetem te bashkuar duke mundur te keqen qe na ka kapluar do te mund te sherojme dhimbjen, do te ringjallim shpresen dhe do te bejme qe jeta e gjithsecilit nga ne te kete kuptim. Dhe njehere rrespekte Bled vellai.
po me ke ishte tani mo se nuk na e the ,e na e krahasoke me azemin ,futi edhe nje vize se te furnizon ledio ruci..
Bledi faleminderit qe mundohesh qe ti kalosh keto mesazhe nepermjet meje.Edhe njeher faleminderit
Te lumte pena.
kam mbetur pa fjale!!!!!!! Te lumte …Bledi Mane
te lumte ,ky eshte nje shkrim i persosur,,sidomos fundi teper teper prekes
I dashur Bled, te pergezoj per kete rrefim nentokesor te shkelqyer. Je brilant ne cdo aspekt: permabjtje, forme, stil. Vazhdo keshtu, sepse gazeta juaj eshte kthyer ne shpresen e vetme te shqiptareve, ku lexojne te vertetat. Te vdekurit do t’u qendrojne si hije krimineleve dhe vrasesve.
Bravo bravo je i madh blendi e kam lexuar me shpirt dhe me ka tronditur me te vertet ata shpirtra te trazuar te asaj bote.
Hera e pare qe mu mbushen syte me lot…….duke lexuar nje gazete.E bekuare qofte pena Bledi Mane !
Shume bukur,permbajtja te prek shume, te lumte.
po a ka gje qe e prek ate shpirtzi qe quhet Sali?
ESHTE NJE ZE QE BEN THIRRJE PER DREJTESINE E MUNGUAR NE KETE VEND.I NDIERI DORI FOLI KETU MBI TOKE DHE NGRITI ZERIN PER NJE DEMOKRACI TE VERTETE,PO ZERI I TIJ U MEK DHE DORI …FOLI ME KLITHJE AZEM HAJDARI,POR EDHE KY NUK E KIHTE VENDIN TE BASHKEJETONTE ME SALI BERISHEN DHE… DHE KESHTU I VOGLI EDISON DURDA ,QAN,…QAN… KERKON DREJTESI,POR DREJTESIA ESHTE E VARROSUR PERSEGJALLI. ATJE ,NE ATE BOTE,ESHTE EDHE REMZI HOXHA,I KALLUR E PA VARR,( kockat e tij i di vetem ILIR KOMBARO E ARBEN SEVGJINI), DHE I NDIERI XHEVAT HANA QE NUK RRESHTI SE KERKUARI DREJTESI, “E KERKON ” EDHE TANI QE PER ATE DREJTESI TE MUNGUAR NUK E TRET AS DHEU.
Faleminderit nga zemra per shkrimin fantastik. Ma bere diten te bukur.
Faleminderit Zotit jam gjalle. Dua te te perqafoj
Renqethese!
ky ishte vertet nje shkrime shume prekes aman mos na shkruani me keshtu se nuk kemi me zemer..
sa te pafuqishem ndihemi perball ketij shkrimi, sidomos perpara lutjeve te nje femije 7 vjec !
Nuk para bej komente, por kjo ishte nje nga tregimet me te prekshme dhe me rrenqethese qe kam lexuar ndonjehere. Eshte e kote te lodhemi te gjejme epitete per ta vleresuar… akoma nuk jane krijuar…
Jo etik sidomos per familjaret e njerzve te vdekur!! Shkurt prroit psiqik te Saliut dje ju shtua shkrimi i z. Mane sot.
Ndersa ky Qerimi ,debatikasi i PD shkurt eshte nje R K
RENQETHESE.BLED JE I MADH.PENA JOTE ESHTE PLUMB PER KETE KADAVER TE GJALLE QE KA KAPUR SHQIPERIN NGA FYTI
TE LUMTE BLEDI.PERMETI KRENOHET ME TY.
“Guxim” rrenqethes te shkruash mbi “Boten e Perjetshme” me akcente te nje komedie hyjnore me perzierje personazhesh aligeriane!
Nuk gjej shprehje per nje replike sado normale.
Mane ka hyre ne nje “bote” qe une nuk kam “guxim” ta interpretoj dhe ta gjykoj….
Dikush me lart vinte me te drejte ne pikepyteje etiken njerezore dhe me plot te drejte, ndersa une pervec mungeses se etikes verej dhe disa elemente qe lidhen me filozofine dhe besimin njerezor te kultivuar mijera e mijera vjet me pare si dhe ne keto dymije vitet e fundit.
Ndoshta kuptohem gabim.
E qe te heq gishtat sa me shpejt nga tastatura per te cilen nuk me ben as shpirti, as gishtat te shkruaj me tej, i lutem “Temes” te bej me shume kujdes ne perzgjedhjet qe vine nga “rrjetet sociale”.
SHQIPETARI pasi na ke ftuar dhe ne te ju kuptojm se kush eshte berisha te jesh i bindur se ne kosvaret qe jemi kendej ata qe bukes i thon buk e ujit uj; na vret ndergjegjeja na djeg shpirti qe ne shqiperi eshte ulur ne maje karrige nje gjakepires si sala por edhe ne ne kosove kemi sali berisha ,po vuajm si popull pa dallim krahine apo vendi ku jetojm vuajm si shqipetar,me dhemb shpirti kur lexoj ket shkrim,se ky shkrim na kerkon neve te ndergjegjesohemi ,te ngritemi mbi inetresa klanore dhe te qojme drejtesin ne vend per ate femi,per ate djal te ri,per ate nen qe ska me djalin,per ate vlla qe ska me vllaun per ate gjysh qe ska me nipin ne preher per ate per ket per te gjith se te gjith jan shqipetar,e kta pushtetaret jan ba si ato kulqedrat,fluturojn mbi qeiellin shqipetar dhe leshojn gjema pa u friguar se do marrin dhe te pakten nje lendim po mete vogelin,une personalisht sali berishen kam njoftur qysh ne vitin 1992,por akoma kjo kulqeder qendron ne trojet shqipetare ,dhe veq leshon gjem ,por ja fati se shumica e neve nuk kuptojm se kjo gjem qe leshon kjo kulqeder heret a von do na marr te gjitheve,dona prek te gjitheve dona plagos te gjitheve,ateher une jam kosovar por jam se pari shqipetar kam dhembshmeri kam ndieshmeri kam shpirt,por me keto smundeje te dhimbjes jetoj qene vitin 1992,por akoma spo shenndoshet; shendoshet vetum ateher kur njerezit si keta ,nuk gjejn hapesir ne pushtetet tona te na varrojn tena vjedhin te na shesin tena poshtersojn,te naj vjedhin qdo gje qe naj ka dhen perendija si shqipetar.pra zdi qte shkruaj vetum zoti e mbushte me men popullin shqipetar.te pershedes SHQIPETAR
Ka mbi tre vjet qe nuk shohim me endrra te bukura naten. Ky llum qe na qeveris, na ka vrare gjithcka, edhe endrrat… Te them te verteten gjate ketyre tre vjeteve me kane ndodhur gjerat me te bukura ne jete: jetoj prane njerezve te mi, jetoj ne vendin tim te dashur, jam martuar, jam bere nene, kam nje pune, arsimi qe kam marre me jep mundesine te kem nje page te mire (nderkohe qe shume te tjere nuk kane nje pune), e megjithate, nuk mjafton per te qene e lumtur: per fat te keq me kane vrare shpresen, endrren qe ky vend mund te na mbaje te gjithe ne shqiptareve e te rrisim denjesisht femijet tane: deri tani ketu mund te mbijetoje lumturisht vetem llumi. Shqiperia eshte kthyer ne nje ferr edhe per te gjallet…
vetem populli i frashrit shkruan keto lloj artikujsh
well done
BLEDI MANE,SHKRIMI JUAJ NA TRONDITI NA THAU LOTET NA RRITI SHPRESAT SE KA AKOMA POET TE VERTET SHQIPTAR,KE SHKRUAR SIKUR TA NJIHJE NGA AFER XHEVATIN ATE BURR SHTETI DHE NJE ITILL DUHET TE QUHET BURR SHTETI,TE FLASESH PER NJE BURR SHTETI TE VERTET SI XHEVATI DUHET NJE KO E GJAT POR UN PO E PERFSHI ME NJE FJAL XHEVAT HANA ISHTE SHEMBULLI DREJTESIS DHE I NJERZIMIT,DO UROJA ME GHJIDH SHPIRT QE NE CDO FSHAT DHE QUTET TE DILTE NGA NJE XHEVAT, NDJES PAST DHE I PA HARRUAR QOFT EMRI TIJ, DHE KUSH KA NJEPIK GJAK SHQIPTARI TE ECI NE RRUGEN E TIJ TE DREJTESIS SHQIPTARE,NGUSHULLIMET ME TE SINQERTA FAMILJES DHE TE AFERIT ETIJ,
E pamundur te mos lesh nje koment, edhe pse i rende (por jo aq i rend sa jetet e tyre te ikura) eshte nje apel i gjetur ne menyre brilante nga ky djale qe vertet ka shkermoqur jo pak shpirtra, por qe do jete makthi i Mediut, Saliut, Bashes, Ndras, Brecajt e gjithe tufes vrasese.
XHevat Hana,nje njeri i nderuar,iku per shum gjera, dhe shum arsye i lenduar,U PREFTE NE PAQE,po Zoti do i kishte bere nder shqiptarve ta nderronte me SALEN,se kushedi se sa dosje do zbardhete XH Hana,qe Sala me cdo kusht do ti varrosi,do ti thoja Zonjes se nderuar INA RAMA,qe me kerkesen e kolegut vet te merret me varrin e te ndjerit Xhevat Hana,me nje bakshish te vogel e nderon veten…..
Arsyeja për këtë shënim është që të shpreh ngushëllimet e mia më të thella per ndarjen nga jeta te xhaxhi XHEVATIT, gjithashtu edhe shkrimi juaj i mrekullueshem qe ja ke dedikuar nje njeri qe me te vertet jane shume pak ato qe mund te shkruhen per ate njeri aq te drejte e aq i ndershem , por Uroj tjetër nga shpirti,qe shpirti i tij qofte në paqe.Ishte një humbje shume e madhe jo vetem per familien por dhe per te gjithe ata qe akoma besojne ne drejtesine.
Ne ishim shume të impresionuar nga vdekja e ketij njeriu te drejte e y paharrueshem nga njerezit e drejt dhe te ndershem. Ne ju shoqerojme me ndjenjat te tere te afermeve,per kete
humbje të pariparueshme. Perëndia ndihmofte ne këtë mungesë të madhe.I nderuar dhe i respektuar do mbetet gjithmone kujtimi i zotit XHEVAT HANA.
madheshtor je Bledi Mane. asnje koment nuk eshte i denje mjaftueshem per kete shkrim!
Wwwwaawww Bravo Bledi ke bere nje shkrim vertete rreqethes,na ke bere per te qare, edhe un e gjith te tjeret i jap ngushellimet e mija te gjith atyre familjareve qe vetem i qan shpirti per te afermit e tyre, dhe ishalla drejtesija “VEPRON”….
Me vjen turp qe lexova kte shkrim! vetem ne respekt te familjareve te te ndjereve qe ke permendur ne kte shkrim bastard, nuk duhet te kishe shkruar ne kte menyre! Per te ardhur keq! Fantazia nuk mund te shkoje deri ne kte pike ne asnje menyre! Kjo eshte e papranueshme nga nje gazete!
BLED TRIMI.Shkrim teper i dhimbshem e prekes.Si gjithmon I MADH e BRILANT.Nuk kam se ç’te shtoj me se i kan shkruar te tjeret me pare.Nje kerkes o TRIM. TE DUAM SA ME SHUME PRAN.
Bledi, ti kam lexuar te gjitha shkrimet e tua dhe mezi pres te dalin ato te rradhes, por shkrimi i sotem eshte i paperseritshem ne llojin e vete, une per vehte nuk do ta harroj kurre se me ka prekur shume, jo vetem per menyren e shkrimit qe vertet vetem ti di te shkruash keshtu, por edhe per personazhet e shkrimit( i ndrite shpirti aty ku jane, e u prehshin ne paqe).Bledi ec perpara, vazhdo e mos ki frike, je njeriu me i drejte qe flet e shkruan pa devijime,ashtu sic jane e sic ndodh ne jeten tone,jetojme ne kohen e maskarenjve( kuptohet ne kohen e sali bej efendiut).Ngushellime te gjithe familjareve te shkrimit, jeni te nderuar dhe i perjetshem qofte kujtimi i tyre.
ti je nje shekspir i vertet.BLED TRIMI.Shkrim teper i dhimbshem e prekes.Si gjithmon I MADH e BRILANT.Nuk kam se ç’te shtoj me se i kan shkruar te tjeret me pare.Nje kerkes o TRIM. TE DUAM SA ME SHUME,je nje fantazi ne vete urrrrriiiiiiiiiiimmmmeeeeeeeee skam ca shyoj tueter
Bledi eshte si RILINDASIT.
Problemi qendron ne faktin
qe ashtu si ne RILINDJE,
nuk ka parti, nuk ka drejtues
trima te udheheqin popullin per
te CLIRUAR SHQIPERINE nga FEUDO-FASHIZMI
i nje BARBARI qe po na vret shpresen dhe jeten…
E vertete! Ky shkrim na ka mallengjyer te gjitheve, ata qae kane shpirt dhe ndihen qytetare te ketij vendi qe ende quhet Shqiperi Quhet ende Shqiperi, por ka shume mundesi dhe madje shume shpejt, qeky vend te shitete i gjithe: tek serbi, greku, rusi, te Fazllici, tek Klarku dhe tek Arvizu, dhe mbas kesaj asnje shqiptar nuk do te kete te dfrejte ta quaje Shqiperi.
Jam i sigurt se eshte nje njeri, i vetem dhe vetem nje,jo vetem qe nuk eshte prekur dhe uk preket nga keto shkrime, por pergjon cdo gje, te gjithe gazetaret qe shkruajne kunder tij, i perndjek, u pergjon bisedat telefonke ne menyre te jashtligjshme dhe te gjithe ne brendesi te qenies se tij i ka deklaruar armiqe te tij. Kujdes nga bisha! Eshte teper i rrezikshem, me shume se c’mund te mendoje mendja jone. Faleminderit Z. Mane dhe ngushellime familjes se Z. Hana dhe familjeve dhe te afermeve te vrare me 2 Prill 1992, te vrareve te tjere si Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Xhindi, te vraret e Gerdecit, te vraret e 21 Janarit 2011 dhe te tjere qe dihen se jane vrare nga Sali Berisha, por popullit nuk mund ti’shkoje kurre mendja!
…m’u mbushen syt me lot, edhe pse jam nje djal i fort ne karaker. e para here qe nuk i mbaj lotet, jam mbyllur ne dhomen time se jetoj ne nje shtepi me qira me shoke t tjere ketu jashte shtetit dh duke fshire lotet vazhdoja te lexoja artikullin. bravo te qofte se jam permetar si ty.
ngushellime familjeve te te ndjereve te gerdecit dhe 21 janarit.
bravo permeti
Shume prekese dhe rrenqethese. dhe gjithashtu nje apel i shprehur me se miri.
Nje shkrim sa rrenqethes aq edhe shkundes!!! Nje thirrje e etshme per drejtesi qe do te buronte nga shpirti i cdo shqiptari me dy para mend ne koke. Ne po jetojme si ne varr, dhe dite me te keqija s’mund te presim, ne kete vend pa drejtesi, ku jetohet me frike ne zemer. Nuk mund te presim dite me te keqija,jo, prandaj gjithcka kemi, gjithcka na ka mbetur ne keto dite mjerimi, le ta sakrifikojme per pak drejtesi, qe te pakten femijet tane te jetojne te lire ne nje vend te drejte. Po jetojme ne DIKTATURE o njerez, a nuk e keni kuptuar akoma?!!! I shpreh mbeshtetjen time Ina Rames ne kete rruge te veshtire drejt DREJTESISE!!! Faleminderit per artikullin, me shume se madheshtor!!!
Une kete gje e kam perjetuar kur mua me ka vdekur nandaja jam nder shume keq