Rrjetëzimi medial dhe me këtë edhe publik mes Kosovës dhe Shqipërisë, është bërë aq i fortë sa viteve të fundit janë të rralla, për të mos thënë të paikshme, qasjet herë komparativiste e herë intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e në të shumtën anomalive politike, ekonomike, financiare, kulturore në të dy shtetet e këtij kombi. Pa e zgjatur shumë, nuk del një ngjarje a fenomen politik për të cilin nuk provohet të gjykohet nga Prishtina për Tiranën apo kjo e dyta për të parën.
Sidoqoftë, nganjëherë ngjet që “njëra” apo pala “tjetër” o të mos e kuptojë o të mos provojë të kuptojë ndonjë fenomen të fortë që skenën e akëcilit kryeqytet e godet. Thuhet që heshtja është (si) ar. Por edhe ari si i tillë – para se të marrë atë shkëlqim duhet të kalojë nëpër ca sita llaçi e shoshitjeje në mënyrë që fare në fund ta ketë atë fuqi që e ka… Kjo për marrëdhëniet e ndërsjella.
Kurse, për shembullin e heshtjes së Kosovës për një trandje politike, publicistike e nëse doni edhe historike të Tiranës, nuk po e vonojmë aspak por po e themi menjëherë: Ina Rama. Paraqitja e javës së kaluar e kryeprokurores në kështjellën mediale të doktorit- “Opinion” të TV Klan, ishte një leksion – për dikë shkatërrues e për dikë tjetër adhurues… sesi flitet, gjykohet dhe para së gjithash punohet. Në punën e prokurorisë në veçanti dhe drejtësisë në përgjithësi.
E ndër shqiptarë – kudo që ata janë, të jesh profesionist në këtë fushë dhe jo vetëm këtë – do të thotë që paraprakisht je ose i rreshtuar politikisht ose i shitur pafytyrësisht. Neutraliteti profesional perceptohet si defekt. Diçka pra, që për konceptin modern dhe thellësisht demokratik në mentalitetin perëndimor të shtetmbajtjes është thjesht e paimagjinueshme.
Me sprovën për të mbajtur distancën e duhur me Tiranën e rraskapitur nga (vetë)rrahjet politike në vjedhjen e votës, mosrespektimin e gjyqësorit dhe pandeminë e korrupsionit, nuk ka si të mos konstatohet që në të tre këto fusha ngecin edhe sivëllezërit e tyre në Kosovë – e nëse doni edhe në Maqedoni. Pra, gjithandej ku ka politikanë shqiptarë të tre këto fenomene janë pjesë e pashkëputshme e politikës dhe përditshmërisë. Për “Gërdecin” e “Metën” e “21 janarin” e Tiranës as të mos flasim këtu sepse të gjitha këto, ditë për ditë në metastazat e tyre ngjajnë në çdo mejhane Tirane, Prishtine, Prizreni, Shkupi e Tetove. Kurse janë vetë politikanët ata që luajnë rolin edhe të xhelatit edhe viktimës. Kadiut dhe Myftiut. Ky është mentaliteti i tyre, i cili këtij kombi po i kushton aq shumë dhe po e lë aq larg “proceseve integruese” e që i bie në periferinë e Perëndimit dhe me këtë edhe të Evropës.
Natyrisht që kalkulimi i Ina Ramës në atë paraqitje thellësisht jopolitike ishte më tepër se politik. Sepse ajo, dhe sidomos ajo, e di fare mirë që as në SHBA e as në Gjermani, por as në shtete shumë të vogla por për këtë demokratike është e pamundshme që një prokuror(e) shteti të ulet në studio televizive të një gazetari dhe të flasë e flasë për gati dy orë për punën e saj. Sidoqoftë, siç edhe ajo vetë e pranoi, kjo gjë (më në fund) duhej bërë… Në çastin dhe kohën e duhur. Që do të thotë t’i jepej një dru i fortë lukunisë së të çmendurve të politikës së Kadiut e Myftiut.
Edhe prokurorja shqiptare e di me siguri që betejat e saj të hapura nga “Meta” përmes “Gërdecit” e deri tek 21 janari do të humbasin sepse janë hallkat zinxhirore në forma “Shpresash” ato që në fund shënojnë “pesë me zero”. Por, fitorja e Ina Ramës është e padiskutueshme: ajo ka vënë kritere dhe masa të reja në mentalitetin shqiptar.
Dhe, nëse deri pardje ishte “lavirja” e nga e diela “shoqja” e Bulevardit, pikërisht ata që i japin asaj këso epitetesh e dinë fare mirë që e hëna nuk do jetë dita as java e nëse doni as viti i tyre… por i Ina Ramës dhe kolegëve të saj… Shqipëria, dhe me këtë edhe Kosova dhe krejt shqiptarët, janë ngopur nga politikanët e tyre. Tirana e ka një Ina Rama. Prishtina do të duhej ta ëndërronte dhe siguronte një të tillë.
Viti 2012 nuk do të duhej të ishte viti i politikanëve të pacipë, të pangopur dhe plangprishës shqiptarë – kudo që ata janë.
Njëqindvjetori i shtetit të shqiptarëve do të duhej të ishte viti i prokurore/ëve shqiptarë, të cilët do të duhej të ndjekin e burgosin kryeharbutët dhe kryehajnat e politikës shqiptare…
Deshira e juaj,i nderuari Beqe Cufaj,per te vleresuar KRYEPROKUROREN E SHQIPERISE ,ZONJEN INA RAMA,eshte i qarte dhe vlen te pershendetet!!!Por,me vjen shume keq,qe shkrimi i juaj eshte NJE AMALGAME SOFISTE FJALESH TE “MEDHA” PA KUPTIM!!!Nje lexues i zakonshem LODHET kur lexon shkrime te tilla!!!Aftesia per te percjelle ide apo risi te ndryshme pozitive ne publikun e gjere,duhet ne radhe te pare te behet me nje te shkruare te thjeshte,me fjale te sakta,me fjali te shkurtera e jo fraza terkuze,sa edhe vete shkruesi nuk e kupton!!!MOS U DASHURO ME MENYREN TENDE TE TE SHKRUARIT,POR NGULMU,QE TE TJERET TE TE KUPTOJNE LEHTE!!!Ju kosovaret,sikur jeni te ngaterruar ne te shkruar midis gjuhes serbo-kroatishte dhe shqipes!!!Lexoni me shume letrsi shqiptare te Shqiperise,vecanerish ju rekomandoj sidomos PENDEN E ARTE TE LETERSISE SE SOTME SHJQIPTARE ,TE NDERUARIN REXHEP QOSJA!!!KUR LEXON QOSEN,MBURRESH,QE JE SHQIPTAR,NDERSA KUR TE LEXOVA TY,ME ERDHI PER TE VJELLE!!!
Me siguri e fjalen per frazen tende o Shpat, qe eshte verttet e palexueshme.
Lexo o burre kumtin se nuk je ne oren e stilistikes ketu! Ina Rama dha vertet nje leksion qytetarie dhe nxiti besimin tone te pakten per nje pjese te prokurorise shqiptare.
Nuk jemi ne klubin e fshatit,qe pihet raki me shishe,o Gjergj Balozi!!!Ai,qe shkryuian,duhet te dije te SHKRUAJE SHQIP ME TE GJITHA RREGULLAT E NORMES LETRARE!!!Ne se do shkruhet si arberesh,atehere mos dil ne kete faqe!!!Ai,qe pretendon te ballafaqohet me publikun shqiptar,ne radhe te pare duhet te tregoje se di te shkruaje shqip e jo te na beje MORAL ME GJUHE TE NGATERRUAR E SOFIZMA !!!Ne se frazen time nuk e ke kuptuar,kuptohet,qe do jesh ne nivelin gjuhesor te Beqes!!!NE NJE FSHAT ME BUDALLENJ,ME I MENCURI QUHET SI ME BUDALLAI!!!
Nuk gjej fjale te shpreh mos aprovimin total te dy komenteve te mesiperme. Po i rferohem Volterit.
CA KANE TRU DERRI
DHE FAJIN E KA VOLTERI.
CA KOKEN BOSH NJESOJ
DHE FAJIN E KA RUSOJ….
Pershendes zotin Beqe Cufaj per shkrimin e shkelqyer. Te dy anet e ketij kombi jane ne sherrnajen dhe katrahuren ekonomike te gjirizit politik.
Kete ze te shume pritur, kete rreze drite nga Kosova e presim me shume padurim. E them kete sepse edhe antishqiptarizmin e kryedjallit tone, shume kush e ka quajtur atdhetarizem. Kjo ka ngjare edhe kur furnizonte me nafte Milosheviin, edhe kur tentoi te na shiste detin e mrekullueshem me pasuri prrallore nafte e gazi, edhe kur vrau djalin tuaj Remzi Hoxhen duke degdisur kockat, edhe kur na beri censusin per te na tjetersuar, edhe kur beri pazarlleqet djallezore duke genjyer fukarenjte ne Durres per “tokat e helmuara” per tja shitur xhaba serbo-Boshnjakut Fazlliç i cili u be milioner menjehere duke i rishitur ne parkun industrial qe do ndertohej mbas pak ( ai e dinte hilene perpara shqiptareve!?)….
E ku kane te numuruar bemat e tija djallezore. A e dini se ka shfuqizuar ligjin shteteror per kufirin? Ndoshta jemi i vetmi
shtet pa nje kufi shteteror te ligjeruar! Mire qe ka shkaterruar gati çdo gje, po me ligjin çpati? Keshtu i tha greku.
E megjithate Shqiperija dhe Kosova do te behen, duke qeruar nga skena politike tumoret!
JU FALEMINDERIT ZOTERI CUFAJ! NA KE NGROHUR ZEMRAT!
Ina eshte kryeprokurore edhe per Kosoven,se nje shtet jemi
——Ashtu sic marrim ne lojtaret futbolliste te Kosoves kur bejme
ndeshje mekombetaren , edhe Kosova kur ka nevoje,le te perdori Ina Ramen
se ajo eshte Kryeprokurore e Shqiperise se Bashkuar
Nuk i kemi gjerat te ndara ,por i kemi se bashku
__Nje shtet– nje pashaporte –nje Kryeprokrurore –ok?
Ju shqiptare qe pate Ina Ramen perball Fevziut te Saliut,ju lutem krahasojeni me ato femra qe kan dale me dhjetra here ne TV-et e ndryshme si;Mersila Dode,Majlinda Bregu,Rajmonda Bulku,dhe “fame-madhja”Topalli.Ina Rama na u cfaq si e bija e te nderuarit Haxhi Rama,kurse zonjat e mesiperme si papagallet dhe kukumjackat e Saliut.Kaq besoj eshte e qart dhe e kuptueshme.
Gjithe populli shqipetar eshte ne nje mendje me JU, se po fillon nje epoke e re, e njerzeve te ditur dhe te edukuar, dhe se shume shpejte do ti themi mjafte harbuterve e harbuterise. Kusaret , vraseit , shkaterruesit e shqiperise dhe tradhetaret e ketij kombi do vihen perballe drejtesise.
Do te ishte shume mire qe Kosova te mos kishte Sali B. Edi Rama dhe as Ina Rama. Populli i Kosoves, per fat te keq nuk ka asgje te mire te mesoje nga Shqiperia, politikanet dhe drejtesia ne Kosove duhet te mesojne dhe te marrin pervojat e vendeve europiane demokratike, kurrsesi ato nga Shqiperia, populli i Kosoves nuk duhet te armiqesohet dhe perqahet ne mes veti, sikur ai ne Shqiperi. Populli i Kosoves duhet
qe ne zgjedhjet e ardhshme kurrsesi te mos votoje partite ekstreme te majta (vetevendosja) dhe partite me orientim islamik siq eshte Partia e ministrit te shendetesise, Agani, problemet tjera do te zgjidhen me pune te ndershme. Per 4 vite pavaresi, Kosova ka bere shume hapa para,
Korrupsioni eshte semundje jo vetem e Kosoves, por e gjithe Ballkanit.
Korrupsioni nuk eshte vetem problem i Qeverise, eshte problem i gjithe popullit, pasi qe si popull jemi te korruptuar, dhe qeveria del nga populli.
Nuk mendoj se VV eshte ekstrem I majte. Nje nga subjektet e vetme politike qe ka nje program per Shqiperine dhe shqipetaret, duke u bazuar ne idera sociale te tipit skandinav.
Para pak ditesh lexova me trishtim nje deklarim te nje vajze te re,vertet te talentuar,vertet te edukuar e qe deri ne ate moment e admiroja per gusto ,shije dhe finese ne te folur ne te veshur edhe ne te kenduar.Rosela Gjylbegu me befasoi kur tha, qe admironte dhe kishte si model Jozefina Topallin !!!-Do te ishte shume me e pranueshme qe nje person me vetepelqim prej adoleshenti siç eshte J.Topalli,te kishte per model nje te vetepermbajtur,te thjeshte e me nje shqipe te admirueshme si Rosela.Por jetojme ne nje shoqeri qe te rinjte bombardohen perdite nga “modele” te bastarduar te tipit Jozefine.Dhe ndodh ajo qe s’duhet duke ju imponuar gjithe shoqerise ,por veçanerisht te rinjve modele me sjellje prej “te forti”. Dua te mendoj per nje çast sikur te rejat veçanerisht, te ndjekin kete “model” te ri qe me force u shfaq keto dite,Ina Rama ku ishte deri dje ,pse kaq me vonese ?-Te gjithe po e mendojme dhe admirojme keto dite si nje drite shprese per drejtesine e ligjin ne Shqiperi.Me pelqen te mendoj qe me ne fund plehu i tv klan fertilizoi shperthimin e nje luleje te pa çmuar.Me pelqen ta mendoj Ina Ramen si nje lule shprese-model per vajzat si Rosela Gjylbegu,qe duke mos patur modele te tjera te gjalle ,zgjidhnin te vetmet zgjedhje qe kishin.
Shyqir qe nuk e ka edhe kosova nje te tille prokurore!! se kosova do ishte fundos me keq se shqiperia!!
Merreni edhe serbin Berisha,qe te “HYNI” te paret ne Europe(me falni :ne grope)!!
Po te isha kryetar i paralamentit te Kosoves do tu jepja menjehere nenshtetesine kosovare dhe do ta beja prokurore te pergjithshme te Kosoves ,sapo ta shkarkonte Saliu
(I have a dream)une kame nje enderr qe drejtesia ne shqiperi do te vi,te varfrit do kene pune,te rinjte zdo emigrojne,pleqt pensione me te mira,qe demokracia e vertete do vij dhe ne shqiperi dhe keta hajduta dhe vrases do zhduken nje here dhe pergjithmone nga politika,nuk e di perse I.Rama me la kete ndjesi kur e degjova,ndjesine e atij fjalimi te madh(I have a dream)kurse sa per ty z.shpati SOFIZMA,AMALGAME SOFISTE,cfare do te thote se nuk te kuptoj,me dukt se nuk jane shqip,Po te jape nje keshill miqesore lexo me shume ndoshta i gjen tek arberishtja e vjeter,
Nje keshille dashamirese per “Shpatin” dhe ndonje tjeter.
Shqipja e z.Cufaj lexohet me kenaqesi. Ne shkrimin e tij nuk ka probleme drejteshkrimore ne fjalor, as probleme sintaksore. Stili eshte tjeter gje dhe ky eshte individual.
Ajo qe kerkohet nga ne lexuesit eshte te perqendrohemi dhe te matemi kur bejme vleresim, ose te bejme vleresime vetem per ato shkrime qe i lexojme te perqendruar.
Me dashamiresi per “Shpatin” etj. dhe me respekt per z. B.Cufaj
GREAT! dhe flm shume
Respekte zoti Cufaj dhe falemnderit shume per kete vezhgim.
Komplimente z Beqe.Artikulli juaj sa i drejt aq edhe kuptimplot per te gjith KOMBIN SHQIPTAR.