Fill pas takimit të Presidentit Klinton me Presidentin Berisha në vitin 1995, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u deklaroi gazetarëve se presidenti shqiptar e kishte garantuar homologun e tij se ishte i përkushtuar për respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Arsyeja pse iu kërkua ky premtim ishte sepse Gjykata e Lartë shqiptare, ndërkohë që Berisha ishte në Uashington, liroi minoritarët grekë që ishin arrestuar për incidentin e postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër (Greqia ia kishte kërkuar fort këtë gjë Uashingtonit, në shkëmbim të mospërdorimit të vetos së saj ndaj ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Bosnjë).
Por ç’bëri Berisha sapo u kthye në Tiranë? Shkarkoi Zef Brozin, Kryetarin e Gjykatës së Lartë! Dhe ambasadës amerikane iu desh ta nxjerrë këtë të fundit fshehurazi nga Shqipëria, për t’i shpëtuar ndjekjes së SHIK-ut. Një shuplakë e tillë publike ndaj presidentit amerikan kuptohet që do të regjistrohej fort në Uashington (10 vjet më vonë Berisha do të pranonte në emisionin “Opinion” të Fevziut se kishte gabuar në lidhje me ata minoritarët në vitin 1995 – ky ishte njëri nga vetëm dy gabimet që ai përmendi për kohën kur kishte qenë President i Republikës). Në fakt, përplasja rreth shkarkimit të Brozit shënoi dhe fundin e muajit të gjatë të mjaltit mes Berishës dhe Uashingtonit, që kishte filluar që në vitin 1991. Sesi vazhduan marrëdhëniet e Berishës me Uashingtonin deri sa ai u largua nga pushteti në vitin 1997, e di i madh e i vogël…
Ecim përpara në kohë: Vetëm një orë para se ambasadori aktual amerikan në Tiranë të dilte në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeprokuroren shqiptare, për të njoftuar publikun rreth rezultateve të ekspertizës zyrtare të FBI-së mbi vrasjet e 21 janarit 2011, zëdhënësja e Berishës deklaroi se “Kryeministri, ndonëse ka denoncuar publikisht qëndrimin politik dhe bashkëpunimin direkt të kryeprokurores në skenarin e përmbysjes me dhunë të qeverisë legjitime të vendit, ka besim të plotë te sistemi ynë i drejtësisë”. Kuptohet që kjo shuplakë publike e Berishës ndaj amabasadorit Arvizu nuk është aq e rëndë sa ajo që i dha Presidentit Klinton 17 vjet më parë, por është më e drejtëpërdrejtë. Praktikisht, përfaqësuesi i shtetit amerikan në Shqipëri u paralajmërua se po i dilte në krah një bashkëpuntoreje në komplot për përmbysjen me dhunë të qeverisë shqiptare!
Dhe përgjigjia zyrtare nga Uashingtoni nuk vonoi të vinte: Në një intervistë dhënë para disa ditësh Zërit të Amerikës, Bob Hand tha: ”Të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, sigurisht që nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, Kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë” Por kush është Bob Hand (emri i plotë: Robert A. Hand)? Ai është këshilltar politik në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së që prej vitit 1983. Komisioni përbëhet nga 9 senatorë, 9 kongresmenë, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, një përfaqësues i Pentagonit dhe një i Departamentit të Tregtisë. Në këtë komision, Bob Hand është specialist i Ballkanit, që ndjek dhe raporton për zhvillimet në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ai ka qënë organizator i të gjitha seancave dëgjimore rreth Shqipërisë të zhvilluara nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-së. Përfundimet e këtyre seancave dëgjimore i dërgohen Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe Departamentit të Tregtisë.
Për të dhënë kontekstin historik të deklaratës së sipërcituar të Bob Hand-it, vlen të kujtojmë se, pas seancës dëgjimore të qershorit 1996, ai tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Nga qëndrimi që mbajti presidenti Berisha për zgjedhjet, vihet në dyshim të madh nëse ai ka ende ideale demokratike”. Ndërsa pas seancës dëgjimore të korrikut 2004, Bob Hand-i tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Emërimi në poste të larta nga Kryeministri Nano i njerëzve që ai vetë i kishte akuzuar më parë për korrupsion, vë në dyshim të madh kredibilitetin e qeverisë së tij”.
E parë në këtë kontekst, deklarata e ditëve të fundit të Bob Hand-it mund të konsiderohet pa mëdyshje si një sinjal i reve të zeza që po mblidhen në Uashington për Berishën. Dhe duke ditur rolin e rëndësishëm që ka luajtur Uashingtoni në ndërrimin e pushtetit në Shqipëri në vitet 1992, 1997 dhe 2005, pyetja që të vjen vetiu në mendje është nëse këto re të zeza do të përkthehen në një ndërrim të ri të pushtetit në vitin 2013. Por përgjigjia për këtë pyetje, fatkeqësisht, nuk mund të jetë veçse evazive. Mos të harrojmë se në vitet 1992 dhe 2005, në krye të pushtetit ishte Fatos Nano, i cili ka provuar më se një herë se mund të zbythet kur i ushtrohet trysni e fortë. Ndërsa në vitin 1997, në krye të pushtetit ishte Berisha, i cili u tërhoq vetëm pasi vendi shkoi në prag të greminës…
respublica.al
http://respublica.al/opinion/2012/1/31/re-te-zeza-ne-uashington-per-berishen
Si duron Amerika keto katraurat e kokave te kastes politike te Tiranes??????????????
Si i duron shqiptari, cpune ka Amerika ketu mer. Apo Amerika duhet te bej cdo gje per te nxjerre dembelat e shqiperise nga ku jane futur.
Ka kohe qe Re te zeza kane pushtuar Berishen.
Gjithcka e mjergullt duket.Keshtu ka menduar
ta mbuloje veten.
Ne krye te Berishistanit,kjo qenie vazhdimisht Turfullon.
Bemat e kane rrethuar nga te gjitha anet.
Shkaqet nuk vijne nga Qielli.
Sefundmi edhe FBI-ja e ka erresuar edhe me shume.
Por pak dite me pare edhe DAVOS-i( Zvicer) e la ne harrese.
Keto gjera ai nuk i ka qejf.
Ndaj po na cfaqet cdo minute si Re e zeze neper ekranet
e televizoreve tane.
Ketu e shfryn inatin qe i eshte lemshuar ne gryke.
Zgjidh gryket e thaseve te mbushur me Dokra,
dhe i zbras per ti pare ne te gjithe…
Sigurisht te gjithe qeshim,ashtu sic beri edhe Klintoni
asokohe.Gajasemi vertete.
Ekonomia alla Salicese,ka hipur neper mekanizmat e NASA-s.
Dhe nga Sateliti,Saliu i Pare,natyrshem qe
\Evropa do te duket shume prapa.
Ja pra edhe nje tjeter Re e Zeze,
enderone te na cvendose ne ndonje Planet tjeter.
Pasi Shqiperia do privatizohet e tera.
edhe shkurret do kene te zotin e tyre.
Gjithkund Arrore.
qe neser brezat do ti quajne SALORE!!!
Po ku je o Servantes. Pas shume vitesh
lindi edhe Ai qe ke imagjinuar.
Tani eshte komandant i Berishistanit…
mes Saloreve dhe shkurreve,ku veten e quan fitimtare.
E si mund te mos e shikojne sterr te zi
edhe Amerika kete njeri?!…
Ne Shqiptaret “trima, punetore e paqedashes” presim rrete e Washingtonit. Se ata dite e nate per shqiperine mendojne. Cohuni nga gjumi se po e mbivleresojme shume veten. Jemi nje vend pa pike interesi per ta.Nocion Gjeografik. Te ardhmen duhet ta vendosim vete jo rrete e Washingtonit
Eshte mese e sakte se Amerika qe prej 1995 nuk e sheh dot me sy Berishen, kete nuk e kam lexuar vetem ne gazeta po degjuar nga goja e dipllomateve amerikane qe kane punuar ne Shqiperi.
Problemi eshte se Nano vodhi aq shume, sa qe u diskreditua ne syte e amerikaneve, Meta po ashtu, Majko qe ishte me kredibel u menjanua, dhe mbeti perseri si e vetmja alternative qe mund te zevendesonte Nanon, Berisha.
Pra Berisha sot i eshte qepur si rrodhe neper kembe amerikaneve, pasi per ta eshte figure e djegur, problemi eshte se Shqiperia nuk eshte qendra e botes per Ameriken, pra sdo merren gjithe diten vetem me ne.
Argita_B, me gjithe respektin qe kam kundrejt komenteve tuaja, kur kujtoj viziten e GW Bush, ose qendrimin e J Becker mbas zgjedhjeve te 8-majit, dale me konkluzione te kunderta kundrejt komentit tend te mesiperm. me keqardhje
Si stalinist i vjeter me prejardhje fusharaku, plaku Sali nuk terhiqet nga loja me te shkulara te veshit. Do shuplake.
Shqiperise i duhet te eleminoje te keqen e madhe qe e kercenon , ai e di po nuk do dhe ne do se le njeri , prandaj poulli edhe kur pyetet i deformojne pergjegjen, se vjedhin voten. Ky popull ka kohe qe ja ka dhene pergjegjen ketij lloji sistemi pas 90 tjeter ska cben.Te shohim presidentin konsensual dhe 2013.
pashe Ina Ramen ne intervisten me Te ashtuquajturin gazetar me pamje hardhuce fevzon.E mrekullueshme Ina Rama,zvarranik blendoja,i peshtire,shpirtkeq.Ai i thoshte asaj se duhet te heteosh ashtu si dua une jo si eshte ligji pasi keta kafshe nuk ka ligj,Ligji jane ata.
Ina Rama ka bere nje interviste fantastike….e qete, e sakte e madherishme e sfidoi hardhucen ne strofullen e vet.Me dridhej trupi kur ai kafsha bente pyetje te poshtra dhe pa sens…u habita me qetesine e kesaj femre,ftohesine e gjykimit profesionalzimin e shkelqyer.BRAVO.TE UROJ ME ZEMER PAC FAT DHE SHUME SUKSESE.LUM PRINDERIT CFARE VAJZE KANE RRITUR,LUM BURRI DHE VAJZAT CFARE GRUAJE DHE NENE KANE!!!
atehere duhet nje brez i ri… n.q.s. aleanca kuq e zi do kthehej ne force politike do ishte zgjidhja me e mire mbase pak eksperte por me siguri kane vullnet me ndryshuar gjerat se ne shqiptaret po dukemi gomar o majtas o djathtas dhe kjo u jep atyre pushtet te perjetshem
Rreme
Aleanca kuq e zi ka emer shume te bukur por e sheh se kush e drejton sja vlen me as te komentosh..
pershendetje
Amerika,eshte vendi qe ka hedhur miliarda$,per te luftuar komunizmin.Ju mendoni se nuk e di kush eshte ne PS, te gjithe bijte e niprit e bllokut.
perralla me cobanin me doktorature te skraparit
DIPLLOMACIA AMERIKANE KA DESHTUAR TOTALISHT NE NDIHMESEN E SAJ NE VENDOSJEN E DEMOKRACISE NE SHQIPERI.SISTEMI I INSTALUAR SOT NE DEMOKRACI
ESHTE NJE AMALGAME fashisto-komuniste-demonkratike.ESHTE DIPLOMACIA AMERIKANE QE DUHET TI KERKOJE FALJE POPULLIT SHQIPTAR.
artikujt me doza te larta servilizmi te zaloshnjes e company jane vetem per mjergull.nuk duhet te mbylle syte amerika para nje vrasesi ordiner
qe eshte bere nga nje njeri qe amerika ka investuar shume ne kohen
e kolonel rajersonit dhe ti zaloshnja e njeh mire kete te fundit..
Te shkon tamam nje frazeologji popullore:pirdh,pirdh se lirohesh,njesoj si me ato sondazhet ku e nxirrje Ramen fitues te padiskutueshem madje me diference te sigurte.Re te zeza per Berishen por dite e re plot me diell per kollovarin e Berishes,pra jemi po aty ishim.
In a message dated 8/11/2010 12:11:02 P.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
PROAMERIKANE ME PALLAVRA
ANTIAMERIKANE ME VEPRIME
– Jo vetem antimerikane por edhe raciste
– Asnje qeveritar i Shqiperise nuk eshte pritur nga adminstrata e Obames
Mesazhet e Administrates amerikane per andidemokratet e vjedhesit e votave ne Shqiperi jane teper te qarta.
Letra e ndihmesekretarit amerikan te shtetit, ne amer te sekretares se Shtetit Hillari Klinton, dhe te administrates se Presidentit Barak Obama, per qeverine e diplomacine shqiptare ne perkrahje te ambasadorit Withers dhe deklarateve te tij kunder politikes te qeverise se Berishes eshte nje shuplake e forte per politiken e mbrapasht dhe anti-amerikane te kesaj qeverie turpi.
Jo vetem i qeverise por edhe i telalleve te saj te kurrptuar e korruptues te tipit Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Fahri Balliu…. dhe pacavureve te tyre. “ Gazeta 55”, “Bota Sot”( “lexo “Borba sot”), “Koha Jone”, “Klan” qe jane bere simbole te antigazetarise jo vetem shqiptare por edhe me gjere. Pervec emrave te tyre dhe botuesve asgje nuk i dallon nga njera-tjetra. Ata i bashkon jo vetem emri i kryeredaktorit te tyre te njejte Sali Berisha por edhe i njejti grazhd, grazhdi i tenderave dhe korrupsionit mediatiko- politik tye qeverise me te korrptuar ne historine e Shqiperise.
Sulmet kunder ambasadorit te SHBA-se Withers jane jo vetem antimerikane por edhe raciste. Ato drejtohen jo kunder nje personi apo personaliteti te shquar sic eshte ambasadori amerikan, por kunder vete politikes demokratike amerikane. Si te tilla ato jane thellesisht antimerikane dhe tipike enveriste staliniste, cka perben thelbin e politikes se sotme te qeverise shqiptare, e cila ne cdo aspekt te saj eshte sa antimerikane edhe antishqiptare.
Harxhet e kesaj politike i paguajne sot shqiptaret ne teresi perderisa vazhdojne te mbajne nje qeverisje te tille. “Cdo popull ka qeverine qe meriton” ka deklaruar babai i demokracise amerikane, Abraham Linkoln. Eshte fakt qe kjo qeveri ka vjedhur votat e popullit, por kjo nuk i shfajson shqiptaret, qe pranpojne te qeverisen nga nje qeveri qe nuk e kane votuar dhe qe aq me pak e meritojne. Te pakten te mesonin nga fqinjet e tyre jugore, greket qe po trondisin nje qeveri qe e gjeti vendin ne buze te gremines, ku e lane aleatet politike dhe te korruptuar te Berishes.
Letra e administrates amerikane per qeverine shqiptare nuk eshte mesazhi i pare i Uashingtonit per Tiranen zyrtare. Ka kohe qe Uashingtoni jep mesazhe krejt te qarta dhe shume domethenese.
Asnje anetar i saj nuk ka pritur qofte edhe per kortezi diplomatike asnje anetar te qeverise se Berishes pas betimit te saj.
Shembulli me i qarte eshte ai i zevendekryeministrit dhe Minister i Jashtem i Shqiperise, Z. Ilir Meta, qe megjithese ishte per vizite dyditore ne Uashington nuk u prit as nuk a takua me asnje pjestar te administrates Obama, qofte edhe per nje fotografi apo shterngim duarsh. E njejta gje ndodhi para nje muaji me ministrin e Mbrojtjes se Shqiperise Arben Imami, te cilin vete kryeministri shqiptar Berisha e ka cilesuar me dhjetra here si “Koloneli i Asfalise greke”
Mesazhet e demokracise dhe administrates amerikane per Tiranen zyrtare jane teper te qarta, krejt te kuptueshme, shume domethenese….
Ashtu sikurse nuk ka komuniste me te keqinje se kommunistet antikomuniste nuk ka antimerikan me te medhenj se proamerikanet me fjale, me pallavra dhe anti-amerikane me vepra!
Kamabanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Degjoni me kujdes kambanat e ambasadorit amerikan ne Tirane Zotit Withers!
Ato jane kambanat e Uashingtonit dhe Obames
SHENIM; SHKRUAR E BOTUAR PE RHERE TE PARE ME 10 GUSHT 2010. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM. ARESYEJA MBETET TEPER AKTUAL EDHE SOT!
Nuk ka dyshim te kuptosh se qendrimi i fort i SHBA,shprehur nepermjet Amb Arvizu etj,per ngjarjet e 21-Janarit duke dhene mbeshtetje te fort ndaj Znj.Rama,lene qarte te nenkuptohet se kembanat bien per saliun!.Gjithshka varet nga qendrimi i Prekuroris se Pergjithshme, te jemi realist ajo eshte ne kushtet e nje presioni te fort kercenues per jeten??-te shprehemi me THJESHT AJO ME SHUME SE KUSHDO KA NEVOJE PER MBESHTETJE POPULLORE,NJE DEMOSTRIM I FUQISHEM NGA POPULLI OPOZITAR ne mbeshtetje te ketyre hetimeve duke saliun si urdherues,DUHET TE JETE NJE OPSION I OPOZITES qe fle gjume????—me mendimin naiv se saliu tani po bie??.
o shoku hajd ta RRAS se je msue ti djal me te heng prapanica. Po ik o koqe , kur nuk di me fol mes na ngre nervast te pakten.Vicidolas do jesh patjeter, shpellar.
Shifi te dy kto plerat ne Foto e kupto politiken qe kta bejne ne ket vend.
amerika te ndihmon ku ti ndihmon veten po te cohet populli sigurisht amerika do jete pas popullit jo pas diktatotve ose ne rastin e shqiperise nje sharlatani injorant si maloku i sheqeresa
Kohe krize eshte, Amerika
po te doje “ja shi nonen”
BARBARIT(sic thone tropojanet).
Ketu ka interesa te tjera per momentin,
Nderkohe ky ka para pa fund dhe paguan
cdo njeri, edhe te huajt. Eshte me e
veshtire ta rrezosh tani, duke patur parasysh
qe Amerikes nuk i rruhet nese ne krye eshte nje
kriminel apo nje njeri normal, per aq kohe sa ata
jane kelyshe te bindur.