Braçe: Zoti ministër, kush po vret në Tiranë?

3 Shkurt 2012, 11:54Politika TEMA
Braçe: Zoti ministër, kush po vret në Tiranë?

Pas vrasjeve të rënda të ndodhura dje në Tiranë, të cilat janë paraprirë edhe nga disa të tjera, deputeti socialist, Erion Braçe, është shprehur se ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, duhet të përgjigjet dhe të mbajë përgjegjësi. Gjithashtu, sipas Braçes, duhet të përgjigjet edhe kryebashkiaku Basha, duke qenë se emërimet në Policinë e Tiranës janë bërë pikërisht nga ky i fundit, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

“Kur vriten dy persona, posaçërisht gra dhe plagoset dhe një i tretë mu në mes të lagjeve më të banuara të kryeqytetit, ç’do të thotë? Ngjarjet dje në mbrëmje u paraprinë nga vjedhje bankash një ditë më parë! Por, ngjarjet janë paraprirë nga një zinxhir i gjatë vrasjesh mafioze pa autorë javë e muaj më parë! Kush po vret në Tiranë, zoti ministër?! Po ti kryetar i Bashkisë së Tiranës që u premtove tiranasve forcim të rendit publik, ku e ke fshehur kokën tënde boshe dhe të lyer me xhel e xhelatinë? Të gjithë drejtuesit e Policisë së Tiranës janë ende atë që emërove ti si ministër i Brendshëm dhe u përfshinë gjerësisht në fushatë elektorale për ty. Po këtë gangsterin, policin që rreh gra dhe ruan çmimet e gjelave, ku e ke?”, shprehet në reagimin e tij deputeti socialist.

8 komente në “Braçe: Zoti ministër, kush po vret në Tiranë?”

  1. aron says:

    KUR NUK KA KONTROLLE NGA POLICIA ,KESHTU DO NDODHE ,ÇJANE KETO ARME PA LEJE? Por lulit te emeruar nuk mund ti kerkosh dot llogari pasi atij i kalojne afatet per dhenie llogarie dhe kur keto afate i kaluan njehere po anashkalohen me vrasjet e 21JANARIT ne as nuk e njohim per kryetar bashkie .Mos paça hall te shkoje kurre ne dyert e tij se une nuk e njoh si te ligjshem me mire hallin mbi supe se te ma zgjidhe hajduti dhe vrasesi.

  2. Kalorsi i zi says:

    Mooos Erjon se do vritet shpirterisht dhe do te hedhe ne gjyq per shpifje. Pastaj do dale kokveza dhe do te thote kerkoi falje shokut …
    Se jane te ndjeshem keta nishanet ahahahaha

  3. kosovari says:

    jeni ba si afganistan ska dit qe nuk mbytet njeri por qfar populli mor jeni ju o zot

  4. Bejtexhiu says:

    MOSBESIM NE DREJTESI.

    Shqiperi c’po ndoth keshtu
    Priten kokat si kercu
    Per c’do dite ka te vrare
    Kush te jene shkaqet valle?

    Eshte vete gjyqsia
    C’do shqiptar e ka kuptuar
    S’ka besim tek drejtesia
    Mekataret s’i ka denuar.

    Bejtexhiu.

  5. tirona,,,zjerm says:

    po kur ishe ne pushtet,,ti pusht,,sa veta u vrane ne berat,,,gra burra ,,kalamonj,Ik tregoja kopshtit kto,,,jo neve….o i neveritur

  6. Horri i bulevardit says:

    Kush do beje drejtesi
    qeveria e shokut Sali
    harrojeni kete o shqipetar
    Sali Berisha esht ne qiell te shtat

    Kush do beje drejtesi
    ai Nishani mustaqe mi
    harrojeni o shqipetar
    Nishani esht lajkatar

    Kush do beje drejtesi
    gjyqtari Bendo e kompani
    harrojeni o shqipetar
    ata jane cibani qe qelb dynjan

    Kush do beje drejtesi
    Ilir Meta e kompani
    harrojeni o shqipetar
    ai eshte si nje zaberhan

    Kush do beje drejtesi
    policia e shokut Sali
    harrojeni o shqipetar
    per Saliun jeni kokpalar.

    Zoti Brace beni pyetje se kush po vret ne Tirane? une po ja u them, po vret politika kriminale, po vret afera korruptive e drejtesise, qe vetem drejtesi nuk jep.
    Po vriten shtetas te pafajshem, qe krimi i shpallur boterisht se mbrohet nga politika nga te dyja palet, por sidomos nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
    Shqiperia eshte nje diktature e krimit, ku krimi vret dhe nuk njeh as moshe, as gjini.
    Vret se eshte i lire te vrase, se jane gjykatat qe jane ne sherbim te korrupsionit dhe jo te ligjit.
    Kur te kerkoni te denohet korrupsioni i gjykatave, jo me fjale, por me vepra, jo me protesta partiake, por me protesta popullore.
    Shtetas shqiptare, duhen protesta popullore, kunder mafies se krimit, duhen tani, sa nuk eshte shume vone, se ato plumba qe varsin edhe gra, por dhe kalimtare, do te jene neser mbi kokat tona, do te rrezikojne cdo njerin nga ne.
    Varrezat jane mbipopulluar vetem me moshat e reja.
    Kjo eshte qeveria e mrekullive, ku kompanite me te suksesshme, jane firmat e varrimit, qe per mall, kane njeriun.
    Duhet thene njehere STOP.

  7. fshatari says:

    Duhet dore e hekurt qe qytetari te levize lirshem dhe jo me friken se mos han ndonje plumb qorr prej gangsterve qe lirohen nga gjykatat e korruptuara.Demokracija nuk do te thote qe une te bej cfare te dua neper pazar!

  8. O z.Brace, po e dim te gjith qe “QEVERIA” esht e korruptume si “QEVERIA” Ugandes, Tanzanis etj… Po ne keto ceshtje besoj se ska gisht Shteti, sepse nuk harxho plumba me rob kot, dmth nuk i vret per hobi.
    Ju ngelet tu thon 21 Janari cdo fjalim qe mbani, po bejeni edhe 1 ( 21 Janar ) tjeter besoj se do keni mbeshtetjen e shum SHQIPTARVE trima, dhe jo te paguar nga Mafja Opozitare. ( Kan frik Shqiptaret o njerez sja mba me e hudh Salen nga pushteti me protesta i pelqen “Llumi” se jan msu me te si ben me pershtypje ). Un qe rri ne Itali i ndjek cdo dit ne Tv edhe neper Gazeta te ndryshme… O z.Mero Baze mos u ndika nga Opozita po shkruaj ate sic esht cop edhe per Opoziten edhe Deputet e saj jo vetem duke sulmuar PD. Po z.Rama cfare beri kur ishte ne Krye te Tiranes? Po z.Brace i kerkonte llogari z.Rama kur ishte edhe ai Kryetar Bashkie? Plera nga PD tek PS. Gjith Langaraq jan hajdut. Si PS si PD isoj jan, zgjidhja esht kjo: MOS VOTONI AS 1 !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje