Reagime edhe në Maqedoni për ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell. Mediat vendase kanë vendosur të merren me deklaratën e tij por jo politika zyrtare. Dell ka komentuar se “Kosova nuk duhet të ndjek shembullin e qasjes së Maqedonisë në raport me Greqinë për emrin sepse kështu ka ngecur pas dhe më tepër i ka dhënë rëndësi cështjeve simbolike se sa praktike”.
Kjo ka mjaftuar për mediat që të reagojnë dhe ta mbajnë në faqet e para deklaratën, ndërsa Ministria e Jashtme e Maqedonisë nuk ka folur për këtë cështje duke thënë se e rezervon të drejtën për koment.
KOSOVA e ka emrin e saj te lashte DARDANIA dhe MAKEDONIA E KA EMRIN E SAJ DHE SHUME EMRA TE PESRMENDUR NGA STRABONI “EMATHIA” dhe PAONIA