Vetëvendosje: Mbi 7. 500 qytetarë firmosin për mbrojtjen e Republikës

26 Shkurt 2012, 15:27Rajoni TEMA

As dymbëdhjetë orë nuk kanë kaluar prej se ka filluar peticioni i cili kërkon kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që në përputhje me nenin 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenet 15 dhe 38 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajë debat parlamentar për ta trajtuar kërkesën: Të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë, dhe numri i qytetarëve që kanë vënë firmën në mbrojtje të Republikës së Kosovës po rritët shumë shpejt.

Deri më tani aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! kanë arritur që t’u mundësojnë mbi 7 mijë e 500 qytetarëve që të nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, thuhet në një komuniatë të kësaj Lëvizjeje.

Qytetarët me rastin e dhënies së nënshkrimit shprehen thellësisht të indinjuar dhe shfaqin papranueshmërinë e tyre për kompromiset e Qeverisë në dëm të interesit tonë të përgjithshëm.

Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe sot në 28 qendra nëpër Kosovë. Ekipe mobile gjithandej nëpër Kosovë do të përkujdesën që t’ua mundësojnë sa më shumë qytetarëve nënshkrimin e peticionit.

Krahas mbledhjes së nënshkrimeve qytetarët po informohen edhe për demonstratën gjithëpopullore në mbrojtje të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet nesër, e hënë, 27 shkurt duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Nëna Terezë” dhe para Qeverisë në Prishtinë. /KD

1 komente në “Vetëvendosje: Mbi 7. 500 qytetarë firmosin për mbrojtjen e Republikës”

  1. alfred says:

    Te prgezoj Albin Kurti kshtu bashk me AK t’ja thejm turijt ktyne qeverive mafioze qe kemi, vazhdoni rrugen tuaj fisnike se do kini gjith popullin ne mbeshtetjen tuaj te pershndes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje