Kompromis i dhembshëm dhe me pak përfitim

25 Shkurt 2012, 15:49Rajoni TEMA

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fusnotën, me të cilën Kosova do të përfaqësohet në forumet dhe nismat rajonale, nga analistët e çështjeve politike dhe njohësit e rrethanave integruese, vlerësohet si një kompromis i dhembshëm i Kosovës, nga i cili përfitimet janë minimale dhe, siç thonë ata, jo ekuivalente me kompromisin.

Analisti Ismajl Hasani vlerëson se Kosova ka qenë e detyruar ta bëjë kompromisin, ndërkohë që përfitimi i saj nga nismat rajonale do të jetë fare i paktë.

“Nismat rajonale nuk kanë agjendë aq dinamike sa që të peshonin dhe të ishin ekuivalente me kompromisin e dhembshëm, të cilin Kosova është detyruar ta bëjë”, ka thënë Hasani për “Radio Evropa e Lirë”.

Analisti Krenar Gashi, duke u bazuar në marrëveshjen e arritur për fusnotën, vlerëson se përfitimet e Kosovës do të jenë minimale krahasuar me kompromisin që ka bërë.

“Kosova nuk ka përfituar asgjë sa i përket integrimit të saj të mëtutjeshëm ndërkombëtar”, thotë Gashi.

Ndërkaq, Shenoll Muharremi, analist i çështjeve politike dhe njohës i rrethanave integruese evropiane, vlerëson se kompromisi të cilin e ka bërë Kosova lidhur me fusnotën, nuk do të sjellë asgjë të re sa u përket integrimeve evropiane, për shkak se edhe më parë ka qenë krejtësisht e ditur se Kosova e ka perspektivën evropiane.

“Paradoksi qëndron se Prishtina nganjëherë po mendon se mund të avancojë në BE, pa i përmbushur kriteret, duke bërë kompromise me Serbinë, në dialogun e sponsorizuar nga Brukseli. Kjo nuk qëndron”, thotë ai.

Megjithatë, analisti Hasani shpreh mendimin se pas gjithë këtij skepticizmi, që është shfaqur pas kompromisit të Kosovës për fusnotën, njerëzit në Kosovë ende e kanë shpresën se vendi i tyre do të ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse lexohet me vëmendje deklarata e fundit e ambasadorit Dell, atëherë jep shpresa që të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfundimisht, nuk e kanë ndërmend ta lënë (Kosovën) në mëshirën e këtyre kalkulimeve të zyrave të Brukselit, sa i takon përmbushjeve të apetiteve të Serbisë”, shpjegon Hasani.

Sidoqoftë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, Kosova në nismat rajonale do të paraqitet me fusnotën, ku thuhet se ky shënim është pa paragjykim për pozicionin mbi statusin dhe është në linjë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

4 komente në “Kompromis i dhembshëm dhe me pak përfitim”

  1. Descartes says:

    Ky kompromis eshte ne favor te Serbise.Ajo me kete marveshje dote mare statutin e kanditatit te Eu-es.Jane shum gjera te paqarta ne formulimin e fusnotes,koha dote tregoj..

  2. Cakalli7 says:

    na cate trapin me kete fusnoten, si perkthehet shqip kjo? Perse na duhen atavizma jogosllave ne gjuhen shqipe apo qe te ambjentohen turqit e kosoves qe duan bashkim me shqiperine?

  3. arti says:

    O Cakall askushi qe ta ka shlye identitetin Enver Hoxha duke iu shndrruar ne fillim Jugosllav me pas Rus e me vone edhe Kinez e tani se di as qka je o kozmopolit i sotshem e internacionalist i dikurshem.

  4. anticensurë says:

    dy analistët e parë me gjysëm zëri thonë se nuk ka asnjë përfitim për kosovën!ajo që shihet,mos passja guxim të thonë të qartë mendimin e tyre!thonë vetëm gjysmën e tij!kkosova nuk përfiton gati asgjë,por nuk thonë asnjë fjalë se çfar humb kosova me këtë kompromis që ka bërë!!!
    kurse i treti që quhet analist por duhet të jetë ndonjë lubonjë ose plasar i thaçit,tall mender bythën duke bërë zakonin me shqiptarët!ju jep një gjë të pakutimshme për tu ngjallur shpresat dhe për ti vënë në gjumë se dikush punon për ta!për popullin e shënjt shqiptar të kosovës!populli i cili flë gjum gjat gjithë kohës dhe amerika nuk mbyll sy për të ruajtur lirinë dhe mirqënjen e tij!
    ” njerëzit në Kosovë ende e kanë shpresën se vendi i tyre do të ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
    “Nëse lexohet me vëmendje deklarata e fundit e ambasadorit Dell, atëherë jep shpresa që të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfundimisht, nuk e kanë ndërmend ta lënë (Kosovën) në mëshirën e këtyre kalkulimeve të zyrave të Brukselit, sa i takon përmbushjeve të apetiteve të Serbisë”
    ky analist i zgjuar bën lojra fjalësh me deklaratën e DELLIT e cila “jep shpresa që të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfundimisht, nuk e kanë ndërmend ta lënë (Kosovën)”ku sipas tij delli,(asqë ka përmëndur fare kosovën,prandaj e ka futur në kllapa zotëria i zgjuar)paska lënë shpresën për të kuptuar!domethënë zotria i mënçur,analist,ka ushqyer popullin e trashë jo vetëm me një lugë boshe,por me një shpresë të një luge boshe në një të ardhme të paditur!
    kurse populli injorant vazhdon gjumin e tij!
    para 15 vitesh në një bashkbisedim me një italian,që disa herë më çau trapin duke më treguar për “shqiptarët e egër dhe kriminel”,të cilit me mirsjellje i shpjegoja se “ska pyll pa derra”,i thashë:”sikur unë të mos isha shqiptar por të njihja historinë e popullit shqiptar!do të më vinte turp të mos isha shqiptar,por i një kombi tjetër”!ai e mbylli gojën dhe që atëherë nuk diskuton më për atë problem!
    sot pas gjithë asaj kohe dhe pas gjithë këtyre ndyrsice,tradhëtive kombëtare,njerzore!pas gjith kësaj mefshtësie mbar kombëtare,mund të them me bindje se të vjen keq të mendosh se je një qënje njerzore që jeton në këtë kohë!të vjen keq që je pjestar i një kombi të mefshtë!e një kombi që bën gjithçka për tu keqpërdorur si nga bijt e vet ashtu dhe nga të huajt!e një kombi që sbën asgjë për të hecur përpara për të thënë dëshirën e tij!
    një artikull i tillë ka vetëm tre komente,ku njëri nga ta, nuk ka punë tjetër por merret me të vdekurit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje