(E PLOTESUAR)- Ka përfunduar pa incidente protesta katërorëshe e Vetëvendosjes para Qeverisë së Kosovës, në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë rreth pjesëmarrjes në nismat rajonale, tashmë të njohur si “Marrëveshja Fusnota”.
Në mbyllje të saj lideri i Vetëvendosjes ka paralajmëruar protesta të tjera. “Do të ndodhë Pranvera kosovare”, është shprehur ai.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur marrëveshje personale të kryeministrit Thaçi, për të cilën nuk duhet të obligohen institucionet e Kosovës. “Qeveria në këto bisedime po merr vendime në kurriz të qytetarëve të Kosovës, pra kjo protestë demokratizon Republikën të cilën na e hoqi kryeministri”, është shprehur Kurti në një prononcim për KTV-në.
Ai ka paralajmëruar se protesta e sotshme është vetëm fillimi i kundërshtimeve të kësaj lëvizje, sepse do të vazhdohet me protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka refuzuar sot të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, të kërkuar me peticionin e Vetëvendosjes, me 15 mijë nënshkrime qytetarësh.
Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, siç raportoi KTV-ja, tha se këtë të drejtë e kanë vetëm presidentja, kryeministri si dhe kërkesa me nënshkrimin e 40 deputetëve.
Ai në deklaratën pas mbledhjes megjithatë ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me fusnotën.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se legjislativi i vendit nuk ka asnjë dokument të marrëveshjes për përfaqësim rajonal dhe interpretimin e saj ka të drejtë ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës, raporton Koha.
E plotësuar) Kryeministri është i gatshëm të dalë para protestuesve për t’iu shpjeguar marrëveshjen për fusnotën, i tha KTV-së shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci. “Për ne çdo gjë është normale dhe e qetë. Ne reflektojmë edhe vullnetin e qytetarëve, atyre 600-700 qytetarëve që janë mbledhur aty. Ne nuk kundërshtojmë asnjë iniciativë të qytetarëve, por ne nuk mendojmë që duhet një gjë e tillë. Sapo dola nga zyra e kryeministrit dhe gjithçka është në rregull, puna nuk është pezulluar” , ka thënë ai për KTV-në.
Prishtinë, 27 shkurt – (E plotësuar) – Ndërkohë, Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie konfirmon se në orën 12 sot ka filluar protesta, siç e quan ajo. e paligjshme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po mbahet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, përballë objektit të qeverisë. Ajo vlerëson se në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona.
Po ashtu bën të ditur se t Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar ne ndonjë rast.
Edhe Visar Ymeri, në një prononcim për KTV-në tha se protesta po kalon e qetë dhe pa incidente.
Protestuesve, pak më parë iu drejtua edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me cilësimet tashmë të njohura për Qeverinë e Hashim Thaçin.
Albin Kurti din te beje opozite!
Edi Rama te marrin shembullin e Albin Kurtit, je trim Z. Kurti te lumte!
Albini duhet ti pergjigjet “Kamishit” se ç’lidhje kishte me ata serbet. Komentues mos behi kaq naiv. Qellimin e ketij Kurtit duhet shikuar i çik me thell….
Nuk bën të mirret si pikë reference i keqi,z.Berisha dhe Rama Largohu.
Albin Kurti e tregoi fëtyrën e tij të vërtetë kur u gjend në makinë i shoqëruar me agjentë të ish UDB-së,dhe në vazhdimësi ishte në kontakt me vajzën e një ministri të Miloshevicit.Ky njeri është vetëm një pseudopatriot që manipulon me një pjesë të popullit dhe shfrytëzon situatën ekonomoke në të cilën jemi.Të gjithë e duam bashkimin,edhe z.Thaçi është për bashkim me Shqipërinë,por jo në këtë mënyrë, kështu nuk shkon uji në mullirin tonë,thotë një fjalë e urtë popullore.
Mos të harrojmë se kur ishte puna për ta kapur pushkën dhe për ta luftuar Sërbin Albin Kurti nuk pranoi,po qe z.Thaçi që i priu kësaj valle të quajtur lufta Çlirimtare e UÇK-së,ku në betimin e UÇk-së pika kryesore ishte bashkimi i tokave shqiptare.