Dialogu Beograd- Prishtinë nuk do vazhdojë deri sa të bëhen zgjedhjet në Serbi

27 Shkurt 2012, 12:27Rajoni TEMA

Derisa të zgjidhet pushteti i ri në Beograd, dialogu mes Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviçit nuk do vazhdojë. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” Robert Cooper, i zgjedhuri i kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton, për të ndërmjetësuar mes delegacionit kosovar dhe atij serb në të ashtuquajturin dialog teknik mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duke folur përmes telefonit, Robert Cooper ka kujtuar mosnisjen e dialogut në kohë zgjedhjesh në Kosovë, ndër sa të njëjtën hapësirë do t’iu lejojë edhe politikanëve serbë.

“Ne kemi pasur 9 raunde bisedimesh të suksesshme, me disa marrëveshje shumë të rëndësishme të arritura. Mirëpo, pas raundit të 9-të, do ketë një pauzë për dialogun, për shkak se në Serbi do ketë zgjedhje. Ju e dini që njëjtë siç nuk e kemi nisur dialogun për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, tani do të pauzojmë për shkak të atyre në Serbi, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë “lehtësuesi” i dialogut.

Dialogu i filluar në mars të vitit të kaluar nuk ka qenë aspak i lehtë për të dyja palët, por as për ndërmjetësuesin Cooper. Ai është dashur shumë herë të udhëtojë në Beograd e Prishtinë për të parë nëse qëndrimet janë afruar mjaft, që më pas t’i ftojë delegacionet në Bruksel.

Disa herë ka ndodhur që raundet e bisedimeve në Bruksel kanë zgjatur gjithë ditën…/zeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje