Berisha refuzon të rikthehet në kombëtare

12 Mars 2012, 13:59Sport TEMA

Besart Berisha po shkëlqen në Kampionatin e Australisë. Ai deri më tani ka shënuar 18 gola në 24 paraqitje për skuadrën Brisbane Roar. Golin e fundit e shënoi të dielën në barazimin 1:1 që Brisbane e arriti në shtëpi me Adelaide Unitedin.

Shkëlqimi i Berishës ka impresionuar edhe trajnerin e ri të Shqipërisë, italianin Gianni de Biasi dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas raportimit të gazetave, De Biasi do bazohet në shërbimet e Berishës për eliminatoret e botërorit “Brazili 2014”. Për shkak të largësisë së madhe, De Biasi dhe FSHF-ja kanë planifikuar të ftojnë Berishën vetëm atëherë kur në program janë nga dy ndeshje. Në raste të tilla udhëtimi i gjatë është vlerësuar se nuk do të jetë problem, pasi grumbullimet zgjatin rreth 10 ditë.

Por, Berisha duket se nuk ka ndërmend të rikthehet në kombëtare.

Sulmuesi kosovar përmend shumë arsye që e bëjnë të refuzojë kthimin në Kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Njëra prej arsyeve thotë të jetë ajo që kur ishte në krizë, kombëtarja nuk i qëndroi pranë. /KD

14 komente në “Berisha refuzon të rikthehet në kombëtare”

  1. artur says:

    bravo sepse ne kur je keq te hudhim poshte kur je mire te mbajme afer te gjithe bravo.

  2. gjimi says:

    mbase ka nje fare te drejte,por berisha ka nje fare detyrimi jo per perfaqesuesit e FSHF,por per tifozat e kombetares qe gjithmone e kane dhe do e mbeshtesen jo vetem berishen por edhe te tjere qe pranojne te luajne per kombetaren,megjithate eshte mendimi i tij dhe do e respektoj si do qe te jete ai.

  3. Dean says:

    Po boll e kemi 1 mut ”kapiteni”,te mender Republikes se Shqiperise,me te njejtin mbiemer.
    Kush po e don edhe 1 BARBAR Plus.
    Ata derin kane me honger,kushdo qe te jete ne kombetare.U ka plas cipa lojtareve tane, dhe me kete rast bojne edhe ndo1 dore te mire Paresh sa here qe ”Humbasin” papritur.Djemte tane te degjenerum,Iliret, dine si t’a kthejne Humbjen ne ”Fitore”.
    Lol…..Kombetarja e GALLATISTANIT.

    1. Andon Ashiku says:

      Po ju Deana jeni aristokrate?? qe cdo gje e beni barbar dhe primitiv, apo thjesht vuani nga sindroma e arnautit shqipfoles “dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete”

      1. Mike says:

        Haha “Deana”, ka probleme frustimi me shqiptaret, kushedi si e ka historine,,,

    2. haha says:

      Dean

      Ti je me i zi se tourkofagos

      1. Dean says:

        ”Mike” dhe ”haha”?!,te dyve u’a…………..

        1. 'kodoshi' says:

          o dane derdimeni largohu nga forumi i shqiptareve o shpirtlig,zoti te cofte ne vendin qe meriton…

  4. forca besart berisha, lere fare kombtaren e duka betit.

  5. Palla says:

    Duket qe nuk ka tru ky djale. Ne kombetare vjen ai qe eshte me ne forme.Kombetarja nuk eshte qender sociale qe te afroje ata qe kane nevoje per ndihme,perkundrazi, ajo ka nevoje per sherbimin e atyre qe jane me ne forme per momentin.

  6. Argita_B says:

    Problemi eshte se perpara se sa te shkruani, duhet qe te informoheni per rregulloren e FIFA-s.
    Cdo lojtar i kombtares ne aktivitet, ka per detyrim tu pergjigjet favorisht çdo thirrje zyrtare te Federates per ndeshjet zyrtare e miqesore ne datat e caktuara zyrtarish.
    Pra Berisha mund te thote JO, po kjo shoqerohet me denim financiar dhe ne ndeshjet zyrtare ne ekipin ku luan ne Australi.

  7. Ramy says:

    ky mbiemer i shkakton alergji gjysmes te shqiptareve
    hajt sikter me gjith berishat

  8. Grigor says:

    Cdo trajner dhe cdo kombetare e afron lojtarin ne momentin kur eshte ne formen e tij maksimale. Nqs per nje sezon ka renie apo demtim natyrisht do zevendesohet nga dikush me i mire. eshte konkurrence. Nuk mund ta mbaje njeri me api kombetaren dhe te lauje kur te doje ai. Kur te therret kombetarja eshte detyrim per te shkuar. Lojtari duhet te tregohet i pergjegjshem kur vesh fanellen e kombetares.

  9. smira says:

    nuk faj berisha ,por FSHF-ja qe nuk ju rrin afer lojterve shqiptar ne momente kryesore ,do udhetoj ai 26 ore per me nejt rezervist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje