Fushatë qeveritare kundër zgjedhjeve të lira

27 Mars 2012, 22:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Administrata e zgjedhjeve në Shqipëri dhe përfaqësues të pushtetit po përpiqen të përgatisin opinionin për një standard sërish të diskutueshëm të zgjedhjeve të vitit 2013. Kryetari i KQZ, Arben Ristani tha një ditë më parë në një tryezë rreth reformës zgjedhore,  se objektivi për zgjedhje të lira dhe të ndershme është afatgjatë, ndërsa zgjedhjet e vitit 2013 nuk pritet të jenë të tilla, por do të jenë më të mirat e radhës. Kjo parapërgatitje psikologjike për standardin e diskutueshëm të zgjedhjeve, në të vërtetë është mentaliteti i mandatit të tretë, që Berisha po përpiqet të ngulitë tek gjithë administrata e tij. Të përfshirë në spiralen e panikut nga humbja e mundshme e pushtetit, administrata e Berishës po inkurajohet pikërisht me teorinë e rrëmbimit të radhës. Në bisedat e tyre apo dhe komentet rreth shanseve për fitore apo humbje të zgjedhjeve, po zë vend gjithnjë e më shumë fjalia “do ta marrim dhe kësaj radhe” dhe “po e rrëmbyem, herë e fundit është”, fjali standarde që duket se inkurajohen nga fryma e mbajtjes së pushtetit me çdo çmim.

Deklarata e Ristanit nuk është marrë seriozisht për shkak të mos marrjes seriozisht të profilit të tij, por në të vërtetë ajo është ilustrim i mentalitetit për të përgatitur opinionin për një fitore me çdo çmim dhe në këto zgjedhje.

Është kjo arsyeja që reforma zgjedhore e rekomanduar nga OSBE-ja po përfundon vetëm me dy ndryshime të konsiderueshme, që janë lexuesit e kartave të identitetit dhe numërimi i mundshëm elektronik i fletëve të votimit dhe po refuzohen gjithë propozimet e tjera. Por mbi të gjitha po shmanget kërkesa themelore e opozitës, ndryshimi i KQZ dhe largimi prej saj i Arben Ristanit, të cilin opozita e konsideron përgjegjës sidomos për mënyrën se si dirigjoi grabitjen e mandatit të Tiranës.

Edhe pse argumentet përse duhet të largohet Arben Ristani janë të pafundme nga opozita, mendoj se ajo që ka rëndësi është që në administratën zgjedhore të demonstrohet mosinkurajimi i drejtuesve simbol të manipulimit të zgjedhjeve. Arben Ristani mund ta ketë bërë me qejf apo pa qejf atë skandal që bëri, mund të jetë shpërblyer apo premtuar për shpërblim, por dhe mund të mos ia kenë quajtur nder fare, pasi në thelb procesin e drejtoi Berisha, por përdorimi i tij si figurë dekurajuese për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një rol i ndyrë i pushtetit që duhet të zhbëhet. Është kjo kryearsyeja përse opozita duhet të kërkojë dhe të vendosë kusht të panegociueshëm jo vetëm shkarkimin e tij, por dhe pezullimin e përfaqësimit publik prej tij të institucionit të zgjedhjeve. Kjo është një mënyrë për të vrarë frikën se përsëritja e formulës që këto zgjedhje ishin më të mira se paraardhëset do të mbijë përsëri para nesh si një realitet zhgënjyes për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të gjitha gjestet që pushteti po bën me administratën zgjedhore po shkojnë pikërisht në këtë drejtim. Mospranimi i ndryshimit të zonave zgjedhore, duke barazuar mandatet në çdo zonë zgjedhore, bëhet vetëm për të dekurajuar opozitën dhe për t’i treguar se vota e një votuesi në Kukës do ketë dhjetë herë më shumë vlerë se vota e një kryeqytetasi. Po ashtu rezistenca për votimin me shenja gishtash bëhet për ta lënë ende opozitën në ankth për votimin pa qenë prezent të emigrantëve, të cilët siç tregoi kutia e hapur në Lezhë kishin votuar në fshat duke qenë në Itali. Veriu i Shqipërisë është përgjithësisht një realitet elektoral dhe jo realitet demografik. Ai është i zbrazur, i varfër dhe i braktisur dhe shërben vetëm si depo votash fiktive për pushtetin ditën e zgjedhjeve nga njerëz që nuk banojnë aty. Përpjekja e pushtetit për të mos barazuar zonat zgjedhore ka të bëjë pikërisht me prishjen e këtij realiteti që u jep atyre tre deri katër mandate në mënyrë artificiale.

Por siç e theksova qysh në fillim, e përbashkëta e asaj që pushteti po tenton të përcjellë përmes reformës zgjedhore, është dekurajimi dhe përhapja e disfatizmit për shanset se në vend do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dikush si Arben Ristani e thotë hapur në prani të ambasadorëve dhe askush nuk reagon. Të tjerë e bëjnë atë përmes refuzimit të kërkesave të opozitës për reformën zgjedhore, edhe pse Berisha dikur ka premtuar se është gati të firmosë çdo kërkesë të opozitës. Më tej vazhdon me mbrojtjen e komisionerëve që vjedhin vota për të mos u dënuar dhe përfundon me ruajtjen e  rezervateve elektorale në veri, edhe pse nuk janë realisht të tilla. Të gjitha gjestet duan të na thonë se edhe këtë radhë do t’i vjedhim. Për këtë shkak duhet jo vetëm të sulmohet ky mentalitet, por dhe të veprohet që opozita të marrë fitore konkrete në reformën zgjedhore, ose të marr një vendim përfundimtar për të.

 

36 komente në “Fushatë qeveritare kundër zgjedhjeve të lira”

  1. katarakti says:

    Shqiperia ka njohur nje here zgjedhje te ndershme dhe te lira. Ishte viti 1992, kur Partia Demokratike mori pushtetin per here te pare. Gjate atyre zgjedhjeve, presidenti Ramiz Alia nuk u zgjodh dot as deputet ne zonen e tij. Por zgjedhjet u shtremberuan dhe u çnderuan me 1996, kur per president patem te zbriturin nga guvat e Viçidolit. Zgjedhje disi te mira u mbajten edhe me 2005 kur ne pushtet ishin socialistet dhe Nano qe risolli ne pushtet perseri Sali Berishen. Pra Ristani duhet te kishte thene se per sa kohe qe zgjedhjet i organizon Berisha eshte heret te enderrosh qe ato te jene te lira dhe te drejta. Kjo do te ishte me e ndershme dhe e pranueshme si deklarate. Por ndoshta pikerisht kete ka dashur te thoshte.

    1. Fatmir says:

      Me sa flitet Ristani eshte mik i Nanos, dhe si nje njeri me karakter te deformuar qe eshte e ka pranuar ate rol. Edhe po u hoq Ristani Shqiperia ka plot balasher si ai, po edhe po nuk u hoq mundesia per tu shitur tjeter kund ekziston. Pushteti duhet hequr nga duart e ketij te çmenduri me çdo mjet, pra edh eme mjetet qe perdor i poshteri.

      1. reformer says:

        I nderuar Fatmir, ceshtja nuk eshte se kush eshte Ristani, sepse kete e kupton cdo shqiptar dhe madje cdo njeri me inteligjence normale. Ceshtja eshte a do ta leme ne fatin tone ne dore te Ristanit? Dhe kjo eshte pyetja me serioze qe sot shtrohet para te gjitheve. Ne fakt ideja se ka shume te tjere si Ristani dhe se ai nuk ka faj se e ka vene Sala, eshte pikerisht menyra se si nje njeri shume i zgjuar perfundimisht mashtron vetveten dhe pranon te sundohet nga nje maskara, duke u justifikuar se ky i fundit ka zgjedhur si mashe nje budalla!
        Po cfare do te beje ti nese te dy dmth si Sala edhe Ristani do te ishin te dy budallenj ose te dy maskarenj?!
        Per mua Ristani-budalla eshte si qiriri qe ndricon fetyren e maskarait (shenim. per ata qe s’e kuptojne per ke e kam fjalen: fetyren e Sales).

    2. Sinani says:

      PD qe kur ka dale ne skene, vetem eshte munduar qe te vjedhi ne zgjedhje. Ajo asnjehere nuk i ka fituar zgjedhjet, as edhe ne 92, por vetem ka vjedhur. Shikoni me kujdes te gjitha zgjedhjet, diferencat midis PS dhe PD jane te medha dhe akoma me te medha diferencat midis te majtes dhe te djathtes. Por PD ka shfrytezuar konjukturat ( u pa puna keshtu duhet ti themi Ilir Metes) dhe ka ardhur ne pushtet.

    3. reformer says:

      Thua vertete te jete paaftesia e Rames shkaku perse jemi ketu ku jemi? Berisha sipas jush nuk ka asnje faj? Shume bukur atehere mbani Berishen se e keni hak!

  2. Shkodrani says:

    Fushaten Berisha do e nise nga USA, ku do i fusin nje hu bytheve ?
    http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  3. profano says:

    Nuk eshte hera e para qe kjo opozit nuk arin te imponohet dhe te beje retromarsh, cdo beteje qe ka bere asnje nuk ka fituar. Denancimi i vjedhjes se votave , greva e urise, reagimi ndaj masakrimit qe po i behet ketij vendi etje. Un se kuptoj kaq e veshtire eshte te denancohet sali berisha si kriminel dhe te kerkohen zgjedhje te parakohshme ose nje qeveri teknike per te pergatitur zgjrdhjet. Keta jane te bindur se pushteti do tu vije vete…

  4. *_Realist_* says:

    Ulala la la ………
    Ke te drejte Z.Baze,por KOMUNIZMI nuk bie me teori,megjithe mend e keni ju se trio-Nano-Berisha-Rama,pasardhesit e Enver-Ramiz-Nexhmie,do leshojne pushtetin keshtu tak fap,se do Europi me Usa-ne,Qiqra ne HELL.
    Ata e kane patur,e kane dhe do ta kene,te tjerat jane Teori Boshe.

  5. loni says:

    do humbi sali berisha ne 2013 eshte e sigurt,,por me ndihmen e arben ristanit do fitoj ne meryre artificiale,,,,opozita do te kundershtoje me force deri edhe ne shkaterrimin e istucioneve,,,atehere berisha perdor armen e vjeter,,po sulmohet vendi dhe istucionet demokratike,,opozita bie viktime e saliut,mbas perfundit te katastrofise se vendit,,sali berisha largohet ashtu sic u largua ne 1997,,pa i hyre perseri gjemb ne kembe,,edhe opozita si frike qe e ka saliun nuk do flasi me per kete ceshtje,,por do vazhdoje vjedhjen e rradhes,,dhe sali berisha do mbahet mend nga populli shqiptare,,si nje drejtues shteti me i urryer ne kujtesen tone,,dhe siriali vazhdon po me te njejta gjera,,krime fukaradhek korrupsjon etj etj,,por me personazhe te rinje,,,,

  6. Endri says:

    Ne diten e zgjedhjeve te 2009 autostrada e Kukesit kishte diten e saj me te populluar ne qarkullim,me maloket qe rendnin te hidhnin votat edhe ne Tropoje a Kukes edhe ne Tirane.Neper Bathore,Kamez e Paskuqan mbushnin kutite per ata qe ishin ne Angli e Greqi dhe komisioneret e Rames ishin vazhdimisht nen dhunen dhe kercenimet e killerave te bandes qeveritare.Nuk do te kemi zgjedhje te lira se iken Ristani e vjen Hasani.Thjesht dhe shkurt:zgjedhje te lira behen vetem me nje qeveri pa Saliun apo ndonje salist kryeminister,te gjitha problemet e tjera rrjedhin nga kjo dhe zgjidhen lehtesisht me pas.

  7. landi says:

    Rama e ka marre jashtezakonisht lehte sfiden qe ka perpara. Kjo lehtesi e tija eshte ushqyer nga analistet e servilet qe thone se saliu eshte izoluar, e saliu ka marre fund. Keta analiste skane vene mend nga bllofi i vitit te kaluar dhe po ushqejne kete kurs vetevrases te opozites.
    Nderkohe qe e vetmja rruge shpetimi i opozites eshte kritika per ta nxitur ramen te ndrroje kete kurs halucinant.
    Realiteti eshte krejt tjeter, saliu as nuk eshte izoluar as nuk eshte ne ditet e fundit. Ai e ka te qarte me shume se kushdo sesa vota ka vjedhur, dhe e di me mire se kushdo sesa i duhet te vjedhe kesaj rradhe.
    Saliu me lulin e tij ka bere gati madje dhe planin rezervere te tij per nje qeveri pa saliun pas vitit 2013, e cila mund te kryesohet nga luli apo dikush tjeter i rrethit familjar. Duke qene se pas zgjedhjeve nuk do qeverisi partia me e madhe por koalicioni me i madh, Saliu po punon maksimalisht per te marre mbeshtetjen e kujtdo partie te vogel, nga milo e ndoka deri edhe te topi e kuqezinjte, te cilet s’do pranonin nje qeveri me saliun, por mund te pranojne nje qeveri me lulin, apo ilirin kryeminister.
    Ne cdo rast pra, pas zgjedhjeve te 2013-es mund te perfundojme me nje qeveri prape te pd-se, pa saliun dhe edin, por qe e le ps-ne serish ne opozite per ti dhene fund perfundimisht rames. Dhe ky eshte skenari me pozitiv deri tani.
    Rama vazhdon ne kursin e tij qe cdo dite i largohet me shume realitetit politik shqiptar.
    Rama nuk arrin te marri as edhe nji reforme minimale zgjedhore teksa vazhdon te miratoje pa kushte paketat e qeverise, sic beri dhe per kodin penal, cka e pranoi dhe vete kete jave.
    Ky eshte vazhdim i kursit te nenshtrimit pa kushte.
    Eshte ky kurs qe deklaratat e egra dhe realiste te ambasadorit danez per qeverine, i ktheu ne urime per diten e veres dhe marrjen e statusit.
    Eshte ky kurs qe e ka kthyer kete opozite te perdhunuar diten me diell, te kerkoje me shume ndrojtje te drejtat me elementare. Ky kurs qe as nuk arrin te marri nje president konsensual edhe pse 5 ambasadore e kerkuan, e tashme shpresat jane varur te i mbi-pal(l)shmi nano.
    Ky eshte kursi me disfatist e i deshtuar qe ka ndjekur ndonje opozite ne histori.
    Jo rastesisht ky kurs koincidon me kerkesat e kacit dhe te blushit.
    Keshtuqe mos te habitet njeri qe iliri dhe luli priten e percillen si figura shteti, teksa serveri i fshire u harrua si cdo ceshtje tjeter madhore qe rendom skleroza e rames harron.
    Jo me kot rama ka disa muaj qe i referohet me shume kujdes saliut si
    “zoti kryeminister”, nje fjalor ky qe vesh me dinjitet nje njeri qe rama me pare e quante vrases.
    Ska shume zgjidhje perpara. Ose rama ndrron kurs, ose opozita do ngelet ne opozite edhe pas 2013-es, qofte kjo me saliun, lulin apo ilirin kryeminister, por ne cdo rast s’do lejojne ramen.
    Rama do ishte i pari qe do fitonte nga ndrrimi i kursit, por i ushqyer nga servile e analiste qe flasin kot, ai esh duke cuar nje popull te tere ne humneren e diktatures se tejzgjatur. Ky kurs duhet denoncuar nga kushdo opozitar qe do largimin e kesaj qeverie.

    1. Rani says:

      Analize e rregullt e jotja e paanshme. Ndoshta orgazmiket e Rames do te quajne “berishist” apo “malok” apo “shpellar” po keto i thone ata qe nuk e njohin fjalen “argument”. Problemi eshte se ky Rama nuk ka kuptuar nje gje elementare qe vjen edhe nga nje thenie popullore “ai qe e ka bo njehere e bo dy here” keshtu qe edhe zgjedhjet e 2013 nqs nuk vihen kushte te forta nga ana e socialisteve dhe te arrihen pa kompromis atehere Saliu do te fitoje prape se po e ben te udhes dhe……………….s’po e gjen gje prandaj inkurajohet ai se edhe protesta te cilen legeni Rama e braktisi si legen u thye shpejt dhe Rama ta harroje se njerezit mund te dalin prape te flijohen per pordhet dhe paaftesine e tij per te drejtuar. Rama ka qejf te takoje “laburistet” dhe disa diplomate pa vlere ne Amerike qe e respektojne sa per protokoll nderkohe qa harron se kur te vije puna te Saliu nuk do te kete as ndihmen e laburisteve as te atyre diplomateve te zverdhur pa vlere qe ndoshta ne kulisa jane me Berishen po duhet ti beje llogarite me bythen e vet dhe me ndihmen e ketij pis populli qe ka pjesen e luanit ne gjithe kete tragjikomedi me sjelljen e vet kafsherore pa llogjike duke votuar ate kafshe qe bertet me shume ne mitngje qe eshte natyrisht Saliu. Fakti qe Departamenti i shtetit nxitoi te theksonte se “deklaratat e Uidhersit ishin personale” tregon se Amerika eshte me hile a thua se keto deklarata i prishen imazhin Amerikes ne syte e Saliut dhe duhej te theksohej fakti qe ai i tha si qytetar i lire dhe jo si ambasador qe pasqyron politiken amerikane. Nuk arrij ta kuptoj se si Rama nuk e ka kuptuar se nuk duhet te prese nga Amerika as nga Evropa. Ai duhet ta dije se te huajt veçanerisht amerikanet kane nje urrejtje patologjike per socialistet (qe per ata ngelen komuniste). Megallomania e Rames kur aprovoi brenda nates ndryshimet kushtetuese duke menduar se do te behej vete kryeminister ju kthye kunder dhe tani s’po di si ti jape drejtim ketij muhabeti. Ky eshte nje politikan amator frikacak dhe arrogant me teper se Saliu. Mjere ata njerez qe shkuan me 21 janar per kete opozite te vdekur.

      1. landi says:

        Dakort me ty qe kur te vije puna te votimet, Rama duhet ti beje llogarite mire, se ska kush e ndihmon. Sala do vjedhi prape dhe do krijoje maxhorance te re pas zgjedhjeve madje edhe me parti qe ne zgjedhje do futen me ramen. Milo ka premtuar qe tani qe do kerkoj vota majtas e do i coj te e djathta po e pa te udhes. Keshtu jane duke i bere llogarite shume parti, pasi Saliu iu ben oferta te majme, kurse Rama ka krijuar fobi per cdo aleat, madje dhe per shume deputete te vete qe s’i do ti nxjerri me deputet.

  8. Olti says:

    Nuk me duket qe opozita mund te marre ndonje hap drastik! Kur ben boikot quhet anti-Europiane, kur kap Doktorin duke falsifikuar me numrat e kutite, vezhguesit shohin nga krahu tjeter! E vetma arme qe ka Rama eshte Permiresimi i imazhit personal dhe njerezve qe ka rreth! Edhe lutjet qe i drejton njerezve per te marre fatet e tyre Ne dore me pjesmarrje Ne votime mund te jene te efekteshme! Cte bej tjeter tani edhe Likja erdhi Ne Amerike!
    REspect!

  9. Partia e Pirateve Shqipetareve says:

    Vend dhe popull fat keq sir Mero,
    Tmerrsisht e pabesueshme, te jetosh ne vendin me te bukur te Europes dhe te vuash kaq shume njerez!!! Shikoni si zvarriten politikanet dhe gladiatoret analist neper studio televizive, gje me te shemtuar nuk mund te kete.

    Akoma nuk jane ne gjendje te kupetojne se duhet, duhet presion i jashtezakonshem politik kunder qeverise se korruptuar. Nuk mund, eshte e pamundur njerez, te mbahen zgjedhje te lira dhe te ndershme me nje grup politikanesh te koruptuar.

    Ata kane korrupetuar, spialet, universitetet, te burgosurit politik!!!, pronaret e tokave etj… Si nuk kupetoni njerez?! keta bandite do korrupetojne dhe zgjedhjet.

    Lufte kunder korupsinit eshte cause, njerez te ndershem. Me regjimin hyet ne negociata dhe jo ne zgjedhje, kurajo…

  10. todi says:

    Ne qofte se nuk do te qerohen ristanet e sashenkat, ne shqiperi kurre nuk ka per te ndodhur, qe te behen zgjedhje te ndershme e si ne te gjithe Evropen. Opozita nuk duhet te terhiqet nga kerkesat e saje kesaj here.

  11. demiri usa says:

    Me cfare na pane syte ne votimet e 8 majit jemi akoma te shokuar nga
    nje kompleks veprimesh te paimagjinueshme te shume subjekteve dhe objekteve qe moren pjese ne kete maskarade elektorale ku do te vecoja shkurtimisht;
    1.Impotenca dhe papergjeshmeri totale e opozites.
    2.Hipokrizia e tre ambasadoreve arvizu,volfarth,sequi
    3.Kollona e peste me tipa si k.islami,d.agolli,r.mejdani
    4.Shfrytezimi nga PD me saktesi te emrave te emigranteve
    5.Paisja e shume kosovareve me dokumenta votimi.
    6.Rekrutimi perfekt i disa komisionereve te PS
    7.Spotet elektorale te maskuara te arvizuse pro PD
    8.Kthimi i KQZ ne nje zorre te trashe te berishes
    Besoj se ne te ardhmen cdo lloj votimi qe do te kryhet ne shqiperi
    do ti fitoje berisha sepse ka nje eksperince te pasur kriminale
    20 vjecare ne manipulimin e zgjedhjeve.Ai tashme ka nje “komitet”
    kombetar special qe vepron ne “hije”.Ato dine me imtesine me te vogel
    preferencat e cdo qytetari,komisioneri apo gjyqtari dhe vleftat e kembimit te votes apo firmes tyre me leke,valute thase miell apo vende pune.Kur eshte nevoja futen ne perdorim paramilitaret e tij per t’i mbyllur gojen perjete kundershtareve si psh deputetit te Fierit apo k/komunarit te kuksit etj
    Sot Berisha ka ne doren e tij 100% adminisraten shteterore dhe kontrollon cdo centimeter katror te ketij vendi.Jo ne cdo ministri
    por ne cdo kat dhe zyre te shtetit shqiptar ka nje Agron Kulic
    qe eshte syri,veshi dhe grushti i berishes.
    Pika kulmore ishte keto dite kur pas nje vizite lajkatare te Rames ne USA po kryen “haxhillekun” ne washington nje figure e urryer si I.Meta.
    Po keshtu lajmerohet qe dhe Berisha kaq shume i “antemuar” nga USA & BE
    do te pritet krahehapur ne fund te prillit cka do te thote qe Amerika
    nuk i leshon kollaj “zaret” e saj qofte dhe kur kryejne krime kunder popullit .Me kete vizite Washingtoni hap “de fakto” fushaten elektorale PRO BERISHES per 2013 duke mbyllur me kete rast nje here e pergjithmone ceshtjen e GERDECIT dhe te 21 JANARIT .Por historia nuk do ta harroje qe keto dy ngjarje ngarkojne me faj jo vetem berishen
    por DIREKT DHE SEGMENTE TE ADMINISTRATES AMERIKANE.Do te ishte ne nderin e shtetit amerikan tu kerkoje falje popullit shqiptar qe i besoi
    kaq shume amerikes dhe qe arritem ne kete gjendje perverse.Me e vogla ne kete rast do ishte nje debim i berishes nje ore e me pare dhe formimi i nje qeverie teknike panshqiptare .
    Zoti mero ju falenderojme per mundesine qe i jepni shqiptarve per te
    denocuar nje nga regjimet me te urryera te instaluar me shqiperi.
    21 VJET NEN ZGJEDHEN E ZGJEDHJEVE JANE PAMBARIMISHT SHUME.LE TE SHPRESOJME SE DO JETE E AFERT AJO DITE QE SHQIPTARET TE CLIROHEN
    NGA KJO ZGJEDHE DHE TE NDERTOJNE NJE SHTET TE VERTETE DEMOKRATIK
    -pa vrasesit ……………….berishe & bashe
    -pa tradhetaret……………..rame & ruc
    -pa hipokritet………………arvizu & volfarth
    ZOTI E NDIHMOHTE SHQIPERINE NE KETO DITE TE ZEZA TE SAJ…..

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Ke shume te drejte Z. Mero..Nuk po e kuptoj opoziten qe po kerkon vetem 2 gjera qe nuk eshte “Themra e Akilit” ne zgjedhjet qe ata flisnin per ndryshim gjate gjithe kesaj kohe..Ne qoftese Partia Socialiste kujton se “Plaku Mere” do t’ja hedhi ne numurim kesaj rradhe sic pretendojne, ata jane shume te gabuar…

    C’eshtja e pare..

    C’eshtja problematike eshte ELEFANTI qe nxorri si shembull Prokuroria…Kush voton ?? Sa eshte lista e katundit, fshatit, qytezes dhe qytetit te votuesve qe jane prezent ne zonat qe ata banojn ??
    Lista e votuesve duhet te korespondoj me emrat e listes se Bashkise perkatese te asaj zone…Ne 8 maj u votua me kuc e me mac…

    Kryetari i minibashkise time, ka 12 vjet qe voton ne mbiemer te familjes time qe jemi ne emigrim dhe ne jemi 6 veta…

    Opozita nuk po interesohet ku jane njerezit dhe ti kerkoje bashkive kush paguan qera, ne emer te pronarit te shpise apo te rentit ?? Sa shtepi jane bosh?? Po ata emrigrante qe i kane mbyllur shpite dhe paguajne faturat minimale te CEZ-it…Opozita duhet ti kerkoj CEZ-it faturat se kush paguan per banesen e qytetareve ne ato perkatese…
    Eshte pune e lodhshme dhe e madhe ?!?! Po..Por e fut ne cep kundershtarin qe te luaj sipas rregullave…Numurimi eshte i rendesishem qe te jete transparent, por mendoj se ato listat e votuesve jane me te rendesishme se sa vet numurimi..

    Ceshtja e dyte..

    P’se ka kaq shume trafik nga Kosova ate jave ?? Si ka mundesi qe jane shifra nga 12-13 mije veta ne muaj, shkon ne 40-45 mije ?? P’se pikerisht ndodhi ne Maj ashtu dhe jo me muajt e tjere ?? Kjo duhet analizuar qe gjerat te kapen ne flagrance…

    C’eshtja e trete…

    Kush eshte pergjegjes per keto kuti ?? Ku shkojne ?? P’se nuk ka kamera godina ku rrine kutite e votimit mbas votimeve dhe te monitorohet c’do levizje ??

    Keto jane pyetje legjitime per nje opozite dhe duhet t’ja kerkoj qeverise..Keto nuk jane favore qe qeveria ja ben nje opozite..

  13. TROJA says:

    Kuj po i thua o i nderuari Mero Baze?Kush te degjon? Edi,sot po fluturon me presh ne b….As ka per ta mare ndonjehere pushtetin.Edhe per zgjedhjet e kaluara kete kam thene,une e shume si une,qe me kete figure partia Socialiste nuk fiton.

  14. luis says:

    Kesaj here nuk duhet te enderrojne aspak berishistet se mund te jene perseri ne pushtet.
    Cdo manover eshte thjesht per te gerricur nervat e opozitareve,por neqoftese do jeni te kthjellet as mos e vini ujin ne zjarr per ate muhabet.
    Rotacioni politik ne Shqiperi do te ndodh cdo 8 vjet.
    Vereni me kujdes te gjithe politikanet shqiptar po thirren nga departamenti ne u.s.a.
    Nga te gjitha vizitat ajo e Edi Rames eshte me projekt per pushtetin qe do i vihet ne pozicion.
    Berisha do te shkoj ne prill dhe atje do ti komunikohet terheqja nga pushteti ne menyre ultimative duke pregaditur nje reforme te mirefillte zgjedhore ose perndryshe ky nuk do arrije te kape 2013 sepse do kete zgjedhje te parakohshme.
    Pavaresisht se atje do haje dru te mire ai kur te kthehet do na krekoset si gjithmone se amerikanet jane te impresionuar nga reformat e te tjera brockulla.
    Nje vend anetar i natos nuk lihet te veproje me keto lloj budallalleqesh,prandaj eshte fundi i kesaj qeverie idiote dhe te paskrupullt.

  15. zani tirane says:

    Pse lodhesh me kot zoti Mero.Opozita eshte tejet komode ne kete pozicion qe ka.Rroga e djeta te majme,vetura,vizita jashte shtetit.Deri ne kusheri te peste i kane te gjithe te punesuar ne punra me bereqet.Femijet e femijeve te femijeve i kane te siguruar me biznese ,pasuri te patundeshme e vlera te lemeriteshme monetare.Te jesh i bindur se ata nuk e duan pushtetin edhe per faktin e thjeshte gropen e zeze ku e ka futur qeverisja e pd-s vendin.

  16. Flm Realist says:

    Lexoni Realistin, dhe veni gishtin kokes te kuptoni miq!
    Lutem Mos folni kot e kot, po mblidhni Mendjen!
    S’ka me rrezik per nji vend qe vetem flet e Nuk nigjon !
    Nigjo 7 here e fol nji here, eshte fjala e te Urtit o gjys-xhahile!
    NIGJONi!!!

  17. Nga keto qe arsyeton Mero,
    del sikure: fajin s’e ka sali me ristanë
    po edvin me tosNanë!!!
    Ne fakt e ka Bajg- Plota (prej dy Gjys-MOOOOOOOOOoooooooooooooSTRAt :
    ‘101shat’: sali- sllobodank-topallic-met – pollo- fevzoKoran & kope
    &. ‘ 99çat’: ruç-kaçislam-edvin-veliaj- mrikë- kk. & kope
    Me ne krye arqimandrit NanoARQ 7çi
    (ARQItekt shoferi metes: tosMarks-Leninisti- ARQitekti Neokomunizmes Shqiptare);
    Arqiu i ka Keta te 7 ne ARQgrigjen e vet, pra: Nano= Shoferi ARQiShtateshes =ARQ 7çi !)

  18. artibr says:

    duhet te perfshihen te gjitha partit ne proces nuk mund te mbajne keta peng shqiperin dhe mos te manipulohet vota e shqipetareve dhe te numerohet vullneti i tyre ne te gjyth vendin ne nuk jemi bageti te na ndajn kjo esht e jotja kejo esht e imja vota ti vej partis qe deshiron shtetasi e mos ta preki njeri por ta lexoj kjo esht detyra e tyre edhe ristani do ket probleme serioze ky kriminel qe paralajmeron se do i vjedhi ato ky duhet te vej ne prokurrori per cfar ka then te pyetet ky njeri cfar qellimi ka kur thot me gojen e ti se do i vjedh votat ku e gjen ky kete guxim dhe kush esht pas tij duhet te japi llogari.

  19. anticensurë says:

    jo mor mero!e paske kuptu dhe ti më në fund se do të vidhen zgjedhjet e radhës?ishte e vështirë apo ta ka thënë dikush në vesh?
    mero ti shkruan shumë mirë!i stërhollon gjërat sa ska më!është gjë e mirë,por për momentin janë vetëm humbje kohe!je i zgjuar por nuk arrin të mësosh!këto të dyja,zgjuarsia dhe mësimi,kur nuk ndjekin njëra tjetrën dhe nuk përfundojnë me ndërryshimin e qëndrimit në bazë të përvojës!nuk kanë asnjë vlerë!!!
    kështu dhe me ty o mero!dy të parat i ke dhe të tretën e ke,pavarsisht se shumë të vonuar!kur këto nuk i vë nëpër vëndet që u takojnë atëherë kemi një barazim me zero!
    “zgjuarsi,inteligjencë, është aftësia për të mësuar!
    mësim është ndryshimi i qëndrimit në bazë të përvojës,eksperiencës!“

    1. gimi ny says:

      per komentuesin anticensure.
      Dhe une e shikoj qe ky artikull i meros nuk eshte ne nivelin e tij te zakonshen dhe ka te metat e veta.Por ne kete gazete artikujt e meros
      plotsohen dhe ate te komentuesve dhe del nje rezultante qe ne kete rast do te thoja qe rruga e vetme e drejte eshte doreheqja pa kushte e berishes dhe qeveri teknike.Mjaftosh te lexosh keto komentues dhe do te bindesh.
      Endri — 27 Mars, 2012 në 11:39 pm
      landi — 27 Mars, 2012 në 11:52 pm
      demiri usa — 28 Mars, 2012 në 5:21 am
      NjeQytetarOptimist — 28 Mars, 2012 në 5:40 am

      1. anticensurë says:

        flm gimo.
        i lexova të tër komentet që më sugjerove.të tëra shumë të mira!
        endri,
        tregon një fakt,atë të importimit të zgjedhësve me injorantë nga kosova!që për dy arsye të thjeshta bëjnë vetvrasje pa e ditur!e para mendojnë se duke mbajtur bajraktarin e anës së tyre ata do të ndjehen më ngrohtë.pavarësisht se janë të zhytur deri në fyt në bajgë!ata si dhe shumë këtu nuk kanë mësuar gjë nga jeta!harrojnë se gomari gomar mbetet sado punë që të bëjë për të zotin e tij!e dyta është se një pjesë e tyre janë thjesht kontigjent i shërbimit të fshehtë sërb!gjithashtu në këtë rast ata janë vetëm vegël!vegël e përçmuar dhe nga përdoruesi i saj!spiunin askush nuk e do!ai që tradhëton njeriun e tij të huajit i merr shpirtin,po pati mundësi!këtë e dinë mirë sërbët!
        landi,
        bënë një analizë të shkëlqyeshme të mëndjelehtësisë së ramës!asaj mëndjelehtësie që e bëri të ngrej çadrat nga bulevardi dhe të shkojë e të darkojë tek kroko!atë mëndjelehtësi që e bëri të mos flasë për trasparencë dhe për djegjen definitive të votave!për atë frikë prej mëndjelehtësi që e bëri jo vetëm të mos ishte në ballë të demostratës së 21 janarit por dhe të pshurrte në brekë kur u “kërcënua”nga tre tipa për një makinë të djegur!për atë mëndjelehtësi që e bëri të besonte “ambasadorët”(që vetëm të tillë nuk janë)që dilte në fushatën zgjedhore të saliut!me këtë “besim”adoleshenti ai jo vetëm hyri pa asnjë garanci në zgjedhjet e majit!jo vetëm pranoi të garonte me një multi kriminel si basha,por dhe të mos bënte pothuajse asgjë për të penguar manipulimet e trasha parazgjedhore!përshkruan atë mëndjelehtësi me të cilin rama shkoi dhe la në dorë të “drejtësisë”,që shumë thjeshtë mund të quhet shtrëmbësisë,së berishës,rezultatin e votimeve për tiranën!atë mëndjelehtesi,dritëshkurtësi dhe idjotësi politike me të cilën ai po vazhdon dhe sot!shkruarje librash me thashetheme,mendime në twiter!përshkruan atë mëndjelehtësi që shihet shumë mirë në blogun e tij!në atë blog që nuk gjen asnjë koment kundër tij!në atë blog që komentet për “artikujt”e tij janë aq servilë dhe aq të ngjashëm sa duket sikur i shkruan një dorë!komente kundër nuk ka!provë janë komentet e mija!nuk kanë kaluar asnjëherë,megjithëse kanë qënë për ditë të tëra nën “kontrollin e moderatorit”!gjëja që më pëlqen tek endri është se ai kërkon që të kritikohet rama për mefshtësinë e tij mëndjelehtë!gjithashtu ai paralajmëron se saliu bën sikur ka mbaruar,por sytë i ka jo vetëm të hapur por të shumëfishuar!se saliu po çon në perfeksion mekanizmin e tij shkatërrues!
        demiri usa,
        përveç një përmbledhje në disa pika të thënjeve të të dy të parëve,flet dhe për krimbin që po grryen partinë “ylber” të ramës!partinë që nuk ka jo vetëm asnjë lidhje me të majtën por dhe asnjë lidhje me popullin dhe aspiratat e tij!
        Një qytetar optimist,
        ndryshe nga të tjerët analizon një fakt vjedhje dhe jep mundësinë për ta penguar në të ardhmen!është fare e thjeshtë të kontrollohen se sa zgjedhës hyjnë në qëndrën e votimit,dhe se sa është numri i votave në përfundim të votimeve!është e thjeshtë sidomos në qëndrat e vogla që të bëhet një gjë e tillë!është e thjeshtë që në qëndrat e vogla të vrojtohet se sa janë banorët vërtetë të asaj qëndre votimi!të gjithë e njohin njëri tjetrin!është fare e thjeshtë të fotografohen të gjithë ata që votojnë si votues të importuar!tashti një celular e kanë të gjithë,bile shumë kanë dhe fotokamera digjitale!
        unë do të shtoja paragrafin e fundit të “luis” që më duket një medim tmerrësisht naiv!
        tashti të vazhdojmë bashkë.
        ke të drejtë kur thua se artikullit të meros i vjen në ndihmë dhe e plotëson kometuesi!por të mos harrojmë se në komente ka katër mendime të ndryshme!dy ekstremet pro dhe kundër shkrimit të meros,që në të vërtetë nuk kanë asnjë vlerë!ata o shajnë ose lavdërojnë meron pa sjellë asgjë të leverdishme!thjesht harxhim kohe e nervash,po ti lexosh!
        kemi kundërshtarët,mbështetës të saliut,e meros,që me naivitet ose me dinakri përmëndin “arritjet stratosferike”të saliut!
        të katërtit jemi ne që në mënyrë “konstruktive”plotësojmë atë që mero nuk ka guxim ta shkruaj!po ta marrim në përqindje jemi rreth 10-12%!
        gimo çfar kujton ti se i kërcet dikujt për komentet tona!?çfar kujton o gimo se kanë të njëjtën vlerë shkrimet tona me shkrimin e meros?unë e kam shkruar disa herë,ne si komentues duhet të jemi të gjithë vetëm me pseudonime dhe jo me emrat e vërtetë!për të vetmen arsye që të vlersohet mendimi dhe jo emri!gimo këtu vlersohet emri dhe jo mendimi!këtë ta vërtetoj me diskutimin që kam pasur me dikë,që mendonte se “unë po përpiqesha të krijoja një parti timen”!deri në këtë moment ai ishte i matur dhe i sjellshëm!kur i thashë se jam një njeri i thjeshtë,ai tip ofendoi dhe nuk vazhdoi diskutimet!
        prandaj o gimo mendon se po të thoshte mero medimet tona si,mëndjelehtësia e ramës në të kuptuarit e zhvillimeve politike,parandalimi i manipulimeve dhe kontrolli në largësi i zgjedhësve,kërkimi i votbesimit për qeverinë në situatën e sotme,kërkimi i votbesimit për qeverinë dhe si votbesim për dy partitë e reja,hetimi kritik për A KZ e cila fsheh kryesinë e saj nga populli dhe shumë e shumë mendime,ide dhe dyshime që ne kemi dhënë. KANË TË NJËJTËN VLERË SIKUR TI SHKRUANTE MERO????????
        unë do të të mbështesja sikur të kishe thënë të kundërtën!
        MERO MUND TË MARRË SHUMË IDE DHE INFORMACION NGA KOMENTET TONA!kështu që të shkruara prej tij këto do të ishin më bindëse për popullin e gjërë!ato nuk do të linin ramën të qëndronte si një gjel narcizist në majë të partisë që e ka shëndruar në pleh!do të bënte që rama të kishte këmbët në tokë dhe jo të konsiderohej si një martir “gandian” të cilit po a heqin bukën nga goja,por ai si “jo i dhunshëm”nuk reagon kur kërbaçi i bie në kurriz,të popullit!të shkruara këto gjëa nga mero do të kishin thyer patericën e fshehtë që mban gjallë berishën!
        vënja në dyshim e ndarjes në “tresh” të PDsë,nga ana e meros,nuk do të thotë që ndihmon berishën dhe është kundër partive të reja,por do të ishte një ndihmë si për ato parti,për popullin dhe për opozitën!
        partitë do ti ndihmonte që kryetarët e tyre të mos fluturojnë që tashti me presh në bythë!
        për popullin do të ishte mirë që të orejentohej në mënyrë kritike për votën e tij dhe jo të fluturonte pas fjalëve të bukura të thëna në erë!
        për opozitën do ti kujtone se një ndarje në tresh nuk është thjesht një dobsim,po të mendohet se në përfundim të votimeve ato mund të ribashkohen!
        historia ka vërtetuar se legjonet romake ishin më të fuqishme dhe më rrezultative se falanga maqedonase!legjonet rromake nuk kishin kompaktësinë e falangës por lëvizshmëinë e madhe në situata të ndryshme!për falangën e aleksandrit çarja ishte fundi i saj!për legjionet romake çarja ishte momenti për një taktikë të re,të pa njohur për “barbarët”!shpresoj që drejtuesi dhe drejtuesit tanë të opozitës të mos jenë “barbarët”e lashtësisë!“barbarët” në kohët e lashta gënjeheshin thjeshtë nga fjalët e bukura dhe tadhëtonin shumë kollaj për pak pushtet nën perandrinë romake!
        po e mbyll gimo se u zgjata shumë më duket!shëndet dhe ditë të mbarë!

  20. permetari says:

    Pederisa ne krye te opozites te jete nje njeri i cili eshte frikacak dhe nuk ve mend nga gabimet e tij,opozita do te ngelet gjithmone ne opozite.Me kot lodhesh Z MERO sepse ne koken e Rames as hyjne as dalin keshillat e njerezve te zgjuar.Edi Rama nuk mbrojti dot votat e tij jo me te shqiptareve.

  21. Ok Antic., mesim shume i mire per ket milet kamkum!!
    Po kujt ja thu?!
    Te gjithe dun me dhon mend, jo me mor!!
    Prandaj na e bojne nonen perdita, e po aty ene baben (dore per dore)!
    Sa per Meron, jam I sigurt qe ashtu ja do puna;
    ai s’osht Rilindes, osht’ gazetar.
    Ti e di Kujt I sherben cdo gazetar.
    Mero gjysma se Keqes tani.
    E Keqja eshte se mileti osht xhahil fort o mik!

  22. tomori says:

    Ka apo nuk ka opozite te ne.Edi rama duhet te jet ne krye ne ruge dhe jo ne ligjerime.Pd do ti vjedh votat.KJO ESHTE E SIGURT ashtu si eshte e sigurt qe ne keto zgjedhje mund te behet edhe KASAPHAN sepse gjall a vdekur saliu nuk e le pushtetin sepse lenia e pushtetit do te thot vdekje e tij.Per kete edhe Edi Rama gjall a vdekur duhet ti mbroj votat.KE APO NUK KE BURNI TI EDI RAMA QE NUK KERKON URGJENT SHKARKIMIN e arben ristanit.Ishte ai masha e qeveris qe HAPUR NE MES TE DITES;NE MES TE NJEREZVE te vodhi dhe qe nuk i hyri as eshe nje gjemb ne kemb,ndersa ti bere vetem llam-llam-llam.Me vjen turp qe po flas keshtu per Ramen qe e kam votuar GJITHNJI E DO TA VOTOJ GJITHNJI por eshte mbushur kupa e ka koh qe po derdhet.Ti edi rama pret ndihm ose ndonje fjal te mire nga bandit te tipit eugen,apo arvizu,apo sequi.Por ata marin para nga saliu dhe shpresojn qe saliu te rij sa me gjat ne pushtet se mendon per ta.Pra z Rama ngrie zerin neper mitingje,takime,mbledhje,ngrije popullin se te jesh i sigurt qe 75% jan me ps.Kete mbae mend dhe eshte e sigurt si buka qe ha.Mos fal asnji presje tani se neser do te jete vone.

  23. tani says:

    Zgjedhjet e 2012(ne se do jete Sali Berisha kryeminister(kryekusar),do jene njesoj si ato te 96-tes,ku Berisha vodhi me thas votat!!!
    Sali Shpellari tani as qe pyet me per europjanet dhe amerikanet,ai e ka vendosur se sa te jet ne kete jete do jet kryeminister(kryekriminel) i shqiptarve.!!
    Kot shpresojme se mund t’i ruajm votat nga banditet e kusaret e Sali Berishes. Ata jane shtuar aq shume sa nuk ka njeri mbi dhe ti ndal,pervec se ZOTIT ne qiell!!!

  24. daku says:

    Pyetja e parë që më bëri përshtypje, por që zoti Rama për mendimin tim nuk e vlerësoi siç duhej, ishte nga një studente kosovare. Ajo pyeti: Zoti Rama, po erdhe në pushtet a do të na premtosh (premtim të cilin nuk e dha kurrë), që nuk do të mbyllësh kufirin me Kosovën dhe të lejosh lëvizjen e lirë mes dy shteteve meqenëse jemi i njëjti popull. Së dyti, vazhdoi e reja nga Kosova, çfarë mendon ti për bashkimin e një Shqipërie të madhe?
    Rama me një buzëqeshje ironike ju përgjigj: kufijtë do të jenë të hapur dhe bashkimi me Shqipërinë do të ishte shumë mirë po e arritët dot. Arritët?! A nuk jemi të gjithë të bashkuar në këtë mendim?! A thua që aleati më ri i tij, Kreshnik Spahiu është në dijeni të këtij qëndrimi nga zoti Rama?
    Këtë gjë e vuri në pah një djalosh, që tanimë kishte mbi 30 minuta që mbante dorën lart dhe dukej paksa i acaruar. Mbase ishte mbikëqyrur nga Gjonçaj, sepse kishte veshur një kollare blu – thjesht një hipotezë. Duke falënderuar me ironi për të drejtën e fjalës, ai iu drejtua zotit Rama: Zoti Rama, ka një orë që të dëgjojmë dhe në këto 60 minuta ke fyer dhe ulur shqiptarët të paktën në 5 raste. ”Nëse ju nuk keni besim te shqiptarët, përse të kenë shqiptarët besim tek ty?” dhe ”Kur flisni për ryshfete në pozita të larta qeveritare, ju jeni një nga më të akuzuarit për ryshfete, si keni vepruar të shuani këto akuza?”.

    1. gani mahmutaj says:

      o daku nga bjeshket e nemuna.
      Po kush osht tuj pjerdh mo per edi ramen ne shqiperi?
      Kete vend e ka marre lumi pas 21 janarit kur populli u ngrit
      per te egzekutuar kadaffin e trapojes.Vetem prapaskenat e arvizuse
      dhe frika kozmike e edirames me zagaret e tipit gramoz rucit e shpetuan
      berishen nga egzekutimi i sigurte.Prandaj shkoni beni nje lapidar ed ram
      pordhacit qe eshte gjalle ai qelbesira e vicidolit sot..Vetem nje gje ta keshte qarte qe mixha berisha do egzekutohet si qen rrugesh si patrioti i tij mafjozi i demokracise hajdari.Nuk ka obame apo arvizu ta shpetoje
      mixhen e juj nga plumbi.tung!

  25. Permetaria says:

    Z. Mero kam frike se Rama ben lojen e psikopatit dhe kjo frike sa vjen e shtohet me shume sepse ne momente te caktuar kur cdo gje kishte arritur kulmin ky i fundit terhiqej pa asnje justifikim, po te donte Rama sot psikopati nuk do te ekzistonte.Eshte mbrapa satanit dhe demonit.

  26. sindikalisti says:

    nese ku kod zgjedhor nuk ndryshon te pakten KQZ dhe numurusat qe te mos jene partiake frika eshte e madhe per ti vjedhur votat.

  27. taku says:

    Bravo MERO si gjithmone ne komentet e tua i
    ke vene pikat mbi i,,,,
    per mendimin tim je nje gazetare per tu marre shembull..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje