Berisha me raportuesit e KiE: Çështjen e presidentit e kemi zgjidhur me marrëveshjen e vitit 2008

4 Prill 2012, 19:57Politika TEMA

Berisha vlerëson gjyqësorin duke thënë se rritja e numrit të të dënuarve pas vitit 2005 tregon përmbushjen e detyrës kushtetuese

 

Kryeministri Berisha priti sot në takim bashkë – raportuesit për Shqipërinë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: parlamentarin çek Tomas Jirsa, parlamentarin moldav Grigore Petrenco, të shoqëruar nga Sekretari i Komisionit të Monitorimit të AP së Këshillit të Evropës, Bas Klajn, të cilët ndodhen në vendin tonë, në kuadër të një vizite zyrtare.

Bashkë – raportuesit kanë shprehur kënaqësi për klimën pozitive që gjetën në vend dhe progresin e bërë që nga vizita e tyre e fundit në qershorin e vitit 2011.

Gjatë takimit, Berisha u ka thënë raportuesve se reforma zgjedhore do përmbushet me sukses dhe në mënyrë konsensuale mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se Berisha është ndalur tek çështja e heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët “duke theksuar angazhimin e palëkundur për heqjen sa më shpejt të këtij imuniteti në konsensus të plotë me opozitën”.

Në lidhje me gjyqësorin, Kryeministri vlerësoi se rritja e numrit të të dënuarve që pas vitit 2005 është tregues i përmbushjes së detyrës kushtetuese.

Berisha ka qenë i qartë sa i përket presidentit, që ishte edhe një nga shqetësimet kryesore të misionit të KiE. Berisha ka thënë se e kanë zgjidhur me marrëveshjen e vitit 2008 çështjen e presidentit. “Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në procesin e afërt të zgjedhjes së presidentit. Duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, kryeministri çmoi se ndryshimet konsensuale kushtetuese të vitit 2008 bënë të mundur që procesi i zgjedhjes së presidentit të mos përbëjë një faktor krize politike dhe siguroi se zgjedhja e presidentit do të bëhet në përputhje të plotë me procedurat e parashikuara nga Kushtetuta,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

9 komente në “Berisha me raportuesit e KiE: Çështjen e presidentit e kemi zgjidhur me marrëveshjen e vitit 2008”

  1. Per Zotin, ky kryeministri yne eshte komplet jashte realitetit. Po per te marre n`a merr ne te tjereve? Mashtron, pa pike turpi, per gjithcka, dhe, nuk ka turp

    1. Edi Ramovici says:

      Te gjitha i ke zgjidhur ti z. kryeminister, edhe tunelin ku do fshihesh, njelloj si Gadaffi, kolegu yt dhe i Lulit tend.
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  2. marku usa says:

    Me fitoren e bashkise se tiranes berisha kontrollon cdo milimeter katror
    te shtetit shqiptar.Per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit opozita dhe nderkombetaret po harxhojne kohen kot.Nuk jam i bindur nese administrata amerikane po ben vete rolin e te verberit apo po vazhdon lojen 21 vjecare
    me Sali Berishen ? Kushdo qe te jete nga keto te dyja kam dale ne nje konkluzion te thjeshte:Nuk kam absolutisht besim te dipllomacia amerikane dhe europjane ne shqiperi.Jemi thjesht nje vend i pushtuar jo nga te huajt
    por thjesht nga nje perbindesh malsije i vene nga rajersonet,arvizute,volfarthet dhe fazllicet..
    Vetem alienet mund te shpetojne kete vend te bekuar te shkaterruar nga keto ambasadore te mallkuar.

  3. Keni plotesisht te Drejte, Marku. Vetem Ambasadori Withers, dhe Ambasadori i Danimarkes jane miq te Shqiperise. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/ambasadori-danez-duhet-nje-president-me.html

    1. marku usa says:

      ke shume te drejte por ne listen time do fusja:
      amb.gjerman ne 1990
      amb.grek ne 1990
      rajersonin
      arvizu
      volfarth
      f wisler
      tom ridge…..
      pa tjeter qe do perjashtoja Ambasadorin Withers, dhe Ambasadorin i Danimarkes qe jane miq te Shqiperise. SORRY.

  4. BERISHA LARGOHU. PROPOZOJ QE TE KRIJOHET NJE QEVERI E UNITETIT KOMBETAR DERIN NE INTEGRIMIN E SHQIPERISE NE EVROPE, PRA PA BERISHEN! says:

    Edhe pse e urrej Berishen, fajin e ka Edi Rama per qe i dha pushtet Berishes me ndryshimet kushtetutes. Edi Rama e beri kete sepse kujtoj se do te vinte ne pushtet, kurse Berisha ja futi sa krahu.

  5. Shqiptar says:

    Po si nuk u merziten keta te Europes. Njeri vjen e tjetri shkon. Asgje nuk zgjidhin. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/njoftim-per-opinionin-publik-dhe-per.html

  6. Martin Ph says:

    Mortja neve nga shpresojme!!!Paska ardhur moldavi te na zgjidhe problemet,me mire te kishin ardhur ca moldave dicka do kishin zgjidhur.

  7. O kelysh kurve,ti nuk ke hallin e presidentit,por hallit tend qe te rruash veten neser kur te dalesh nga politika se cfare i ke bere shqiperis as koka jote dhe e femijeve te tu nuk i lan krimet qe ke bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje