Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ka thënë se kjo parti, si asnjë parti këto 20 vjet, ka një plan të qartë angazhimesh ndaj publikut. Ai ka thënë se PS është partia që ofron rimëkëmbjen e vendit, ndërsa mazhoranca aktuale nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse ta çojë vendin drej rrënimit.
“Në këtë rrugë po përvijohen dallimet edhe në katër shtyllat kryesore të programit. Dallimet në raport me ekonominë, alternativa jonë është rimëkëmbja, oferta e tyre është rrënimi i mëtejshëm i ekonomisë. Ne duam punësim real, ata rritje të papunësisë, ne duam taksim të ndershëm, ata ofrojnë taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme e të varfrit dhe ndan me thikë edhe vetë sipërmarrjen mes 95% të sipërmarrësve dhe një 5% që përfiton nga një politikë klienteliste me sfond tërësisht kriminal. Ne duam ta mbështetim biznesin, ata ofrojnë një rrugë qorre për të që sjellë rrënimin e tij. Ne duam shërbime publike sipas nevojës, ata vetëm sipas mundësisë për të paguar. Ne duam zhvillim modern rural, ata ofrojnë braktisjen e fshatit”- tha Rama.
Rama tha se, “e ashtuquajtura ulje e taksave që propozon në vijimësi kryeministri të jetë ulje për ata që janë vetëm 5% e komunitetit të sipërmarrësve dhe të jetë barrë e shtuar qoftë edhe brenda komunitetit”.
Z. Rama, duhet te dalesh dhe te takohesh me njerzit ne publik per te pare hallet dhe problemet e tyre me sy, dhe jo te rrishe ne hotel tirana gjate gjithe kohes. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/fabrika-e-krimit.html
Z.Rama eshte ‘dem sapuni tek arapi’. Do tu mbushesh mendjen asambleisteve bashibozuke qe u ka hyre lepuri ne bark se mos me ne fund qeverisja socialiste bie ne duart e tua. Zoti Rama mos harxhoni energji kot sepse ata jane shejtan budallenj, kane ardhur nga fshati dhe ala nuk kane hequr dot eren e djerses. Edi Rama me ne fund kupto se ja vlen nje humbje tjeter ne 2013 (gje qe matematikisht nuk ka gjasa) sepse vendi ka nevoje per sakrifica te tilla. Leri ‘krrundet’ ne thesin e tyre sepse me duket po sakrifikon ‘miellin’. Asnje shenje perkuljeje nuk ja vlen, te gjitha fjalet e tjera jane te teperta
O RAM MOS E CAJ TRAPIN SE SIDO QE TE ZHVILLOHEN ZGJEDHJET ME APO PA KUALICION DIJE SE KASANDRAT QE I KE ME SHUMICE NE GJIRIN E ASAJ PARTIE PLAKE PO TY DO TE BEJNE PERGJEGJES ME NJE FJALE DO TA FUSIN.CAKEJTE SI BLUSHI,MAJKO,DADE,KARASANI,mALAJ E 4-5 FUTUTRA TE TJERA TE SALDUARA BEJNE LOJE TE PISET,SHESIN NEN E BABE VETEM PER TE HEQUR TY.bASHKEPUNOJNE NATEN E DITEN ME NANO-BERISHEN QE JANE NJE I VETEM.
Edi, na lodhe me keto fjalime steriotipe ne mbeldheje e takime. Kjo ishte qellimi i mbledhjes se sotme. Ka apo nuk ka gje konkrete. Cfare vendimesh me rendesi u moren,pa keto fjale i degjojme perdite…