“Zgjedhja me 71 vota ka rrezik ta kthejë Presidentin në një nëpunës të emëruar nga maxhoranca”. I këtij vlerësimi është ish presidenti Alfred Moisiu ndërsa komenton procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. I pranishëm në tryezën e organizuar nga Forumi Civil, Moisiu tha se është kundër zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë votash.
Moisiu, tha se konsultimet mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit të fillojnë në 20 maj. Gjatë tryezës, Moisiu tha se presidenti nuk duhet të jetë miliant partiak, por një njeri që duhet të qetësojë gjakrat e ndezur të politikës.
I pranishëm në takim, ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth tha se duhet shfrytëzuar sa më mirë ky moment për të gjetur personalitetet më të duhura si kandidatë për mandatin e kreut të shtetit.
Moisi, ke te drejte, por, nuk po te pyet kush. Zgjedhja e Presidentit do te krijoje mundesine per zgjedhje te parakohshme ne Shqiperi. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/mdc-kerkon-ndihmen-e-vatikanit-per.html
Po prap me kete te OSBE mereni.Nxireni jashte nga çdo salle ne Shqiperi.Vetem ata qe shesin Atdheun e tyre mund te bisedojne me te per hallet e popullit.Ai eshte i pa deshirur si nga populli dhe nga politika.Jashte nga Shqiperia.