Meta: Ligji për akcizat është i dobët, t’i shkruajmë Berishës. Këto kamerat nuk i kam qejf

18 Prill 2012, 09:59Politika TEMA

Komisioni i Integrimit ka miratuar me votat e mazhorancës ndryshimet në ligjin për akcizat, por ajo që ka rënë në sy është se ish- kryetari i këtij komisioni, Ilir Meta, ka shprehur rezerva ndaj projektligjit të qeverisë. Ai e ka quajtur atë të dobët dhe ka kërkuar që t’i shkruajnë Berishës për këtë çështje. Opozita nga ana e saj thotë se projektligji nuk është në përputhje me legjislacionin dhe direktivat e BE. Ndërkohë kryetari i këtij komisioni, Ditmir Bushati, ka kërkuar që ligji të rikthehet sërish në qeveri për diskutim. Ndryshimet parashikojnë parapagim të akcizës për produktin, çka kundërshtohet nga biznesmenët. Po ashtu parashikohet që akcizë të paguajnë edhe ata individë që prodhojnë raki me kazanë rakie, kur kalon 100 litra. Më poshtë disa nga batutat në komision.

 

Ditmir Bushati: Unë propozoj që t’i kërkojmë kryetares së Kuvendit që të zbatojë për këtë ligj nenin 68/4 të rregullores, që do të thotë të kthehet në qeveri dhe të bëhet një evidentim nen për nen dhe çfarë synon të përafrohet me legjislacionin e BE.

Ilir Meta: Mund të bëj një ndërhyrje?

Ditmir Bushati: Patjetër zoti Meta, me mikrofon të lutem.

Ilir Meta: Nuk i kam qejf këto kamerat.

Taulant Balla: Si t’i kesh qejf pas video- përgjimit.

Ilir Meta: Unë mendoj se duhet t’i dërgojmë një letër kryeministrit, kryetares së parlamentit edhe ministrit të Financave, meqë kemi të bëjmë me një nismë konkrete dhe Ministrisë së Integrimit që ta ketë parasysh në të ardhmen, në mënyrë që këto elementë që ju thatë të ishin më të qartë, të mos kemi më keqkuptime të tilla. Ato vërejtjet që ju thatë qëndrojnë.

Ditmir Bushati: E vlerësoj qëndrimin tuaj mbi palët dhe kështu që në rregull jemi.

Ilir Meta: Jo, qëndrimi im nuk është mbi palët, qëndrimi im është integrues. Qëndrim integrues.

5 komente në “Meta: Ligji për akcizat është i dobët, t’i shkruajmë Berishës. Këto kamerat nuk i kam qejf”

  1. 1 says:

    Si t’i kesh qejf pas video- përgjimit…..hahhahahahahah !

  2. Edhe Ilirê kokelopa eshte Kosovarè se e don Saliun , keshtu thone Socialistet e jugut lolllll

    1. fule says:

      Qenie e peshtire pa pike llogjike… tama Salist i trashe

  3. tak fak says:

    Qendrim integrues ishte “pafajesia” qe varrosi integrimin…nuk ke vetem ti alergji nga kamerat, kemi edhe ne qe shohim surratin tend te brockullise pa pike turpi per integrimin, mamuth korrupsioni.

  4. ILIR META eshte i dashuruar mbas ,LEKAVE,.ka hobi PASURIMIN E shpejte duke u INTEGRUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje