Krimi në familje trondit Lushnjën, 60-vjeçari vret gruan e vet

19 Prill 2012, 10:30Kronika TEMA

Krimi në familje trondit sërish. Një 60-vjeçar ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Viktima është 52-vjeçarja Lahe Sina, ndërkohë që policia ka mundur të arrestojë bashkëshortin e saj, Shaze Sina, që dyshohet edhe si autor i vrasjes.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. Dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Krimet brenda familjes në vendin tonë janë shtuar ndjeshëm gjatë kohëve të fundit dhe shumica e tyre kanë pasur si motiv pikërisht gjendjen e vështirë socio-ekonomike.

1 komente në “Krimi në familje trondit Lushnjën, 60-vjeçari vret gruan e vet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje