Presioni është në rritje mbi autoritetet e Formula 1 për shkak se një person ka gjetur vdekjen pas përplasjes me policinë në Bahrein.
Salah Habib Abbas, 37 vjeç, gjeti vdekjen pasi u qëllua me shotgun nga një polic pas trazirave të natës së mbrëmshme në kryeqytetin Manama.
Por Jean Todt, president i FIA-s, trupës ekzekutive për këtë sport, tha se reputacioni i Formula 1 mbetet i pacenuar.
Rreth 50 mijë protestues u mblodhën rreth 35 kilometra larg vendit ku po zhvillohet gara e radhës e Formula 1. Ata u përplasën me zyrtarët e sigurisë.
Aktivistët kërkojnë demokraci dhe anulimin e garës. Policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Kampioni në fuqi i Formula 1, Sebastian Vettel, tha se ishte i shokuar nga lajmi për vdekjen e një protestuesi. “Megjithatë unë nuk e njoh situatën,” tha piloti i Red Bull.
Vajza e një opozitari të burgosur tha se pilotët një ditë do e kuptojnë gabimin që kanë bërë. “Këta pilotë, që nuk duan të flasin për atë që po ndodh, një ditë do ndryshojnë mendim. Nëse jo, fëmijët e tyre do i pyesin një ditë se pse kanë bërë garë në një vend ku njerëzit burgosen e torturohen”.
Prej më shumë se një viti, që nga nisja e Pranverës Arabe, edhe Bahreini është përfshirë nga protestat kundër mbretit Hamad bin Isa Al Kalifa. Është një betejë mes sunitësh (familja mbretërore) me shiitët. Një ekspert thotë se shiitët janë diskriminuar, papunësia është e lartë dhe korrupsioni i shumëpërhapur.
Ketyre miliarderve i dhimbset shume paraja e nje jave. Jam i gezuar qe si ndjek me prej vitesh keto gare.
Ne bahrein ka nje vit qe shumica shia qe nuk ka fuqi politike proteston edhe mediat nuk thone asnje gje per kete. Para nje viti ushtria e arabise saudite shkoi “te ndihmonte” policine vendase qe nuk po i bente zap protestuesit edhe qe athere nuk ka levizur qe atje. Ndrekohe qe ne pame spektaklinj gjakesor 24 ore ne tv per libine edhe per sirine ne kete rast perendimi u kujtua vetem kur coi f1 atje. Kurseni 5c ne nafen saudite sot se do e paguani me kamate gjaku neser.
Sporti mbi të gjitha.