Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), njoftoi se është hedhur shorti për verifikim të pasurive të disa zyrtarëve e qeveritarëve. Mes të tjerëve janë dhe emrat e dy ministrave Fatmir Mediu e Arben Imami, të “famshëm” si ministra mbrojtjeje për punë trafiqesh armësh e municionesh me botën e krimit dhe pushtet-diktaturat e botës. Paçka se ILDKP del e deklaron me bujë se do verifikojë pasuritë e tyre deri në “qindarkën dhe tullën e fundit”, jam i bindur se ashtu si deri sot, kryetar Llalla që hedh shortet dhe drejton verifikimet e pasurive, do të bëj vetëm “adetin” zyrtar ndaj shefave politikë e qeveritarë që e përzgjodhën, e votuan në parlament dhe e mandatuan në atë kolltuk. Ndoshta nxitohem në deklarimin tim, por jam i bindur që në fund të verifikimit do të lexoni të publikuar një listë formale të pasurive të deklaruara prej Imamit, Mediut e deri tek pasuritë e “kolopuçit” të LSI Besjan Pesha, me konkluzionin: “Imami, Mediu etj, nuk kanë pasuri të paligjshme, nuk kanë fshehje e tjetërsime pasurish”. Pra dhe në rastin konkret, si në çdo short verifikimi “agallarësh” të pushtetit, gjithçka do të jetë një farsë. Nuk do të ketë një zbardhje të pasurive e llogarive të tyre reale. Pse? Sepse nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 20 vite, asnjë zbardhje e pasurive të “udhëheqësve”. Kemi ministra, deputetë, politikanë, prefektë, drejtorë të lartë, kryetarë bashkish e komunash, ambasadorë dhe deri shoferë e bodigardë të tyre, që janë bërë super-miliarderë e pronarë të fuqishëm vetëm… nëpërmjet borderosë mujore, kursimeve e dietave, duke mos pasur as fabrika, as trashëgimi pronash të patundshme e as testamente financiare, madje duke patur edhe gratë e fëmijët pa punë!? Po si u bënë të pasur deri në nivele “SHEIK”-ësh?! Këtë verifikim duhet të bëjë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP). Dhe ky verifikim bëhet shumë lehtë, shumë thjeshtë, vetëm me një pyetje vepruese: E nisën politikën me “bukë me listë”, tani janë miliarderë”. Ku i gjetën?!
Po ndalemi me vëzhgimin tonë tek “starti” dhe “rruga” nëpër të cilën ka nisur e ka ecur pasurimi i tej-skajshëm i qeveritarëve tanë, krahasimisht më i shpejtë, më i fuqishëm se “SHEIK”-ët e botës! Starti dhe rruga e këtij pasurimi ka si “gjurmë” pushtetin si kryetar partie, si deputet, si ministër, si zv/ministër, si ambasadorë, si kryetar komune, si kryetar bashkie, si kryedoganier, si drejtor… Nuk lufton askush që të bëhet i tillë, për t’i shërbyer popullit, atdheut, komunitetit që i kërkon votën, por lufton për t’u bërë… i pasur! Sepse këtë “start” e këtë “rrugë” pasurimi e kanë provuar dhe e kanë parë tek “shefat” e tyre në këto 20 vite. Nëpërmjet pushtetit, pasurohesh si me “shkop magjik” menjëherë pasi bëhesh kryeministër, kryetar parlamenti, deputet, ministër, drejtor dogane, policie, arsimi, bujqësie, prefekt, kryetar qarku, bashkie e komune. Të gjithë janë ulur në kolltuqe me borxhe tek lista e dyqanit të lagjes e fshatit dhe çohen prej andej miliarderë e pronarë të fuqishëm!
Po ndalemi me argumentin tonë, tek zgjedhjet e 8 majit 2011. Mes kandidatëve për kryetarë bashkish, komunash e qarqesh, u bë luftë e egër si mes kandidatëve të partive dhe mes kandidaturave brenda partive. Ishte përleshje për hallet e popullit, apo për kolltuk përfitimesh?! Majtas e djathtas, në zgjedhjet e 8 majit rikandiduan më të gjithë makinacionet afro 80% e kryetarëve ekzistues të pushtetit lokal në bashki, komuna e qarqe. Sipas listave, kandiduan sërish afro 90% e anëtarëve ekzistues të këshillave të bashkive, komunave e qarqeve. Lufta për të kandiduar për herë të parë, ose për të qëndruar kryetar komune e bashkie për mandatin e 2-të, të 3-të, të 4-të e të 5-të, nuk ka pasur si synim zgjidhjen e halleve të popullit (siç thonë), por kanë pasur si objektiv pasurimin dhe shtimin e pasurive nëpërmjet shfrytëzimit të pushtetit. Po përmendim tre shifra të evidentuara:
1. Afro 60% e kryetarëve të bashkive, komunave e qarqeve që nuk fituan në zgjedhjet lokale të vitit 2007, u transferuan në Tiranë, ose në qendrat e prefekturave, me biznese, apartamente dhe vila të blera gjatë e pas kryetarllëkut.
2. Afro 80% e ish-kryetarëve aktualë të komunave e bashkive, që ishin të tillë deri në zgjedhjet e 8 majit 2011, disponojnë vila, troje, llogari bankare e biznese të fuqishme në zonat e tyre dhe në qendrat turistike dhe zonat industriale të prefekturave.
3. Afro 75% e kryetarëve aktualë të pushtetit vendor, zotërojnë 35% të bizneseve të zonave ku bëjnë pjesë.
Si i siguruan? Me pushtetin që kishin dhe që kanë në zotërim dhe përdorim! Na thanë për një kryetar komune në Qarkun e Elbasanit, i cili kërkonte mandatin e 4-të për kryetar komune, se deri në tetor 2000, përpara se të bëhej kryetar komune, merrte ushqime me listë, vishej si gjithë bashkëfshatarët, merrte edhe gomar borxh për të bërë dru në pyll. Ndërsa në maj të vitit 2011, pas 11 vitesh si kryetar komune, ky ishte bërë me vilë në qendër të Elbasanit, me vilë në Llixha, me apartament plazhi në Golem të Kavajës, me apartament luksoz e dyqan në Tiranë, me 2 biznese shumice materialesh ndërtimi e ushqimesh në Elbasan e Tiranë, me fëmijë me studime jashtë vendit, me jetë familjare luksi. Kjo është e kuptueshme: Kur kolltuku të tjetërson nga lypsarë buke, në miliarder dhe pasanik pronash e biznesesh, përse të mos përleshen për kolltuk?! Psh, na treguan dhe për një “drejtor të madh” në Fier, i cili deri në vitin 2005 jetonte në varfëri ekstreme, ndërsa tani jeton si “pasha”, shton pasuritë dhe llogaritë bankare, duke marrë ryshfete punësimi e tenderash, duke u bërë me dyqane, me biznese arsimi, me vilë 3 katëshe, me biznes transporti udhëtarësh, me palestër e salla hidromasazhi. Kështu na treguan për një të tillë drejtor ryshfetesh e tenderash edhe në Tepelenë. Si këta “pashallarët” e Elbasanit, Fierit e Tepelenës ka në çdo rreth e qark të Shqipërisë. A nuk mund të verifikohen dot lehtësisht pasuritë e tyre?! Këtu duhet të nisë, të vazhdojë e të finalizohet verifikimi i pasurive të njerëzve të pushtetit. Lojërat dhe demagogjia me shorte e gjoba simbolike, janë SHOU radhe që bëhen prej ILDKP dhe kryetar Llallës që e drejton këtë inspektorat kukull. Mjafton që këtyre pushtetarë- miliarderëve e biznesmenë, t’u bëhet vetëm një pyetje: Si i sigurove pasuritë, kur deri pa u bërë me pushtet, nuk kishe as lekë për bukë? Kjo pyetje i duhet bërë dhe Fatmir Mediut të apartamentit 220 metër katror me çmim 185 mijë euro, apo të shlyerjes së kredisë prej 300 mijë eurosh, kur ky Fatmir Mediu është futur në politikë e në pushtet, duke pasur si pasuri vetëm diplomën prej gjeologu e një palë pantallona dok! Kjo pyetje i duhet bërë dhe Arben Imamit që e nisi politikën vetëm më një kasetë të filmit “Ballë përballë” e me një pardesy të bardhë “anti-komuniste” që ia dha sigurimi i shtetit! Kjo pyetje u duhet bërë të gjithë pushtetarëve të çdo niveli, të cilët janë ngrysur varfanjak e janë gdhirë miliarderë!
Sipas një statistike, duke iu referuar formularëve të deklarimit të pasurive, kryetarët komunave dhe bashkive, rezultojnë kështu: Afro 58% e kryetarëve aktualë të bashkive e komunave me drejtues përfaqësues të së majtës, rezultojnë të pasur, në krahasim me nivelin e ulët ekonomik që kanë patur kur kanë nisur qeverisjen. Ndërsa nga e djathta rezultojnë, që afro 75% e drejtuesve të komunave e bashkive janë bërë të pasur pas marrjes së mandatit si qeverisës lokalë.
Dëgjoja në fushatën e 8 majit 2011, ministrin e koncensioneve Genc Ruli, që thoshte në bashkitë dhe komunat e rretheve të jugut: “Votoni kandidatët tanë, të zgjidhim hallet tuaja”. Këtë e dëgjova dhe në Korçë, Durrës Shkodër, Dibër, Vlorë e kudo. Kandidatët dhe shefat e tyre deputetë e ministra, ulërinin për “zgjidhje të halleve të popullit”. Po kush ishin kandidatët? Ishin ata që e nisën mandatin e parë si varfanjakë dhe ishin bërë miliarderë. Ishin ata kryetarë, që gjatë mandatit të kaluar nuk punuan për popullin, por u pasuruan për vete. Duke provuar magjinë e pasurimit personal nëpërmjet pushtetit, ata kërkonin përsëri pushtet, mundësisht të përjetshëm. Ndërsa populli që gëlltiti demagogjinë dhe mashtrimin e tyre, vazhdon të jetë prapë i zhytur “kokë e këmbë” në hallet e tij, i rreshtuar përpara sportelit të ndihmës sociale, i strehuar në baraka e shtëpi me qera, në kërkim të një pune ditore buzë rrugëve, me fëmijë të nxjerr si lypsarë, i përulur në banakun e dyqanit të lagjes për të lypur ushqime me listë. Po përmendin një statistikë tjetër: Në shkallë vendi, gjatë 4 viteve të qeverisjes lokale 2007-2011, janë trajtuar vetëm 19 % problemeve të banorëve të zonave në veri, 27 % e problemeve në Shqipërinë e Mesme dhe 32 % e problemeve në Jug. Sipas verifikimit të bërë në 8 prefektura, në 60 bashki dhe 260 komuna të vendit, nuk është trajtuar e nuk është zgjidhur asnjë problem lokal, por janë kryer vetëm funksione të detyrueshme ligjore, si ndarja e pagave, pensioneve, përkrahjes sociale, ndryshime emrash, regjistrimet e të lindurve dhe ç’regjistrimet e të vdekurve. Po me çfarë merren këta pushtetarë? Natyrisht që merren me shtimin e pasurive personale, me ato pasuri të vjedhura nëpërmjet pushtetit, të cilat Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka 20 vjet që del në çdo 3 muaj dhe bën sikur i… verifikon!
ëëëëëëë , O flori,ëëëëëëëë, po ca ke me mua, ëëëëëëëë, o flori?! Une, ëëëëëëëë, pershesh, ëëëëëëëë, me kos, ëëëëëëëë, po ha , ëëëëëëëë.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/li-me-ta-relax-2012.html
Ki i njerzve te respektum qi kena zgjedh asht nji mentalitet shume i mire qi duhet stimulu. Tan duhet me punu per te miren personale se per te miren e pergjithshme ka menue Doktori.
Te gjithe pushtetaret,duke nisur nga kryetaret e komunave e deri tek kryeministri,jane hajdute,te korruptuar,gjakpires te popullit te thjeshte dhe,(pa e tepruar aspak),jane shkaterrimtaret e ketij vendi.
Ky lloj kapitalizmi extrem,qe u instalua ne Shqiperi,jo vetem qe nuk ka sjelle perparim por perkundrazi,ka polarizuar shoqerine ne te gjitha drejtimet , ka shkaterruar vlerat morale,ka nxjerre jashte loje edukaten e punes duke e zevendesuar ate me “zotesine” per te bere para’ me te gjitha mjetet e menyrat e ndyra.
Ne nje shtet,qe nuk funksionon demokracia,ne nje vend ku nuk prodhohet asgje,bile as punishte gozhdesh nuk ka me’,ku i gjithe prodhimi ‘industrial’eshte te germosh malin me menyra primitive dhe kete ta shesesh si rritje ekonomike,do te thote qe te kthehesh 100 vjet mbrapa dhe me e “bukura”,eshte ta festosh 100vjetorin e pavaresise me pashallare te rinj.
prandaj bertasin kush e kush me shume per te share Enverin, se Enveri diti dhe beri shtet,ne nje kohe qe e mori nga zero…
ndersa keta te majte e te djathte nuk jane ne gjendje te bejne dot shtet.
qe te bejne shtet pikerisht nga ketu duhet ta fillojne ,,te shkoje haka te i zoti.
Nuk e mori nga zero Enveri ore jo, e mori nga prona ime dhe me la me buke misri per 45-vite ne koperative! Ai pis i ka te gjitha fajet, sepse po te mos ishte diktatura dhe ti perkisnim botes perendimore sot gjerat do te ishin shume me mire per te gjithe. Kemi humbur 50-vite me te, dhe 20-vite tani me pjellet e tij komuniste qe jane akoma ne pushtet.
ZONJA LLALLA TE LUMT SA DO MARESH ,TE GJITH TE MAJM I KE ZGJEDH
NGRIE PAK ZERIN TE NGRIEN PAZARET
ATI MEDIUT MOS I MER LEK I KA ME GJAK FOSHNJESH
NUK GEZOEN ATO PARE
ZOTI DO JA NXJERR NGA UNDET
PA TI O LLALLA XHIRON BEN ,E KUPTON,MARIN ATA ,MER TI KESHTU LOJA JUAJ
NUK NDALET
ZOTI DO JU NDALI
DERI TANI KEMI DEGJUAR SEKUESTRIME TE PRONAVE TE KRIMIT PASI KA FITUAR KAQ NGA KY TRAFIK DROGE PO KETA NJEREZ KANE VENE KOKEN E TYRE NE REZIK DHE PO I INVESTOJNE PARATE E TYRE NE ATDHE KURSE KRIMINELET E VERTETE (POLITIKANET) QE NUK JU KA DALE ASNJE PRONE E DYSHIMTE SHKOJNE E BLEJNE VILA JASHTE LULI NE HOLLANDE. NANUA NE AUSTRI DHE KETO JANE LEKET E SHQIPTAREVE. COHU SHQIPTAR KUDO QE JE TI SHPORIM BAJGAT