Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast se nuk do të hiqen nga Kodi i ri Penal, neni 37 dhe 38.
Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit të noterëve të Kosovës, ai ka folur për këtë temë, duke thënë se do të kërkojë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, që të kthehet prapa ligji për Kodin Penal.
Ai është zotuar se do ta amendojë Kodin, nëse Jahjaga nuk ndërmerr asnjë hap as pas kërkesës së tij.
“Do të loboj në Kuvendin e Kosovës, që ato dy nene të mos miratohen. Nëse edhe përkundër përpjekjeve të mia, ato dy nene më 1 janar hyjnë në fuqi, hyn në fuqi edhe dorëheqja ime”, ka thënë Kuçi.
Për nenin 37 dhe 38 të Kordit të ri Penal, ditë më parë kanë protestuar gazetarët e Kosovës, të cilët edhe në takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, i kanë kërkuar asaj që t’i kthejë prapa këto dy nene, pasi me to shkelet liria e shprehjes./KD
Je si je; I ndershem apo i korruptuar; I share apo i lavderuar. (Demokracia keto i ka….)
Veprimi i sotshem (teper i rralle nder shqiptaret e politikes) tregon per seriozitet dhe ndershmeri. Te lumte!!!
oh sem luma,kerko dikend tjeter per seriozitet e ndershmeri!Se per kucin,nje fetyre e ka para shqiptareve,nje fetyre tjeter para nderkombtareve tek te cilet i tradheton shqiptaret me nje pa dy!Edhe ta them kete mbasi vete isha deshmitar per kete(ky zotni me dike per nderkombtar!)