Ikja e Adrian Klosit

28 Prill 2012, 18:21Blog TEMA
Ikja e Adrian Klosit

Nga Lorenc Vangjeli

Jetëvdekja është një rrugë me një kah të vetëm. Eshtë një rrugë, fundi i së cilës është i kushtëzuar që në nisje. Është një rrugë, të cilës, mes kujtesës dhe harresës, mund t’i numërohen të gjithë metrat e përshkruar. Në fund të saj, që nga zvarritja këmbadorës në fëmijëri e deri tek krenaria e të qëndruarit në këmbë në përtejmoshë, ajo kushtëzohet nga vetë lëvizja mbi rrugë. Eshtë raporti mes jetës dhe vdekjes; e para, e dhënë nga të tjerë dhe një mori rastësisht njerëzore, e dyta, shpesh gjykohet pothuaj si vepër Perëndie që kërkon ndërlikimin e një bilanci pa munguar. Eshtë pothuaj vepër Perëndie, sepse ndodh që edhe aty, ndërhyn njeriu. Si një Perëndi që zbret nga qielli për t’u ngjitur në qiell. Ndodh kështu atëherë kur njeriu vendos të arkitektojë vetë fundin e metrave të jetës së tij. Këtë bëri dhe miku i vyer Adrian Klosi. Me ngut. Papritmas. Përzishëm. Me vetveten. Shkroi vetë faqen e fundit të jetës së tij, sikur të mos kishte besim tek askush. As tek Perendia, që ndoshta kishte zgjedhur ndryshe për të. Sepse, jeta dhe vdekja është një lavjerës kohe, në fund të të cilit, ndodhet vetë njeriu.

Ai iku! Me një lloj neverie etike dhe estetike ndaj kësaj kohe të ashpër dhe nervoze. Spektator dhe aktor i një teatri shqiptar, me gjithë absurdin e përzierjes, mes finesës së artit dhe drunjve të pagdhendur, mes aristokratëve të lindur dhe lumpenëve, shpesh triumfues e të krijuar, mes sublimes së rrallë dhe të përbuzshmes së zakontë, ai e vendosi vetë, në heshtje, daljen nga skena. Kur kishte ende shumë për të thënë hyri në zonën e heshtjes. Ndodhi kur kishte ende shumë për t’u dëgjuar prej tij. Fjala e fundit ishte për Zonjën Vdekje: Eja të shkojmë! Eja të ngutemi bashkë! Bashkë në viset e tua!

Dhe iku. Si për ta bërë edhe më të madh boshllëkun dhe humnerën që krijon gropa e dheut ku do të hyjë në periferinë e Tiranës.

Ka njerëz që edhe kur nuk shkruajnë poezi, mund të quhen poetë. Adrian Klosi ishte një poet. Me një jetë si të endur në rrjetë vargjesh. Një pjesë e rrjetës e endur nga ai vetë, pjesa tjetër nga ambienti, fati, rrethanat. Ishte njeri i kulturës. Publicist i klasit të parë. Polemist i lindur. Zemër e shqetësuar. Dhe mbi të gjitha, ishte qytetar. Dhe të qenurit qytetar, në këtë kohë të zymtë për qytetarinë, është një titull i rrallë. Do shumëçka për t’u merituar. Ishte dhe luftëtar. Ishte një zë betejash, për qytetarinë dhe në emër të saj. Ishte dhe i heshtur në seriozitetin e tij, me atë distancë kapriçioze me mediokritetin që ai dinte ta krijonte si pakkush. Që, kur nuk ia dilte të shmangej në anën e kundërt të tij, thjesht i largohej. Njëlloj siç bëri dhe me vetë vdekjen e tij. Për t’u nisur drejt një rruge të panjohur e duke mbetur në pritje të fatit të betejave të tij.

Jetëvdekja është një rrugë. Eshtë një lavjerës në fundin e të cilit ndodhet vetë njeriu që numëron çastet që bashkojnë pikat e këtij segmenti. Adrian Klosi e zgjodhi vetë rrugën e tij. Krenarisht! Iku Andej Matanë, duke parë me trishtim dhe pa ngut çfarë la pas. La shumë dashuri. Sepse kishte dhënë shumë dashuri në këtë kohë dashurie me urrejtjen.

9 komente në “Ikja e Adrian Klosit”

  1. Ramy says:

    boll
    ju propozoj mos shkruani me per kete ngjareje
    une nuk i lexoj me

    1. Goodluck Jonathan says:

      Mos i lexo or burre se s’po t’i dedikon njeri ty.

    2. cicolino says:

      Ore, qenke nje zog gomari ti qe se paske shokun! Kujton se behesh interesant?! Nuk po te dhjet njeri ty! Rri rehat e mos ha mut! Apo je mesuar te hash e s’rri dot pa ngrene?!

    3. PARAK says:

      Ramy, mos po ndjehesh fajtor, i vogel, i parendesishem, i kundert me cdo lloj vlere qe Klosi i ofroi Shqiperise me jeten dhe vepren e tij?
      Mos po ndjen se nuk do jesh kurre i rrethuar me kete dashuri, venerim, admirim dhe mirenjohje qe shumica derrmuese e shqiptareve po derdhin si buqeta te fresketa lulesh mbi Klosin, vepren dhe deri mbi vdekjen e tij? Mos ndergjegja jote ka filluar te reagoje, te te gerryeje dhe te vere ne dyshim gjithcka ti je realisht apo ate qe je cfaqur publikisht ne komentet, opinionet dhe helmet qe ke shperndare ne forumet mediatike?
      Nese eshte keshtu, Ramy, kjo eshte nje shenje e mire per shoqerine, por edhe per ty personalisht. Sherimi ka filluar.
      Ngushullohu me faktin e pandryshueshem se, ndersa, per shume arsye objektive ose jo te tilla, nuk mund te jemi te gjithe ne nivelet intelektuale dhe krijuese te Dr.Klosit, mundemi nderkaq te jemi ne krah te perpjekjeve pe te realizuar cfare Klosi ju la si amanet shqiptareve, me mesazhet dhe vepren e vet.
      Dhe ky angazhim nuk kerkon diploma e tituj shkencore, as njohuri speciale e te thelluara ne fushat e gjuhesise, stilistikes, historise filozofise apo politologjise. Duhet ca pak integritet moral dhe shpirt qytetar, ca pak humanizem dhe dashuri per te verteten. Dhe keto vyrtute mund ti kete cdo njeri, paveresisht nivelit te shkollimit dhe njohurive akademike, pavaresisht inteligjences apo talentit te spikatur, cilesi keto qe pati fatin dhe meriten ti gezonte Ardian Klosi qe sapo e humbe.

    4. Tropojani says:

      Lorenc, jeni perpjekur te beni diçka poetike, por nuk keni qullosur gje. Mos u merrni më me te tilla shkrime, qe nuk i ngarkoni dot me emocionnin qe deshironi. Po te shkruaj me shume sinqeritet.
      Dobsia e shkrimit tuaj nis qe nga emri i te ndjerit, te cilin e shkruani gabim! Dakort, Lorenc?

  2. fuksi says:

    Lorenco, e ka emrin aRDian dhe jo aDRian

  3. beso says:

    Lorenc,me pelqeu shume gjetja jote;poete jane dhe ata qe s’shkruajne kurre poezi.Por poezia u buron vetiu,se poezia eshte dashuri,qofte per dijen,qofte per gjuhen,qofte per te bukuren,qofte edhe per te tmerrshmen,vdekjen.Jepni me shume nga vetja,se keni akoma me shume mundesi,dhe mos u dekurajoni!

  4. tom says:

    Lorenco, te lumte pena…

  5. vlora says:

    ka pi Adrian Klosit kokra te sabahit apo ka pi droge?, pse nuk e vrau veten ky ne kohen e Enver Hoxhes ??? por tash kur pat te gjitha rruget e ciluna me dal nga Shqipnia dhe me u vendos aty ku mendon qe eshte ma mire se ne Shqipni, ka mujt me jetua ne Gjermani, apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje