Ardian Klosi apo fundi i një gjeni? Deri dje këtu kishim një njeri, të cilin e shamë dhe të cilit nuk ia ditëm kimetin
Nga Salih Kabashi
Me Ardian Klosin ke mundur të pajtohesh ose jo, por nuk ke mundur të mos e vlerësosh mendimin e thellë të tij. Ka qenë i njohuri, jo miku im. E kam takuar për here të parë në mars 1990 në Tiranë. Ishte më inteligjenti nga të gjithë ata që po i takoja. E gjeta njeri që notonte kundrejt valëve. Menjëherë vura re dy gjëra që e shquanin intelektualisht.
Së pari ishte i mendimit se, çfarë blasfemie në atë kohë!, rregullat e drejtshkrimit të shqipes duheshin rishikuar duke bërë pak më shumë për gegnishten.
Blasfemia e dytë. Mendonte se Ismail Kadareja më shumë se shkrimtar i madh ishte një kriminel i ndyrë në shërbim të diktaturës.
Intelektualisht ishte gjerman. Me gjithçka çfarë brenda vetes përmban ky formulim. Kishte një natyrë urtaku. Një buzëqeshje e lehtë shoqëruar me një lodhje të pikëllimshme i rrinte e përhershme në fytyrën e zbehur të tij. E kuptoje menjëherë se ishte njeri i librave, studimeve bibliotekave dhe shkrimeve.
Rezymeja ime e një ndeje me plot muhabete të atyre ditëve në Tiranë, ku ishin edhe shtatë a tetë intelektualë, shkrimtarë, poetë e ish-të burgosur, do të ishte se Ardian Klosi paraqiste pakicë absolute, në mos një ujk krejt vetmitar brenda diskursit politik-kulturor që kishte marrë zjarr dhe që ishte bërë sundues.
Klima e asaj kohe Ardian Klosin nuk mund të mos e nxirrte ndryshe pos tradhtar…
As unë nuk pajtohesha me gjithë ato që ai mbronte, por, Zotin e kam dëshmitar: kurrë nuk kisha as më të voglin dyshim në nderin dhe guximin, njerzillëkun dhe shqiptarësinë e tij të padyshimtë dhe jofolklorike. Më pëlqente urtia dhe jokonformizmi i tij.
Pastaj për një kohë, rreth dy vite ndoshta, nuk ishim në orbitat e shoqi-shoqit. Pata dëgjuar se ai ishte vendosur në München në Katedrën e Gjuhës Shqipe. Enveristët e Kosovës dhe ai divizioni i sigurimsave që Ramiz Alia e kishte shpërndarë nëpër Evropë për të stolisur pak a shumë natyrën e regjimit komunist, ndër të tjerë filluan me përgojimet më të paimagjinueshme që pos të tjerëve kishin vendosur ta përbaltin edhe figurën e një studiuesi dhe intelektuali të ri. Ndërsa, Ismail Kadareja, për ta përbuzur, për ta bërë një askush dhe për ta diskualifikuar fare për Ardianin, para meje shprehej si për “atë horrin, të birin e Bilbil Klosit, ministrit të drejtësisë së Enver Hoxhës…”.
Në vjeshtë të ’91-shës përmes një mikes sime patëm rivënë lidhjen. Asokohe Ardiani po qëndronte tek një miku i tij në Graz të Austrisë. Kërkonte ndihmën time në botimin e një libri. Nga Lubjana bashkë me pronarin slloven të shtypshkronjës ku unë shtypja “Republikën” dhe botimet e saj, në një mëngjes nëntori u nisëm dhe në mesditë u bëmë bashkë. Kaluam një drekë dhe pasdite të këndshme me shumë biseda për gjërat më të ndryshme. Çmimi që slloveni kërkoi për shtypjen e librit ishte bukur i lartë, prandaj edhe vetë i sugjerova Ardianit që librin më mirë ta shtypte në Tiranë. Me shumë qejf i dhashë një shumë modeste të hollash si kontribut dhe lehtësim në kapërcimin e shpenzimeve të shtypjes…
Nga ajo kohë nuk e kam takuar më. Ndërkohë që me shumë kënaqësi kam lexuar artikujt e tij të shumtë në shtypin shqiptar, kam përcjellë debatet lidhur me qëndrimet e tij rreth politikës, gjuhës, historisë, polemikat lidhur me përkthimet… Gjithë kohën kam qenë në rrjedha të qëndrimeve të tij.
Në janar lexova diçka të trishtueshme për Ardian Klosin. Më pat trishtuar veçmas mënyra mizore se si shtypi dhe media shqiptare po transmetonte një tragjedi.
Tash paska ndodhur edhe kjo. Ardian Klosi i paska marrë jetën vetes?!
Jo, jo miqtë e mi! Ardian Klosi nuk e ka vrarë veten. Ardian Klosin e ka vra Shqipëria e Keqe.
Atë e vranë shqiptarët e ligj.
E vranë ngadalë, përditë, sistematikisht dhe me sistem.
E vrau klima tmerrësisht e pafavorshme për mendimin e lire, për studimin e thellë e të paanshëm…
Ardianin e vrau politika e shëmtuar shqiptare.
Ardianin e vranë karrieristët dhe injorantët.
Ardian Klosin e vrau edhe Ismail Kadareja me argatët e tij të çmendur.
E vrau, më vjen rëndë po edhe nuk mundem pa e thënë se e vrau edhe llaqumia e pseudointelektualëve budallenj kosovarë, të cilët ka mbi 20 vjet qyshse kanë uzurpuar median dhe institucionet kulturore-historike të Kosovës duke mbyllë shtigjet të gjitha opinioneve, mendimeve e studimeve të avancuara.
Ikjen nga kjo botë të Adrian Klosit e kuptova para pak orësh.
Asnjë nga ne tani nuk mund të bëjmë asgjë për të, ndërsa unë nuk munda të kaloj natën pa mos evokuar kujtimet e pakta nga kontaktet e mia me një mendje të madhe e të ndritur, koha do të tregojë – ndër më të ndriturat e Kombit Shqiptar sot.
Thashë më lart, nuk bënim pjesë në rrethin e miqve të njëri-tjetrit. Unë e respektoja dhe e çmoja për mendimin e tij të ndritur e të guximshëm.
Tash, jam i bindur, do të shohim se ç’njeri të madh kishim këtu, të cilin aq shumë e shamë dhe të cilit nuk ia ditëm kimetin.
Rrnofte Frrok Qupi!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
Keta artikull ky xhaja e ka shkruajtur me sinqeritet zemre
–Bravo ! Tamam artikull i ndjere, dhe me shume finese se ky tregon arsyen pse Klosi ja futi vetes
Elegji per Adrian Klosin.
Ju o njeri i mire zgjodhet me mir te vdisni se sa te jetoni ne kete realitet te zymt,mbushur me varferi dhe hipokrizi.
Ju o shqiptar i mire e kishit te veshtir te jetoni i rrethuar nga hijenat dhe cakenjt e terbuar qe po rrenjojn atdheun tone.
Adrian Klosi beri vetvrasjen e trupit,pasi prej vitesh ja vrane dhe ja shkaterruan shpirtin.
Un do te kisha patur deshire qe dikush ta parandalonte kete humbje te madhe,por tani eshte shum vone dhe e vetmja gje qe na mbetet te bejne eshte qe idealet dhe misioni per te cilin luftonte Adriani, ta behet realitet.
Te qofte i lehte dheu i Shqiperise Adrian Klosi.
Vetflijimi i tij eshte akuza ndaj kesaj politike kriminale qe po e con Shqiperin ne gremin.
Kronikat e zeza do te mbushin faqet e gazetave dhe ekranet tona elektonike.
Shqiptaret po vriten cdo dite ekonomikisht, moralisht dhe shpirterisht.
Ky populli i lashte dhe i vogel,po rrezikon seriozisht ekzistencen e tij.
Shpresojme qe miresia e Perendise ti japi fund vuajtjeve dhe dhimbjeve te shqiptarve.
Lamtumir Adrian Klosi
Te botosh shkrime te ketij te marri me emërin Salih Kabashi, qoftë edhe sosh në kujtim te Ardian Klosit, do të thotë ta perkrahesh idiotesirën e atij që të gjithë e njohin si budalla e qe askush nuk e perfillë per asgjë…
a mor qergj shum ja paske inat autorit
Ti mund ta njohesh , zoteri, kete Salih Kabashi, po shkrimi i tij flet shume, flet me shume se nje krisme pushke apo edhe nje beteje me ata qe marrin shpirtra direkt dhe ne menyre graduale sot. Une nuk e njoh fare Salih Kabashin, por ai veç se qenka mjeshter i penes dhe mendimit, qenka dhe nje shqiptar i mire. Une besoj te ajo qe thote ai dhe jo te shpirti katran joti, zoti Veliu. Te lumte Salih Kabashi dhe i pa harruar kujtimi i Ardian Klosit, i cili nuk eshte vetem se ne Shqiperi ka plot qe vuajne e vdesin keshtu , por nuk i sheh njeri.
Keshtu si po flet ti mor zotni thane dhe shume vete per Ardian Klosin, e sot po flasin ndryshe. Z. Salih Kabashi shkruan per nje te vertete te pamohueshme, dhe asgje tjeter. Po keshtu bente shpesh dhe Ardian Klosi, fliste per te verteten kur te tjeret heshtnin. Njerezit si Ardian Klosi dhe ky miku prej Kosova, nuk mundohen te mbajne lidhje me nomenklaturat, por i thone gjerat sic jane, prandaj dhe s’jane popullore me ata qe s’ju pelqen e verteta.
RRNOFTE FRROK QUPI DHE SHOKET E TIJ!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
Nga gjithcka kam lexuar keto dite per kete humbje te madhe, shkrimi yt me dha emocionet me te medha.
Sa per shpresen tende qe koha do ta tregoje se c’mendje e ndritur ishte Klosi, kam frike se po ato antivlera qe e cuan drejt vetevrasjes fizike do ta cojne edhe ne vrasjen harrestare.
bravo kendveshtrim interesant
Me duket se Salih Kabashi (eshte hera e pare qe lexoj prej tij e do te ishte mire qe te na behej me dije dicka me teper nga redaksia e Temes)i ka rene te vertetes, mu ne koke.
Ju lutem mos e keqperdorni nickname-in tim.Kam mbi nje vit qe e perdor dhe nuk kam asnje arsye ta nderroj.Nuk humbi bota per emra,apo jo????
Salih kabashi,qenka vertet gjeni
A po me degjon ti, o i mjeri veli?!…
ilir ajo qe shkruan ti eshte e sakte por mendoj edhe pak si e tepert!Shkurt zhargoni soci-komunist po perpiqet te shfrytezoje rastin per pak kredit!Lotet e krokodilit nuk i beson me njeri…bashkohem me ty kur thua qe vendit i duhen burra e jo njerez qe skane respekt as per veten e tyre!
“Ishte më inteligjenti nga të gjithë ata që po i takoja”. thote Kabashi. Valle nuk do te thote kjo Kabashi eshte me inteligjenti nga te gjithe ata qe takon?? Me vjen shume keq por mendjemadhesia eshte pjese njerzve me karakter te lekundur per te mos thene me teper. Pse, me vetevrasjene e Klosit e gjete ti te tregosh vehten si etalon te zgjuaresise? Ti nuk ke vleresim pozitiv per A. Klosin, ti je nje hipokrit i vetkenaqur!
Nuk domethênê se shpjegimi yt ështê i drejt. S. Kabashi nuk thotê se ishte mê inteligjent se tê gjithê po se Ardiani dallohej si mê i zgjuari nga tê gjithê. Kête ka mundê ta konstatojê dhe kêtê e pêrkujtoi. Asnjê lloj mendjemadhêsie nuk ka aty; Po ka modesti dhe ndjenjê dhimbjeje pêr njê humbje tê njeriut qe nuk e kishte mik po qe e vlerêsonte edhe duke mos qenê pranê tij.
sqarim, ndofta i kote: “po i takoja” tregon se ne takim e siper vuri re zgjuaresin. Kjo eshte dengel e hidhur. megjithe ate kemi opinione te ndryshme dhe te respektoj per kulturen me te cilen me ke kundershtuar,
I nderuar Ilir,
kendveshtrimi yt eshte i pranushem deri diku. Po gjithsesi te ikesh me vetdeshire nga kjo bote ,mundet te jete dobesi, por mundet te jete edhe trimeri. Kesaj pyetje eshte shume veshtire ti jepet shpjegim. Te pakten ai ashtu e mendoi kete jete dhe ashtu beri. Nuk dime gje per te verteten. Por dijme qe ka patur edhe tentativa te tjera, keshtu qe kjo na tregon qe Ardiani ka qene ne depresion te thelle psikik qe normalisht shoqerohet me shkalle te larte suicidi. Per mendimin tim ketu ska as per te share njeri, dmth ta quash te dobet. As edhe per pa mburrur , e per ti thene trim. Po une ngarkoj me shume faj mjeksine Shqiptare qe eshte katandisur me keq se mjeksia e Ruandes. Ky Ardian qe ka marre antidepresive, eshte vizituar patjeter tek ndonje psikiater, qe ne rolin e tij duhet ta ndiqte pacientin, sidomos dy tentativat qe ai ka bere me pare, kan qene sinjal i forte paralajmerimi. Cberi mjeksia jone xhahile? ate qe ben gjithmone, kerokn vetem te xhvase nga populli, sec ndodh me tej , si behet vone.
Keshtu Ilir mos gjyko Ardianin, se ai nuk la njeri qe ta gjykoje. Ai gjykoi veten!!
Ngushellime familjes!!!
Fajin per Ardianin e ka Edi Rama
Se Edi e kishte shok te ngushte Ardianin dhe duhej ta kish kuptuar qe Ardiani ishte …out nga trute e kokes , dhe ti thoshte te shtrohej ne spital
Ose Edi te lajmeronte policine qe ta shtronin ne spital ….
Kjo eshte edhe nje arsye me shume pse nuk duhet votuar Edi
Se kur Edi nuk kutpon dot shokun e ngushte qe eshte i semure me te cilin ri gjithe diten , si mund te kuptoje semundjen e gjithe shoqerise ?
raimondi
NE te shumten e rasteve pajtohem me komentet qe i beni
Ama ketu ja ke keput kot fare.
Po si ta kuptonte Edi kur nga te njejtat simptome vuan vete i shkreti.
Po mire , kur e shikon tjetrin qe te ngjann aq shume i thua te pakten :
-Po ti mor vella pse me kopjon mue ?
Shkodrani.London e paske gojen helm mor njeri i shemtuar. Une nuk merrem me mallkime si ti mor faqezi. Une thashe ate qe mendova kurse ti mallkon ne ato qe shkruan. Jazek te qofte more palo burre. E kuptoj nga gjuha qe shkruan qe nuk je nga Shqiperia dhe mund te jesh vete Salih faqeziu qe perdor fjale te ndyra. Une nuk ofendova njeri por thashe cfare mendova.
PO SALEN PSE NUK E SHTRON TINE PSIKIATRINE BURGUT ,O RAIMOND?
Po kuptohet qe Sala nuk ben vet vrasje , se Sala eshte burr i forte, si pune e ketij timit lol
Sala mund te vrasi veten vetem nqs humbet zgjedhjet, por Ai zgjedhjet nuk
i humbet kurre se eshte me inteligjent se trapat e opozites
,
keshtu qe nuk e vret veten
Por qe sidoqofte i duhet ndejtur afer –lol-
te flas ardrianin duhet ta njohesh te flasesh per vepren e ti duhet ta lexosh.TI MERRESH BIOGRAFIN ARDRIANIT(NJESOJ SI KOMUNISTET)DHE NGELESH TE BABAI(QE ESHTE PIKA E TI ME DOBET JO PER FAJ TI) PO SHTRIU CIK ME SHUME TE FAMILJA E MADHE E KLOSEVE SA PATRIOT ,SA ATDHETAR KA NXJER KJO FAMILJE .ju shkrani se kishte mesues privat,cnevoje kishte i nipi Aleksander Xhuvanit a kishte mesues me te madh se gjyshi.po te tregoj dy shume te vogla per kete gjeni filloj shkollen 5vjec,dhe ne gjimnaz dinte 5 gjuhe te huaja.shkruani ismail kadare eshte shkrimtar me i madh i kombit edhe per eshte shume imadh por servil e sahanlepires figuren enver hoxhes(keti kriminele vrasesi te popullit shqipetar)na i paraqet patriotin me te madh. hakmarres(se te dashurin e goces e syrgjenosi bashke me familje ne e dimen pare 90)pedofil(a e lexove elenen sa te dashura kishte moli dy nga aty ishin 15vjec dhe moli 50 ne e dinim njeren e kisha ne klase ajo lende shkollen dhe shkonte te moli)ardriani per keto e kritikonte.ju thoni frikacak? ai spushoj se foluri duke mbrojtur idet e ti edhe kurre horrat bazhibozuket vrasesit kriminelat i vajten ne shtepi per ta vrare.nje njeri qe su servilos askujt qe nuk abuzoj asnjeher per fitim personal qe dhe pronat e tij jane pafund nuk i kerkoj ndonjehere por pa buksat horrat zaptuesit nuk kane per ti kthyer donjeher or zotri sojlliu ngelet sojlli.permende shume emra te shquar shqipetar por harove te thuash kush i vravi kush i tradhetoj po ta them une ca shqitar si ty po e mbyll me ca fjale te konices shqiperi te ………………………………
Shoku Salih UDB-ja, si ka mundesi qe te gjithe quhen Sali-h dhe jane njelloj…
loratjeter
cfar flisni more! populli shqiptar nuk ka gjak turk, dhe nuk e ka pranuar kurre ndonje gje te tille. apo e ngatron me greqine ti, qe erdhen 2 milion turq ortodoks ne kohen e ndryshimit te popullsise ne kohen e ata – turkut, dhe per greqin cdo person qe i perket fese ortodokse pavarsisht kombesise eshte grek.
nese ka komb me autokton ne evrope, shqiptaret jane, boll me propoganden tuaj keqdashese.
Ne Shqiperi eshte vrare shpirti kolektiv dhe kjo ndodhi me 21 JANAR.JETOJME ME FRIKEN E SE NESERMES,PRA GJITHKUSH ESHTE GJYSEM I VDEKUR ,Z.ARDIAN KLOSI,I LEHTE I QOFTE DHEU ,NUK E PRANOI KETE REALITET.
oboboo, ç’je ti mër ky buki, di të bosh polemikë ti o jahu?
mos e gabove emnin, Majmun duhet ta kesh
Te lumte dora moj ti qe shkruan .Me vjen mire qe paska njerez te mire akoma qe nuk shohin vetem interes .Se Ardiani tani nuk jeton me dhe nuk po degjon kush flet mire apo keq per te .Ti ke pasqyrua taman nje realitet. Ne Shqiperi ka ike koha e te diturit,te drejtit .tani eshte koha e maskarenjeve.Ardiani, ndjese paste se ishte njeri me seder ,nuk mundi te pajtohej me te keqen,me krimin ,me varferine,;Prandaj zgjolli kete rruge .
O RAJMOND O LOL, O EMIGRANT O LOL. AMAN MOS E PERDOR ME FJALEN LOL SE NA E SHPIFE DHE CONI BISHEN NE PSIKATRI SE DO TE TE VRASI EDHE TY ,LOL
Ndjej keqardhje per vdekjen e A.Klosit,por ti ngriten lavde Klosit per patriotizem,vetem pse ai beri vetevrasje,me duket krejt e pavend.Une e kam percjelle ne debate televizive dhe ai gjithemone ishte ne krah te Fatos Lubonjes dhe te dy kane pasur qendrime kozmopolite dhe aspak kombetare.
gjynah
te lumte goja o kabashi