Keta protestojne me 1 maj
Nga Përparim Halili
Një drejtues sindikate në Shqipëri më njoftoi dje me mesazh në adresën time se me rastin ditës së “1 Majit”, do të organizonte një aktivitet sindikal. I telefonova drejtuesit sindikalist (siç e quan veten), për më tepër hollësi rreth aktivitetit. Ja biseda e zhvilluar me të:
UNË: – Çfarë do të bëni konkretisht?
KRYESINDIKALISTI: – Aktiviteti do ketë një takim përkujtimor për ditën e “1 Maj”-it dhe për kontributin e sindikatës tonë, si mbrojtëse e punonjësve shqiptarë në këto 20 vite. Do flas unë si kryetar sindikate dhe nja 3-4 miqtë tanë. Kaq!
UNË: – Po tjetër, çfarë tematike keni?
KRYESINDIKALISTI: – Do bëjmë dhe një si “tip banketi shoqëror” me nja 5-6 tavolina me pije, qofte, byreçka e kikirika.
UNË: – Po protestë sociale-ekonomike, do të bëni?
KRYESINDIKALISTI: – Po me kë ta bëjmë protestën or burrë, me zyrtarët e sindikatës?!
UNË: – Bëjeni me punëtorët, me anëtarët e sindikatës, ti më ke thënë që ke 130 mijë anëtarë!
KRYESINDIKALISTI: – Ehhhhh… ikën ato kohë, ku ka më sindikalistë, nuk na vjen më njeri në protesta, kanë halle të tjera njerëzit?!
Përpara se të ndalem tek dita e “1 Maj”-it shqiptar, i cili prej shumë vitesh, madje tamam si në vitet e diktaturës, po “përkujtohet” pa protesta sindikale, po ju bëj me dije diçka shkurt në lidhje me “sindikatën” e kryetarit me të cilin bisedova në telefon. Nën drejtimin e tij ka pasur një formacion sindikal të shtrirë në gjithë vendin, në të gjithë profesionet e sektorëve publik e privat, me veprimtari tepër aktive e efiçente deri në vitin 1995. Ndërsa prej 17 vitesh, që kur sindikata u bë “anëtare” tribunash e pazaresh partiake, kjo “sindikatë” ka vetëm 6 zyrtarë në qendër, 12 kryetarë “kukulla” në qarqe dhe prej 21 vjetësh kryetarin në krye të tyre e… asnjë anëtar. Nuk e teproj aspak nëse them se fytyra e kësaj sindikate është fizionomia reale e sindikalizmit aktual shqiptar. Po shtroj dy pyetje:
1. Përse “1 Maj”-i në Shqipëri vjen dhe ikën si ditë e zakonshme pa asnjë punëtor në protestë?!
2. Përse në këtë ditë simbol të protestës së punëtorëve, nuk dëgjohet asnjë “ZË” proteste sindikate?!
Po ndalem tek deklarata e këtij kryetari sindikate. Përgjigjen e jep plotësisht qartë deklarata e trishtë dhe kapitulluese që bëri vetë kryetari i sindikatës së… qofteve e kikirikave: “Ehhhh… ikën ato kohë, ku ka më sindikalistë, nuk na vjen më njeri në protesta, kanë halle të tjera njerëzit”?! Kjo është e vërteta e hidhur, që ka mbërthyer prej shumë vitesh sindikalizmin shqiptar. Lëvizja sindikale mungon totalisht megjithëse në Shqipëri ka sindikata me bollëk, madje nga 50-60 emërtesë-sindikata të vet-shpallura në çdo lloj profesioni, administrate, shërbimesh publike, firmash private e sektori shoqëror. Por këto figurojnë vetëm si akte-themelimi, si zyra, si kryetarë me vetura e sekretare, por pa asnjë “kokërr” anëtari! Thjesht sindikatat shqiptare janë emërtesa të legalizuara me vendime-gjykatash dhe tabela të ngjitura nëpër shtylla e murre rrugicash, mbi dyer e ballkone pallatesh! Të gjitha bashkë nuk e mbushin dot një furgon me sindikalistë! Kjo është tepër shqetësuese, jo për faktin se sa sindikata janë si inventar, por për faktin se ato nuk kanë as fuqi e as moral që bëjnë sindikalizëm. Ato nuk e kryejnë dot, dhe në shumë raste nuk duan ta kryejnë, misionin publik që kanë marrë përsipër. Ato kanë braktisur përfundimisht besimin që u kanë “deleguar” punonjësit. Në vend të misionit si avokate të interesave të “punonjësve”, sindikatat vazhdojnë të funksionojnë prej 21 vjetësh si “prona” private e të përjetshme të 2-3 njerëzve. Nëse deri në vitin 1996 bëhej ndonjë grevë apo protestë që e detyronte qeverinë apo privatin të realizonin atë që kërkonte ligji, tashmë nuk ka më të tilla. “Ushtria” e sindikatave shqiptare, në emër të interesave të “bajraktarëve” të tyre uzurpues, kanë cenuar, shitur dhe braktisur interesat e punonjësve. Për rrjedhojë, punonjësit shqiptarë u kanë kthyer shpinën me neveri e shpërfillje këtyre (me nder) sindikatave.
Nëse ka një vend në botë ku sindikatat kanë më shumë “volum pune”, ky vend është Shqipëria. Por sindikatat në Shqipëri struken, heshtin përballë qeverive, bëjnë pazare me to dhe si shkëmbim, nuk mbështesin realitetin problematik që përjetojnë shqiptarët. Këto sindikata “kukulla” e pazarxhesha, as në ditën “1 Maj” nuk e lëvizin “menderen” nga kolltuqet, që të dalin qoftë dhe formalisht në protestë simbolike! Përkundrazi, në vend që të hapin gojën për kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve, në “1 Maj” kërrusen mbi pjata duke mbllaçitur simite, qofte e kikirika! Nga sa kuptohet qartazi, sindikatat shqiptare as duan e as guxojnë të “belbëzojnë” përballë qeverive, pushteteve e shtetit për problemet jetike të punonjësve e të mbarë shqiptarëve, të cilët nuk janë pjesë e kupolës dhe oborrit të pushtetit.
Qeveria krijon përditë probleme sociale, ekonomike e shoqërore, ndërsa sindikatat heshtin e bëjnë pazare skutash me qeverinë. Ndryshe s’ka si shpjegohet kjo heshtje e plotë e tyre prej “kufomash”, kur shqetësimet nisin tek politika, tek qeverisjet, tek pushteti, tek shteti, tek drejtësia, tek ministrat dhe finalizohen prej tyre në mënyrë arbitrare e anti-ligjore, duke u shkarkuar ashpërsisht vetëm tek njerëzit, tek punonjësit. Ku e dha p.sh pasojën shkatërruese privatizimi i “Alpetrol”? Tek largimi i 3000 punonjësve nga puna! Kush e bëri këtë krim social ndaj tyre? Qeveria e parlamenti! Përse nuk dolën sindikatat në protestë, që të bllokonin hyrjen e zyrës së kryeministrit, të kryetares së Kuvendit, të ministrit të Ekonomisë, të puseve të naftës, por braktisën punonjësit, duke i lënë në duart e mafies qeveritare e parlamentare?!! Sepse sindikatat janë kukull! Ka shumë raste të tillë me pasoja sociale-ekonomike e jetësore që kanë si viktima punonjësit, nëpunësit e thjeshtë, komunitetet, shtresat e ndryshme shoqërore. Por sindikatat nuk janë pranë tyre, as në mbrojtje të tyre, megjithëse duhet të jenë, qoftë edhe me deklarata formale. Ndaj dhe punonjësit, shqiptarët nuk duan t’u dëgjojnë as emrin sindikatave! Eshtë fakt, që sindikatave shqiptare nuk ua “var” asnjë punonjës, asnjë qytetar shqiptar. Madje nuk ua “varin pafillon” as institucionet shtetërore sepse me drejtuesit e institucioneve, krerët e sindikatave kanë bërë pazare punësh të pista, kanë zgjidhur vetëm hallet e tyre. Madje sindikatave shqiptare “nuk ua vërshëllen” asnjë subjekt privat, sepse “agallarët” e sindikatave janë “ndotur nga xhepat” tek bosët e firmave private, në shkëmbim të heshtjes për të mos bërë protesta për kushtet e punës, për pagat e ulëta, për punësimin e të miturve, për sigurimet shoqërore etj. Këto “zullume” të kupolë-sindikatave i dinë mirë punonjësit e nuk u shkojnë më pas sindikata-kryetarëve, ndaj dhe nuk u besojnë as kur ato u thonë: “mirëmëngjes”. Me këtë realitet të sindikatave “kukulla” të pushtetit e punëdhënësve privat, kishte lidhje ajo deklarata e atij kryetarit, që më njoftoi për aktivitetin e ditës “1 Maj”: – “Ehhhh… nuk na vjen më njeri në protesta”!
Dhe paradoksi tek fjala e këtij kryetari kukull i një sindikate kukull, qëndron në deklarimin: – ”… kanë halle të tjera njerëzit”! Po çfarë hallesh te tjera kanë, o zoti kryetar sindikate?! Me sa dimë, hallet që kanë shqiptarët sot, janë fund e krye platformë e punës së sindikatave. Psh, e kanë si mision sindikatat që të ngrihen në protestë dhe të ndalin shfrytëzimin barabar e pagat lëmoshë të punonjësve të naftës, të minierave, të ndërtimit, të ushqimit, të transportit, të arsimit, të shëndetësisë, të ushtrisë e policisë. Janë sindikatat, forca që duhet të detyrojnë qeverinë, t’u jap fund mashtrimeve për punësim, për bukën e fëmijëve jetimë e invalidëve, për sigurinë e jetës, për strehimin. Eshtë sindikata, ajo që duhet “ta kap për fyti” kryeministrin, Ministrin e Financave dhe deputetët e ligjeve, kur hartojnë politika taksash të larta e të shumta, kur miratojnë ligje e vendime pagash e pensionesh lëmoshë, kur lejojnë treg me çmime ekstreme, kur zhytin vendin në borxhe, kur vjedhin pasuritë kombëtare etj. Eshtë detyrë e sindikatës, që të “marrë zvarrë” ministrin e ushqimit, që lejon tregun të mbushet me ushqime të skaduara, të helmuara, kancerogjene e me çmime monopol. Eshtë detyrë e sindikatave, që të bëj “ZAP” shtetin dhe kompanitë koncensionare e private, kur nëpërmjet pazareve të pista rritin çmimet në drita, ujë, telefoni, ilaçe, transport, shëndetësi, arsim. Duhet të jenë sindikatat, ato që duhet ta “marrin për zverku” Ministrin e Punës, që lejon shfrytëzuesit e punës së fëmijëve, që lejon zhvatjen e donacioneve për romët, invalidët, jetimët, gratë e dhunuara, madje edhe lekët e supës e të benevrekëve të pleqve të azileve! Kjo nuk po bëhet! Sepse sindikatat kanë vdekur. Ose, siç na thanë para dy ditësh naftëtarët, ato nuk quhen më sindikata, por sindi-kaka!
Njerez te nenshtruar gjenetikisht thjesht komb i pashprese,,,sindikatat me 1 maj bejne feste grate me 8 mars shkojne ne night club.
E vetmja rruge te emigroni te gjithe te shperbehet ai vend.
Po kush pret ti te beje proteste, Gezim Kalaja apo Kol Nikollaj, ata mor vella kane mare nga nje cope te majme nga pronat e sindikatave ne Durres njeri ka ish kampuin e punetoreve (BSPSH) sot ka emerin FLORIDA tjeteri ish kampin e kuadrove qe per momentin nuk me kujtohet emeri qe i ka vene Zefi keshtu e ka emerin qiramaresi i (KSSH) eshte ngjitur me FLORIDEN jane futur aksionere si Gezimi dhe Kola tek qiradhenesit dhe keta te fundit kane pa paguar qirane me vita tek sindikatat respektive ku shumat varjojne mbi 250.000 mije$ per secilen sindikate dhe kuptohet qe keto ndahen me keta dy mender presidenta, nese Gazeta tema do me shume informacion mund tja japim me bollek bile. Ndersa pronat e tjera i kane per te bere harem me sekretaret e tyre dhe per tu dhene nga nje shperblim disa langaraqeve qe mbajne gjoja si perfaqesues ne rrethe dhe ndonje si pune administrate me demek.
Jua kam mbulu un shpenzimet e 1 majit.Ja ku jan :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
Shqiperia po ndryshon:Jua kam mbulu un shpenzimet e 1 majit.Ja ku jan :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
Puntoria e sektoreve te ndryshem te ekonomise i ka bere def maskarenjte drejtues te sindikatave, per te gjitha arsyet qe rendit z.Perparim Halili.Kjo braktisje eshte revolte ,qe mund te futet ne rrugen e vertete te organizimit sindikal vetem neqoftese sikterisen drejtuesit aktuale,pa te drejte rikthimi.Vetem me kete kusht mund te nise udhen e duhur veprimtaria sindikale shqiptare.
Me rastin e 1 majit te gjithe kokave kryesore te sindikatave i uroj:Ato perfitime qe i nxirrni ne emer te sindikatave qofshin per ju ILAçE dhe per familjaret tuaj SHENZIME VARRESH o te pa fytyre qe edhe 1 dite ne vit nuk shpenzoni per protesta per te drejten e punetoreve.N.Q.S.dikush do te me bente mua kete urim une do ta kisha vrare,por ju jeni qelbesira e nuk doni te dini as per vete as per familjaret tuaj.Shpirti ne xhehnem ju shkofte o te pa shpirte.
Shqetesimi juaj qendron, por ne Shqiperi ka vetem trashegimtare te B.P.SH.-se se Enverit dhe Saliut,keta alias sindikaliste jane gjenerale te ushtrise se vdekur dhe vete gradohen si Osman Gazepi ne kohen e Zogut, une jam pune marres dhe jam i detyruar per interesin tim dhe familjar te bej pjese ne nje sindikate dhe paguaj çdo muaj 19 euro per CGT franceze , e cila ben avokatures per te trejtat e mia dhe plus kesaj ekziston gjyqi kujdestar PRUDOMI tmerr per padronet. Njerezit duhet te ndergjegjesohen qe kane apo skane duhet te paguajne dhe te kerkojne llogari per kuoten qe derdhin dhe destinacionin e tyre . 1 Maj me birra e qofte ne varferine e skajshme shqiptare sot eshte ironi e verber eshte sarkazem dhe injorance njekohesisht,partite i denoni me vote nje here ne kater vjet ndersa qeverite keni mundesi çdo dite kur u preket e drejta dhe interesi, mos hezitoni shpresa vdes e fundit. Paris
Duke e kerkur te keqen tek Enveri QE ESHT BO PER RAFMET QEKUR NUK MBAET MEND,keshtu do jetoni dhe dyqind vjet te tjera, siç jeni sot,ju shkoft mar palla ariut.
I them sindikalistit dhe gjithe te tjereve , qe ju nuk dini as kuptimin e fjales sindikate dhe jo te meritoni emrin sindikaliste. Ju nuk dini dhe nuk keni asnje informacion se si funksionon dhe mbahet financiarisht sindikata . kush nga ju paguan kuotat e anetaresise qe sindikata te kete mbeshtetje financiare dhe per nje proteste te thjeshte . Po Ju po te jete se ju therret partia harroni dhe familjet duke shkuar mbrapa partive dhe nuk shikoni per interesa me te gjera kombetare , por shihni vetem interesat personale . Dhe mos e njehsoni BSPSh me KSSh me Zefrat etj qe gjasme ju njihni. Asnjehere smund te krahasohet figura e atij qe kontribuoi per demokracine me te tjere si puna e Koles qe eshte vegel e PS dhe ndaj organizon protesta me qofte , dhe jo BSPSh qe eshte shume dinjitoze dhe korrekte ne punen e saj . Ju nuk kontribuoni aspak per sindikatat zoteri, por vetem per partite ndaj dhe jeni shume mbrapa .