Në një opinion të Ermal Hasimes të titulluar “Shqipëria pas 10 vjetësh” (ribotuar në respublica.al – http://www.respublica.al/permbajtje/2012/4/25/shqiperia-pas-10-vjetesh), autori arrin në përfundimin që, nëse duam të përllogarisim ndryshimin pas 10 vjetësh, do të duhet t’i heqim sytë nga drejtuesit e vitit 2022 dhe t’i kthejmë sytë nga votuesit e vitit 2022. Thënë më shkoqur, Hasimja mbron tezën se, pas 10 vjetësh, gjërat mund të ndryshojnë për mirë në Shqipëri, në qoftë se votuesit ndryshojnë për mirë. Por si do të jenë votuesit e atëhershëm?
Meqenëse viti 2022 nuk përkon me zgjedhje të pritshme (Kushtetuta parashikon zgjedhje parlamentare një herë në 4 vjet), po mundohem t’i përgjigjem pyetjes së mësipërme duke e afruar një vit horizontin e parashikimit.
Në qershorin e vitit 2021 (në qoftë se nuk zhvillohen zgjedhje të parakohshme deri në atë kohë), i bie të zhvillohen zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë. Duke mbajtur parasysh prirjet demografike, kur të zhvillohen ato zgjedhje, çereku i banorëve të Shqipërisë në moshë për të votuar do të jenë të rinj që nuk do ta mbajnë mend kohën para ardhjes në 2005-ën të Berishës në pushtet. Dhe në qoftë se zgjedhjet e qershorit të ardhshëm i fiton Berisha, dhe nëse I Plotfuqishmi Atje Lart i jep shëndet, ata të rinj do të mbajnë mend vetëm një njeri në krye të qeverisë – Berishën. Dhe ja përse.
Në qoftë se koalicioni i udhëhequr nga Berisha arrin të sigurojë të paktën 71 mandate në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm, Edi Rama ka dy opsione: 1 – Të refuzojë njohjen e rezultatit dhe të mundohet të bindë të tijët se herën tjetër nuk do ta lërë më Saliun të vjedhë vota; 2 – Të pranojë humbjen dhe të largohet nga politika
Opsionin e parë Rama e vuri në përdorim pas 2009-ës dhe 2011-ës, dhe në qoftë se dështon përsëri, do ta ketë shumë të vështirë të ruajë edhe një herë kompaktësinë e bashkëpunëtorëve të tij. Por edhe në qoftë se ia del mbanë me ta, do ta ketë shumë të vështirë të bindë elektoratin e majtë se ai do të fitojë me “hajdutin” Berisha në 2017-ën. Dhe me një elektorat të shkuarajuar nuk mund t’i fitosh zgjedhjet, edhe në qoftë se ke një ekip kompakt rreth vetes. Pra, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…
Në qoftë se Rama largohet nga politika pas një humbje të mundshme, në PS do të fillojë pa diskutim një luftë e ashpër për marrjen e kreut të saj. Ben Blushi, siç thuhet në kafenetë politike të Tiranës, ka kohë që “e ka vënë shishen në rradhën e qumshtit”, por shumë eksponentë të PS-së mund ta sfidojnë fort ngjitjen e tij në postin e kryetarit të partisë. Nuk është çudi që, nga sfidantët e tij, të dëgjojmë atëherë për drekat e darkat që Blushi ha me Fevziun, Frangajn, Zamirin, Gimen, etj. Në ato kushte, gjasat do të jenë të mëdha që PS-ja të dalë shumë e dobësuar nga lufta për kreun e saj, për të mos thënë se mund t’i ndodhë një skizmë më serioze se ajo e 2004-ës. Pra, edhe në këtë skenar, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…
Dhe në qoftë se ndodh kështu, çereku i elektoratit të 2021-shit vetëm me të dëgjuar do ta dijë se në Shqipëri ka ndodhur një herë rotacion pushteti nëpërmjet zgjedhjeve normale. Ndërkohë ky elektorat do të ketë jetuar në një shtet, ku zgjedhjet kanë qenë thjesht një formalitet për vulosjen e qëndrimit të Berishës në krye të pushtetit dhe ku përparimi individual kushtëzohet shumë nga të qenit i lidhur me pushtetin e Berishës. Dhe ky do të jetë elektorati nga i cili do të pritet ndryshimi në 2021-shin…
Në 2021-shin, Berisha, në qoftë se I Plotëfuqishmi Atje Lart i jep shëndet, do të jetë 77 veç. Dhe a do të synojë ai të vazhdojë të qeverisë? Pse jo – 88-vjeçari Mugabe po rikandidon në Zimbabue për të vazhduar në krye të qeverisjes, edhe pse ka 32 vjet në pushtet…
Duke u kthyer tek përgjigjia e pyetjes së fillimit, e cila u ngacmua nga shkrimi i Hasimes, mund të thuhet që, sesi do të jenë votuesit e 2021-shit dhe nëse ata do të prodhojnë ndryshim atëherë, do të varet shumë nga rezultati i zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm. Në qoftë se zgjedhjet e pas një viti mbajnë Berishën në pushtet, në vitin 2021, me gjasa të mëdha, do të ndodhë ajo që përshkruajta më lart. Në qoftë se pas një viti do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme për historinë 100-vjeçare të shtetit tonë – rotacioni i dytë rradhazi i pushtetit me zgjedhje normale – votuesit e 2021-shit do të kenë ngulitur në kokën e tyre leksionin numër një të demokracisë: Zgjedhjet janë mekanizmi më i mirë dhe me më pak kosto për ndërrimin e pushtetit.
Dhe historia ka treguar se ky mekanizëm i demokracisë, sado joperfekt, është më efektivi për të prodhuar zhvillim të qëndrueshëm në një horizont afatgjatë.
http://respublica.al/opinion/2012/4/30/zgjedhjet-e-2013-es-dhe-votuesit-e-2021-shit
Gjithmonë Ju, Z. Eduard Zaloshnja i bëni përllogaritjet për zgjedhjet duke eleminuar faktin kryesor që influencon në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri; “VJEDHJEN E VOTAVE DHE NDRYSHIMIN E REZULTATIT TË VOTIMIT NË TAVOLINË”.
Nga sa më sipër, meqënëse mekanizmi i votës deformohet 180 gradë, mund të lindë fenomeni i ndryshimit të qeverisjes me forcë (alla 1997).
Ju lutem Zaloshnja! Futeni në përllogaritjet T’uaja edhe këtë faktor dhe; në një nga shkrimet e ardhme na jepni vlerësimin se sa % mund të ndodhë që ky fenomen të jetë determinues në zgjedhjet e vitit 2021.
XHEMA!
Cfar ka ma teper 88-vjecari Mugabe se Doktori? Te dy jon tu pune fort per t’mirn e popullit te tyne ndaj e kon te sigurt rizgjedhjen ne rruge denmokratike. Ene me dash me e dit elektorati i 2021 nuk ka me qene me i qut se Lymi sot, naj mos u lodhni kot o Mr. Zaloshnja.
varianti i tretë është që rama dhe pas humbjes së ’13ës të mbesë në krye të PSsë së tij personale!mund të ketë ndonjë shiizëm por prapë ai do të propozojë një politikë të re,frymë të re!kështu që përkrahësit e tij me brekë po plot si ai do ta mbështesin fort!
kështu vazhdon dhe shqipëria në rrugën e meksikës po aq demokratike e sunduar nga krimi i organizuar dhe narko trafikantët!në rrugën e atij shteti që ka jo vetëm shtetin më demokratik në botë por dhe ndan me të dhe dy shkronjat e para,shba-shbm,por është një vënd bythe!komshiu i tij demokrat i ngrë gardh për të mos lejuar kalimin e demokratsave meksikan!
si e thotë dhe zaloshnja nqs zoti e i jep ymër dhe nuk i sjell në mënd të bëhet mbret berishës tonë të dashur!se kështu bien poshtë tërë llogaritë e zaloshnjes!varjanti tjetër mund të jetë ai koreano verior ose arab!i zgjedhjes së trashëgimtarëve të tij si pasardhës në pushtet!
Zgjedhjet jan gara… osbe eshte arbitri…rregullat e gares nuk jan respektuar eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe … Analiza nuk qendron dhe parashikimi si rrjedhim…ka qef gazetari per telenovela….
ME GJITHE RESPEKTIN QE KAM PER AUTORIN E SHKRIMIT NE KETE “FEJTONIN” RRETH ZGJEDHJEVE NE SHQIPERI,NUK ARITA TA KUPTOJ.PYETJET QE NUK JU JAP DOT PERGJIGJE JANE;C;FARE KA DASHUR TE SHPREHE?!! SE SA PER BEN BLUSHIN QE KA ZENE RADHE ME SHISHE QUMSHTI KETE EDHE BUFI E DI,JU ZALOSHNJA MBASE NUK E DINI POR BEN BLUSHI NE KORCE I DHA 2 DEPUTETE PD,KETE E DI GJITH KORCA NE ZGJEDHJET E 2009,KETE MUND TE BEJE NE CDO ZGJEDHJE AI DHE KAC PLEHRA QE TE DY JAGOT E PS,I ZENCIN MALLKIMET E POPULLIT QE TE DY DHE TE GJITH ATYRE QE BEJNE PAZAR ME BERISHEN QOFTE DHE ATE KOKLOPEN E SKRAPARIT MALLKIMI I NDJEKTE EDHE TE PJELLAT E TYRE.
cfare ka dashur te shprehe? po shqip e ka thene zaloshnja, o niazi! ai po thote se po mbeti ne pushtet berisha ne 2013-en, nuk hiqet me nga pushteti me zgjedhje. njesoj si mugabe, o niazi!
Shqipetaret si ndryshoi dot turku 500 vjet…si ka mundesi te ndryshojne nga nje pale zgjedhje? Shqipetaret kishin nje diktator Zogun….kaluan tek nje tjeter Enverin…. Doli nje gjysem diktator e hodhen poshte (…kishin nevoje per diktator)…dhe perfunduan me nje diktator Berishen…Vetem pas vdekjes se tij do ndryshoje pushteti dhe po prape do ngelet ne dore te nje diktatori…
Gjithe bota e di qe shqipetaret ndryshojne ne 100 vjet aq sa perendimi ndryshon ne 1 vit….Me pak llogari i bie te ndryshojne mentalitet pas….400 vjetesh(4 vjet me oren e perendimit)hahahaha
Ne 2021 do jeni po ata qe kini qene ketu e 600 vjet me pare…ne “kohen e lavdishme te Skenderbeut”