Qeveria shqiptare me kryeministrin Sali Berisha në krye e ka kthyer në “ushqim” mashtrimin me shifrat e rritjes së pagave, të pensioneve, të ardhurave për frymë, të mirëqenies e punësimit të popullatës, duke publikuar “non stop” vetëm shifra e të dhëna false. Në shumë raste, del e mashtron vetë kryeministri Berisha, duke trumbetuar se mirëqenia e shqiptarëve ka kaluar edhe nivelin e mirëqenies së popujve të 28 vendeve të BE! Kryeministri del e na thotë përditë se dhe “pagat e pensionet e shqiptarëve, janë më të larta se të 22 vendeve të BE dhe se të 130 shteteve të botës. Del e na thotë, se ekonomia shqiptare ka lënë mbrapa shtete të fuqishme si Gjermania, Franca, Italia, Danimarka, Suedia, Anglia dhe madje Kinën e SHBA! Pas kryeministrit del Guvernatori i Bankës, ose “dixhei” Ardian Fullani i shifrave fiktive “PRO” pushtetit dhe përsërit ato shifra që deklaron kryeministri. Pas Fullanit del INSTAT-i, ose siç e quajnë shqiptarët “SALI-STAT”-i dhe publikon ato shifra mashtruese që thotë kryeministri. Pas këtyre dalin ministrat, deputetët dhe përsërisin si “papagaj” shifrat e kryeministrit. Në fund dalin mediat e pushtetit, të cilat nuk besohen as kur japin shifrat e të dhënave të shërbimit sinoptik.
Mashtrimi qeveritar i radhës, ishte për shifrat e punësimit të shqiptarëve, duke thënë se “është rritur punësimi” dhe është “ulur papunësia”. Këtë palaçollëk, doli dhe na e “recitoi” publikisht ministri i Punës Spiro Ksera, pikërisht në ditën simbol të “1 Maj”-it, që është dita e punëtorëve. Në një nga tribunat e demagogjisë qeveritare, ky “megafon-ministër” doli e na gënjeu pa pikë turpi se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë! Na gënjeu se në Shqipëri janë vetëm 1 milionë e 60 mijë persona të aftë për punë! Na gënjeu se nga 13.7%, shifra e papunësisë është ulur në 13.26%.
Po cili është realiteti faktik i papunësisë në Shqipëri, të cilin qeveria e fsheh? Pa bërë komente, po flasim me shifrat reale që përmbledh papunësia në Shqipëri.
Forca e aftë për punë është 2 milion e 115 mijë
Ti zoti ministër Spiro Ksera, na gënjeve “ditën me diell”, kur deklarove në emër të qeverisë dhe në emër të institucionit që drejton, se forca e aftë për punë në Shqipëri është 1 milionë e 60 mijë persona. Përse po të them, që na gënjeve? Sepse janë disa shifra të tjera reale e faktike, të cilat na thonë të kundërtën e gënjeshtrës tënde. P.sh, në Shqipëri forca e aftë fizikisht, ligjërisht, mendërisht e kalendarikisht (si moshë) është 2 milion e 115 mijë persona, veçse jo sipas numrit të popullsisë, të kallëp-regjistrimit BERISHA-POLLO-GREQI, por sipas numrit real të popullsisë shqiptare. Që ta dish, sipas moshës kjo forcë e aftë për punë, ndahet kështu:
– Janë 288 mijë e 780 të rinj të aftë për punë, të moshës 16-20 vjeç.
– Janë 291 mijë e 300 të rinj të aftë për punë, të moshës 21-30 vjeç.
– Janë 388 mijë e 200 të rinj të aftë për punë, të moshës 31-35 vjeç.
– Janë 415 mijë e 493 persona të aftë për punë, të moshës 36-45 vjeç.
– Janë 532 mijë e 145 persona të aftë për punë, të moshës 46-55 vjeç
– Janë 198 mijë e 873 persona të aftë për punë, të moshës 56-65 vjeç.
– Nga kjo forcë e aftë pune, afro 60% e numrit total janë femra
Vetëm familje me ndihmë ekonomike, janë 128 mijë e 790
Siç dihet, shifrat zyrtare-qeveritare që publikohen prej kryeministrit, ministrave dhe mediave qeveritare shqiptare, nuk janë aspak reale. Për qëllime të mos bërjes publike të krizës sociale-ekonomike, këto shifra paraqiten shumë të zvogëluara, madje deri në 10% të realitetit që ka papunësia faktike në Shqipëri. Prej disa ditësh, qeveria ka nisur një aksion zyrtar e mediatik, për të fshehur të vërtetën alarmante të treguesit të krizës së papunësisë ne vend. Në vijim të mashtrimit dhe demagogjisë me shifrat e punësimeve e papunësisë, ministri i Punës Spiro Ksera, deklaroi publikisht në datën “1 MAJ”, se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë! A është e vërtetë kjo shifër, kur pothuajse kaq të papunë ka vetëm në Tiranë, ose në 3 rrethet Korçë, Elbasan, Durrës?! A thua të ketë kaq pak të papunë në Shqipëri, kur sa dyfishi i kësaj shifre “KSERA”, janë të papunë vetëm në zonën jug-lindore të vendit?! Pa bërë asnjë koment, po i kujtojmë ministrit Spiro Ksera, se vetëm ministria e tij ka një listë të gjatë, të familjeve që trajton me ndihmë ekonomike për shkak të mungesës së të ardhurve financiare prej papunësisë së kryefamiljarëve, ose të krejt anëtarëve të familjeve. Sa për kujtesë, afro 90% e këtyre familjeve janë me nga 2-7 anëtarë! Ti zoti ministër, bëjë llogarinë matematikore, ndërsa ne po të bëjmë një pyetje të thjeshtë e të qartë: – Si është e mundur, që Shqipëria ka vetëm 143 mijë të papunë, kur vetëm familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, janë 128 mijë e 790?!
Të rinj 16-30 vjeç, janë 590 mijë të papunë, bujqësia ka 532 mijë
Janë dy shifra të tjera problematike të papunësisë në Shqipëri, të cilat janë 6-7 herë më të mëdha se shifra e papunësisë që na servir ministri i pushtet-demagogjisë Spiro Ksera. Është fjala për të rinjtë e mbetur të papunë prej politikave dështake të aplikuara prej qeverisë në drejtim të punësimit.
Shifra e parë është kjo: Në Shqipëri janë 590 mijë të rinj të moshë 16-30 vjeç, të cilët gjenden të papunë. Kjo shifër papunësie të rinjsh është tepër alarmante dhe për vende e ekonomi të fuqishme. Por në Shqipëri tentohet të mbulohet me mashtrime zyrtare shifrash false.
Shifra e dytë, ka lidhje me sektorin e bujqësisë shqiptare. Sipas qeverisë, në këtë sektorë nuk paska të papunë, mbasi sipas saj, janë të vetëpunësuar në tokat dhe aktivitet si fermerë! Por realiteti tregon të kundërtën e shifrës që publikon ministri Ksera, mbasi vetëm numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti si “familje pa të ardhura”, përfshin 42% të totalit të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në shkallë vendi. Realiteti tjetër është ky: Në sektorin e bujqësisë, Shqipëria ka 532 mijë të papunë, të evidentuar e të regjistruar në institucionet e pushtetit vendor.
SHIFRA: 640 mijë të papunë, vetëm në 55 qendra banimi!
Puna si gazetar, më ka bërë të jem në kontakt të përhershëm me specialistët e statistikave të terrenit (jo të INSTAT) dhe me drejtues institucionesh studimore-statistikore të pavarur, pro dhe me drejtues të pushtetit lokal në të gjithë vendin. Ata kanë të gjithë treguesit e papunësisë, sipas gjendjes faktike. Që të mos marrësh guximin e të gënjesh herë tjetër, po të bëj me dije zoti Ministër i Punës, “hartën” dhe tabelën e shifrave të papunësisë në 55 qendra banimi të Shqipërisë:
Tiranë: 102.800
Kamëz: 19.000
Vorë: 9700
Durrës: 48.000
Shijak: 9100
Sukth: 4800
Lushnjë: 21.000
Shkodër: 32.000
M.Madhe: 3300
Pukë: 2800
F. Arrëz: 2100
Kukës: 8400
Has: 1100
Krumë: 1250
Krujë: 9600
F-Krujë: 7900
Lezhë: 12.800
Shëngjin: 1500
Rubik: 2750
Rëshen: 6900
Laç: 13.700
Mamurras: 1100
Dibër: 21.300
Bulqizë: 4600
Burrel: 5200
Klos: 1900
Elbasan: 36.500
Peqin: 4300
Cërrik: 3800
Gramsh: 2900
Librazhd: 2280
Përrenjas: 1100
Pogradec: 8180
Korçë: 34.900
Maliq: 3700
Bilisht: 3200
Ersekë: 4400
Leskovik: 1130
Fier: 29.500
Patos: 12.600
Reskovec: 2370
Ballsh: 11.200
Berat: 21.900
Kuçovë: 9900
U.Vajgurore: 2240
Çorovodë: 1300
Poliçan: 1400
Vlorë: 37. 900
Selenicë: 3850
Sarandë: 9600
Delvinë: 3500
Gjirokastër: 25.400
Tepelenë: 2300
Memaliaj: 2700
Ksera nuk e di ku bie sheshi Omonia … ne Tirane ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/nuk-duhet-ajnshtajn-kryebashkiaku-basha.html
Ksera nuk genjen.Te jeni te sigurt qe asnje ne qeveri nuk genjen.Thjesht ata nuk dine gje ,per shkakun se nuk qeverisin,por sundojne per interesat e tyre familjare.Shkurt ata thone nje shifer qe u vjen ne mend dhe kaq.As nuk pergjigjen e as duan te tine per ate qe deklarojne.Kjo eshte menyra e te berit politike ne Shqiperi.Pa pergjegjesi.Tani a ka nje njeri qe te me thote se si ti bejme politikanet te pergjegjshem.
E, mor Perparim, c’me fute ne pune!Ne pune ,,Qyl” se ti nuk me paguan. z.Ksera, jo se jo! Po, nejse. Po perpiqem per ty. Vec, kur te rikthehem ne Tirane (sepse jam larg,ne Perendim per te ,,vezhguar” se si e ,,festojne” 1 Majin PROLETARIATI PERENDIMOR(!),ma ke ,,borxh” nje kafe tek FRESKU! Le te nisim nga ,,puna”. Ti,miku im HALILI, e ndeshkon pak si rende z. KSERA per manipulimin e shifrave te (pa)punesimit qe i mbetet ne qafe dikasterit te z.KSERA. Them keshtu se ai eshte ne rregull me detyren e tij.Edhe kur genjen, ai perseri eshte ne rregull. Ku gjete ti skile (dhelper)te shaje bishtin e vet? Eshte detyre e tjeter kujt qe te gjeje te verteten e per te nxjerr ne shesh genjeshtrat e qeverise, pa te cilat, nuk rron as 24 ore. Eshte detyre e opozites, me staticenet e saj, ti afrohet sa me shume te vertetes mbi bazen e te dhenave qe disponon duke vene ne funksion logjiken aritmetikore. Eshte detyre e medias, pra e gazetareve profesioniste e kurajoze, te nxjerrin ne shesh te pavertat e qeverise e te inesSTATIT te saj. Ashtu sic po perpiqesh te besh edhe ti, i respektuar HALILI. Une bera disa llogari fare te thjeshta por kokeforte, vetem me shifrat e z. KSERA, duke u nisur nga nr. i pergjithshem i popullsise,(2.870 milion banore-pa emigrantet), nga nr. i kraheve te afte per pune, (gjithnje sipas z. KSERA), duke zbritur nr. e pensionisteve, ate te nxenesve e studenteve,nr. e te ,,vete punesurve” te fshatit dhe shifra e te pa puneve na del 25% dhe jo 13.3% sa e ka ,,vulos” z.ksera! Ndersa me llogarine tende(shifrat qe ke marre neper zona nuk mund ti kundershtoj), nuk jam i nje shifre me ty ne lidhje me nr. e pergjithshem te poullsise, per rrjedhoje dhe te nr. te kraheve te afte per pune, perfshi dhe fshatin. Sipas teje, nr.i kraheve te afte per pune(besoj e ke me gjithe fshatin), eshte 2.115 milion vete. Po ti shtojme ketij nr.(afersisht)500 mije pensionste, plus(afersisht)1.3 milion nxenes, studente e femije, plus rreth 1.5 milion emigrante, na del se,aktualisht, nr.i pergjithshem i popullsise eshte 5.5 milion fryme. Nuk besoj te kemi arrit kete shifer, ne se marrim te besueshem regjistrimin e jo shume viteve me pare kur rezultonte te ishte diku afer 4 milion. Gjithesesi,beje dhe nje here kete llogari, qofte me shifrat tuaja, por sidomos me ata te z. KSERA i cili bie vete brenda me te ,,dy kembet”sepse(edhe nje here), sipas z. KSERA, na rezultojne 570 mije krah pune(pa fshatin qe zoteria e tij e paska te punesuar!. Vetem 143 mije na qenkan pa pune, ndersa 427 mije jane ne pune!(?). Kjo shifer, e kthyer ne %(perqindje), rezulton 74.9% dhe PA PUNESIA : 25% ! Eh, moj aritmetike sa e pa meshirshme je! Ti nxjerr te ,,palarat” ne shesh….!