Tani Kushtetuesja do të shqyrtojë kërkesën e ardhur pas shqetësimit të familjarëve të viktimave të Gërdecit se nuk paguanin dot tarifën prej 3 përqind për ngritjen e padive. Një kërkesë e ngjashme është drejtuar dhe më parë në Kushtetuese nga një gjyqtar
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të pranojë kërkesën e qendrës Res Publica, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në çështjen Alhasa vs Ministri e Mbrojtjes, në lidhje me pagesën e taksës për ngritjen e padisë sipas ligjit. Në rastin konkret, paditësi Dilaver Alhasa, banor i Gërdecit, është në pamundësi pagese për detyrimin prej 3%, ndaj si ai, edhe familjarët e tjerë të viktimave të Gërdecit rrezikojnë që të mos kenë asnjë të drejtë për t’u dëgjuar nga gjykata nëse kjo e fundit nuk do të pranojë kërkesën për t’i përjashtuar ata nga detyrimi për të paguar taksën (tarifën) e ngritjes së padisë.
Kërkesa drejtuar Gjykatëses Enkela Bajo (Vlora) u bazua në parimin për të siguruar akses në drejtësi për të gjithë.
“Ky parim është i mbrojtur fuqimisht nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga praktikat e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Çështja bazë që është trajtuar nga kjo gjykatë është Kreuz kundër Polonisë, aplikimi nr. 28249/95, gjykim i datës 19-06-2001. Në këtë rast Gjykata konsideroi që autoritetet gjyqësore nuk kishin arritur të siguronin një baraspeshë të duhur ndërmjet, në njërën anë, interesit të Shtetit në mbledhjen e taksave gjyqësore dhe, në anën tjetër, interesit të kërkuesit në vendimin e pretendimit të tij përmes gjykatave. Pagesa e kërkuar ndaj aplikantit me veprimin e tij ishte e tepruar dhe rezultoi në pushimin e gjykimit mbi pretendimin e tij duke mos u dëgjuar nga një gjykatë, e cila, sipas mendimit të Gjykatës, ka dëmtuar thelbin e të drejtës së tij për akses në gjykatë. Vendimi i Gjykatses Enkela Bajo është në njëjtën linje me kërkesën e bërë disa ditë më parë nga gjyqtari Klodian Rado, i cili ju drejtua Gjykatës Kushtetuese me të njëjtin shqetësim,” thuhet në një njoftim të Res Publica.
Gerdeci mbeti nje plage e turpshme ne historine shqiptare. Nje shoqeri qe nuk denon fajtoret e ketyre permasave nuk meriton te quhet shoqeri demokratike dhe ne fakt, nuk eshte demokratike!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
Provat jo me qe nuk pranohen, dac dhe FBI ti sjelle. Po keshtu dhe videot. Po tani as padi mos ngresh kunder zagarve. Plaku i Lig i PDruvarve po triumfon dita dites…